Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

SHKENCĖ - VLERAT E HURMĖS DHE LĖNGUT TĖ SHEGĖS

Shkruan: Kastriot MYFTIU 

Shendeti Natyral

VLERAT E HURMĖS DHE LĖNGUT TĖ SHEGĖS

      Hurmat e Arabisė pėrmbajnė antioksidantė fenolikė, tė cilėt eliminojnė radikalet e lira, duke penguar kėshtu oksidimin dhe duke nxitur largimin e kolesterolit nga qelizat arteriale.

 

 

            Miq tė Shėndetit Natyral, u harrova nė punė, por mos kujtoni se ju kisha harruar. Nė radhė tė parė ju falėnderoj pėr dėshirėn e treguar se prisni shkrime tė tjera nga Shėndeti Natyral. Po vazhdoj menjėherė mė shkrimin e radhės: pėrsėri pėr shėndetin e zemrės.

            Tė gjithė keni lexuar besoj pėr vlerat e jashtėzakonshme tė lėngut tė shegės. Por ajo qė nuk dini, sepse ėshtė zbulimi mė i fundit, ėshtė se, kur lėngu i shegės pėrdoret njėkohėsisht me hurmat e Arabisė - ky ėshtė njė kombinimi i pėrsosur kundėr sėmundjeve tė zemrės. Recetėn do ta gjeni nė fund tė shkrimit.

            Profesor Michael Aviram i Fakultetit Rappaport tė Mjekėsisė dhe Qendra Mjekėsore Rambam nė Haifa tė Izraelit, kanė studiuar pėr vite me radhė fuqinė e kombinimit tė shegės dhe hurmave tė Arabisė kundėr arteriosklerozės (formimi i pllakėzave dhe ngurtėsimi i arterieve).

            Pėr rreth 30 vjet, Aviram dhe ekipi i tij janė pėrqendruar nė parandalimin e arteriosklerozės - qė mund tė shkaktojė infarkt tė zemrės ose hemorragji cerebrale (goditje nė tru). Aviram ka shkruar dhe ka botuar mbi 450 punime shkencore dhe ka qenė ndėr tė parėt i cili identifikoi fenomenin e quajtur oksidim i kolesterolit. Mė parė kam bėrė njė shkrim ku tregoj se nė vetvete kolesteroli nuk ėshtė aq i dėmshėm sa e trumbetojnė, madje ėshtė i domosdoshėm, pėrderisa e prodhon vetė organizmi ynė, por OKSIDIMI I KOLESTEROLIT ėshtė shkaktari kryesor i arteriosklerozės.

            Oksidimi mund tė shkaktohet nga elemente qė u ekspozohemi ēdo ditė: tymi i duhanit dhe tymrat industrialė, bakteret, viruset, ndotja, rrezatimi, kimikatet nė ushqime, detergjente, parfume etj.

 

 

            Aviram studioi mbi 100 fruta, perime, pije dhe verėra, pėr tė mėsuar mė shumė nė lidhje me pėrfitimet shėndetėsore tė llojeve tė ndryshme tė antioksidantėve. Ai zbuloi se shega dhe hurmat e Arabisė e mbronin zemrėn jashtėzakonisht. Por kur ato kombinohen tė dyja, atėherė efekti mbrojtės i tyre bėhet mjaft i fuqishėm.

            Aviram dhe ekipi i tij e dinin se antioksidantėt natyrorė nė shegė dhe nė hurmat e Arabisė mund ta ngadalėsojnė procesin e oksidimit dhe tė ulin rrezikun e sėmundjeve tė zemrės, sepse hurmat e Arabisė dhe shega pėrmbajnė lloje tė ndryshme tė antioksidantėsh fenolikė. Por kur kėto dy fruta bashkohen, ato bėhen edhe mė tė dobishme.

            Hurmat e Arabisė pėrmbajnė antioksidantė fenolikė, tė cilėt eliminojnė radikalet e lira, duke penguar kėshtu oksidimin dhe duke nxitur largimin e kolesterolit nga qelizat arteriale.
Lėngu i shegės pėrmban antioksidantė polifenolikė, tė cilėt ulin stresin oksidativ nė mėnyrė tė jashtėzakonshme.
            Gjatė hulumtimeve tė mėparshme, Aviram dhe ekipi i tij kishin zbuluar se lėngu i shegės aktivizon njė enzimė tė quajtur PARAOXONASE (PON), e cila shpėrbėn / tret kolesterolin e oksiduar nė gjak. Kjo do tė thotė se lėngu i shegės jo vetėm parandalon oksidimin, por edhe eliminon pasojat e shkaktuara nga kolesteroli i oksiduar, pėrfshirė arteriosklerozėn.

            Por prisni! Mos i hidhni bėrthamat e hurmave tė Arabisė!

            Prova mė e fundit e kryer nga Aviram dhe kolegėt e tij ekzaminoi efektet e kombinimit tė trefishtė: lėngu i shegės, tuli i hurmave tė Arabisė dhe bėrthamat e kėtyre hurmave. Testet zbuluan se kombinimi i trefishtė ofronte mbrojtje maksimale.

            Kur lėngu i shegės, hurmat e Arabisė dhe bėrthamat e kėtyre hurmave bashkohen, stresi oksidativ ulej me 33% dhe kolesteroli arterial ulej me 28%.

            Qė t’i siguroni kėto rezultate, Aviram dhe kolegėt e tij rekomandojnė njė gjysmė gotė me lėng shege me 3 hurma arabie.

            Pėr tė pėrfituar edhe dobitė shėndetėsore tė bėrthamave tė hurmave tė Arabisė, shėndeti natyral do t’ju rekomandonte bluarjen e bėrthamave tė hurmave tė Arabisė dhe pastaj lėngu i shegės, hurmat e Arabisė dhe bėrthamat e bluara tė bėhen nė formėn e njė pureje (smoothie) nė blender. Pėrndryshe, konsumoni vetėm lėngun dhe shegės me tulin e hurmave tė Arabisė.

            Ju uroj jetė sa mė tė shėndetshme!