Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Xhemal Gora

XHEMAL GORA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

XHEMAL GORA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Autori Xhemal Gora ka nisur tė botojė pas viteve 90-tė, mbas ndėrrimit tė sistemeve, ndonėse   ėshtė marrė me letėrsi, ka studiuar dhe ka shkruar, qė nė rininė e tij tė hershme.  Me origjinė ėshtė nga fshati Gusmar i Labėrisė, por ėshtė lindur nė vitin 1942, nė Golem tė Kavajės., ku i ati ishte me shėrbim. Shkollėn fillore dhe shtatėvjeēaren i kreu nė Kuēovė. Pasi ka mbaruar shkollėn dy vjeēare tė “Rezervave tė Punės” nė Kuēovė, nė vitin 1959, ka punuar disa vite sondator ne shpimin e puseve tė naftės nė zonėn e Patosit, nė Marinėz. Nė kėtė vit me tė gjithė familjen ėshtė transferuar nė qytetin e Fierit, ku ka vazhduar gjimnazin e mbrėmjes “Janaq Kilica”, (pa shkėputje nga puna)  nė vitet 1960 - 1965, vit kur ka filluar kryerjen e shėrbimit ushtarak, tre vite, nė degėn e ndėrlidhjes nė Tiranė, tė cilin e mbaroi mė 1968. Punoi dy vite nė “Uzinėn Mekanike Bujqėsore” nė Fier si mekanik.  

            Studimet e larta nė degėn Gjuhė dhe Letėrsi Shqipe i kreu nė  Universitetin e Tiranės nė vitet 1970 - 1974. Nga viti 1974 deri 1993, ka punuar nėpėr shkolla te disa fshatrave si mėsues gjuhe dhe letėrsie nė arsimin 8-tė vjeēar. Pas ndryshimit te sistemeve, nė vitin 1993 ėshtė ftuar tė fillojė punėn  si nėpunės pranė bashkisė Fier deri nė vitin 2000. Nė vitet e punės si mėsues, botoi librat e parė mė poezi dhe prozė. Nė vitin 2000 del nė pension tė parakohshėm, duke iu kushtuar tėrėsisht letėrsisė. Nė vitin 2006 ka shkuar pranė fėmijėve nė SH B A dhe jeton nė Boston.

            Ėshtė autor i dy vėllimeve me poezi, dy poemave, njė novele dhe kater romaneve, (njėri nė poezi). Pas dy romaneve tė suksesshėm tė tij ne prozė; “Gjenerali i dy mbretėreshave” dhe “Pengu i zemrės sė lėnduar”, tashmė me pėrvojė, na dhuron romanin e tij tė tretė nė prozėn e gjatė “Fate nė udhėkryq”. E veēanta e kėtij romani ėshtė, se ndryshe nga e gjithė proza e tij e mėparshme, tė cilėn e ka  me temė nga e kaluara  historike, ky roman pėrshkruan ngjarje bashkėkohore, qė autori i ka njohur gjatė jetės sė tij, nė regjimin totalitar e postkomunist, deri nė ditėt tona.

 

 

 

 

 

KUR VUAN NJĖ POPULL

 

Kur vuan njė  popull, nxihen ylberet,

lotėt e shpirtrave tė  vrarė , mbeten njollė  nė  diell.

Nėn  rėnkimin e varreve, errėsohen yjtė ,

dhimbja ushqen zemėrimin dhe vdekja s’ka fuqi.

Kur vuan njė  Komb,

kujtesa ēan shekujt drejt rrėnjėve,

ndėrgjegjja ae Kombit burimeve ecėn, nėpėr labirinthe…

Nė  shpėrgėnj  dhimbjesh lindin gjenitė ,

mėkohen nga tragjeditė

dhe  prijnė  nė  liri.

 

 

PAFUNDĖSI

 

Nė  tehun e shpatės vunė  kokat kapedanėt,

udhė kryqeve tė  botės,

monumente lirie mbetėn.

Brengat,

copėza amanetesh,

varur flokėve tė  stinėve,

thinjur nga dhimbjet,

rrudhur nga tradhtitė ,

qerpikėve tė  zotit rėndojnė .

Kėtij fundshekulli,eshtra e Kombit,

duke lėnguar nė  shtratin e vetasgjėsimit,

mbi pragun e pėrmbysur tė  ndėrgjegjes troket.

Nga krismat, bota brenda nesh,

Tkurret… thyhet….Buēet…

 

 

ZĖRAT E JETĖS

 

Zėrat e jetės,

me fshikje mė  ledhatojnė ,

me amanetin,

duke mė  nisur nė  udhėtim drejt jush.

Realiteti  nė  ju vraftė ,

me forcėn e goditjes sė  dhimbjes,

egėrsinė  e shekullit zbuteni.

Ndryshe,

mbylleni dėshirėn time,

nė  sarkofagun  e braktisjes suaj.

Hapjani  rrugėn vetėflijimit.

Pėr brezat qė  do tė  vijnė ,

le tė  mbeten fosile

ndjenjat e mia,

dėshmi e dashurisė  pėr ju…

 

 

UNĖ E NJOHA

 

 Njė  grusht rrecka pa formė,

nė  trajtėn  e njė  plaku,

me buzė  tė  pėrzhitura,

qė  belbėzonte paragrafe…

Unė  e njoha...!

Nėpėr mjegullat e kohėrave,

dhe i padukshėm,

nė  ju trokittė  portave tė  ndėrgjegjes...

ėshtė Sokrati...!

Mos e pėrbuzni…

 

 

KĖSHTJELLAT

 

Plagėt e kohės, tragjedi kullojnė .

Hija e shpendit tė  legjendave,

nė  fluturim,

tė  lavdishme i bėn.

Malet e shpresave,

nėpėr rrėnoja perandorish,

amaneteve shkėlqejnė .

Perla nėn gurė

mbuluar me lėkurė  epoke,

qė  murosur,

flenė nėpėr shekuj…

 

 

TIRANĖS

 

Kur vijmė  te  ti…

Nėpėr sekonda,

kohėt te njėra – tjetra shpalosen...

Buzėqeshjet, si  nė  kohė  tjetėr,

Vriten  me plumba idesh.....

Bukurinė  e varfėr, ndotur me urrejtje,

mbrėmjeve nė  dritėn e qirinjve,

pėr ta mbajtur gjallė ,

nė  mes tė  duarve e ngrohim me frymėn e shpirtit.

Dhimbja duke ngrėnė  vetveten,

si  kurorė  mbi Dajt,

tisin  nė  formė  mjegulle,

ēdo mbrėmje derdh

tė   lajė  rrugėt e tua,

ku shkelin Makbethėt e Kombit...

Kur vijmė  te  ti…

 

 

KU MBILLEN PSHERĖTIMA

 

Sa shigjeta na gjakosėn fluturim,

buzė  dashurive,

ku mėngjeset dhe mbrėmjet

tė  thara na perėndojnė

e shpirti gjumit pėrpėlitet nėpėr ėndrra…

Jetės  burg,

nga rrezet e qelive, koha feks.

Ndjenjat, shtratdhimbjesh  tkurren,

duke u mbytur qenies.

Varrezė  dėshirash  ku mbillen psherėtima…

Zgjatemi  e  zgjatemi,

por mbi ne  fare pak polen

lė  ndonjė  krahė  future…

 

                    

KOSOVĖ

 

Pėrtej  syve tė  akullt,

sa kuaj Troje hingėllijnė …

Ti,

shpirtit tė  njeriut,

nga hone lashtėsie kėrrusur,

nė bulevardet e Evropės,

lėshove zėrin tėnd:

“ Mos e zgjoni Homerin…

Mos e zgjoni…!”

 

 

ZJARRET

 

Zjarret,

kush tha se janė  njėlloj?

Gjuhėt e flakėve ndryshojnė

nga thellėsia e dashurisė … urrejtjes…

duke valėvitur misterin e magjisė  tinėzare,

tė  shpirtit tė  ndezur qė  nuk duket…

Ndoshta Zotat njerėzve,

prandaj nuk deshėn t’jua jepnin.

Por ata ua morėn,

baba Dielli ua dhuroi,

a vetė  Prometeu…

Sė  pari, e futėn nė  gji.

Tė  mjerėt, s’e ruajtėn dot masėn…

U pėrvėluan!

Edhe kur nga shpirti e nxjerrin,

hirin brenda, tė  ndezur e mbajnė .

Ndoshta  Botės flakėn t’i  vėnė ….

 

 

ME DASHURINĖ E JETĖS

 

Erdha…Jam  kėtu!

Trupi i lehtė   si zgavėr,

shpirti, me peshėn e tij

nėn   bluzėn e bardhė  

mbetur  korridoreve me erė   narkoze…

Nė  shtrat, mbi fytyrėn tėnde,

me dashurinė  e viteve tė  njom buzėt

e mbėshtjell duke tė   pėrsėritur;

Erdha…Jam  kėtu...

Kėsaj  mesnate, kėtė   barakė   me rrota,

dashuria  ime s’do ta lėrė  tė  ndalet.

Ja…Mbėrritėm…

Tek mbushem me pritjen tėnde,

tė   flas fort:   “Mė   dėgjon…Erdha…Jam  kėtu!...”

Dora mbi ballė   i largon  hijet.

Ti, ēel sytė ,

e  nėpėr dhimbje mė   buzėqesh