.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

GLOBI-SHQIP

Antologji e poezisė moderne shqipe - Xhevahir Cirongu

XHEVAHIR CIRONGU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

 

      

                Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

XHEVAHIR CIRONGU

 

 

 

 

           

             Hyrje


            Ka lindur nė fshatin Leskovė, Tomorricė-Skrapar,nė vitin 1959. Arsimin fillor e tė mesėm e mbaroi nė vendlindje, viti 1981. Vazhdoi pėr Kulturėn Masive (Degėn e Librit) nė Korēė, dhe mbaroi atė  shkėlqyeshėm nė vitin 1990. Pranė gazetės "Jehona e Skraparit", ka kryer kursin e gazetarisė. Nga viti 1978 deri mė 1987, ai ka bashkėpunuar  me kabinetin e gjuhėsisė sė rrethit skrapar, (sektorin e leksikologjisė  dhe leksikografisė).

            Krijimtarinė e ka nisur  herėt, qė kur ishte nxėnės  nė bankat e shkollės 8- vjeēare. Fillimisht ka botuar nė revistat "Fatosi" e "Pionieri". Mė vonė, prej vitit 1976 e deri sot, shkruan  e boton  nė gjithė medien e shkruar dhe atė elektronike. Nė vitin 1984, merr ēmim tė parė nė festivalin kombėtar  tė kėngės pėr fėmijė qė u organizua nė qytetin e Shkodrės; me titullin e kėngės "Ligjėron nėna pėr djalin" tė kompozuar nga Hajri Xhamėni. Po kėshtu, ka shkruar tekste kėngėsh  folklorike. Kėnga  me motive tė dasmės sė krahinės sė Skraparit "Moj nuse, faqe simite" merr ēmimin e dytė nė festivalin folklorik tė Gjirokastrės. Ėshtė autor i katėr kėngėve, qė janė hedhur nė disk  tė kėnduara nga  kėngėtarėt popullorė Asllan Ibro e Bajram Haxhillari, nė vitin  2009 dhe  2013 -ėn. Tekstet e kėngėve  iu kushtohen  dėshmorėve tė Vlushės (tė vrarė nė luftėn e dytė botėrore-1944); si dhe  Astrit Suli, Dėshmor i Kombit, i cili dha jetėn pėr ēlirimin e Kosovės nė vitin 1999.

            Nė vitin 2009 merr pjesė nė konkursin letrar pėr tregimin  mė tė mirė tė organizuar nga  shtėpia  botuese "Ada" pėr revistėn "Obelisk", ku tregimi me titull "Hijet e harresės" hyn nė antologjinė "Tregimit e obeliskut".  Me poezinė "Nėna" merr pjesė nė antologjinė "Lotėt e Virgjėr" me autor Agim Mato – Fatmir Terziu, botuar nga "APCO" 8 mars 2012 nė Londėr. Ku midis 143 poetėve nga gjithė trojet shqiptare ėshtė edhe emri i poetit Xhevahir Cirongu. Deri tani ka marrė pjesė me poezitė e tija tė botuara nė antologjitė  me poezi qė boton shtėpia botuese"Muzgu" nė Tiranė.  Po kėshtu, autori Xhevahir Cirongu ėshtė  edhe redaktor e korrektor i mbi 50 librave . Poezitė e Xh.Cirongut  janė  vlerėsuar edhe nga kritikė e studiues tė ndryshėm. Tė tillė janė Faik Xhani – Tiranė e Pjetėr Cara – Durrės, i cili vlerėson poezitė te libri me titullin "Bisedė me poezinė" midis autorėve tė tjerė edhe krijuesin e trevės sė Skraparit, poetin e ri nga Leskova e Tomorricės,  Xhevahir Cirongu.

            Ka punuar nė Kulturė e telekom deri nė vitin 1990. Edhe sot  shkruan nė mediat e shkruara dhe ato elektronike nė tė gjitha fushat gazetareske e letrare. Deri tani  ėshtė autor i  6  librave. Ka nė proces botimi edhe 7 tė tjerė me tematikė tė ndryshme. Deri mė sot, publicisti, poeti e shkrimtari Xhevahir Cirongu, nė fushėn e gazetarisė ka botuar  rreth  3000 mijė artikuj tė fushave tė ndryshme.

            Jo vetėm kaq, xhevahiri ėshtė edhe njė kritik e vlerėsues i mirė letrar. Janė me dhjeta kritika vlerėsuese qė u ka bėrė shumė autorėve rreth librave tė tyre. Ai di tė qėndisi bukur fjalėn e shkruar dhe tė bėjė vlerėsim real qė mirėpritet nga lexuesi i mirėfilltė letrar.

            Ka bashkėpunuar  dhe ėshtė bashkėpunėtor i shumė gazetave e revistave  brenda dhe jashtė vendit. Ai ka shkruar nė revistat: "Fatosi’, "Pionieri", "Shqiptarja e re", "Hosteni", "Obelisk", "Dituria", "Metafora", "Vegime letrar" etj. Por edhe nė gazetat "Jehona e skraparit", "Luftėtari", "Puna", "Zėri i rinisė", "Bulevard",  "E vėrteta", "Ndryshe", "Zėri i popullit", "Republika", "Kushtrim brezash", "Telegraf", por edhe nė  "Drita", "Muzgu", "Dielli i Tomorrit" ,"Nacional", etj.

 

 

            Botime tė autorit:

 

            - Vėllimin me poezi "Kush ia shkeli syrin Ildės", viti 2005. "Gutenberg" Kavajė.

            - Poezi "Shpirtit i therės", maj 2009, "Gutenberg" Kavajė.

            - Cikėl me poezi nė librin me titull "Mall nga oqeani", botimet "Ada", viti 2010 -Tiranė (ese, tregime, kritikė, portrete, skica).

            - "Tomarrica zemra jonė "libėr historik" -2010.

            - Vėllim me tregime "Misteri i njė gruaje" -2012.

            - "Bisqet e gjakut" libėr historik, viti 2013.

            - Ėshtė  anėtar i Klubit tė Shkrimtarėve e Artistėve tė qytetit Durrės.

 

 

 

 NISJA E TRENIT

 

Shiu i imėt fillon

tė bjerė…

Nė stacion vijnė grumbuj-grumbuj

njerėz,

Cigaren e parė sapo e kisha

ndezur.

Nga larg sirena lajmėron:

mė prisni- erdha!

Mė pėrshėndet njė vogėlush

nga dritarja,

Pastaj, lokomotiva ecėn me tė shpejtė

e nė horizont humbet.

Kurse dielli me rrezet e pėrflakura

ēan retė e pėrkėdhel

valėt e detit.

 

 

SHI NĖ QYTETIN TIM

 

Mbi  kodrėn e qytetit tim
Si pulėbardha retė zbresin atje,
Nė dallgėt e detit lėnė puthjet
Dhe lotin e qiellit te njė ulli.

Atje nė tapetin e gjelbėr diku
Kėmbėkryq ulem e pi vesėn,
Ndėrsa nėpėr degėt e pemėve
Qėndrojnė varur retė e yjet.

Pse u larguan yjet e retė
Mos i tremba unė ato!?
Nėpėr kaltėrsinė qiellore
Nxitojnė qė tė marrin ,
njė grusht ujė pėr tė shuar etjen.

Herėt nė mėngjes atė ditė gri
Filloi tė lotojė syri i kaltėr vjeshtak.
Pas kėsaj, ashtu nė fshehtėsi
U lanė muret e kalasė sė lashtė.

Ndaloj e vėshtrimin hedh nė horizont
Pas shiut njė fjongo ylberi ullishten vesh,
Unė, sė bashku me njerėzit e qytetit tim
Bisedojmė me valėt e  bardha tė detit.

 

 

LETĖR NĖNĖS

 

Malli pėr ty o nėnė mė ka marrė
Pėr sytė e tu plot dritė e ēiltėrsi,
Pėr gjoksin tėnd tė ngrohtė si zjarr
Aty ku mbėshteta kokėn kur isha fėmi.

..Dhe pėr flokėt e thinjur mė ka marrė malli
E pėr ledhatimet e ngrohta me ato duar,
Ah!Rrudhat e thelluara nga vitet mes ballit
O nėnė, njėri pas tjetėrit ty t’i kanė shtuar.

Malli im o nėnė ėshtė prej refugjati
As thuhet me fjalė,as shuhet s’shkruari nė letėr;
Dhe zemra ime hapet si brazė ugari
Atėherė zė e nis pėr ty njė mall tjetėr.

Dhe malli im tretet nė vetvete
E shtohet pėr ty pa pushim,
Ah s’tė thashė dot tė ėmblėn fjalė
Kur po mbushje ujė te pusi i shtėpisė.

Do vij sė shpejti o shtrenjta ime nėnė
Tė puth gurėt e dheun e vedlindjes sime,
Le tė tretet malli si kripa e detit nė valė
Lotėt e dhimbjes do ti dėrgoj atje nėn dhe.

 

 

POETIT ADEM ZAPLLUZHA

 

Takohem te vargu yt
Aty lė njė mendim,
Pastaj,… vargu shkrihet
dhe trupi im bėhet njė,
Aty me trupin e atdheut tim.

 

 

I PUTHA GJETHET E VJESHTĖS

 

Erdhi vjeshta me ngjyrat e saj

peizazhi i gjetheve,

nėpėr degėt e pemėve

nė gji zjarre ndezur mban.

…Kurse dielli i pėrflakur vjeshtak

nga syri i zjarrtė nė perėndim,

ngadalė mbi kolorin e gjetheve

lė ngrohtėsi,

pastaj, nėn zė me to kuvendon.

Degėt lakuriqe tė njė peme

qanin nė vetminė e pyllit,

kolori i gjetheve tė viteve

qe tretur sė bashku me gjethet.

Pse u venitėt,

ju gjethe tė gjelbra?!

Aty mbi trung,

nė degėt e thata

kėngėn e vajit latė.

As kėngėn bilbilat

mė aty s’e kėndojnė,

sa herė ata kthehen

te dega e thatė,

flatrat e krahėve shkundin

si pėr t’i thėnė lamtumirė.

Pas kėsaj

nė ditėn gri tė vjeshtės,

edhe unė vrapove te pema e thatė

te shelgu lotues degėvarur,

njė gjethe vjeshte kolori

 

 

PUTHJET E GJYSHES, YLBEREDRITE

 

Ah, sa mall kam pėr gjyshen time

Kanė kaluar shumė vite,zėrin s’ja dėgjoj,

Mė thoni pra, ku ndodhet ajo mysafire

Nė ē’planet sekret duhet ta kėrkoj?!

 

Nė gjunjė u ula e putha qemerin e portės

Buzėt mbi gur etjen e mallit aty shuanė,

Si dikur i thirra me gjysėm zėri gjyshe Fatimes

Nga qielli si hije zbriti portreti i saj

Mė kapi pėr dore e mė puthi ngadalė.
 

Eja mė tha nipi im tė pėrqafoj fortė

Mos vallė isha nė ėndėrr, syri gjyshes lotoi,

Atje te gurėt e portės sė shtėpisė sė vjetėr

Oshėtima e ujrave tė pėrroit Raven e Selgjin

Kujtimet e vjetra sėrisht ato m’i rizgjoi.

 

Fjongo ylbere malli u derdhėn mbi mua

Dhe gjyshja ime Fatime tretur te yjet,

Thinja tė bardha mbi kokė,valė ujė krua

Si ylberedrite gjyshja ka lėnė puthjet.
 

Nė kopshtin e zemrės time, e shtrenjta gjyshe

Lulet e dashurisė njerėzore nė shpirt mi mbolli,

Gjurmėt e viteve u tretėn ashtu si bora.

Ah, s’ju vure atyre dot fre,

S’bashku me mallin e dhimbjes te yjet

Lulet e lotin dhuratė t’i ēova atje nėn dhe.

                                          

Durrės, nėntor 2014.