Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Vilhelme V Haxhiraj

VILHELME VRANARI HAXHIRAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

VILHELME VRANIRI HAXHIRAJ

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         Vilhelmja lindi nė Kaninė 72 vite mė parė. Pinjolle e familjes sė princit Gjergj Arianiti,u arsimua me shumė vėshtirėsi. Nė vitin 1966 i ndalohet diplomimi vetėm pėr tri (3) lėndė. Pas burgosgjeve tė babait , xhaxhait dhe vrasjeve makabre  tė familjarėve, internohet pėr sė dyti me familjen Vrana dhe i mohojnė ushtrimin e profesionit deri nė rėnien e dikataturės. Rifitoi tė drejtėn e studimeve, nė degėn Hisori-Gjeografi, ku u diplomua me rezultate maksimale mė 1975, por pa tė drejtėn e ushtrimit tė mėsuesisė . Punoi 25 vjet punėtore e vetėm mė 1990-tė rifilloi punė nė arsim dhe u muarr me publicistikė. Mė 1997, e rinxjerrin jashtė radhėve tė arsimit dhe vazhdon pa punė si demokrate .Pas viteve 1990 ka punuar pėr emancipimin e gruas dhe demokratizimin e shoqėrisė shqiptare. Vlen tė pėrmėndet si njė veprimtare e shquar. Ėshtė formuluese e tė drejtave dhe lirive tė gruas nė demokraci me peticion drejtuar Parlamentit ( 22/4/1992)

            Ėshtė njė nga 4-5 femrat e para qė u ngritėn kundėr diktaturės. Ka qenė themeluese dhe Kryetare e L. D. tė Gruas -dega Vlorė, 1991-98, si dhe Anėtare e K.K. tė L.D. G. Sh.dhe tė P.D.Sh. Kjo i dha mundėsinė tė gjejė vetveten.

            Nė moshėn 52 vjeēe u realizua ėndrra e saj. U botua vėllimi i parė poetik. Mė pas provoi prozėn e shkurtėr (skicė, tregim, novelė), fabulėn, pėrrallėn, romanin. Kujtojmė se merret me studime historike.

            Nė 20 vite ka realizuar 39 vepėr letrare ,si dhe 3 ribotime. Ka gati pėr botim 2 romane, njė poezi, ese publicistikė, njė me prozė tė zgjedhur, skica letrare njė studim filozofik etje.

            Gjinia letrare, ku autorja gjen veten tė plotėsuar, ėshtė romani. Deri tani ka botuar 20 romane, ku spikat personazhi femėr dhe problemet sociale qė tjetėrsuan njerinė si rezultat i varfėrisė ekonomike, shpirtėrore dhe mendore, qė shqetėsojnė shoqėrinė shqiptare dje dhe sot. Tejet e suksesshme ėshtė: Trilogjia“Vėshtroni Meduzėn”( 3 vol), ku nė mbi 1100 fq. pėrshkruhet realiteti shqiptar, qė nis nga shek. i XV-tė dhe deri nė rėnien e diktaturės. Nė romanin“Rrėfim nė tė perėnduar”, ngrihet me forcė kundėr dhunės ndaj femrės. Te romani “Unaza e Prangosur”e njeh lexuesin me dashurinė e dy tė rinjėve, qė sfidon diktaturėn, e cila ngrihet mbi ndarjet e shtresave shoqėrore. Ėshtė e para dhe e vetmja autore qė solli Babanė e Kombit, Ismail Bej Vlorėn tė gjallė pas 100 vitesh, si personazh. Ndaj edhe Dr. Fatmir Terziu -Londėr dhe Prof.Dr.Eshref Ymeri nė ShBA, e kanė quajtur romanin e saj"Rikthim i Ismail Qemalit" "E Munguara nė Letėrisnė Shqipe". Ose shkrimtari Bedri Ēoku kur flet pėr vlerėn e kėtij romani bashkėkohor, thekson:" Shkrimtarja e kombit ngriti Babanė e Kombit nga varri shekullor qė t'i rrėfehej, se s'kishte tjetėr se kujt t'i qahej..." Aktualisht krahas letėrsisė artistike dhe punės studimore , vazhdon publicistikėn nė disa gazeta me rėndėsi nė Tiranė, Kosovė, SHBA, Londėr, Kanada, Bukuresht, Itali, Zvicėr ,Austri, Gjermani, Suedi etje…dhe pėr disa vite ka qenė Kr/redaktore e Gazetės “Kanina”.

            Puna e saj ėshtė vlerėsuar nga kritika profesionale, si:Kallulli, Grillo, Laēo, Spahiu, F.Sina, Bubani,Terziu, Prenēi, C.I.Fortino, M.Antonesku, Qelaru, V. Muēa, O.Gargano,F. Minguli, si dhe shumė analistė, shkrimtarė dhe lexues. E vlerėsuar me mbi 20 ēmime prestigjioze kombėtare dhe ndėrkombėtare, krijimtaria e saj ėshtė pėrfshirė nė 24 antologji nė disa shtete. Edhe pse ėshtė nė moshėn 72 vjeē, e pranon sfidėn me krijimtarinė e saj autentike, filozofike, psiko-sociale dhe shpresėdhėnėse, duke u ballafaquar me krijimet e letėrsisė shqipe. Ka botuar tek ShB "Toena" dhe tani boton te ShB"Nacional"

  

             Vilheleme Vranari Haxhiraj, pasardhėse e familjes mė tė lashtė tė Kaninės,tė Princit Gjergj Arianiti, tė cilėn sot pa frikė e quajnė “ Herta Muleri Shqiptare”.

 

            Ishte kjo origjinė, qė Vilhelmes diktatura komuniste i mohoi ēdo tė drejtė njerėzore. I burgosėn babanė, xhaxhallarėt, i vran njė  xhaxha dhe kushėrinjtė , ndaj ajo e kishte tė ndaluar tė ėndėrronte dhe tė ushtronte profesionin.

            *Shkrimtarja Vilhelme Vranari (Haxhiraj) ka lėvruar disa gjini letrare : poezi, skicė, novelė, tregim, roman dhe pjesė teatrale(skenarė) pėr fėmijė.

             *Si publiciste nė mediat brenda dhe jashtė vendit, ėshtė paraqitur me analiza, opinione, histori, politikė, kulturė, pėrshkrime dhe intervista. Publicistika e saj botohet nė Shqipėri, Kosovė, Angli, Itali, Arbreshėt e Italisė, Bukuresht, Francė, Suedi, Gjermani, Austri, Zvicėr, ShBA, Kanada etje…

            *Ka pėrkthyer 3 libra nga gjuha italiane.

            *E vetmja autore shqiptare qė futet nė Antologjinė italiane(2010-2012) mes 100 autorėve fitues nga e gjithė bota.

            *Ėshtė e para autore femėr, brenda trojeve shqiptare, qė u pėrkthye nė gjuhėn rumune. 

            *Duke i dhuruar lexuesit 42 vepra brenda 20 viteve, mjaft publicistikė nė mediat e vendit dhe tė huaja, bija e Kaninės sė lashtė nga kritika profesionale dhe nga lexuesi, renditet mes emrave mė tė shquar tė letėrsisė shqipe.

            * Asnjė shkrimtar tjetėr i ndaluar nga regjimi komunist, nuk ka mundur tė imponohet me kaq dinjitet njerėzor dhe letrar sa Vilhelme Haxhiraj.

            *Ajo i bėri disa shėrbime tė rėndėsishme letėrsisė shqipe.

            * Sė pari prishi hierarkinė e emrave letrarė tė vendosur nė mėnyrė tė pandershme dhe shpesh mediokre nga kritika e oientuar politikisht.

            *Sė dyti solli njė njė pasuri tė pafundme origjinale tė stilit , frazės, gjuhės, duke prishur uniformitetin e njė letėrsie standarte gati 50 vjeēare.

            *Sė treti ajo shndėrroi nė letėrsi vuajtjen e njė kombi nėn regjimin komunist, duke tronditur nga themelet piramidėn letrare dhe psikologjinė qė e prodhoi dhe e mbrojti atė

            *Proza e saj ka pėrmasat e njė drame globale. Pėrmes saj ajo ka ribėrė shpirtin e humbur tė njeriut dhe tė kombit.

            *“Nėse vepra e Vilhelme Vranari (Haxhiraj) do tė ishte pėrkthyer nė gjuhėt kryesore ndėrkombėtare, atėherė bota do tė njihte letėrsinė dhe artin e saj tronditės. Veē pa frikė mund tė them se proza e saj ėshtė e njė niveli europian dhe botėror. Unė mund ta vlerėsoj shkrimtaren shqiptare V. Vranari si  Herta Mulerin, e cila fitoi ēmimin nobėl pėr letėrsinė 2009. Tė dyja kėto shkrimtare qė e kaluan jetėn nė “Perandorinė e sė Keqes”, siē ka deklaruar Presidenti Regan, kanė tė pėrbashkėt jo vetėm persekutimin e gjatė komunist, pėrndjekjet, burgosjet dhe internimet, por edhe artin e tė shkruarit, tematikat dhe personazhet. Dallimi ekziston vetėm nė faktin se Herta shkruan nė njė gjuhė tė madhe si gjermanishtja dhe ka pas vetes njė shtet si Gjermania. Ndėrsa Vranari dallon se vuajtjet e saj janė tė tmerrshme, tė vazhdueshme dhe rrėnuese. Vranarit nuk iu lejua nga regjimi komunist tė ushtronte profesionin dhe as tė botonte asgjė deri nė rėnien e tij nė dhjetor 1990. Sot Vilhelmja me punėn e saj ka Urdhrin e”Mjeshtre e Madhe e Penės”, njė vlerėsim plotėsisht i merituar.

 

            Nga Mujė Buēpapaj

 

 

 

 

BOTIME TĖ AUTORES

 

*Poezi:

-Loti nuk ka faj, 1996

-Tė pres, 2000

-Rćdćcinile-Rrėnjėt, shqip/rumanisht, Bukuresht-2009.

 

*Prozė e shkurtėr:

-Mamaja, novelė 2000

-Kush e vrau Kaftanazin (skica, tregime, novela, (2001)

-Rrugė pa kthim (skica, tregime, novela, 2009.

-Mamaja, novelė Rumanisht- Bukuresht - 2011

-Ēmimi i Dualizmit ,novelė, ShB Nacional-2012

-Njė mall i pashuar.novelė, ShB Nacional-2014, 

-Dashuria plagoset..., por nuk burgoset-ShB Nacional-2016

*Romane:

-Dhembje nėne, 1998

-Jetė nė udhėkryq, 2001

-Ringjallur si Krishti, 2002

-Amanti i Arbėrisė, 2003

-Rrėfim nė tė perėnduar, 2007

-Unaza e Prangosur, 2008

-Zonja me karafila tė bardhė, 2009

-Dritėhijet e medaljes…enigmė, 2010- ShB Nacional

-Vonė tejet vonė, 2011- ShB Nacional -

-Ankthi i sė Vėrtetės, botoi -2011- botoi LULU-USA-2011

-Rikthim i Ismail Qemalit, botoi Lulu-USA-2012

-Bashkė nė dashuri dhe atdhetari-studim-Bukuresht 2012

-Rikthim i Ismail Qemalit-botimi i II- Sh.B.Nacional-2012

-Ankthi i sė Vėrtetės, botoi - botimi i dytė, ShBNacional-2013

-Bashkė nė dashuri dhe atdhetari -ribotim- Bukuresht 2014

-Loja e mėkatit-roman-ShB Nacional-2015

-Unikale – roman- ShB Nacional-2015

 

*Trilogji:

-Prolog Jete, roman I, 2007

-Vėshtroni Meduzėn, roman II, 2005

-Dilema e sė Nesėrmes, roman III, 2006.

 

Ese-Publicistikė

-"Pa Titull” - libri i I-rė -ShB Nacional-2011-

-“Pa koment”- libri i II-tė- ShB.Nacional-2016

 

*Letėrsi pėr fėmijė:

 

-10 Fabula, 2000

-Bėmat e Dhelprės fabula, 2002

-Ne jemi lulet e jetės fabula, 2003

-Vogėlushja Bianka dhe kafshėt e saj, pėrralla, 2008

-E dini se ē’emėr kam?! fabula e gjėegjėza , 2009                                 

-Pėrrallat e vendit Blu/cikėl me pėrralla:

-Kuēedra dhe Dragoi -libri i I- pėrralla, 2010-- ShB Nacional

-Xhuxhi dhe Gjiganti -libri i II-pėrralla, 2011-- ShB Nacional

-Shoku im arushi-pėrralla -    2013-- ShB Nacional

 

*Presin dritėn e botimit:

-Simfoni shpirti - skica

-Ai dhe Ajo - novelė

-Sa do tė doja – poezi- pėrkthyer nė greqisht

-Rruga filozofike e Prof.dr.Isuf Luzit -studim

-Tradhtia e Madhe Kombėtare- Studim

 

* Krijimtaria e Vranarit ėshtė pėrfshirė nė 24 antologji. Veē atyre me autorė shqiptarė, ėshtė pėrfshirė nė antologji italiane, arbėreshe, Mal i Zi, Kosovė, Vushtrri, Rumune e shqiptaro-rumune, Angli, Suedi, Greqi, etje, qė janė nė shqip apo gjuhėt e vendeve pėrkatėse

 

*Vlerėsime Letrare dhe Mirėnjohje: ēmime kombėtare e ndėrkombėtare, si:

*Ēmimi“Petro Marko” pėr romanin“Dilema e sė nesėrmes”, L.SH.A(2006).

*Ēmimi pėr “Poezinė e mir’interpretuar”, Lidhja e Shkrimtarėve  (2007).

*Ēmimi “Protagonist i vitit 2008” pėr romanin “Unaza e Prangosur”

*Ēmimi “Ndėrkombėtar” Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu”, Torino (Itali -2009)

*Ēmimi “Mirėnjohje e Lidhjes sė Prizrenit” (Kosovė, 2009).

*Ēmimi “Personazh i Vitit 2009” Sondazh i medjave-2009

*Ēmimi “Mirėnjohje e Kaninės” (Kaninė, 2010).

*Ēmimi “Mirėnjohje e Klubit Drita” (Athinė, 2010)

*Ēmimi “Mirėnjohje e Vlorės” me Medalie Argjendi (2010)

*Ēmimi i “Karrierės” konkursi letrar nė Prozė (2010)

*“Ēmimi i parė” Mal i Zi” (2011) nė 100 vjetori i kryengritjes sė Mbishkodrės

*Ēmimi i tretė pėr romanin Vonė tejet vonė-2011

*Ēmimi "Mirėnjohje e Arsimit Shqiptar" -7 mars 2012 (pėr 100 vjet Pavarėsi)

*Vlerėsohet me Urdhrin "Mjeshtre e Madhe e Penės" dhe Medalje Ari nga Presidenti i Republikės Prof.Dr. Bamir Topi ,mė 27-6-2012 (nė 100 vjet Pavarėsi Kombėtare)

*Ēmimi "Mirėnjohje e Bukureshtit”  pėr 100 vjetorin e Pavarėsisė (28 Nėntor 2012)

*Shpallet "Personalitet i Shquar i Qarkut Vlorė" nė 100 vjetorin e Pavarėsisė.

*Fituese e ēmimit “Premio internazionale di Poezia” -Firence- Italia - 2011. E vetmja autore shqiptare mes 100 autorėve nga e gjithė bota qė pėrfshihet nė antologjinė Italiane tė 3 viteve (2010-2012)

*Ēmimi “Pena e Kristaltė”dhe “Ēmimin e Dytė” nė Suedi-14 Mars 2014

*Merr titullin “Personalitet i Shquar i Labėrisė”nga Sh.A.K Mbarėkombėtare Labėria.-4 tetor 2014

*“Ēmimin e Parė Internacional”-Suedi-28 mars 2015

*  Ēmimi i Karrierės”-nga Sh.B.Nacional dhe gazeta Nacional -Dhjetor 2016

*”Ēmimi i Karrierės”-Festivali “Pranvera Poetike Durrsake- 13 maj 2017

 

 

SA DO TĖ DOJA  

( Fituese e “Premio internazionale di poesia 2009-2012)-Itali

 

Do tė doja njė botė

nė paqe dhe harmoni.

Pa mllefe,

pa hakmarrje,

pa urrejtje,

pa cinizėm,

pa luftra dhe robėri             

Dėshiroja …

qė botėn

ta kisha nė dorė,

t’ia shtrydhja

gjithė ligėsitė

qė shpirtrat helmojnė,

tė shpėtoja jetėt

qė ajo shkatėrron!

 

Do tė pėlqeja...

njė botė plot mirėsi,

qė tė mbjellė

mirėkuptim,

tolerancė,

begati, vėllazėrim

dhe dashuri!

 

Doja tė ishte

njė botė

pa mashtrim,

pa tragjedi dhe mjerim,

ku njerėzimi

tė mos njohė intriga,

as vuajtje,

as zhgėnjim.

 

Doja tė shihja

njė botė tė mbarė.

Pa dhunė,

pa krime,

pa prostitucion

dhe trafik.

Tej e ndanė globit

tė mos enden mė jetimė.

 

E dua botėn pa tradhti,

tė jetė e bukur dhe e dėlirė!

 

 

*HAPMA ZEMRĖN, O NĖNĖ!  

Fituese e ēmimit tė parė - Suedi-2015

 

Me krenari ty tė falem,

Kosovė!

Para teje nė gjunjė

pėrulem o nėnė!

Nderim…

mirėnjohje…

pėrkushtim…

pėr shekuj tė tėrė!

 

Mbėshtetur kokėn ,

nė prehėrin tėnd,

hapma zemrėn,

mė bėj pak vėnd.

 

Kosovė!

O bijė martirėsh…

Lejomė,

qė mallin tė ta shuaj

Pėr djemtė e vajzat lastarė,

qė as jetėn s’ kursyen

pėr ty, nėnė, e dhanė.

 

Kosovė!

Bijė e Shqipes krenare,

pėrse shekujt tė drobitėn

Luftrat…

hallet…

dhe dertet tė rritėn,

 

Kosovė!

futmė ti, nė gjirin tėnd…

o mėmė.

Me ledha…

ngrohtėsi

e dhembshuri…

tė t’i shėroj plagėt …

e shpirtit tėnd!

 

Ndaj, hapma zemrėn

e mė bėj pak vend,

qetėsinė ta gjej

nė kraharorin tėnd!

 

 

*FĖMIJĖT

 

Ē’janė fėmijėt vallė ?

- pyeti dikush.

-Fėmijėt janė:

“Tė brishtė si lastarėt...,

tė pafajshėm si rrezet e diellit,

tė dėlirė si vesa e mėngjesit.

Janė tė ėmbėl si nektari,

pėrkėdhelės si flladi

Janė mjalti...

i gjithė bletėve tė botės,

janė zėrat...

aromat...

dhe ngjyrat e gjithė tokės

pafajėsi e engjėjve,

ngrohtėsi e rrezeve tė diellit,

pafundėsia e kaltėrsisė sė qiellit.

Thesaret e pafund...

tė mbi dhe nėntokės,

Janė dashuria e pavdekshme...

e universit...

dhe e gjithė kohės...

Fėmijėt janė...

Uji...

Drita...

dhe oksigjeni i botės!

Janė tė hajthėm...

por kujdes…

ruajini,

qė tė mos i shpėrbėjnė

tufanet e kohės!

 

 

*MĖRGIMI

 

Mėrgimi...

ah, mėrgimi,

kjo plagė e rėndė,

e shkaktuar jo nga plumbi,

por nga malli i zhuritur,

pėr njė gurė e pėr njė dru,

pėr gurgullimėn e pėrroit me zhurmė

pėr njė shkrep a njė shpat mali,

pėr flladin detar

a pėr murlanin,

pėr diellin qė ngroh shpirtin e atdhetarit,

pėr njė serenatė korēare ...

a njė polifoni labe,

pėr ēiftelinė a cylėn dyjare,

pėr prushin nė vatėr e tymin nė oxhaqe,

pėr brumin qė vjen nė magje,

pėr drynėt e ndryshkur...

qė mbyllėn sa e sa pragje,

pėr vajzat dhe djemtė lastarė ,

qė ta bėjnė shpirtin behar.

Eh, kurbeti...,kurbet,

i rėndė si vreri!

I huaj nė dhe' tė huaj mbeti.

Atje...atje larg,

nė vetmi mallin e treti.

Nė kurbet pėr ēfarė s' ke mall?!

Pėr nėnė...edhe pėr babė...

Pėr tė shtrenjtėn tokėn time,

pėr njė fjalė tė ėmbėl shqipe.

I mallkuar qoftė...

ai qė shpiku kurbetin...

pa atdhe...i huaj mbeti,

kohėgjėmat qė sjell tėrmeti!

 

 

*TĖ FALEM , O VLORĖ

 

Tė falem …

ty Vlorė!

O qytet i Diellit,

ty...Parajsa,

ku kanė folenė Perėnditė…

 

Adriatiku i kaltėr…

tė dhuroi mirėsinė…

Joni blu i thellė…

me tė tepėrt tė fali bujarinė…

 

Kodrat me agrume e ullinj…

dhuratė e vyer pėr begati.

Tė pyes moj fatmadhe:

-a gjendet ndokund..

njė tjetėr Perlė margaritare... si ti ?!

 

Ndaj Zoti…

me bujari tė pėrkėdheli...

sepse tė ka pasur ...

dhe pėrjetėsisht tė ka

“Tė Pėrzgjedhurėn e tij…”

 

Unė...

bijė gjaku..., prej kurmit tėnd...

pėrgjėrohem

sot e nė pėrjetėsi,

se kurrė nuk do tė tė ndėrroj

me asnjė thesar

tė gjithėsisė...

 

Tė lutem,

mė thuaj,

o qytet ėndėrr...fantazi,

a mund ta gjej kund ...

si ti njė tjetėr mrekulli ?! 

 

 

*RRĖNJĖT 

Fituese  e ēmimit internnacional “Gjergj Kastrioti Skėnderbeu” Itali (Torino) 2009

 

Rrėnjėt…

kėtu i mbollėn ,

nė kėtė tokė tė larė nė gjak.

Degėt…

nėpėr botė u shpėrndanė

Syri…

lot pikoi,

kur dritėn e sė vėrtetės ai pa…

Gjuhėn e mėmės…

ėmbėl shqiptuan,

atje,

ku rrėnjėt hodhėn shtat.

Horizontet e pėrflakura shijuan…

aty,

ku blegėrin qengji manar

Nėpėr botė kėrkuan,

askund nuk i panė,

u kthyen e i gjetėn

rrėnjėt…

aty... ku i lanė…!

 

 

*LĖNGOJNĖ KUJTIMET

 

Kėtu lindėn tė parėt tanė

kėtu derdhėn djersėn

dhe kėtu eshtrat i lanė…

Erdhėm...kėrkuam,

po ē’gjetėm vallė?

Kujtimet nėn gėrmadhė…

Rrėmuam…

gėrmuam…     

tė gjenim…

njė datė,

njė emėr,

njė fjalė,

por koha e egėr i fshiu,

i mori zvarrė…

Thellė dėgjohet njė lėngatė!

Jemi dhe ne…

Pėrse na harruat vallė?!

 

 

* NĖ KĖTĖ QYTET

 

Nė zemėr tė qytetit

kam lindur…

Nė kėtė qytet bregdetar

u lodha duke pritur…

 

Kėtu melodia xanxare

shndėrrohet nė kėngė e valle.

Kėtu jeta vlen

mė tepėr se ēdo ėndėrr djaloshare.

 

Nė kėtė qytet,

ku deti s’fle kurrė,

kėtu dua tė prehem,

mėngjezeve tė zgjohem kėtu.

 

Dua …qė rrezja e diellit

tė mė pėrkėdhel,

ėndėrra tė mė pėrkund

dhe flladi ėmbėl tė mė puth.