Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Vilson Culaj

VILSON CULAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

VILSON CULAJ

 

 

 

 

         

 

             Hyrje

  

             Vilson Culaj u lind mė 6 gusht 1973 nė Klinė.

            Shkollėn fillore dhe tė mesme i ka mbaruar nė Klinė, kurse Fakultetin Juridik nė Universitetin e Prishtinės. Studimet pasuniversitare i ka pėrfunduar po ashtu nė Prishtinė, nė drejtimin Marrėdhėnie Ndėrkombėtare Diplomaci.

            Me shkrime filloi tė merret qė nga bankat e shkollės sė mesme. Ka bashkėpunuar me revista e shumė gazeta tė ndryshme anekėnd Kosovės, si "Studenti" – Fakulteti Juridik, "Shpresa", organ i aksionit tė rinisė shqiptare "Pjetėr Bogdani", "Oaza", Biblioteka ndėrkomunale "Hivzi Sylejmani" e Prishtinės, "Bota e re", revistė studentore e Universitetit tė Prishtinės, Klubi i Shkrimtareve "Vora Ukjo" Klinė, "Drita", reviste kulturore - fetare Prizren - Prishtinė, "Zoja e Kėshillit tė Mirė nė Klinė, "Iliria Post", gazete e pėrditshme kosovare ku punoi Vilsoni etj.

            Ka botuar shkrime si nė gazetat e pėrditshme, si nė "Zėri", "Bota Sot", "Express", "Iliria Post", "Ars", "Pavarėsia News" , "IDENTITETI", "Koha Javore" - Mali i Zi, "Gazeta 55", "Zemra Shqiptare" gazeta ,,Ora’’ Epoka e re, revista kulturore Mirdita  etj. Shkruan ese, poezi, prozė, kritikė letrare etj. Ėshtė aktiv nė jetėn kulturore dhe letrare nė Kosovė dhe mė gjerė qė nga vitet e '90 ta. Ka marrė pjesė nė takimet e ndryshme letrare, si "Takimet e Gjeēovit" nė Zym, "Flaka e Janarit" nė Gjilan, "Takimet e don Mikelit" nė Stubėll tė Epėrme tė Vitisė, ku nė ,,Orėn e Madhe Letrare tė emėrtuar "Agim Ramadani", nė vitin 2010, ėshtė shpėrblyer me vendin e parė me poezinė ,, Loti i Tamarės’’. Po ashtu ka marrė pjesė dhe ėshtė laureuar nė takime dhe manifestime tė tjera, si "Mitingu i poezisė" nė Gjakovė, "Gjurmėt e Gjeēovit" nė Janjevė, "Kepi i Shpresės sė Mirė – Fahredin Gunga: nė Mitrovicė , Prishtinė, Gjilan,  Tiranė, Lezhė, Bajram Curr, Kukės, Rėshen tė Shqipėrisė, Pejė, si Takimet e "Azem Shkreli", Zllakuqan dhe Klinė, ku ka marrė disa ēmime e shpėrblime edhe nė nivelin komunal.

            Shkrimtari Vilson Culaj shquhet pėr shkrimet filozofike dhe psikologjike nga lėmenj tė ndryshėm, sidomos nė recensione tė cilat i ka botuar nė periodikėt e kohės dhe gazetat e rregullta ditore dhe elektronike tė lartpėrmendura. Ėshtė i pėrfshirė nė disa Antologji dhe shumė libra autorial me shkrimet dhe studimet e tij.

 

            Deri me tash ka botuar kėto libra:

 

            1. Tinguj tė padėgjuar, poezi, Klubi i shkrimtarėve "Vorea Ukjo", Klinė 1998,

            2. Furra e Nabukodonozorit, roman, KLUBI I SHKRIMTARWVE "Vorea Ujko", Klinė 2001,

            3. DAHO & VE, poezi, SHB "Shpresa" & "Faik Konica", Prishtinė 2003

            4. Pėrgatiti pėr shtyp librin antologjik "Zhbėrja e Ikjes", poezi pėrkushtimore nga poetė tė ndryshėm (101 tė tillė) pėr shkrimtarin Rifat Kukaj, SHKK "Anton Pashku", Prishtinė 2006

            5. Stuhi e fjetur, prozė, SHB Anton Pashku – Prishtinė 2009

            6. Libri mė poezi "Dy kohė" SHB, Anton Pashku, Prishtinė 2013

            7. Romani "I DĖBUARI" Botoi "Rozafa" Prishtinė 2015

 


            Ėshtė anėtar i Lidhjes sė Shkrimtarėve tė Kosovės qė nga viti 2002.

            Vilson Culaj jeton dhe vepron nė Klinė dhe Prishtinė

 

 

 

 

LOTI I TAMARĖS

 

Tė desha veē ne kujtime, zjarri im i heshtur

Por fatin e gruas se vej kurrė s’ta urova – desha

Ishte e pa prekur ura e kalimit

Kur ti kishe ėndėrr por jo edhe moshė

Ēudi , njė portė qielli gjithmonė mbet e hapur

 

Ta ndjeva fluturimin brenda ėndrrės femėrore

Por ato ditė ,, syri ‘’ kishte vetėm njė shikim

Si lodėr dhembjeje u shndėrrua shpirti yt

Po shpirti me shpirt kurrė s’bėri lojė

Tė gjitha dėshirat e vashave ato ditė

Qene ngjizur veē ne njė pasqyrė

Por ,, floku ‘’i Samsonit mbeti i pa prerė...

 Lundrova me ty por jo me erėn e dashurisė

Sepse fjala jote pėr mua nuk qe ėndėrr

Kaluan vitet si Dielli –i freskisė

Por asnjeri nga ne kurrė nuk u plak

Ta ndjeva gjėmėn e vajtimin para dy varresh

Te gjysmės tendė...

Po flakė qe vret qenka  vajza kurrė e bėrė nuse

Tamara , mos ja trego ėndrrėn vajzės qe te pret nė qiell...

Po as burrit qe kurrė s’tė pyeti pėr ėndrrėn.... 

 

 

HAKMARRJA E KARMAS...

 

Edhe rrezja e diellit e ka stuhinė e vet
E lotėt e njelmėt lashtėsinė e heshtjes

Edhe koha ka gjemba dhe piktura te vdekura
Ne memoriet tona
Kur ne flemė ne shtratin e stuhive

Edhe fitimtaret janė humbės kur fitojnė
E humbėsit janė hakmarrės kur ne harrojmė

Jeta ėshtė loje...
Edhe nėse i fshihemi jetės

Karma do na pėrqafoj
Si puthja e dragoit luftėtarin e paepur

Njė ditė para se ta pėrpimė hijen e varrin - t...

 

 

TĖ FALA NGA ANTIOKIA

 

ti me tregove sekretet e madhėshtisė sate
se i besove zemrės sime te pagoje
e jo hekurit e lendes se pajete qe flet...

ne ato gurishta e ka varrin edhe Shėn Maria
aty ku edhe ti e kishe trupin tėnd te virgjėruar
nuk te lodhi vapa as rrokaqiejt e shkretėtirės
po malli pėr hapat e tu fėmijėror

aty te joshi hija jote pėr kthim e qenies plot jete
te thirri dhoma e gjyshes
qe ti gėzohesh petkut tėnd dardan
te pishė kafe pran lumit
e tė shndėrrohesh ne lum e gurre jete

faleminderit pėr largėsinė tėnde
ti qe di te ngopesh vetėm kur flet me diellin
dhe vet shndėrrohesh nė diell...

 

 

AROMĖ PAQEJE....

 

Zot...

Mjaftė na rrahe ne copa akujsh kokės
E akujt u thyen..
Se me mire te marrim ne thua
Duke ndjekur fjalėn e vizituar tempujt tu
Se sa bota te na lyej flokun - kokėn
Me vajin e saj te lavirosur

Paēin paqe ata njerėz
Qe dėgjuan zėrin e fjalėn tėnde
Mu ne hapat e pare te jetės sė tyre
Po edhe ata :
Njė nate para se me ndėrruar jetė

Dhe pėrqafuan aromė pendimi...

 

 

NĖSE DĖSHIRON TĖ JESH TRĖNDAFIL

 

Nėse dėshiron tė jesh trėndafil nė Amazonė

Pėrgatite zemrėn pėr luftėra me gjarpinj

Nėse bėn mėkat nė moshė tė re

Mos u dėshpėro se tė vlen pėr katarre shpirti

Nėse i palos shumė vite nė  jetėn tėnde

Dhe s’mund tė dalėsh nga vetja

Bota do ta shtrojė njė tryezė tė madhe

Ku s’do tė kesh vend tė ulesh

Nėse shenjat e kohės s’mund t’i vėresh nė errėsirė

Drita s’do tė mungojė nė mendje e nė shpirt.

 

 

NJĖ  JETĖ DIMRI NĖ DASHURI

 

Njerėzit e vajtojnė

Dhimbshėm tė kaluarėn

Nė ēastin kur kėmbėt e tyre nuk prekin nė tokė

Ditėt e rinisė sė hershme rėndė ua rrėnojnė ėndrrat

Se jetėn e duan vetėm pėr gjysmė

Engjėj shtegtarė dėshirojnė tė bėhen

Dhe me gjurmė t’i shėrojnė plagėt e vjetra

Rregulli i pashkruar qėllimshėm shtrat loti u ofron

Qė tė mos vdesin ende pa mbirė

Jeta e shpirtit nuk mund tė kuptohet

Nėse jeta e njė tė riu s’e ka pėrjetuar

Njė jetė dimri  nė dashuri.

 

 

 LOTI DO TĖ MĖ VIJĖ SI SHI QIELLI

 

Vajzė s’mund tė flas asnjė fjalė mė shumė

Qysh atė ditė qė nė ty u ndez zjarri

Prandaj tė lus ta mbash

Shenjtėrinė tėnde nė zemėr

Dhe askujt mos ia thuaj

Pėr fjalėn e dhėnė mos u pendo

Kur do plakesh do tė kaplojė pikėllimi

Dhe do tė kujtohet se njė ditė ke jetuar

Prandaj mos derdh lot

Se loti do tė mė vijė nė shtrat si shi qielli

Dhe do tė m’i lagė rrudhat e ballit tė plakur.

 

 

NĖ KRAHARORIN TĖND

 

Me sy tė pėrlotur shikova fytyrėn tėnde

Ajo shndriste nė bardhėsi

Pashė dhe dy duar qė preknin  skajet e botės

Qė gjithė njerėzimit  i ofrojnė dashuri

Mė vete fola

Zot ku ta mbėshtes kokėn

Nė kraharorin tėnd  apo nė  fjalėt tua

Vesė e qiellit ėmbėl mu pėrgjigj

Kur ke dashur njeriun mė ke dashur edhe mua.

 

 

PO VIJ I PA EMĖR

 

Po vij i paemėr

Nė shtigjet tua tė gjera

Tė bėhem shėrbėtor engjėjsh

E armik demonėsh barktrashė

 

Po vij u hutuar,fytyrė pluhurosur

Nga vuajtje e rrėzime kohėrash

Me gjoks ngulur nė plagėt e fshehta.

 

 

"MIQTĖ"

 

Nuk Ka miq pėrveē atyre tė vijės se gjakut
Ata qe ti ka rritur nėna nė tė njėjtėn Parzmė
E babai i ka ushqyer mė gjakun e djersen e tij
Vetėm ata tė rrinė tė koka nė sėmundje
E derdhin lot pėr ty tek varri…
Se miqtė qe i ke takuar nė rrugė
Nė rrugė tė lenė...

Mos takoni miq tė ushqyer e rritur mė sėmundjen e tyre
Se nė rrugė tė lenė ende pa rėnė nata…
Ende pa i prekur ti lavditė tua
Mos mė prisni kot…
Se nė tė njėjtėn ditė tek varri s’do tė shkojmė
Pėr mua edhe e nesėrmja ka jetė…
E sėmundja juaj ushqeftė varrin tuaj pa gjurmė

Ju qe ngrohėt vezėt e gjarprit
Rrituni pra mė gjarpinj nėpėr kėmbė
GLORIA – s shterpėsisė suaj JUDA- s
Ju qė nuk ushqyet askėnd nė kėtė jetė….

 

 

LAKURIQĖSI  E SHEKULLIT

 

Mjaft vrapove rrugės sė shkurtėr

Pėr ta ngrėnė mollėn e pėr tė pėrbirė shpirt

Po moti gjarprit tim  i kanė rėnė dhėmbėt

 

Mjaft vrapove si pasqyrė e fshehur

Me barrėn e gjurmės sė kaluar mbi shpinė

Po Eva  molla e kafshuar e gjarpri nė njė strofull nuk rrinė

 

Nė orėt e mbrėmjes nuk vrapohet me dy palė kėmbė

As nuk flihet nė gjoksin e mendjes duke luajtur lojė

Se dashuritė e mia janė ato qė s’ua dinė emrin

As durimit  fisnik dhe tė fjetur

 

Mirėmbrėma lakuriqėsi e shekullit

Para se tė them lamtumirė… 

 

 

"NĖNA"  ME THA SHKO E PAGĖZOHU NĖ LEZHĖ

 

Shpirti me tha shko e pagėzohu ne Lezhe

Aty ku janė pagėzuar te paret tu me ujė te bekuar me gjak lirie

Aty ku te ngroh hija e Gjergjit e dielli te bie pėr fytyre edhe ne acar

Shko e pagėzohu me ujė e gurė dhe mbillu ne shtegun  e ardhmėrisė

Aty te shtrėngohet dora e dhurohet zemra

Dhe ku vėllezėrit te presin si birin e humbur ne kohė

Zemra me kėrceu si drerit te lumtur

Kur me hapat e mi preka 600 vjet histori

Pėrballė me rrinin shtatoret e dy Gjergjave

Njeri legjendar tjetri dituri

Nė vend tė shpirtit preka dorėn e pasardhėsve te tyre

Ma bekuan hapin me mbushen shpirtin me dhuruan fjale

Nga shtegu i Parajsės kurrė mos tė dal

Na u hapen portat me fjale, zemėr e sy

Vėllai pėr vėllain ndjente dashuri

Arke besėlidhje mbushi e lidhi fjala e jonė

Si  ,, Benjamin’’  ...ndjeva mallin nė sy

Qava nga gėzimi lotin kush s’ma pa

Pėr dasmėn time , pagėzimin tim mistik’’