Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 4 - Xhemajl Rudi

XHEMAJL RUDI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

XHEMAJL RUDI

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Ka lindur mė 01.03.1965 nė fshatin Savrovė, Komuna e Suharekės.

            Ka kryer shkollėn fillore nė Savrovė «Naim Frashėri» dhe nė Bukosh si dhe gjimnazin "Kontabilitet-komerciale" nė Prishtinė.

            Ishte student nė Universitetin e Prishtinės nė "Filozofi-sociologji" por, me pas, ngjarjet ndodhen me pengesa te mėdha dhe e pėrjashtuan pėr jo pėrshtatshmėri politike pasi ishte i burgosur nė `81, pastaj nė `82 deri nė `83 etj…

            Ka filluar tė shkruaj poezi dhe prozė tė shkurtėr, njė dramė dhe njė roman, qė nga klasa e 6-e fillores. Shkrimet e tija u vlerėsuan nga mėsuesi i gjuhės shqipe, nė fillore, Haxhi Zyba si dhe nga shkrimtari pėr fėmijė Rifat Kukaj.

            Gazeta Bashkimi, nė vitet `90-ta, kanė botuar poezitė e dikurshme qė i kishte shkruar nė moshė tė njomė.

            Bastisja, nė gusht tė `93 nga shėrbimi serb, e detyruan tė largohet prej atdheut pėr nė Zvicėr. Qė nga ajo kohė jeton nė Zvicėr.

 

            Deri mė tani ka botuar 14 libra-poetike:

            1. "Rrjedhe Autoktone"- poezi 1996. Red. Emrush Xhemajli, Shoqata "Pjeter Bogdani" Bil - Biene, Zvicėr.

            2. "Duke mbledhur kohėn" - poezi 2000 Tiranė. Red. Shaban Sinani, botuesi "Dritero".

            3. "Dheut pjesėn e vet" - poezi 2001 Tiranė. Red. Shaban Sinani, botuesi "Shqip".

            4. "Asgjė nuk ngjan nė reklama as hėnorja" - poezi 2008 (pėrmbledhje nga poezitė e botuara). Red. Nazmi Rrahmani,  botuesi  "Konica".

            5. "Lule dhe Vjeshtė" - poezi 2011 Tetovė. Red. Enver Neziri, botuesi "Botimet Shqiptare".

            6. "Fjala e dhimbjes" - poezi 2011. Red. Prend Buzhala, botuesi "Andena" Prishtine.

            7. "Siluetė e Saj" - poezi 2012. Red. Trina Gojani, botuesi "3zen" Prishtinė.

            8. "Brigjeve te hijeve" - poezi 2013. Red. Abdyl Kadolli, botuesi "Lidhja e shkrimtareve te Kosovės" nė Prishtinė.

            9. "Pėr ty Lerta" - poezi 2013  Tetove te Botimet Shqiptare. Red. Enver Neziri.

            10. "Barka e Lernes"  2015. Red. Mark Simoni, botuesi "Muzgu" Tiranė.

            11. "Gota e Erės"  2015. Red. Mark Simoni, botuesi "Muzgu" Tiranė.

            12. "Vjeshta e Lundėrtarit"  2015. Red. Mark Simoni, botuesi "Muzgu" Tiranė.

            13 "Dritaret e Ernes"  2016. Red.  Mark Simoni, botuesi "Muzgu" Tirane.

            14. "Fjala nė peshėn e kohės" 2016. Red. Veli Kajtazi, recensent Halil Selimi, botuesi "Ulpi" Prishtinė.

 

 

 

 

DUKE MBLEDHUR KOHĖN

 

E peshonte veten me lėvozhgėn e ftoit,

me degėt e kthyera hark mbi tokė,

nė kopshtin e errėt tė netėve me hėnė,

me kryqėzimin e hijeve copė-copė.

 

Veten ai maste me njė degėz thane,

e gurėzit e kopshtit mblidhte si pjesėt e jetės.

Pėrmallshėm pėrqafonte trupin e thinjur tė manit,

e kujtimin e hidhte prej grushti nė djepin e etėrve.

 

Me gishtėrinjtė lėmonte faqet e lagura

nga gjoksi i shkrepte vetėtimė zemre afshi i dashurisė,

e gruaja afshin e saj si kopshtin nė pėlhurėn e djepit qendiste;

jetėn e derdhur tek nyjat e eshtrave ;

me gishta numėronte rrudhat kokrra-kokrra,

tė tjerat i shtrydhi kujdesshėm

(edhe kujtimin qė ishte)

i djegur tėrė jetėn prej zjarrit tė ndezur nga gruaja.

 

Me gjunjėt e thyer,si degė,tė premten,

duart e ēara si fletėt e ftoit prej breshėri tė dielave,

netėve me hėnė u prishte kryqėzimin hijeve

jetėn e kuptoi tė akullt

e tė djegur nga prushi nė vargore.

 

 

E VĖRTETA

 

E vėrteta nuk donė mbulim

.........e vėrteta qėndron nė dritėn e diellit

Nė dritėn e fjalės digjet pėrditė

..........nėn hirin e prushit ajo pėrfton n`shkėlqim

E vėrteta ėshtė nė fytyrė tė pastėr

.........nė shikimin prej qelqi sikur i qiellit pa fund

Kudo ėshtė e vėrteta nė ēdo gjė

..........si ne perin trekėndėsh tė natės dhe ditės

Nė sytė e dashurisė te drita hyjnore

..........nė buzėt e etura te shkretėtirės

Varrė i kohės ėshtė si shenja e vetme sublime

..........obelisku i vetėm i zemrės i ndjenjės i arsyes

Si ylli ndrite dhe digjet pėrditė nė errėsirėn e ftoftė qiellore

..........atje ne hone tė trishta ku lind agimi ynė

Ėshtė gjuha e mendjes nė thellėsitė e pa dukshme tė gurit

..........dhe ndrite si ylli i para mėngjesit nė syrin e ditės

Ajo qėndron nė hirin e moteve te ripėrtėritjes fisnike

..........nė pavdekėsinė e dykrenorit hyjnor

Nė buzėt e atdheut nė altar te vatra e jetės

..........nė lėkurėn e mėmėdheut pikon dashurinė e pa fund

E nė sytė e saj ndrite krejt bota e njeriut

..........nė tingullin e fjalės ėshtė magjia e ėndrrės

...............ėshtė vetė jeta e praruar ne fuqinė e pasionit

....................dhe ne guxim lind,dhe vdes,dhe ngjallet e vėrteta si fjala...

 

 

ERDHE MOJ....

 

Erdhe nė zhgjėndėrr

si

njė e pėrftuar nė ėndėrr

Erdhe nė pėrpragun

e ditės

si hije e heshtur pranė agut

Erdhe me njė llambė

tė varur

nė derė si dritėza e purpurtė

Erdhe si flakė pranė dritares

ku hėnėza

po tretej matanė kodrės sė kaltėr

Erdhe prane murit si hije nen llambė

ku fitili digjej

nė flaken e fundit si njė ėndėrr e zjarrtė....

 

 

MBATHJA......

 

Mbathja fjalės se pa kuptimtė

shikimit dyshues dhe mashtrues

syrit te korbit, tė errėt si muzgu

Mbathja varfėrisė me guxim

te mendimit te trishtė ditėve tė afėrta

dhe rrėnojave sipėr dil fitimtar

atje te caku i fitoreve te kepi i ri

Mbathja kur duhet tė ja mbathėsh

dhe qėndro deri ne pa kthim

pėr lirinė tende, te syve tu,

te lules sė dheut e tė qiellit tėnd

Mbathja shtigjeve te pa qarta

e ne kurrizin e kepit ecė pėr diell

si ne vijėn e hollė mes hiēit dhe jetės

aty ku humnera dhe blerimi

puqen e largohen te njė fije bari

Mbathja syrit hileqar,

ecė udhės tende me diell

me yje dhe me hėnė,

mbathja prej bujtinės aty,

ku kėndon hutini i mbrėmjes

Mbathja korrikut te etur

ku s`ka xixėllonja tė mbrėmjes

ku shtrohet darka e vjetėr

me ushqimin e mykur me gjurmė hardhucėsh

Mbathja prej kameleonit e ngjyrės se tij tė rremė,

mbathja,mbathja, mbathja.

Por guxo nė fjalė,nė shikime tė largėta

nė sy prej qielli guxo,ecė nė urėn tėnde tė kohės

gjej shtigje te reja pėrditė nė guximin tėnd

dhe ditėt e ēastet kalohen nėpėr fije bari

aty ku asgjėja ėshtė hiq,e gjithēka merė kuptim tė freskėt

dhe flijohu ne fjale, sepse fjala ėshtė flamuri yt i zemrės

Dhe mbathja,dhe guxo,ēast pėr ēast,

e shteg pėr shteg, si kur ēelė lulja pranė shtogut....

 

 

KOSOVA

 

Kosova - njė arkitekturė eshtrash,

me flijime heronjsh themeleve.

 

Kosova ec jetėn e shekujve,

mes kohėve tė plagosura.

 

Kosova - shtrirė kontinenteve nė hartografi lėkure,

nė jetėn e dėshmorėve u pagėzua.

 

Kosova - brerore me siluetė tė thyer,

freskon buzėt e thara me nektar lulesh tė tė rėnėve

 

 

DUKE MBLEDHUR KOHĖN

 

E peshonte veten me lėvozhgėn e ftoit,

me degėt e kthyera hark mbi tokė,

nė kopshtin e errėt tė netėve me hėnė,

me kryqėzimin e hijeve copė-copė.

 

Veten ai maste me njė degėz thane,

e guralecėt  e kopshtit mblidhte si pjesėt e jetės.

Pėrmallshėm pėrqafonte trupin e thinjur tė manit,

e kujtimin e hidhte prej grushti nė djepin e etėrve.

 

Me gishtėrinjtė lėmonte faqet e lagura

nga gjoksi i shkrepte vetėtimė zemre afshi i dashurisė,

e gruaja afshin e saj si kopshtin nė pėlhurėn e djepit qėndiste;

jetėn e derdhur tek nyjat e eshtrave ;

me gishta numėronte rrudhat kokrra-kokrra,

tė tjerat i shtrydhi kujdesshėm

(edhe kujtimin qė ishte)

i djegur tėrė jetėn prej zjarrit tė ndezur nga gruaja.

 

Me gjunjėt e thyer,si degė,tė premteve,

duart e ēara si fletėt e ftoit prej breshėri tė dielave,

netėve me hėnė u prishte kryqėzimin hijeve

jetėn e kuptoi tė akullt

e tė djegur nga prushi nė vargore.