Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Zamira Agalliu Hysenaj

ZAMIRA AGALLIU (HYSENAJ)

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ZAMIRA AGALLIU (HYSENAJ)

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Zamira Agalliu. Lindur nė Vlorė 29/12/1969. Ka studiuar shkenca humane nė UV. Punon si mėsuese .

         Ka botuar nė 2012 Librin me Poezi ''Zemėruar me Apostujt'' i cili ka lėnė mbresa tek lexuesit. Ka marr ēmimin III-tė ''Shefqet Musaraj'' pėr teme aktuale nė Dita Vlonjate e Poezisė. Ėshtė Vlerėsuar me ēertifikata ''Mirėnjohje'' si dhe Vlerėsime tė tjera publicistike.

         Ėshtė pjesėtare e Klubit te shkrimtareve "Petro Marko'' Vlorė. Ėshtė botuar nė disa gazeta prestigjioze. Vėllime tė tjera poetike presin ditėn e botimit.

 

 

 

 

NGA E PARA

 

Po tė mė duhej ta  rinisja nga e para,
Zbathur do tė ecja deri  nė vjeshtėn e vonė,
Do tė shkelja mbi baltė, pluhur e shkarpa,
Qė tė prekja e tė ndjeja planetin tonė  .

Dua tė dehem, pėr tė mos qenė e pėrsosur,
Lindje e perėndim ndryshe t’i shoh,
E imja tė bėhej marrėzi e marrosur,
Qė ndjenjėn e lakmisė tė mos e njoh .

Do tė udhėtoja pa bagazhet e mia,
Pa pardesy e pa parashutė,
Nuk do t’i paraprija mė sė keqes,
Ku ēdo orė e minutė arsyeja na mbyt .

Po tė mė duhej nga e para t'ia rinisė,
E ta rijetoja jetėn time pėrsėri,
Mes tė gjallėve, urė do t’i ngrija dashurisė,
Por nuk jam zot as perėndi.

 

 

ĖNDRRA FĖMIJĖRIE

 

Ky shpirt i fėmijėrisė mė kthehet,

Klith ‘’brenda teje jam”,

Nė prehrin e ėndrrės mė ulet,

Flutura shumėngjyrėshe mė vishen nė fustan,

 

I pėrgdhelem ėndrrės sime,

Sa dua tė mbyllem sėrish nė dollap,

Sa tė thyej kėtė dreq jete nė thėrrime,

Po ti, prit pak tani, - Mos hap!

 

 

DYSHIMIT

 

Shko njė ditė  atje,

kur  ylli polar tė fshihet mbi re,

dhe mos i trego pėr puthjen e parė,

as pėr herė tė parė kur  bėtė  dashuri.

Mos i fol pėr truall  shpirtit,  

pėr premtimin e lėnduar,

pėr tė dėshiruarat  dhimbje, 

qė nė jetė  ka pėr t’i  vuar.

Mos i fol pėr zemrėn tėnde,

pėr qiellin mos iu beto,

te vendi ku e prisje, mos u kthe,

me  mėdyshjen e dyshimit  mos jeto!

 

 

 NJĖ HAP LARG

 

Njė hap larg mikja ime,

Vetėm njė hap larg nga ty,

Aty ku porta e hekurt,  

Kėngėn tėnde ma pėrcjell.

Sa perdet e mėndafshta m’i shkunde,

Fjalėkalimin kaq shpejt harrove,

E ēelėsin e zemrės ma humbe...

 

 

PREJ NATĖS   DO TĖ IKJA

 

Prej natės   do tė ikja,

Do kėrkoja arratinė,

Jam egoiste - mos ma thuaj, e di!

Frikė nga errėsira nė dritėn e diellit,

Frikė nga njerėzit nė verbėri.

 

Dashuruar jam me pasionin tim,

Me ujėvarat e engjėjve, o i mjerė,

Si dhelpra qė s’i arriti rrushin ,

Ti fillon e nxjerr vrer. 

 

As anekdota ti nuk lexon,

E vetes  pas shpine i flet,

Tė  natės dritė rri e pėrgjon,

Mė dhimbset i yti analfabet.

 

 

NĖ KRAHĖT E ĖNDRRĖS

 

Nė krahėt e ėndrrės fluturoj kaltėrsive,

Kur qiejt gjėmimi m’i mbuloi,

Mes shkreptimave ėndrra ime e bardhė

Agimit duart ia lėshoi.

 

Nėse dashuria ėshtė ēmenduri,

Tė dyja i dua njėsoj,

Mėkatin shenjtėroj, rreshtave vij,

E lumturisht vargjesh mėkatoj.

 

 

NJĖ LOT ZJARRI

 

Njė llavė vullkanike pėrfshin,

Njė grimcė nė ajėr mbeti,

Pragun magjishėm pėrpin,

Perėndimit diellin rrėmben deti.

 

Jeta mė ėshtė mbledhur nė fyt,

Nuk di ndihmė kujt t’i kėrkoj,

Njė lot zjarri m’i djeg sytė,

Stinėve mė nuk u besoj.

 

Jeta ėshtė njė gėnjeshtėr, i dashur,

Gjithēka tė jep e vet t’i rrėmben,

E vetmja e vėrtetė dashuria jonė,

Shpirtrave tanė prehje gjen.

 

 

NEKTARI I MALLIT

 

Ike si reja qė shtyn era,

si vala qė merr dallga,

si ylli polar mė ike,

pa i dėgjuar lutjet e mia.

 

E unė do tė pres si yllin e mėngjesit,

si pikėn e vesės nė agim.

 

Mallin tėnd nektar do ta mbledh,

nė saksinė e shpirtit do tė tė mbjell,

e do tė ujis me lotin tim,

pėr plagėt e tua tė jem shėrim.

 

 

NĖ SIRTARIN TIM

 

Njė poezi nė sirtarin tim,

e gjeta tė grisur copė-copė,

Nuk kishte gjak as trishtim,

Por unė, nuk di, pse derdha lot