Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe - Visar Zhiti

VISAR ZHITI

 

 

 

 

       Pėrgatiti: Jeton KELMENDI

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

VISAR ZHITI

 

 

 

 

 

 

 

 

            Hyrje

 

            Visar Zhiti lindi nė vitin 1952, nė qytetin e Durrėsit, ku kaloi fėmijėrinė dhe kreu njė pjesė tė shkollės fillore. I ati, pėr qėndrimin e tij nacionalist dhe pėr shkrimet pacifiste nė njė kohė tė ashpėr, ishte pushuar nga arsimi dhe kishte kaluar punėtor krahu, qė rregullonte rrugėt e Durrėsit apo shkallėt qė tė ēonin nė amfiteatėr. Por falė talentit, ndihmės sė miqve dhe nevojave tė kohės, kaloi si mėsues dhe aktor nė qytetin e Lushnjės, ku u shpėrngul e gjithė familja. Aty ai do tė bėhej njė nga themeluesit e estradės sė kėtij qyteti. Pikėrisht nė kėtė qytet Visar Zhiti do tė pėrfundonte shkollėn e mesme. Duke pėrfituar nga njė zbutje e pėrkohshme e luftės sė klasave, ndryshe nga dy vėllezėrit mė tė mėdhenj, arriti tė fitojė njė tė drejtė studimi nė Universitetin e Shkodrės, dega Gjuhė-Letėrsi. Nė vitin 1979 arrestohet dhe dėnohet me 10 vjet burg pėr agjitacion dhe propagandė, tė shprehura nė poezitė e tij. Del falė njė amnistie nė vitin 1987 dhe kthehet nė qytetin e Lushnjės, ku siguron punė nė fabrikėn e Tullave, por pa tė drejtė elektorale, pa tė drejtė profesioni dhe pa tė drejtė botimi. Nė vitin 1990, me ndryshimin e sistemit politik nė Shqipėri u angazhua me lėvizjen demokratike dhe punoi nė gazetėn e parė opozitare. Pasi Partia Demokratike fitoi zgjedhjet punoi pėr disa kohė nė shtėpinė botuese, "Naim Frashėri" dhe mė pas nė Parlamentin shqiptar. Nė vitin 1995 dėrgohet nė ambasadėn shqiptare nė Romė. Nė vitin 1996, kandidon nė rrethin e Lushnjės dhe zgjidhet deputet. Njė vit mė pas u dėrgua sėrish nė ambasadėn shqiptare nė Romė, ku qėndroi deri nė vitin 1997. Pas ngjarjeve tė kėtij viti u kthye nė Tiranė. Ka botuar njė sėrė librash nė poezi dhe prozė ku pėrmendim: "Kujtesa e ajrit" (vėllim me poezi), "Hedh njė kafkė nė kėmbėt tuaja" (libėr me poezi tė burgut), "Mbjella e vetėtimave" (vėllim poetik i botuar nė Shkup), "Kėmba e Davidit", "Funerali i pafund" (romanin) "Perėndia mbrapsht dhe e dashura " (roman) etj. Si shkrimtar, Visar Zhiti ėshtė vlerėsuar me disa ēmime nė Shqipėri e jashtė saj dhe ėshtė pėrkthyer nė disa gjuhė. Emri i tij ėshtė si zė mė vete ne Enciklopedinė e Madhe italiane. Eshtė anėtar i akademisė "Alfonso Grasi" nė Itali.

 

            www.shtepiaelibrit.com

 

 

 

Poezi

 

Visar Zhiti


 

 

SI SHKOHET NE KOSOVE

-baladė-

- Ti, kalė i bardhė, Pegasi im,
si shkohet nė Kosovė, tregomė!
Malli mė ka marrė pa qėnė kurrė.

- Pėrtej varrit tė atit tėnd
varret e tjerė u rritėn dhe u bėnė male.
Pas maleve ka varre prapė si retė
nėpėr luginė.
Shtegtojnė varret nė qiejt e ulėt
dhe ta ngatėrrojnė udhėn.
Avionėt kthehen pas tė hutuar
nėpėr mjegull nate.
Karvanėt e veturave janė kthyer nė shkėmbinj
si kuajt e krushqve nė mallkimin e lashtė.
O Zot! Dardhat dimėrore dhe mėllenjat
janė bėrė fushė me ofshama
tė gjuhės time!

- Ti, yll blu i fatit mbi ballė tė Atdheut,
si shkohet nė Kosovė, tregomė!
- Kur tė kesh njė plagė tjetėr tė re nė trup,
ndiq udhėn e rrėkesė sė gjakut,

qė gjithmonė arrin para meje
dhe mė pret atje - gurgullimė jete.

Marr dy pishtarė tė shuar dardanė,
i ngjyej nė gjakun tim
dhe ndriēoj udhėn. Ndizen krahėt,
flakėt bėhen flatra,
unė bėhem shqiponjė prej dheu
dhe ndiej ciklonet e stepave
si duan tė ma brejnė emrin prej guri.

 

 

 

ZBATHUR SHĖTITĖT NĖPĖR BUZĖT TUA

Zbathur,
Vetėm zbathur
Shėtitet nėpėr buzėt tua.

Kėmbėt mu mbushėn
Me petale tė kuqe puthjesh
Qė mė bien gjatė ecjes.

Dhe kėshtu u krijuan yjet
Nė qiellin tonė prej toke.


 


MBI NJĖ FOTOGRAFI SHKRUAJ NJĖ LUTJE ZOTIT

Mbi portretin tėnd shkruaj njė lutje zotit,
Balli i shndėrroi fjalė nė dritė mėngjesi.
Dy epitetet e vetullave
Dhe sytė e mėdhenj, sugjestionues,
Qė unė tė besoj se gjithnjė penat e botės
Mėrmėritin lutjen blu
Tė syve tė tu.

Te buzėt
Ngjalėn fjalėt e mia (si puthjet?)
Dhe thonė tė vėrtetėn.

Ja lutja-liqen i vogėl, dallgėzon
Dhe fytyra jote-mozaik
I gjallė nėn ujė.

 



JETON NĖ SYRIN TĖND

Siē duket
Unė jetoj brenda nė syrin tėnd.
Bashkohen qerpikėt,
Vjen nata pėr mua,
E ngrohtė.

Gjumi im rrėzon rrobet si gjethet e mėdha.
Kur tė treten, tė mos tė di gjė
Qė jam ajo pemė nė largėsi.
Zogjtė ndėrtuan njė fole. Ėshtė zemra
Ime.
Pastaj dhe njė zemėr tjetėr
Me fijedritė
Dhe me kokrriza dheu si dhimbjen
Te krahėt e mi e ndėrtuan zogjtė.
E dija
Ėshtė zemra jote.
E pashė
Kur hape sytė dhe solle agimin tim.

Kam kaq kohė qė jetoj nė syrin tėnd,
Dhe qė tė shplodh,
Dal herė pas herė shėtitje
Nė formėn e kulluar tė lotėve.


 


VAZHDIMISHT TRADHTOHET NJERIU

Vazhdimisht tradhtohet njeriu,
nuk e kam fjalėn pėr ditėn e tij qė befas
bėhet mbrėmje,
as pėr mbrėmjen e flokėve tė tij
qė zbardhet e bėhet ditė e heshtur pleqėrie.

Tradhtohet njeriu
Se kam fjalėn qė dhe varri i tij vdes dhe emri
Shndėrrohet nė barė tė kalbur harrese.

Por njeriu tradhtohet vazhdimisht nga njeriu.

Dhe kur gjysma ha gjysmėn
S’bėhet mė e tėra,
Mė tha njė plak qė u plak burgjeve.

 

 

 

 

DHURATĖ HYJNORE

 

Ne fillim ishte puthja e dorės ne ėndėrr-
hėnė ndjellėse qe afrohet.

E pranuam fatin tė vuajmė
magjishėm si hyjnoret.
Ti kėrkon tė mė futesh brenda vetes
mua, tufanin e dėshiruar, qė shkallmon
shkallė dhe ankthe,
pritje dhe dritare,
anėt e trupit tėnd
pėr t'i ribėrė sėrish prej drite tė dritės.

Qysh tė mbėrrij nga fundi i barkut
te gjinjtė e tu, tė diejt
qė i shtrėngoj si fėmija dy zogj tė artė,
tė mos i ikin mė tė pėrralla drithėronjėse.

Zambakė tė mėdhenj afshesh na mbėshtollėn.
Pastaj mes mjegullave dehėse
tė rėnkimeve dhe psherėtimave
shoh si bie fytyra jote
nėpėr humnera parajse,
bie dhe unė, s'te ndahem,
i mbėrthyer
pas teje me buzė,
me tė gjitha buzėt e mia
nėpėr lėkuren e shpirtit tėnd,
qe u mbush me muzgje te vogla, blu.
Ah,
tė paskam kafshuar si mollėn biblike.
(Dhembja ėshtė tejet e ėmbėl.)
Ti je molla prej kohe
qė s'mbaron.

Po klithmat e tua mė vėrsulen
si thika tė paqena vezullimesh
me ornamente dhembjeje tė argjendtė.
Nė shpellėn e mistereve
futa njė si kėmbė
(...)
dhe endem nėpėr relievin e gjallė-
mish i shenjtė jetė.
Herė-herė galopojė me ty
si njė kalores nėpėr re,
ndėrsa kapėrcenim ylberin
u ēa gjoksi i pelės
dhe dolėn trumba pėllumbash
si pasione tė papėrmbajtura.

Rashė, u bėra varkė,
nė detin tėnd sėrish e fut lopatėn,
pėr tė tjera drejtime e rreziqe tė lumtura
nėpėr dallgėt e tua tė kurmit qė pėrhapet,
dhe e mbart me qilima tė befte fluturues,
e shtrij reve, pastaj
s'po duroje ti, fėrgėllojė nėn
rr
ė
k
e
t
ė
e yjeve tė bardha,
tė nxehta e tė ftohta
qė i derdha brenda teje
dhe u bėra ujėvarė e egėr pėrjetėsie.

Je gati tė pėrmbytesh e tera
pėr tė ridalė,
ishull i begatė pasurish frikė.
Avitesh pėr t'u bashkuar me burrėrinė time,
tė madhe sa toka.
Unė jam gati tė vdes
nė kryqin prej mishi
qė e dua pėr t'u ringjallur tek ti, qė
edhe herė tė tjera tė bashkohemi tė pėrflakur
si shigjeta qė ēan
zemrėn e njė embleme
dashurie
nė njė mur tė gjallė.

 

 

 

RRETHIMI

Zbardhin
kudo bajoneta
si thinja pėrbindėshi.
Peizazh i tėrė i plakur.
Kur do tė vijė vdekja
e Vdekjes?

 

 

 

SKELETI

Njihuni me skeletin tim:
jam unė - pa ėndrrat e mia.
Pastaj mė jepni ēfarė tė doni,
pėrsėri skelet do tė mbetem.