Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 7 - ZARFI ME MIZĖ

Shkruan: Sulejman MATO

      

ZARFI ME MIZĖ

(Tregime tė zgjedhura)

 

 

 

Librin e autorit Sulejman Mato "Zarfi me mizė" mund ta shkarkoni falas nė sektorin

 

 

„Literaturė“

 

 

 

NJERIU ME DY EMRA

 

Do t’ju rrėfej shkurt, fare shkurt, historinė e njė mikut tim nga komuna e Pejės. Nė fund tė viteve 40-tė ai kaloi kufirin dhe u hodh nė Shqipėri. Pėrse e la vendin e vet tė lindjes dhe pėrse u detyrua tė kalojė vijėn kufitare, duke provuar rreziqet qė e prisnin nė kufirin midis dy shteteve, pėr njė trill, apo duke e ėndėrruar vendin amė si kepin e shpresės sė mirė?

Nė atė mėngjes shtatori, rojet tona kufitare e kishin pikasur djaloshin e ri nė ēastin tek flinte paq, nė njė lėndinė tė bukur, rrethuar nga tė gjitha anėt me pisha.

Djaloshi kosovar, i lodhur, dhe i stresuar nga emocionet dhe tmerri i kalimit tė vijės kufitare, kur ndjeu qė gjendej nė tokėn shqiptare, u shtri mbi qilimin e barit dhe kishte bėrė njė gjumė tė ėmbėl, plot ėndrra. Rojet kufitare e prisnin tė zgjohej, tė ulur aty pranė. ai hapi sytė nėn njė diell verbues, u ngrit nė kėmbė, atė ēast iu kujtuan vargjet tė Naimit... “O malet e Shqipėrisė dhe ju o lista e gjatė...” tė cilat kishte dashur t’i recitonte me zė tė lartė, vuri re qė iu afruan dy roje kufitare, tė cilėt, qetėsisht dhe me mirėsjellje e pyetėn pėr emrin, i kėrkuan ndonjė dokument identifikimi, ishte ai ēast fatlum qė djaloshit nga Strella ia dha truri tė trillojė njė identitet tė rremė i cili do ta ndiqte pas gjithė jetėn.

Nė moshėn njėzet vjeēare Jeton Shatri ishte njė djalosh biond, me vėshtrim tė vendosur e me trup atleti, vėlla i dy motrave dhe tre vėllezėrve, tė rritur para kohe me urrejtje ndaj pushtuesit serb, edhe pėr shkak tė vrasjes sė tė atit tė tyre tre vjet mė parė. Sipas thėnieve tė njė dėshmitari qė i kishte shpėtuar masakrės sė Tivarit, Ramadanin, partizan i orėve tė para dhe pjesėmarrės i mbledhjes sė Bujanit, e kishin qėlluar me plumb pas shpine dhe e kishin hedhur nė lumė, nė tė hyrė tė Shkodrės.

Ishte pikėrisht kjo ndjenjė hakmarrjeje me tė cilėn po rriteshin pesė fėmijėt e familjes Shatri, por, vetėm njeri prej tyre do tė thurte plane nė fshehtėsi pėr t’u hakmarrė ndaj njėrit prej vrasėsve tė atit tė vet, i cili, sipas po atij dėshmitari qė kishte denoncuar vrasjen e Ramės, kishte nxjerrė emrin e Milla Cerkoviēit, tashmė komandant i garnizonit tė Komunės Pejės qė merrej me rekrutimin e ushtarėve tė rinj.

I vetmuar dhe nė njė fshehtėsi tė plotė Jeton Shatri kishte ndėrmarrė dy herė rrugėn pėr nė Pejė, i shtyrė jo vetėm nga ndjenja e hakmarrjes por dhe kureshtar pėr ta parė nė fytyrė njeriun e zi i cili e kishte hedhur trupin e tė atit tė tij nė ujėrat e Bunės. Rrugėtimi i parė gjer nė Pejė kishte shėrbeu pėr ta parė sė largu dhe pėr tė fiksuar nė mend zyrėn e tij e cila gjendej nė katin tė parė tė njė ndėrtese private, e sekuestruar nga shteti pas ēlirimit tė Jugosllavisė. Hera e dytė nuk i shkoi kot, me vrasėsin u pėrball aty te kafja e vogėl pėrballė Komunės, atė e shoqėronin dy punonjės civilė, nė kafe ata zunė njė tavolinė pėrballė, ai u ndesh me shikimin e tij tė qetė. Nuk do tė ndizej gjaku, nėse nė atė ēast nuk do tė pėrfytyronte tė atin e pėrgjakur.

 

Atė mbrėmje ai u kthye nė fshatin e tij Strellė e vogėl, i ēliruar nga ai makth vitesh qė e kishte zėnė pėr gryke, kishte parė vrasėsin e tė atit. Ishte muaji maj, prag provimesh. Edhe nė intervalet midis provimeve tė maturės ai shkoi dy herė nė Pejė, me autobusin e linjės, vėrtitej rreth ndėrtesės sė garnizonit pa u vėnė re, duke pėrcaktuar nė detaje vendin nga ku i duhej tė shtinte, ēastin kur Milla Cerkoviē vinte nė punė, rrugėn nga vinte, orėn kur dilte pėr tė pirė kafen e mėngjesit...nė njė nga ato ēaste, duke qėndruar nė njė distancė rreth njėzet metra larg dritares sė zyrės sė tij, pa sėrish atė figurė tė urryer duke thithur cigaren, dritarja e zyrės qė binte mbi lumė ishte lėnė hapur. I gjendur nė atė ēast te cepi i urės i lindi ideja se, varianti mė i mundshėm pėr tė qėlluar nė drejtim tė tij ishte pikėrisht ai vend. Gjatė kthimit pėr nė Strellė nėpėrmendi dhe variante tė tjera, revolverin e kishte siguruar prej kohėsh, vendin e dinin dhe dy vėllezėrit mė tė mėdhenj.  Shqetėsimi i tij nuk ishte vrasja, por pasvrasja. Peja nuk ėshtė fort lart nga kufiri shqiptar shtetėror, mirėpo, nė raste tė tilla do tė ishte marrėzi tė zgjidhje si shpėtim kalimin e kufirit.

Nė ato katėr muaj pritjeje tė nderė, urrejtja ndaj vrasėsit piqej ngadalė , siē piqet fryti nė degė. Erdhi ai ēast kur nga variantet e mundshme triumfoi vetėm mė i sigurti, mė i shpejti, mė reali dhe mė i arsyeshmi.

Kishte dhe njė arsye tjetėr pėr tė pėrmbushur para kohe betimin e tij, dy ditė para se tė kryente atentatin i erdhi fletėthirrja pėr ushtar? Nuk pati kohė tė mendohej gjatė, mendja e tij i punonte pėr njė ēėshtje madhore.

Nė gjithė kėtė histori ka njė detaj  jo pa rėndėsi, Jeton Shatri ishte njė lexues i pasionuar, Dostojevski ishte autori i preferuar, kryeveprėn e tij mbante romanin “Krim e ndėshkim”

Nė ato ditė mėdyshjesh, i shkreptiu njė paragraf i tij ku thuhej; “Nėse do tė fshehėsh diēka , fshihe nė njė vend tė rėndomtė, qė tė mos i shkojė mendja askujt, si pėr shembull nėn njė gur... nė mes tė fushės.

...Ky vend i rėndomtė pėr Jeton Shatrin ndodhej  pėrballė ndėrtesės sė Garnizonit , nga ana tjetėr e lumit, nėn ca hedhurina tė vjetra, ndėr tė tjera dhe njė kapotė e vjetėr ushtarake, nėn njė plep te vetmuar . Pa mė thoni tani, cili ekspert kriminalistike mund tė mendonte qė vrasėsi, nė rastin konkret vet heroi ynė, si tė kishte qėlluar mbi Milla Cerkoviē, s’do tė lėvizte nga vendi i krimit?

Njė fshehje e tillė gjithkujt do tė dukej diletante. Jetonit kjo gjetje iu duk gjeniale , Ja, pra pse them unė qė te heroi i kėtij tregimi, nėn ndikimin e disa romaneve qė kishte lexuar, kishte ndodhur ajo qė i kishte ndodhur dikur heroit tė Manēės..

Vrasja u bė nė 14 shtator, nė  ēastin kur nė qendėr tė Pejės ishin ndezur dritat, dhe Milla Cerkoviē , pėr fatkobin e tij do tė shfaqej te dritarja e zyrės, me cigare nė buzė. Pragmbrėmja e atij 14 shtatori do tė mbahet mend nga tė gjithė banorėt e qytetit tė Pejės, ishte hera e parė qė dėgjonin njė vrasje aq tė bujshme, dora vrastare nuk do merrej vesh kurrė...

 

Pjesė nga tregimi “Njeriu me dy emra”