Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturė 3 - Zbulohet e vėrteta pėr kryearkitektin e Ali Pashės

Shkruan: Dr. Irakli KOĒOLLARI

www.balkanweb.com

      

ZBULOHET E VĖRTETA PĖR KRYEARKITEKTIN E ALI PASHĖS

 

      Rreth kėsaj figure intriguese dhe tepėr interesante, nė vitin 1978, shkrimtari dhe hulumtuesi ynė i shquar Dhimitėr S. Shuteriqi, botoi njė studim modest tė titulluar: “Petro Korēari – kryearkitetkti i Ali Pashės”. Pėr tė vėrtetuar origjinėn “nga Korēa” tė kėtij arkitetkti, Shuteriqi me shumė korrektėsi i ėshtė referuar atyre pohimeve dhe pasazheve tė pakta qė ofronin gjer atėhere publikimet e udhėtarve tė huaj nė pashallėk, tė tillė si konsulli anglez Ė.M. Lik, Konsulli francez F. Pukvili, ushtarakėt S. Hjuxh, Vadenkur, udhėtari J. Hobhauz e ndonjė tjetėr.

 


            Publikimi pėr herė tė parė, mbas 200 vitesh, i dokumenteve qė mbante brenda vetes Arkivi personal i Ali Pashės, ka ofruar veē tė tjerave mundėsinė tė rishikohen dhe korrigjohen shumė ēėshtje tė jetės dhe veprės sė Pashait tepelenas, tė cilat ose janė interpretuar gabim, ose kanė mbetur tė pasigurta, ose pėr shkak tė mungesės sė informacionit, tė provave apo dokumenteve janė prezantuar pasaktėsisht apo kanė lėnė hije dyshimi. Dokumentet e shumta tė kėtij Arkivi kanė zbuluar gjithashtu edhe fakte tė tjera tė panjohura apo prova e dokumente tė pakontestueshme pėr tė korrigjuar shumė pohime, shkrime, studime apo konkluzione tė biografėve dhe historianėve tė sė kaluarės, tė cilat pėr shkak tė mangėsive dokumentare, burimeve arkivore, etj,duket se kanė pasur pasaktėsi por nė ndonjė rast edhe gabuar!

            Por, kjo nuk ka qenė dhe nuk do tė jetė edhe nė tė ardhmen njė gjė e re nė studimet dhe kėrkimet historike. Zbulimi apo prurjet e reja dokumentare do tė “detyrojnė” pėrherė historinė e shkruar “tė ulė kokėn” pėr tė riparė, pasuruar dhe korrigjuar vetveten pėr tė shkuar kėshtu pėrherė e mė shumė nė kufijtė e sė vėrtetės. Rishikimi i historisė nėn dritėn e prurjeve tė reja ėshtė nė fund tė fundit vlerė dhe shenjė e vitalitetit shkencor tė saj!


            Kryearkitekti i Aliut, nga qyteti i Korēės?

 

            E njėjta gjė do tė duhet tė ndodhė edhe me njė numėr jo tė vogėl ngjarjesh, faktesh dhe personazhesh tė epokės sė Ali Pashės por edhe me vetė kėtė tė fundit, pas hapjes sė kėtij fondi arkivor. Nė radhėn e tė papriturave tė kėndshme qė na zbulon me kėnaqėsi Arkivi i dokumenteve tė Ali Pashės janė edhe disa letra – “Ankesa nga populli”, “Urdhra tė Vezirit pėr shpėrblime” apo “Vėrtetim pagesash”, tė cilat sqarojnė pėrfundimisht mjaft ēėshtje tė mbetura tė mjegullta, tė pasigurta apo tė pasakta rreth disa personazheve historikė pranė Pashait tė Janinės.
            Njė e tillė ėshtė edhe ajo qė lidhet me emrin, veprat dhe origjinėn e Kryemjeshtrit (Kryearkitektit) tė ndėrtimeve tė Pashallėkut tė Janinės, qė gjer mė tash ėshtė thirrur “Petro Korēari”.
            Rreth kėsaj figure intriguese dhe tepėr interesante, nė vitin 1978, shkrimtari dhe hulumtuesi ynė i shquar Dhimitėr S. Shuteriqi, botoi njė studim modest tė titulluar: “Petro Korēari – kryearkitetkti i Ali Pashės”. Pėr tė vėrtetuar origjinėn “nga Korēa” tė kėtij arkitetkti, Shuteriqi me shumė korrektėsi i ėshtė referuar atyre pohimeve dhe pasazheve tė pakta qė ofronin gjer atėhere publikimet e udhėtarve tė huaj nė pashallėk, tė tillė si konsulli anglez Ė.M. Lik, Konsulli francez F. Pukvili, ushtarakėt S. Hjuxh, Vadenkur, udhėtari J. Hobhauz e ndonjė tjetėr.

            Autorėt e pėrmendur mė sipėr nė shkrimet e tyre vlerėsojnė ndėrtimet dhe punimet e ndryshme fortifikuese apo hidroteknike nėpėr territoret e Pashallėkut duke shprehur bashkė me admirimet edhe konsiderata pėr vetė arkitektin e ndėrtimet e tij. Kėshtu, Liku shkruan:  “...chief architect named Peter of Koritza ėho constructet bridge and sarai ....” (1) Ė.M.Leak:” Travels in Northern Grece and...”, London 1835, vol I, f 223.) Ndėrsa nė njė pasazh tė mėvonė po ky autor shkruan: “ ... his property and family are at Koritza....” (2) (Ė.M.Leak:” Travels in Northern Grece and...”, London 1835, vol I, f. 254.) Po me kėtė titull e gjejmė tė emėrtuar Petron edhe nė shkrimet e Pukvilit: “...Mjeshtėr Petrua...” (3) F.C.H. L. Poqueville: “Voyage de Grece”, Paris 1826, Vol II, f. 41, f. 271). Ndėrsa ushtaraku Vadencourt shprehet: “fortifikimet e Aliut zakonisht drejtohen ... nga njė Shqiptar me emrin Petro....” (4) (Vadencourt :”...

            Nisur nga kėto dhe dėshmi tė shkurta dhe kalimtare, tė lėna nė ditaret e shėnimeve apo botimet e mėvona tė tyre, Shuteriqi nė monografinė e tij tė admirueshme ka konkluduar se: “Ky qytet i lindjes kush mund tė jetė tjetėr veēse Korēa, prej tė cilit Petroja ka marrė emrin?.... Petroja ėshtė pra edhe familjarisht banues i qytetit tė Korēės.” (5) ( Shuteriqi , Dh. S.; “Petro Korēari – Kryearkitekt i Ali Pashė Tepelenės.”, Mihal Duri, Tiranė 1978, f.14)

            Jo Petro Korēari, por Petro Vithkuqari!

 

            Padyshim, duke mos pasur synim dhe interes tė veēantė qėmtimin e biografisė sė mjeshtrit, udhėtarėt dhe diplomatėt e huaj i janė referuar pėr t’u orientuar thjesht emrit Petro dhe pėr ta identifikuar mė tej atė, kanė vendosur pėr mbiemėr, emrin e viseve prej nga ai vinte - Korēėn....

            Por, kjo natyrisht nuk nėnkuptonte qė ai nuk ishte pikėrisht nga ky qytet – Korēa, se kishte lindur nė kėtė qytet – Korēė dhe qė kishte brenda nė kėtė vend banesėn e tij.

            Njė dokument fare i thjeshtė por tepėr interesant, qė gjendet brenda rradhės sė dokumenteve personale tė Arkivit tė Ali Pashės, na sqaron tanimė gjithēka rreth, origjinės dhe vendbanimit tė Kryearkitektit tė Ali Pashės, Petros.

            Ėshtė njė letėr e thjeshtė e shkruar nga banorėt e Vithkuqit, apo mė saktė njė “ankesė nga populli” drejtuar Vezirit, Ali Pashės. Ėshtė njė reagim kolektiv ndaj shpėrdorimit tė pushtetit nga nėnpunėsit e tij. E thėnė ndryshe, ėshtė njė pakėnaqėsi ndaj arbitraritetit tė funksionarve tė shtetit. Duket se arbitrariteti i hirerarkive ėshtė njė plagė aq e vjetėr sa edhe vetė shteti dhe duket se kjo e keqe e ka shoqėruar aparatin shtetror nga njė kohė nė tjetrėn, deri nė ato moderne. Letra e vithkuqarve drejtuar Ali Pashės ka numrin arkivor 1091 dhe mban datėn 22 Korrik 1818. Nė tė thuhet:


            Letra-Ankesė e Vithkuqarėve drejtuar Ali Pashės

 

            I madhėrishmi dhe i shumėndrituri zoti ynė Vezir, Ali Pasha! Skllevėrit e tu tė bindur tė pėrulen, tė nderojnė me respekt dhe puthin dorėn tėnde duke iu lutur Zotit... tė tė japė shendet dhe fuqi!

            Mbetemi plotėsisht tė bindur dhe nė shėrbimin tėnd nė tėrė vendin tonė.... duke shkuar dhe shėrbyer aty ku ka nevojė emri dhe autoriteti yt dhe nėse nuk bėjmė atė qė do urdhėri yt le tė ndėshkohemi nga shpata e jote.

            Por, gjėmėn qė na ka bėrė Aris agai sė bashku me Bylykbashin e ri nuk shkruhen me asnjė lloj pene dhe karte ... Ata u lėshuan mbi bagėti dhe qingja dhe ē’u pėlqente, i rrėmbenin dhe nuk paguanin asgjė... Dhe nuk mjaftuan gjithė kėto, por erdhi edhe djali i Sito Gjanēit, i cili pasi kishte marrė njė letėr nga Ariz agai, sė bashku me Bylykbashin dhe njė grup djemsh pėrdhosėn njė mėhallė tė tėrė. Mandej, duke mos u ndalur, ata rrėmbyen njė vajzė tė fejuar, e cila atė kohė ndodhej brenda nė shtėpinė e tė fejuarit. Kjo vajzė ėshtė bijė e kushėriut tė Mjeshtrit Petro, shėrbėtorit tėnd tė ndėrtimeve.

            Nė radhėt e shtėpive qė ata hynė me dhunė dhe i pėrdhosėn, e para ishte shtėpia e Mjeshtrit Petro dhe mbas saj tė njėjtin fat pėsuan tėrė shtėpitė e mėhallės. Me njė paudhėsi tė shfrenuar ata nuk nguruan tė vėnė dorė edhe mbi gratė qė kundėrshtonin aktet e tyre, aq mė keq ata dhunuan pa pikė turpi edhe vajzėn e cila ndodhej brenda nė shtėpinė e Mjeshtrit tėnd tė ndėrtimeve, Petro.

            Aman, o Zoti ynė! Tė puthim kėmbėt dhe tė lutemi t’u tregosh vendin dhe ndėshkosh ata qė bėnė kėtė turp, duke filluar nga Sito Gjanēi dhe tė gjithė tė tjerėt qė i shkonin pas si djali i konomatit, Naum Tavanxhiu, Kristo Luēi, dhe tė tjerė.

            Tu bėfshin vitet me mijė!

            22 Korrik 1818


            Tė gjithė ne Vithkuqarėt tė vegjėl , tė mėdhenj, burra e gra, duke mbetur tė bindurit e tu, tė pėrulemi me nderime dhe me shpresė. (6)(“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos G, Instituto Neoelenikon Erevnon,Athina 2007, f.124-125)


            Pa dashur tė bėjmė komente tė gjata pėr kėtė dokument, duket qartė pėrmes pohimeve tė banorve tė Vithkuqit se shtėpia e Kryearkitektit tė Ali Pashės, Petros ndodhet nė Vithkuq dhe se ky mjeshtėr ėshtė nga ky vend. Bėjmė mė dije gjithashtu se, Ariz Laska, i cili pėrmėndet nė kėtė dokument, vėrtetohet edhe nga njė numėr aktesh dhe shkresash tė tjera tė kėtij Arkivi se ka qėnė njeri i policisė tė Ali Pashės dhe pikėrisht kėtė vit, 1818, ai ka qėnė i ngarkuar tė shėrbejė nė Vithkuq dhe fshatrat pėrreth.

            Por, radha e mjeshtėrve tė ndėrtimit nga kėto vise, - krahinat e Korēės duket se nuk mbaron me kaq.

            Nė fondin e dokumenteve tė panjohura tė Arkivit tė Ali Pashės gjejmė edhe shkrime dhe letra tė tjera qė na rrėfejnė se nė shėrbimt tė Ali Pashės dhe pėr nevojat e ndėrtimit tė veprave mė tė rėndėsishme inxhinjerike me karakter ekonomik, social apo ushtarak shėrbenin edhe disa “Mjeshtra ndėrtimi” tė tjerė nga viset e Korēės.

            Ai qė tėrheq mė sė shpeshti vėmėndjen nė radhėt e tyre ėshtė njė “Usta dhe mjeshtėr i ndėrtimeve – Themėli....” Nga kėto dokumente, kryesisht “evidenca”, “situacione” tė punimeve tė kryera, vėrtetohen njė sėrė ndėrtimesh dhe punime nė objekte tė rėndėsishme qė ai ka realizuar pėr shumė vite.

            Duke renditur disa prej tyre do tė pėrmėndim tė parin njė situacion tė plotė dhe tė gjėrė punimesh qė ai ka kryer pėr rikonstruksioni e plotė tė Sarajeve tė Ali Pashės nė Tepelenė. Dokumenti mban datėn 16 Gusht 1809 dhe bėn tė njėhur se “...Usta Themėli ka punuar nga 12 Tetori 1808 gjer mė 15 Korrik 1809, pėr rikonstruksionin tėrėsor tė sarajeve tė Pashit, nė Tepelenė dhe ka kryer konkretisht kėto punime....”(9) (“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos B, Instituto Neoelenikon Erevnon, Athina 2007, f. 98)

            Njė dokument tjetėr i kėsaj natyre, qė mban datėn 1 Gusht 1809, bėn fjalė pėr “pėrfundimin e punimeve fortifikuese ushtarake, ndėrtimin e kullave mbrojtėse, tė kryera nė Qafa e Rehovės - Berat, tė drejtuara nga “Usta Themeli....”. Dokumenti verteton shumėn qė kanė marrė punėtorėt pėr punimet e kryera. (9).(“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos B, Instituto Neoelenikon Erevnon, Athina 2007, f. 91-3

            Ndėrsa, nė njė “Urdhėr” tė lėshuar nga Ali Pasha pėr financjerin e tij – Tito Baltadorin mėsojmė njė fakt tepėr interesant. Ai na zbulon se nga ē’vend ėshtė Usta Themeli dhe kush janė tė afėrmit e tij. Ky dokument mban datėn 17 Shkurt 1813 dhe flet pėr “Mjeshtėr – Themelin”, pagesėn e marrė nga Dhimitėr dhe Zafir Themeli, djali dhe nipi i tij, pėr punimet e kryera nė Gjirokastėr.

            Nėse u referohemi kohės kur ai ka kryer punimet nė kėtė qytet dhe sasisė sė parave tė mara duket se Usta themeli ka drejtuar punė voluminoze dhe nuk pėrjashtohet qė ato tė lidhen me rikonstruksionin e Kalasė sė Gjirokastrės qė u krye me Urdhėr tė Ali Pashės, nė vitet 1812-1813.


            Dokumeti nė fjalė shkruan konkretisht:

            “Tito Baltadorit, - Janinė.

            Jepi mjeshtrit Themeli, qė punon nė Gjirokastėr groshė 500,( pesqind grosh) dhe mbaje mirė llogaritė e bėj diferencėn, asgjė mė shumė.”

            Dora vetė Ali Pasha

            Preveza, 17 Shkurt 1813

 

            Poshtė kėtyre fjalėve, mbi tė njėjtin dokument ėshtė bėrė shėnimi i njerėzve qė kanė tėrhequr shumėn e parave tė urdhėruara nga Ali Pasha. Nė tė thuhet: “Sipas urdhėrit tė Zotit tonė, unė Dhimitri dhe Zafiri nga Marjani muarrėm nga Tito Baltadori grosh pesqind, pra 500.”-
            Unė, Dhimitri djali i Usta Themelit dhe nipi i tij, Zafiri, muarrėm kėtė shumė.
Sot mė datė 20 Shkurt 1813"

            (9).(“Arhio Ali Pasa” – Genadio Vivliothiki – Tomos B, Instituto Neoelenikon Erevnon,Athina 2007, f.324)

            Pėrmes reshtave tė mėsipėrm, djali dhe nipi i Mjeshtrit Themeli, na zbulojnė qartas se prej nga janė dhe kush ėshtė vendi i origjinės sė tyre – pra Marjani i Korēės, njė fshat me qytetėrim tė hershėm dhe tradita tė njohura nė ndėrtimtari edhe nė kohėt moderne. Besojmė qė edhe sot duhet tė ketė pinjollė tė kėsaj fare nė ato vise apo nė Korēė.