Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Xhemile Adili

XHEMILE ADILI

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

XHEMILE ADILI

 

 

 

 

         

 

            Hyrje

  

           Xhemile Adili u lind mė 1. 4. 1966 nė fshatin Jagoll tė Kėrēovės, kurse jeton dhe punon nė fshatin Haranjell tė kėsaj komune tė Maqedonisė. Nė vendlindje ka filluar mėsimet e para, kur ka filluar tė shkruajė veēmas poezi pėr fėmijė, tė cilat i ka botuar nė librin poetik, me titull “Kush i shkundi mollėt” (1995) dhe nė librin e dytė “Pasi ndalet shiu” (2002).

            Ka botuar edhe poezi tė tjera nė “Flaka e janarit”, ndėrkohė qė ka lexuar poezi tė veta nė shumė aktivitete letrare. Ėshtė anėtare dhe nėnkryetare e klubit tė shkrimtarėve shqiptarė “Mugullimi” tė Kėrēovės.

            Pėrmbledhja poetike “Lulėkuqja mbin nė mur” ėshtė libri i saj i parė pėr tė rritur, kurse sė shpejti do tė botojė edhe librin e saj tė dytė pėr tė rritur, pėrkatėsisht veprėn e saj tė katėrt

 

 

 

 

KA DIĒKA PĖRTEJ DASHURISĖ...

 

Ndonjėherė gjithēka qė mund tė japėsh, ėshtė dashuria

Por ndonjėherė dashuria nuk mjafton,

Ndonjėherė jeta ėshtė si njė ėndėrr,

E ndonjėherė ėndrra pėrmbyset,

Ndonjėherė shpresėn e jep pėr jetėn,

Por sonte mė more larg botės sime,

Nėn ombrellėn e qiellit blu,

Aty ku dallgėt putheshin me bregun,

E flladi i hollė mė pėrkėdhel me ngrohtėsi,

Nė njė univers ėndrrash,

Pėrzier me vallen e yjeve,

Zemrat sa s'dalin nga kraharori

Syri yt mė pėrvėloi shpirtin,

Fytyrėn ma puthi flladi i valės,

Ngazėllimi pushtoi edhe dritėn,

E aty mbi det na humben fjalėt

Tė heshtur flisnim me shpirtra

E veē pėrqafimit tė ngrohtė,

Na pėrkundnin tallazet,

Por ndonjėherė dashuria nuk mjafton,

Ka diēka pėrtej dashurisė,

Ajo dashuria andej s’di a ka njė emėr tjetėr,

Por di qė kalon kėtė dashurinė kėndej.

 

 

NGJAJ ME FIJE BARI

 

Hedh hapat mbi barin e njomė,

Sa lehtė qė ec,

Pėr tė mos lėnė gjurmė,

Duke mos dashur,

Qė asnjė fije tė vetme bari ta lėndoj.

 

Ka gjysmė shekulli qė ngjaj me fije bari

Dhe nuk e paskam ditur.

 

Tė dy kemi lindur nga shpirti,

Tė dy vdesim nga kėmbėt e njerėzve,

Ndėrsa as stuhitė e mėdha

Rrėnjėsh s’na nxjerrin nga toka jonė.

 

Tė dy kemi dėshirė tė jetojmė mes lulesh,

Tė na pėrkėdhel erė e lehtė maji,

Pak ditė para ditėve tė qershive,

Kur durojmė tė ka shkelin fėmijėt,

Me qershi nė dorė.

 

Unė dhe bari

Kemi dėshirė veēmas

Tė na shkelin muzat,

Qė gjysmė shekulli mė papė

I kemi lėnė mėnjanė.

 

Po, ē’mė duhen mua muzat,

Kur me njė fije bari,

Arrij atje lart nė Olimp

Dhe bėj legjendėn e Olimpit shqiptar.

 

Unė dhe bari jemi njė,

Porse unė zbres nga Olimpi,

Kurse bari udhėton drejt majės sė tij,

Ai mė lėmon flokėt me bojė,

Unė rrėnjėt me dhe ia mbuloj.

 

Unė dhe bari ka gjysmė shekulli qė ngjajmė,

Por kurrė s’ia mėsova magjinė e bukurisė,

As kur si flutura u ula mbi blerimin e butė,

Pėr t’i dhuruar kėngėt e mia tė dashurisė.

 

 

DOLLI ME KUPA TĖ VDEKJES

 

Sonte ngrita dolli,

Teksa nė heshtje

Qaja dhe qeshja me ty, o vargu im!

Mikun im i vėrtetė!

Nė kėtė natė pranvere me fllad jugu,

Tė dy jemi shndėrruar nė buzėqeshje dielli,

Kur ti mė mbėshtjell me ėndrrėn tėnde tė ngrohtė,

Me ngjyra ylberi,

E me sy yjesh plot dritė.

Unė flas nė heshtje me ty, o vargu im!

Vetėm ti s’mė mėrzite kurrė nė jetė,

Herė mė shfaqesh si dritė vezulluese,

E herė aromė lulesh tė qiellit, 

Se ti mė mbush syrin me dritė,

E shpirtin me jetė,

Mė fut nė valle me engjėjt,

Se vetėm ti e di mirė shpirtin tim,

Sa herė mė ktheve nga vdekja,

Mė dhe shpirt nga shpirti yt.

Ti, vargu im, mė fle nė gji si diell,

Bashkudhėtari im!

Eh, vargu im, ti kurrė s’u bėre lojė shtrigash,

Shpesh dhe ti je bėrė lot dhe vaj,

Nė momente dhimbjeje e trishtimi.

Vargu im, ti kurrė s'hyre nė valle gjarpėrinjsh,

Dhe xhelat kurrė s’u bėre.

Ti mė mėsove tė flijohem pėr tė bukurėn,

Vesė mėngjesi tė bie edhe natėn,

Sot mė shumė se kurrė tė falem ty, o vargu im!

Tė gjej mes lulesh shumėngjyrėshe,

Nė agime tė bardha e nė ditė plot dritė tė gjej,

Mes kėngės sė zogjve je zėri im.

Ti kurrė s'flet pas shpinės,

As me maska nuk je,

Je i vetmi qė nuk mė zhgėnjen,

Ndaj po ngreh dolli pėr ty, o vargu im!

Edhe me vdekje

Po tė jenė kupat tė mbushura.

 

 

JA SI U BĖRA ZANĖ MALI

 

Zanė mali u bėra, kurrkush nuk mė pa,

E heshtur erdha nė pėrqafimin tėnd,

Me zė tė ulėt mė the: Po ku ishe, o dritė!

Ringjalla shpresėn e vdekur ngaherė,

A thua me puthje ēeli kjo pranverė?

Ilegalja e dashurisė sime tė dergjur,

Me lule pranvere po ndėrtonte fole,

E zemra e arratisur po kthehej nė atdhe.

Me ty pėrqafuar dua tė jem ēdo natė,

Arratisur nė ndjenja deri nė dhimbje,

Rėnkime s’ka as sonte, as dhimbje,

Ishim larg, njė zemėr, njė shpirt u bėmė,

Natėn e lutnim tė merrte orė nga dita,

Istikame hapnim tė fshiheshim nga frika.

Zanė mali u bėra, kurrkush nuk mė pa,

E hapa plasėn e shkėmbit tė ruaja dashurinė,

Mė vinte prapa vetė nėma e zanės,

Ringjallur befas nga legjenda e vjetėr,

Aty nė shkėmb, ku po hapja nė plasė tjetėr.

Istikamet natėn nuk kishin kuptim,

Me zemėr mbrohej e gjithė dashuria,

E bekuar po aq nga vetė perėndia.

Ja, pra, zana e malit nga plasa e shkėmbit foli,

E tretur nė dashuri tė thellė, prapė malli e mori.

 

 

DEHUR ME HELM

 

Ju qė keni gjithė luksin

Dhe shkelni mbi dhimbjen tonė,

Tė uritur na gjetėt, tė uritur na latė,

Ju s’i kthyet sytė

Nga ne tė na pyesni se ē'hall kemi,

Ku dhimbja lexohej dhe nė sy.

Ah, ata sy shpesh kthehen nė liqene,

Ku nė ta lundrojnė varka,

Me njerėz tė dehur me helm

E kur tė zgjohen tė nesėrmen,

Si ujq tė uritur,

Galaktika dhe atė ditė larg do tė mbetet

Shegat do te shtrydhin,

Nė gjithė botėn ngjyrė gjaku,

E ju do tė mbeteni tė neveritshėm

Pėr ato qė do t’iu rrethojnė.

Vargani i njerėzve u nis drejt botės

Pėr kafshatėn e bukės

Asgjė s’do tė marrin me vete,

Pėrveē hidhėrimit

Dhe vuajtjen e paluar,

Si fustanellė pėr ato qė lanė pas,

Zogjve iu ngriu kėnga nė qerpikė,

Kur nė fytyrėn e njerėzve shohin trishtimin,

Pėr njė fole tė ngrohtė

Qė mė nuk i mban,

Mėsyn botėn nga zhgėnjimi

Bari i njomė do tė thahet nga dhimbja,

Sorrat do tė rrjepin kufoma tė gjalla,

Shtrirė gjithandej nga etja dhe uria.

 

Diku mė larg gjeta sytė,

Tė kthyer nė kėneta,

Duke tė kėrkuar nėpėr natė,

Bashkė me tė gjitha pjesėt e trupit.

Asnjė gjurmė s'mbeti nga ti,

Veēse rruga e humbur nė terr,

Ku vrapoja me pjesėt e mia nė duar,

Pėr tė ndėrtuar me to

Ura mbi lumin e jetės,

Ku tė gjeta ty,

Larg nga stina e dhimbjes sime.