Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime 2 - Xhelozia

Shkruan: Daut DEMAKU

       XHELOZIA

       Nė jetėn lineare (nė ekzistencė) shqetėsimet janė ndėr mė tė ndryshmet, qė, kryesisht janė pasojė e jetės nė sipėrfaqe, nė cekėtinė, pra nė ekzistencė. Qenėsia (esenca) ėshtė AKSION, sipėrfaqja (ekzistenca, jeta lineare) ėshtė vetėm REAKSION.

 

 

            Nė fund tė kėtij shkrimi - do tė flas shumė pak dhe shumė sipėrfaqėsisht pėr xhelozinė.
            Paraprakisht do t’iu them kėtė:

 

            Kur luftoni kundėr momentit, ju nė tė vėrtetė luftoni kundėr tėrė gjithėsisė. Nė vend tė kėsaj, mund tė vendosni qė sot tė mos luftoni kundėr tėrė universit, duke luftuar kundėr kėtij momenti. Kjo do tė thotė se: PRANIMI I KĖTIJ MOMENTI DUHET TĖ JETĖ I PLOTĖ DHE TĖRĖSOR. Ta pranoni botėn siē ėshtė, e jo ashtu siē do tė dėshironit jut ė ishte nė kėtė moment. Kjo ėshtė me rėndėsi tė kuptohet.

            Mund tė dėshironi qė bota (dhe tė gjitha nė jetėn lineare) nė tė ardhmen tė duken ndryshe, por nė kėtė moment duhet ta pranoni siē ėshtė.

 
            Kur ndiheni tė penguar apo tė shqetėsuar shkaku I NDONJĖ NJERIU APO SITUATE, pėrkujtohuni qė tė mos reagoni nė NJERIUN apo nė SITUATĖN veēse nė NDJENJAT tuaja. Ato janė ndjenjat tua, kurse ndjenjat tua nuk janė gabim I HUAJ. Kur ta keni kuptuar kėtė plotėsisht, do tė jeni tė gatshėm qė ta merrni pėrgjegjėsinė pėr NDJENJAT tuaja dhe t’i ndryshoni ato. E nėse gjėrat mund t’i pranoni siē janė, do tė jeni tė gatshėm ta merrni pėrgjegjėsinė pėr situatėn tuaj si dhe pėr tė gjitha NGJARJET qė i pėrjetoni si PROBLEME.

 
            Kjo ėshtė qenėsorja (esenca). Ndėrkaq, nė jetėn linerare (nė ekzistencė) shqetėsimet janė ndėr mė tė ndryshmet, qė, kryesisht janė pasojė e jetės nė sipėrfaqe, nė cekėtinė, pra nė ekzistencė. Qenėsia (esenca) ėshtė AKSION, sipėrfaqja (ekzistenca, jeta lineare) ėshtė vetėm REAKSION.


            Jeta nė cekėtinė prodhon frikė tė pakufishme si xhelozinė, urrejtjen, tradhtinė, vlerėsimin, thashethemnajat…etj.


            Xhelozia ndėrtohet nė krahasim. (Po tė jetonte vetėm njė njeri nė botė, a do kishte xhelozi?). Por, xhelozia “ushqehet” nga frika. Pse jemi dhe pse bėhemi xhelozė? Sepse dikush (me diēka) ėshtė gjithnjė mė i mirė se na… dikush ėshtė mė i suksesshėm, mė i bukur, mė i pasur, mė i ri…etj. Kur tė krahasomi, atėherė, thellė nė ne, njė xixė e xhelozisė nisė tė bulojė.

 
            Nė pėrgjithėsi shpallja e fatlumėrisė personale, tė tjerėt i bėn xhelozė, sepse kur tė krahasohen me ty, shohin veten e tyre. Prandaj, tė menēurit e ruajnė fatlumėrinė e tyre, (nė cilėndo fushė tė jetės) nuk e ekspozojnė, nuk kapėrdisen.

            Nė dashuri, frika pėr humbjen e partnerit, e shkakton xhelozinė. Kjo frikė vazhdimisht rritet dhe dikur kalon e shndėrrohet nė sėmundje. Nė kėtė shkallė, xheloxia shndėrrohet nė ortek tė borės, qė rrėnon e shkatėrron dhe asgjė – nuk ndėrton.


            Ėshtė e ēuditshme se nė shkallėn mė tė lartė tė xhelozisė arrijnė njerėzit me MUNGESA. Ata qė kanė dyshime (pse vetė nuk janė tė pastėr), ata qė kanė pasiguri (sepse vetė kanė mungesa), ata qė nuk kanė qėndrueshmėri (sepse vetė janė tė dobėt),.. zakonisht janė shumė xhelozė dhe nuk arrijnė ta sundojnė e kontrollojnė kėtė ndjenjė rrėnuese.

 


            Por si mundet kjo “sėmu
ndje”?


            Hapi i parė, sikurse nė ēdo ēėshtje tjetėr qė ju mundon, ėshtė ta pranoni se ekziston problemi. Shumica e njerėzve nuk ia dalin ta pranojnė se sjellja e tyre dhe perceptimi qė ata kanė kundrejt partnerit apo njė personi tjetėr ėshtė irracionale dhe nuk ėshtė e bazuar, nė shumicėn e rasteve, nė perceptim tė drejtė. Atėherė, kur e pranon se ekziston problemi mund tė gjesh motivimin e duhur pėr tu pėrballur me tė dhe pėr tė kėrkuar ndihmė.


            Hapi i dytė ėshtė ta kuptosh se pavarėsisht se a je me atė person apo jo, a po e spiunon apo jo, a e kontrollon apo jo – asgjė mbi kėtė tokė nuk mund ta garantojė besnikėrinė e tij/sajė. Ai/ajo do tė jetė besnik vetėm nėse ai/ajo do – jo pėr shkak se ti e kontrollon, i bėnė presion apo e bėnė tė ndihet se ėshtė nėn pėrcjellje.


            Hapi i tretė ėshtė tė punosh me veten dhe ta kuptosh kėtė fakt: partnerit yt nuk ėshtė me ty pėr shkak se ti je xheloz/e, as pėr shkak tė presionit qė t’i ushtron mbi tė qė ai/ajo tė tė qėndroj besnik/e – Ai/Ajo ėshtė me ty pėr shkak tė cilėsive tė tjera qė ti posedon. Duke mos e shfaqur xhelozinė, ti manifeston karakteristikat e tua mė tė mira: vetėbesimin, pavarėsinė, besimin nė partnerin, logjikėn e shėndoshė, pjekurinė, etj. Tė gjitha kėto janė shumė mė atraktive sesa xhelozia e cila nuk mund tė prodhojė kurrė rezultate tė mira.


            Hapi i katėrt: Binduni se asnjė kompani sigurimi nuk mund tė ofrojė garancion se lidhja juaj do tė zgjas pėrgjithmonė. Andaj bėhuni real, kėnaquni me gjėrat qė keni dhe mos mendoni pėr mė tė keqen – kuptojeni se partneri yt ėshtė me ty sepse ai/ajo ndjenjė diēka tė thellė dhe JO pėr shkak se dikush (ti) e detyron.


            Kėto janė vetėm disa kėshilla e natyrisht qė duhet tė punoni me veten nėse doni rezultate konkrete.


            Ėshtė e vėrtetė se ekziston edhe xhelozia pozitive! Sa e mrekullueshme dhe sa rezultate prodhon xhelozia pozitive do tė na duhej t’i mbushim disa faqe me shembuj.



            Me shumė dashuri pėr JU,

            dautdemaku@gmail.com