.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Xhevahir Spahiu

XHEVAHIR SPAHIU

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

XHEVAHIR SPAHIU

 

 

 

 

 

          

             Hyrje

  

          Xhevahir Spahiu u lind nė Malind tė Skraparit nė 1 mars 1945. Mėsimet e para i mori nė Vlorė, ndėrsa studimet e larta i kreu nė Universitetin e Tiranės, nė Fakultetin Histori-Filologji, dega e Gjuhė-Letėrsisė. Prej vitit 1968 punoi si gazetar nė gazetėn "Zėri i Popullit" mė pas nė revistėn "Nėntori", mėsues letėrsie e libretist nė Teatrin e Operės dhe Baletit nė Tirane. Ka qenė sekretar i Lidhjes sė Shkrimtareve dhe Artistėve tė Shqipėrisė, ndėrsa prej shkurtit tė vitit 1998 -2000, kryetar i Lidhjes. Ndėr veprat e tij tė botuara pėrmenden: "Mėngjes sirenash" (1970); "Vdekje perėndive" (1977); "Agime shqiptare" (1981); "Nesėr jam aty" (1987), i vlerėsuar me ēmimin "Migjeni"; "Heshtje s'ka" (1989), fitues i ēmimit tė parė nė konkursin e 45-vjetorit tė Ēlirimit tė Atdheut etj.

 

 

 

 

 

FERRPARAJSA

 

Pa pike pezmi vdes qysh nesėr
po fundja fatit pse t'ia prish
Pushtoma shpirtin, vere e vjetėr,
me lidh me pranga perėndish.

Shkėlqen parajsa pėrmatanė,
s'ka ferr e terr e tmerr pa fre,
se nga te gjithė qė shkuan e vane
asnjė s'u kthye prape mbi dhe

Por ēfarė marrėzie e pėrzishme
rrafshirė e botes n' amshim!
Pa pabesi te befasishme,
pa njė pėrplasje, njė tundim

M'u ndiz ne deje zjarr i pare,
me prush e afsh me pėrkėdhel.
Njė mije demone ta heqin zvarre,
i zmbraps ky dufi yt rebel!

Me yjet flet kur pret vetėm
nė ferrparajsa gjithsish.
Plugoma shpirtin, vere e vjetėr,
tė thyej pranga perėndish.

 

 

SHEMBJA E NJĖ NATE DASHURIE:

 

Ktheva kokėn, mbajta hapat:

binin tjegullat, binin trarėt,

binte qielli i njė nate dashurie.

Atje mbi papafingo, pranė yjeve e pata puthur,

shemben yjet tani, bėhen pluhur.

Dritare s'ka, ka sy tė zgavėrt,

s'ka mure me plasaritje tė etshme,

skelete fjalėsh nė gjysmė errėsirė,

skelete ėndrrash, premtimesh tė nesėrme.

Ngrihet tymi si njė mjegull e bardhė,

njė grusht eshtrash tė njė nate gėrmadhė.

Nė cep tė rrėnimit

dy burra po pinė qetė-qetė cigare.

Ej, ju atje! Nuk dėgjoni si ulėrijnė brenda meje xhindet,

edhe pak e llava do tė dalė jashtė meje si tek vullkanet.

Mos u kthe nė kujtim, i thashė

mos u kthe nė harrim, mė tha;

botės i falem njė natė dashurie

dhe kjo s’ėshtė pak.

Njė natė. Dhe ēfarė nate!

Dora mbi sup,

hėna mbi mal,

qielli i kaltėr i botės mbi krye...

Mbajeni, mbajeni!

Ajo po bie...po bie....

Dhe ishte njė natė e paemėr,

siē ishin tė paemėrt yjet.

Kini mėshirė, mos e shembni atė nate!

Ėshtė rėnkimi im apo klithma e saj?

Kini mėshirė, kini mėshirė!

Ajo ishte njė natė dashurie

qė kurrė s'duhej tė kish gdhirė.

Kini mėshirė,

nė mos po atje nėn gurė,

nėn peshėn e natės sė shembur do tė shembem,

i vrarė jo nga urrejtja, po nga dashuria,

qė, pėrjetėsisht quhet dhembje.

 


REKUIEM PER OREN 6...

Ora 6
Akrepat si dy krahė tė hapur qė presin
dhe ti s'po vjen
ti s'po vjen as ne 6 e njė minute
ne 6 e dy minuta vetmia ish me mua
unė isha me vetminė nė 6 e tre minuta
ne 6 e katėr bota ishte po ajo
6 e pesa i ngjante 6 e gjashtės si dy pika uji
6 e shtate, 6 e tete, 6 e nėntė, 6 e dhjetė
Ti s'po vjen
S'po vjen
S'vjen
ne 6 e pesėmbėdhjetė
hodha sytė si dy vetėtima nė fushėn e orės sė qytetit
akrepat u thyen si dy krahė tė njė zogu
qe s'ekziston

Unė mora pikėllimin pėr dore
dhe ika

 

 

BORXHET E MIJA

Do tė vdes,
do tė vdes i mbytur nė borxhe,
s'ėshtė asgjė mbytja ne lum a nė dhomat e gazit
I kam borxhe nėnės qe s'ia ngrita varrin,
i kam borxhe lisit qe s'ia hodha pjergullėn,
i kam borxhe dashurisė qė ia vodha tė dielėn,
i kam borxhe krimit qe s'i vura emėr.
Do tė vdes,
do tė vdes i mbytur nė borxhe.
I kam borxhe fjalės qe s'e pashė nė ėndėrr
i kam borxhe korbit qe s'ia zbardha pendėt,
i kam borxhe vitit '13 qe s'ia mbylla plagėt
i kam borxhe ardhmėrisė qe ia lashė tek pragu
terin e njė kohė tė largėt.
Do tė vdes,
do tė vdes i mbytur ne borxhe.
U kam borxh te gjallėve,
u kam borxh te vdekurve;
gurin e varrit e shes
te laj borxhet.

Dhe ve piken kėtu.
Tani mund te flisni
pėr borxhet qe me kini ju

 

e jemi vetėm e sotme.

 


KOSOVARJA

Nė hyrje tė shekullit tė njėzetė,
nxorėn nė bankė tė akuzės
njė malėsore tė thjeshtė.

Ajo pas hekurave tė burgut kishte pyetur:
- Pėrse?
Ata i thanė:
-Sepse...
Ajo nė gjyq:
-Pėrse?
Ata:
-Njė herė ke thėnė se...

Sy tė habitur
Nė sallėn e tymtė,
- Pėrse? Jua them unė,-
tha ajo mė nė fund.

Dhe zbuloi veshjen e varfėr tė saj,
sikur tė zbulonte njė thesar:
jeleku i kuq,
xhubleta e zezė!

- Ja, pėr kėto mė dėnoni,
ju tė njė toke tjetėr!

Nė sallė u shpalos
trupi i saj:
njė flamur kuq e zi.

Dhe zemra nė flamur
si shqiponjė lėvizi.



NĖ PYJE VJESHTA NDEZI ZJARRE

Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
nė zemėr zjarr mė ndeze ti;
po diē gjėmoi lart nė male
dhe nga gjėmimi rrodhi shi.

Dhe fryu njė erė e dimri i bardhė
i shtriu krahėt gjer tek ne;
u drodhėn drurėt, gjethet ranė
si copėra flakėsh mbi xhade.

Tė dy mbėshtetur pas njė reje
Tė dy, dy sy nė gjithėsi;
unė bie, ngrihem brenda teje
e brenda meje digjesh ti.

Sa vjen, dėbon vetminė e plogėt
sa shkon, vetmia flet pėrēart;
pėr ne s’do thonė arkeologėt
statuja qė nuk patėn fat.

Nė pyje vjeshta ndezi zjarre
lejlekėt nisi s’di se ku;
mbi hi do fryjė erė e marrė
kur tė mos mbetet asnjė dru