Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė - Kush ishte myderriz Ymer Prizreni?

Shkruan: Dr. Muhamet PIRRAKU

www.pashtriku.org

            KUSH ISHTE MYDERRIZ YMER PRIZRENI?

 

 

 

Libri i Prof.dr. Muhamet Pirrakut, “MYDERRIZ YMER PRIZRENI ORA, ZEMRA DHE SHPIRTI  I  LIDHJES SHQIPTARE  1877-1887”, u ofrohet tė interesuarve pėr shkarkim falas nė sektorin „Literaturė“

 

 

           

            Emri Myderris Haxhķ Ymer Efendi Prizreni ėshtė sinonim pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit, ēfarė nuk e njohim ende tė plotė. Me analizė kritike tė burimeve arkivore dhe tė shtypit tė proviniencės ballkanike, evropiane, ruse e osmane vėrtetohet se Ymer Prizreni ėshtė njėri ndėr personalitetet qendrore tė Lėvizjes Kombėtare Shqiptare - Ora, Zemra dhe Shpirti i Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit 1877-1887.

            Pse Ora, pse Zemra, pse Shpirti dhe pse vitet 1877-1887?

            Ishte Ora e Lidhjes nė kuptimin e mirėfilltė, sepse ishte forca morale dhe shpėtimtare e Lidhjes. Sukseset e Lidhjes korrespondonin me Orėn, nė kuptimin mitologjik, tė Myderriz Ymer Prizrenit. Sa herė qė Lidhja rrezikohej, nga brenda dhe nga jashtė, Myderriz Ymer Prizreni e shpėtonte, e nxirrte edhe mė tė fortė.

            Ishte Zemra e Lidhjes, sepse Myderriz Ymer Prizreni i pėrfaqėsonte ose i drejtonte, legalisht ose nga pozitat disidente, tė gjitha mekanizmat drejtuese mė kryesore tė Lidhjes dhe i vinte nė lėvizje ato sipas kėrkesės sė momentit historik. Ishte Zemra e Lidhjes ngase aty ku ndihej veprimtaria politike, diplomatike e luftarake e Lidhjes nė dobi tė mbrojtjes sė tėrėsisė sė Shqipėrisė dhe tė autonomisė politike e shtetėrore tė saj, ishte porosia dhe urdhri i Myderriz Ymer Prizrenit.

            Ishte Shpirti i Lidhjes pėr faktin se nė themele tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit ishte mėsimi dhe aktiviteti politik dhe organizues i Myderriz Ymer Prizrenit pėr njė dekadė tė tėrė. Dhe, sa herė qė Lidhjes i ngushtohej gabzherri i frymėmarrjes nga dhuna politike e ushtarake osmane e ndėrkombėtare, autoriteti madhor dhe aktiviteti politik prej urtakut guximtar tė Myderriz Ymer Prizrenit i vinte si akt i riaktivizimit tė frymėmarrjes pėr riaktivizimin dhe riorganizimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, roje kujdestare pėr mbajtjen gjallė tė frymės sė saj.

            Ndėrkaq, vitet 1877-1887 shėnojnė njė dekadė tė qenies sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit nėn udhėheqjen shpirtėrore, politike e ushtarake tė Myderriz Ymer Prizrenit.  Nė themele tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, tė institucionalizuar si Lidhje Gjithėshqiptare, mė 10 qershor 1878, nė fakt ėshtė mbi njė vit i aktivitetit politik, organizues dhe luftarak i Besėlidhjes sė Kosovės themeluar nga fillimi i vitit 1877, nėn udhėheqjen e Myderriz Ymer Prizrenit, me seli nė Medresenė e Mehmet Pashės (Medreseja e Bajrakli Xhamisė). Ndėrkaq, viti 1887 ėshtė pikėrisht data e martirizimit tė Myderriz Ymer Prizrenit, mė 12 qershor, dhe shėnon fundin e ekzistimit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.

            U lind rreth vitit 1820, nė gjirin e njė familjeje fisnike me tradita intelektuale myderrizlerė (universitarė) nė disa breza, pronarė tė shumė ēifliqeve nė Zgatar, nė Prizren dhe nė rrethinė. Ishte i biri i myderriz Sylejman Ali Nuhit tė Zgatarit tė Opojės.

            Gjyshi i Ymerit, myderriz Ali Nuhi, kishte bėrė emėr nė Opojė si themelues dhe imam i parė i   Xhamisė sė Zgatarit, themeluar me berat tė Sulltanit, mė 29 Xhemazul ahir 1229 (mė 10 maj 1814). Pėr tė birin e Aliut, Sylejmanin, nuk dihet kur erdhi nė Prizren. Sylejmani ishte imam nė Bajrakli Xhami, pronar i shumė tokave, i dyqaneve dhe i mullinjve nė Prizren e nė rrethinė: Ponoshec, Grazhdanik etj. dhe bėri emėr si myderriz pikėrisht nė Medresenė e Bajrakli Xhamisė.

            Myderriz Sylejman Efendia, i quajtur edhe Zgatari, u dha shkolla tė larta djemve: Aliut, Ymerit dhe Osmanit. Do tė ketė fat tė trashėgohet vetėm Aliu, kurse nė historinė kombėtare do tė hyjė dhe do tė zėrė vend tė pėrjetshėm vetėm Ymeri, i cili, sa dimė sot, shkollimin fillor dhe tė mesėm e mbaroi nė Prizren, kurse studimet nė fushat e shkencave juridike, filozofike dhe teologjike i mbaroi nė Stamboll. Fillet e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Ymer Efendi Zgatarin, e gjetėn nė pozitėn e pėrfaqėsuesit tė Kosovės nė Parlamentin osman dhe tė myderrizit nė Medresenė e Mehmet Pashės  – “Bajrakli Xhamisė”.

            Ymer Sylejman Zgatari pas mbarimit tė shkollimit shėrbeu myfti nė Prizren dhe fillimisht nderohej me titullin Efendi (zotėri), kurse pas haxhķllėkut do tė nderohet me titullin Haxhķ. Meqė ishte udhėheqės shpirtėror i rreshtimit mistik nakshibendi, quhej edhe sheh, kurse nga zgjedhja pėrfaqėsues i Sanxhakut tė Prizrenit nė Parlamentin Osman, nga fillimi i vitit 1877, do tė quhet me mbiemrin Prizreni. Sė kėndejmi, nė burimet pėr Lidhjen Shqiptare tė Prizrenit dhe nė kujtesėn historike haset tė quhet: Efendi, Hoxha i Madh, Myderriz, Muderrisi i Madh, Sheh, Myfti dhe Haxhķ, i cili tėrė jetėn i qėndroi besnik parimit tė nakshibendive: “Njohuritė e jashtme janė pėr botėn, kurse njohuritė e brendshme janė pėr Zotin”.

            Njėqindedhjetė vjeēari shėndetmirė, Mulla Sefer Bajrovci nga Restelica e Gorės, mė 23 maj 1978, ka konstatuar: “Myderrizi Ymer Efendiu (…) ishte trupmesatar, i fuqishėm, shpatullgjerė.  Me ballin e gjerė, me sytė zhbirues nė gropė nėn vetullat krahnez dhe me njė mjekėr tė thinjur e tė gjerė, qė tė kujtonte njeriun e shenjtė, tė pėrshpirtshėm e me mendje me thellėsi oqeanike...! Ishte mistik, ndaj nė vend tė qallmes sė hoxhės mbante njė shall tė gjelbėr...”.

            Tė dhėnat e dala nga ekspertiza pėr rikonstruktimin antropologjik tė trupit tė Ymer Efendi Prizrenit, tė kryera nga antropologu hungarez - Janosh Nemeshker, mė 11-16 prill 1978, vėrtetojnė se Haxhķ Ymer Prizreni ishte i gjatė rreth 171.70 cm, me karakteristikat raciale dinarike europoid - brachyran-e, me kraharor tė zhvilluar tė hedhur para, truptrashė, me ballin e lartė tė hedhur dhe me hundė sqepshqiponje. Citojmė: "Gjatėsia e trupit ėshtė e madhe, trupi ėshtė mesatarisht i gjatė, ekstremitetet e epėrme dhe tė poshtme janė proporcionale dhe mė shumė tė shprehura nė drejtim tė ekstremiteteve. Gjatėsia e krahėve hyn nė grupin e krahėve "shumė tė gjerė". Kafazi i krahėrorit ėshtė i gjatė, i qitur, i gjerė, e tė njėjtat vlera i pėrmban edhe kombliko, qė ėshtė i matur nė varr. Nė bazė tė lugjeve dhe tė tė prerave nė eshtrat e skeletit, konstatohet se ka pasur muskulaturė tė fortė. Duke marrė parasysh karakteristikat sekondare seksuale, masculinitet-in shprehimor, personi mund tė konsiderohet pėr nga shtati atleto-musculasis".

            Myderriz Haxhķ Ymer Prizreni kishte kulturė e njohuri tė gjera islame, letrare, filozofike, politike, ushtarake, astronomike, gjeografike dhe historiografike. Si pedagog u shqua me edukimin patriotik, fetar e multidisiplinor ditunor tė nxėnėsve dhe tė studentėve tė Medresesė dhe nė riedukimin kombėtar, fetar e politik tė tė moshuarve nė xhami e oda. Fliste rrjedhshėm disa gjuhė: shqip, goranēe  (koine bullgare mesjetare), turqisht, serbisht, arabisht, persisht, frėngjisht dhe kuptonte gjuhėn gjermane. Tė dhėnat nga ekspertiza antropologjike vėrtetojnė se deri nė ditėt e fundit tė jetės qėndroi me laps nė dorė pranė tavolinės sė punės.

            Sipas kujtesės historike, Myderriz Ymeri fliste qetė, qartė e bindshėm dhe kishte aftėsi tė jashtėzakonshme pėr t’i pėrvetėsuar njerėzit, masat. Gjatė tėrė jetės sė tij pedagogjike, politike e ushtarake u shqua me veprimtari tė gjithanshme. Ishte personalitet liridashės, trim i paepur dhe mbi tė gjitha shquhej pėr drejtėsi. Thuhet se nė zemrėn dhe nė shpirtin e tij kishte diēka mbinjerėzore, diēka shenjtėrore.

            Tė dhėnat burimore tė proveniencės osmane vėrtetojnė se Myderriz Sheh Haxhķ Ymer Prizreni bėnte pjesė nė elitėn e veprimtarėve demokratė tė “Bashkimit tė Ri Osman”, ithtarė kėta tė revolucionit shoqėror demokratik borgjez dhe hartues sė Kushtetutės sė shpallur nga Sulltan Abdylhamidi, mė 23 dhjetor 1876. Me urgjencėn qė shtronte koha u ftua Parlamenti i Perandorisė Osmane, nė tė cilin viset e njėsisė etnokulturore e gjeopolitike Shqipėri, prej rreth 114 728 km2, u pėrfaqėsuan me 35 deputetė, prej tė cilėve 25 shqiptarė. Parlamenti, pėrkatėsisht: “Asamblea e Madhe”, u tubua mė 18 janar, kurse Seanca e Parė e rregullt e punės filloi mė 19 mars 1877. Me hapjen e Parlamentit realisht filloi reformimi, modernizimi, demokratizimi dhe decentralizimi i Perandorisė Osmane. Ndaj, pėr ta ndėrprerė kėtė proces, Rusia, mė 24 prill 1877, me bekim tė Evropės sė krishterė, i shpalli luftė Perandorisė Osmane, gjithnjė duke pasur pas shpine, me armė nė duar, Serbinė, Malin e Zi, Bullgarinė dhe Greqinė me plane tė gatshme pėr tė aneksuar pjesėt mė vitale tė Shqipėrisė.

 

            Pjesė nga libri “MYDERRIZ YMER PRIZRENI ORA, ZEMRA DHE SHPIRTI  I  LIDHJES SHQIPTARE  1877-1887”