Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Xhemė Karadaku

XHEMĖ KARADAKU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

XHEMĖ KARADAKU

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

         U lind nė fshatin Ranatoc tė Karadakut tė Preshevės. Shkollėn fillore e mbaroi nė vendlindje, tė mesmen nė Preshevė, kurse fakultetin nė Prishtinė.

            Nė konkurse tė ndryshme letrare ėshtė fitues i shumė shpėrblimeve pėr poezi, tregime dhe humoreska.

            Libri me poezi pėr fėmijė “JAM I MADH” nė vitin 2014, nga Karvani i Shkrimtarėve pėr Fėmijė “Agim Deva” u nderua me ēmimin “Ymer Elshani”.

            Ėshtė drejtues i Shtėpisė Botuese “URA”.

            Jeton dhe vepron nė Prishtinė.

 

Botoi:

- Legjendė e re, 1992, 2014

- Natė mbi mua, 1994

- Gjej e qesh, 1994

- Pse iu kall mjekra gjyshit, 1995, 2014

- Zvarranikėt, 1995

- Trimi mė i madh nė botė, 1999, 2014

- Kalikuse kalikuse a ma gjen njė nuse, 2000, 2024

- Ėndėrr me ėndrra, 2000

- Feniksi nuk ėshtė ndryshe, 2000

- Lavjerrėsi i kohės, 2002

- Histori pėr njė dashuri, 2003, 2014

- Lojė nė Trojė, 2003

- Nipi i Don Kishotit, 2005, 2014

- Fuqia Hyjnore, 2009

- Flakadani i lirisė - Monografi pėr dėshmorin Xhavit Kozhani, 2010

- Lojė me fjalė, 2011, 2014

 

 

 

 

 

JAM I MADH

 

Njė ditė dola nė livadh,

Dhe bėrtita: JAM I MADH!

Njė buburrec kapa n’kokė,

Dhe e hodha mirė pėrtokė...

 

Hipa mbi grumbull dheu:

-Trim si unė s’ka Atdheu!

Ditėn tjetėr nė mal dola:

-JAM I MADH, me zė fola!

 

Njė hardhucė - befasisht,

Desh e lashė fare pa bisht.

I theva do degė tė thata:

-Jam Tarzani-fort piskata!

 

Tjetrėn ditė shpatit zbrita

-I MADH JAM, atje bėrtita!

Kur ndala pak te pėrroska,

I shastisa nja tri bretkosa.

 

Klitha fort nė maje guri:

-Nuk bėn nėna kėsi burri!

JAM I MADH-kjo po shihet

Pse ky titull s’po mė njihet?

 

 

BOTĖ NĖ VETE

 

Njė fėmijė shkroi nė ditar

S’dua tė jem argjend as ar

Po u bėra kėshtu rastėsisht

S’dihet kush mė vė nė gisht.

E diku shkruante njė tjetėr

Nuk dua t’bėhem sikur letėr

Se pa mėshirė disa stėrvina

Mė bėjnė zi me shkarravina.

Njėri shkruante nė njė fletė

Nuk dua t’jem sikur kometė

Se drita e saj nė ndonjė natė

Nuk e ka jetėn aspak t’gjatė.

Lexova nė njė ditar fėmije:

-Nuk dua t’jem n’jetė si hije

Hije e zezė, kopje e trishtė

Dhe t’i bėhem secilit bisht.

I lexova edhe shumė gjėra

Ato do tė mbeten sekrete.

Veē njė gjė mė tha zemra:

-Fėmijėt janė botė nė vete!

 

 

GISHTAT E DORĖS

 

Gishti i vogėl n’protestė

Ankohej me drithėrimė:

-Jeta juaj pėrherė-festė,

Unė mbeta sa njė grimė!

Qeshi pak gishti i madh

Gishtit tė vogėl po i flet,

-Shtati im-cung n’luadh,

E ti vėlla trupin si atlet...

Gishti tregues tha dikur:

-Rėndėsi ka secili gisht,

Ti tashmė je bėrė burrė

Pa ty dora ėshtė e ligsht.

Gishti i mesit tha pastaj

Po tė lus natėn e ditėn,

Nėse je me buzė nė vaj,

A e ndėrrojmė pozitėn?

Gishti i unazės nxori zė:

-Ah ta kisha si ti shtatin?

Mė keq se unė s’ka mė,

Me lak n’fyt e kam fatin.

U befasua gishti i vogėl,

O sa fort zemra i qeshi,

Hapi sytė sa njė gogėl:

E mysafir vrap te veshi!

 

 

YLLI N’SHTRAT

 

Befas gjumi kur tė del

Hej dikur pas mesnate

Nis shėtitu nėpėr zabel

Nė zabelin e kokės sate

 

Ah ky pyll ėshtė magjik

Tė bėn pėr vete sa ora

Nuk ėshtė vend klasik

Mė i mirė se Bora Bora

 

Shijo detin dhe diellin

Pastaj shtriju nė zallė

Po u mėrzite-ke qiellin

Ty asgjė nuk tė ndalė!

 

Shaloji retė sikur kuaj

Shko e eja pa vizė fare

Lodro qiellit tė paskaj

Njė yll fute pėr dritare

 

Ah yllin kur ke n’shtrat

Shtrati bėhet valė lumi

Edhe ėndrrat i ke ngat

Se tashmė tė zė gjumi.

 

 

FITUESI

 

E njoh mirė njėfarė djali

N’jetėn e tij janė dy Bena

Njėri qė shihet nga mali

Dhe tjetri qė rron brenda.

 

Ky Beni qė sheshit duket

Bėn sherre bukur shpesh

Po Beni qė brenda struket

Menjėherė i flet nė vesh…

 

Ben sherri mendjemadh

Shtiret si shurdhmemec

E lėshon kosėn nė livadh

I thotė vetes: pėrpara ec!

 

Ben urtaku i del pėrballė

S’i  lėshon pe asnjė gisht

E godet fort me kokallė:

-Me jetėn mos luaj bisht!

 

Njėfarė djali e njoh mirė

N’jetėn e tij janė dy Bena

Por FITUES, e them shlirė

Do tė dalė ai nga brenda.

 

 

JETĖ, O JETĖ

 

Gjyshi shtrirė nė shtrat

Veē mendimet i ka ngat

E ka harruar krejt veten

Kur e kthen prapa jetėn...

 

I del pėrballė si arushė

Zihet gushė pėr gushė

Lufta e Tretė Botėrore

Bėhet lart nė bregore...

 

Pastaj si ujk ndesh i del

Fshehur thellė nė zabel

Me ujkėziun kacafytet

Derisa fort tė djersitet...

 

I del jeta sikur njė skile

Leshbutė e pėrplot hile

-Po ti bishtin e ke t’gjatė!

Ofshan gjyshi i ngratė...

 

Herė ofshan, herė flet

Kur i del jeta si njė det

E hedh fort cep mė cep,

Shumė i merr e pak i jep

 

Ah jetė e poshtėr jetė

Ti je shtrigė e vėrtetė

Bėhu pak mė e butė

Se m’i dogje edhe trutė

 

I thelluar gjyshi i vjetėr

Befas krejt bėhet tjetėr

Kur e puth nipi nė faqe:

-Oh jetė, ti mė kėnaqe!

 

 

GJELI

 

Mėsuesi porositi me zė:

-Sillni nesėr nga njė vezė!

N’shkollė kush vjen pa tė

Njė minus merr pėr besė.

 

Nasradini s’kish dėgjuar

Me mend ish tjetėrkund

Nga klasa doli i vetmuar

U nis drejt pėr n’katund.

 

Tė nesėrmen sa nisi ora 

Mėsuesi u kėrkoi prerė:

-Vezėt mbi banka-saora!

T’ecim tutje menjėherė.

 

Nasradini syhapur mbeti

Shikon rrotull plot habi!

Mėsuesi shpejt e vėrejti

Dhe arsye kėrkon nga ai?

 

E Nasradini si zakonisht

U kallėzua mendjehollė:

-Pėr kėto pula, sigurisht,

Njė gjel duhet n’shkollė?

 

 

NASRADINI

 

Takuan Nasradinin

Nė shesh dy papaka

Pa pikė faji ia krisėn

Nja dy-tri shuplaka.

 

-Oh, ju faleminderit

Shih sa djem t’mirė!

Dhe nxori Nasradini

Ua dha nga njė lirė…

 

-Ēka bėre Nasradin?

U habitėn njerėzia.

-Ju keni punėt tuaja

Unė-hesapet e mia.

 

E papakat u gėzuan

Veshmėvesh gojėn

Dhe me njerėz tjerė

Nuk e ndalėn lojėn!

 

Deri sa mė nė fund

Takuan njė hundlesh

I shtriu mirė pėrtokė

I bėri krejt pėrshesh.

 

I ngucatė Nasradini:

-Vrik morėt mėsysh!

Tash m’i ktheni lirat,

Po m’i ktheni dyfish!

 

 

FRIKACAKĖT

 

Ditėn jam urtak

E natėn jam trim

S’mė frikon terri

Mė ndrit ylli im...

 

Me shtratin-anije

Detit i bie pėrmes

(Dihet nė ėndrra)

Deri nė mėngjes...

 

Njėsoj dhe motra

Krejt m’ka ngjarė,

Nė dhomėn tjetėr

Si trime e paparė...

 

Gjithfarė ėndrra

Kokėn ia bluajnė,

Dert s’e ka aspak

Syrin s’ia luajnė...

 

Gjyshi me gjyshen

Secili ka njė shtrat

Nuk rrinė fort larg

Por jo dhe aq ngat...

 

Kohėve tė fundit

Ata u bėnė trima

S’po i frikon nata

Shiu as vetėtima...

 

Veē babi e mami

Ata fort po tuten

Tok nė njė shtrat

Natėn po struken...

 

 

PORTRETI

 

Lapsin, ngjyrat edhe fletėn

Nė njė sprovė e vura veten

S’mė tha kush, desha vet

T’i bėja babės njė portret

 

Mbahu, thashė, lum ti djali

M’u duk vetja njėsoj si Dali...

Ai nė oborr rrinte nėn hije

Unė nisa tinėz vijė pas vije

 

Sytė e kaltėr sikur uji i Drinit

Mustaqet krejt si t’Ēaplinit

Faqet trash sikur tuli i bukės

Kėsulėn bardh si maja e Sukės...

 

Hundėn kėrryl sikur kėrrabė

Kreshpėruar si njė shkabė...

E mbusha portretin karakter

Vrap te mami - menjėherė...

 

E shikoi mami me bisht syri!

-Fol, i thashė, ta hajė i biri...

-Hiqmu qafe, tha, ore dreq

Ku ėshtė baba kaq i keq...?