Kur dėgjojmė termin zemėrim, tė gjithė nė njė farė mėnyre arrijmė tė
kuptojmė menjėherė se pėr ēfarė bėhet fjalė, sepse secili njeri tė paktėn
njė herė, nė mos edhe mė shumė, e ka provuar kėtė ndjenjė. Por pėr fat tė
keq, ajo qė ndodh shumė herė ėshtė njohja e pakėt me pasojat qė shkakton ai
nė aspektin fizik, psikik e shpirtėror. Sot, mendoj se ėshtė e nevojshme tė
dimė diēka mė shumė rreth zemėrimit. Atėherė vetvetiu lind pyetja:
Ēfarė ėshtė zemėrimi dhe si lind?
Zemėrimi ėshtė njė emocion qė lind nga frustrimi, qė pėrjetohet nga tė
gjithė, tė vegjėl e tė mėdhenj. Ėshtė njė ndjenjė qė shfaqet dhe pėrjetohet
shumė shpesh nė marrėdhėniet ndėrpersonale. Ai shfaqet zakonisht kur nuk
arrijmė atė ēfarė dėshirojmė apo duam. Ėshtė njė ndjenjė qė vjen pas njė
zhgėnjimi apo pengese pėr tė bėrė diēka. Ėshtė njė reagim impulsiv,
shpėrthyes, ėshtė njė ishull ku harxhohet shumė energji e qė vjen nė mėnyrė
tė furishme. Volter thoshte: Zemėrimi vjen gjithmonė fluturim dhe
ikėn ēalė-ēalė. Pra, ėshtė njė gjendje qė vjen shumė shpejt e qė
shuhet ngadalė, e pushton trupin, shpirtin dhe zemrėn, do tė thotė tėrė
qenien e njeriut.
Sipas studimeve tė bėra, zemėrimi ėshtė ai qė e bėn njeriun tė ndjeshėm ndaj
sėmundjes sė zemrės, diabetit, presionit tė lartė tė gjakut dhe rritjes sė
kolesterolit. Ėshtė emocioni apo ndjenja qė e bėn njeriun tė ndjehet keq, e
jo vetėm personin, por edhe ata qė pėsojnė prej tij, qė kanė tė bėjnė me tė.
Shpesh ai shihet si njė ēmenduri e vogėl qė pushton trurin e njeriut e qė
dėmton mė tepėr se vetė fyerja qė mund ta ketė shkaktuar atė. Ėshtė njė
ndjenjė qė tė ēon nė neveri, urrejtje dhe shumė lehtė mund tė shkojė deri nė
armiqėsi. Gjithashtu nėse ai arrin nė njė gjendje tė pakontrolluar tė ēon
deri nė vrasje. Pra, ka efekte negative si pėr individin ashtu edhe pėr tė
tjerėt.
Zemėrimi lind kur mendojmė se na janė cenuar tė drejtat, kur nuk arrijmė atė
qė duam, kur na dėshtojnė planet, kur pėrjetojmė ndonjė fyerje apo
padrejtėsi. Sipas studiuesve mendohet se jo gjithmonė janė kėto situata qė
ndikojnė nė lindjen e zemėrimit, por thuhet se ai shumė herė shfaqet si njė
pėrgjigje ndaj vuajtjeve tė brendshme. Gjithashtu shpesh ai shihet edhe si
vetėmbrojtje, si plotėsim nevojash, dėshirash dhe si njė ndjenjė qė synon
drejt pushtetit dhe dominimit.
Po ashtu mendohet se zemėrimi pėrdoret edhe si maskė pėr tė fshehur turpin,
frikėn dhe pasigurinė. Po ashtu edhe si mekanizėm mbrojtės pėr tiu shmangur
ndjenjės sė lėndueshmėrisė nga mossuksesi apo mungesa e vetėbesimit. Por ajo
qė kėrkohet nga ne ėshtė qė tė dimė ta njohim zemėrimin e ta pyesim veten:
Nėse mė ndodh tė zemėrohem, nga lind ky zemėrim??? Ēfarė mė shtyn tė
zemėrohem? A kam tė drejtė tė zemėrohem? A ndodh qė tė zemėrohem pėr ti
pėrmbushur dėshirat e nevojat e mia? Ēfarė fitoj apo ēfarė dobie kam unė
nga zemėrimi? A ia vlen qė ta mbaj zemėrimin pėrbrenda? E shumė pyetje tė
tjera mund tia drejtojmė vetes pėr tė kuptuar mė mirė si dhe pse lind
zemėrimi tek unė.
E atėherė mund ta kuptojmė se zemėrimi ėshtė ai qė nxit njeriun pėr tė
vepruar keq dhe e ēon deri nė agresion. Ėshtė ai qė e dėmton tėrė qenien
njerėzore. Mund tė ndodhė qė tė mendojmė se me zemėrim po i bėn keq tjetrit
dhe harrojmė se mė parė, e mė shumė, dėmtojmė veten sesa tjetrin. Ėshtė njė
shprehje qė na ndihmon ta kuptojmė mė mirė kėtė gjė: Zemėrimi ėshtė sikur
ti tė pish helmin e tė presėsh tė vdesė tjetri!!!
Cilat janė shenjat e zemėrimit?
Zemėrimi shfaqet me shenja tė ndryshme tek njerėz tė ndryshėm. Thuhet se
shenjat e shprehjes sė zemėrimit janė shumė tė afėrta me atė tė ankthit saqė
nganjėherė krijon vėshtirėsi pėr ti dalluar. Por disa janė mė tė dallueshme
dhe mė tė dukshme qė na ndihmojnė tė kuptojmė se kemi tė bėjmė me zemėrimin
dhe kėto janė: shenjat fizike, shenjat nė sjellje dhe shenjat mendore.
Shenjat fizike:
Shtrėngimi i nofullave, kėrcėllitja e dhėmbėve, shtimi i rrahjeve tė zemrės,
zmadhimi i bebeve tė syrit, rritje e temperaturės sė trupit, shtrėngime nė
shpatull dhe qafė, dhimbje stomaku, dhimbje koke, djersitje, dridhje.
Shenjat nė sjellje:
ngritje e zėrit, ulėrima, tė qara, sarkazėm, humbje e sensit tė humorit,
goditje nė njerėz dhe objekte, thyerje e gjėrave, pėrplasje, thashetheme,
dashakeqje, vjedhje, mungesė faljeje, rebelim, sjellje antisociale, refuzues
nė bisedė, pėrēarės. Ndryshimi i mimikės sė fytyrės, ngrysje e vetullave,
shtrembėrim i buzėve, ndryshim i zėrit.
Shenjat mendore: paragjykimi,
ekzagjerimi i gjėrave, fajėsimi i tjetrit dhe dyshimi.
Tė gjitha kėto janė shenja qė na ndihmojnė tė kuptojmė se kemi tė bėjmė me
emocionin e zemėrimit dhe gjithashtu janė mėnyra tė shkarkimit tė tij, qė
nuk e zgjidhin problemin, por sjellin pasoja edhe mė tė rėnda e mė tė
dhimbshme. Nėse shkarkohet nė sende, ato janė tė zėvendėsueshme. Por shenjat
qė lėnė veprimet nė zemėr, janė tė pariparueshme.
Buda thotė: Ti nuk do tė ndėshkohesh pėr zemėrimin tėnd. Ti do tė
ndėshkohesh nga zemėrimi yt.

Njeriu qė i jep hapėsirė zemėrimit
Studimet e bėra mė parė tregojnė se personi qė vuan nga ankthi e pėrjeton mė
shumė ndjenjėn e zemėrimit. Ėshtė person qė nuk sheh nevojėn dhe tė mirėn e
tjetrit. Ėshtė ai qė tenton pėr tė arritur vetėm qėllimet e veta. Njeriu i
tillė ėshtė shumė krenar dhe fyhet lehtė dhe nuk mund tė durojė qė dikush tė
qėndrojė mė lart se ai, ose baraz me tė, gjithmonė tenton tė shohė veten mė
lart. E kur nuk e arrin kėtė, atėherė merr qėndrime zemėrimi.
Ėshtė ai qė vuan nga mungesa e vetėvlerėsimit dhe mosbesimit nė vetvete, e
ka tė vėshtirė tė krijojė njė gjendje tė pėrshtatshme nė shoqėri sidomos nė
shoqėri tė reja. Ėshtė ai qė synon drejt epėrsisė ndaj tė tjerėve dhe mendon
se me kėtė metodė do tė mund tė arrijė mė mirė qėllimet e tij dhe se do tė
fitojė atė qė dėshiron.
Njeriu qė ėshtė gjithnjė i zemėruar, pas njė farė kohe ndodhet nė konflikt
me tė gjithė. Pėrdor fjalor fyes, nė shumicėn e rasteve proteston, thyen e
pėrplas gjėra. Ėshtė mėnyra e tij pėr tė shprehur veten me veprime
shkatėrruese. (Kjo ėshtė e dukshme dhe ndodh edhe tek fėmijėt tė cilėve nuk
u plotėsohen tekat. Atėherė ai fillon e bėrtet, shtrihet pėr tokė duke qarė,
duke hedhur objekte, duke pėrplasur gjėra etj
sepse nė kėtė mėnyrė ai arrin
ti plotėsojė tė gjitha kėrkesat dhe dėshirat.) dhe shpesh pas situatės
arsyetohet se nuk ishte i aftė tė kuptonte se ēfarė ishte duke bėrė!!!
Samuel Xhonson thotė: Njeriut tė zemėruar i duket sikur tė tjerėve
nuk u vjen keq sa duhet pėr tė.
Njeriu qė i jep hapėsirė zemėrimit ėshtė irracional, ka njė qėndrim
armiqėsor ndaj botės qė e rrethon si dhe mungesė tė ndjenjės sociale.
Rrezikon tė pėrdorė pije alkoolike sepse mendon se nė tė gjen njė farė
ngushėllimi. Kėtu kemi tė bėjmė me njeriun, tė cilit zemėrimi i ėshtė bėrė
kronik. Kėtu nuk bėhet fjalė pėr njeriun qė mund ti ndodhė ndonjėherė tė
zemėrohet, sepse ai ėshtė njė pjesė e natyrshme e gjendjes njerėzore, por
nuk mund tė arsyetohemi me kėtė gjendje e tė lejojmė qė zemėrimi tė na
menaxhojė ne, e jo ne zemėrimin. Mund tė na ndodhė tė zemėrohemi, por e
rėndėsishme ėshtė qė tė kuptojmė se unė, ti, ne, jemi pėrgjegjės pėr ta
mbajtur nėn kontroll kėtė emocion. Kur them nė kontroll, nuk ėshtė fjala pėr
ta shtypur, por pėr ta kanalizuar e menaxhuar nė mėnyrėn e duhur, pa sjellė
pasoja.
Aristoteli thotė: Ēdokush mund tė zemėrohet kjo ėshtė e lehtė. Por
tė zemėrohemi nė personin e duhur, nė masė tė duhur, nė kohė tė duhur, pėr
arsye tė duhur, nė mėnyrė tė duhur kjo nuk ėshtė e lehtė.
Si ta menaxhojmė zemėrimin?
Briant thotė: Ėshtė fatkeq ai qė nuk di ta menaxhojė zemėrimin e tij. Pra,
shihet se ėshtė mė se e nevojshme tė dimė ta menaxhojmė zemėrimin.
E si arrihet kjo?
Nė radhė tė parė kėrkohet ta njohim atė, ti njohim shkaqet e tij, ta
pranojmė e jo ta shtypim, ta kuptojmė arsyen se pse jemi zemėruar, sepse
vetėm atėherė mund tė bėjmė diēka rreth tij. Por sipas studiuesve janė edhe
disa teknika qė na ndihmojnė pėr tė menaxhuar zemėrimin.
Pusho para se tė reagosh, Numėro deri nė dhjetė ose edhe mė shumė nėse ėshtė
e nevojshme para se tė flasėsh dhe tė reagosh kur je i zemėruar, bėj dhjetė
frymėmarrje tė thella, praktiko lutjen dhe meditimin, fol me dikė, bėj
aktivitete fizike, bėje ditarin e zemėrimit dhe recitoje alfabetin duke
filluar nga fundi, thuaja vetes STOP. Mos merrni vendime, kur jeni tė
zemėruar.
Dyfren thotė: Zemėrimi nuk na ēon asgjėkund. Ti jepesh atij do tė
thotė tė humbasėsh kohėn duke e ditur qė ēdo sekondė ėshtė e shenjtė.
Pra, nuk ia vlen tė zemėrohemi e tė humbim kohė, sepse tė zemėrohesh do tė
thotė tė harxhosh energji afektive dhe mendore.
Njė tregim i shkurtėr qė na flet pėr zemėrimin:
Gozhda
Ishte njė herė njė djalė me njė sjellje shumė tė vėshtirė. Ndizej shpejt.
Ishte ngatėrrestar dhe ngacmues. Njė ditė, i ati i dorėzoi njė qese me
gozhda, duke e ftuar tė ngulte njė gozhdė nė gardhin qė rrethonte oborrin e
tyre ēdo herė qė zemėrohej me ndonjėrin. Ditėn e parė djaloshi nguli 38
gozhdė. Me kalimin e kohės, kuptoi se ishte mė e thjeshtė tė kontrollonte
zemėrimin e tij sesa tė ngulte gozhdė dhe, shumė javė mė vonė, njė mbrėmje,
i tha tė atit se atė ditė nuk ishte zemėruar me asnjeri. I ati i tha: Ėshtė
shumė e bukur. Tani hiq nga gardhi njė gozhdė pėr ēdo ditė nė tė cilėn nuk
zemėrohesh me askėnd. Pas pak kohe, djaloshi mundi ti thotė tė atit se i
kishte hequr tė gjitha gozhdėt. I ati atėherė e mori pėrdore, e ēoi tek
gardhi dhe i tha: Biri im, kjo ėshtė shumė e bukur, por shiko, gardhi ėshtė
plot vrima. Druri nuk do tė jetė mė kurrė si mė parė.
Kur thua diēka, kur je pre e zemėrimit, shkakton tek personat tė cilėt i do
plagė tė ngjashme me kėto vrima. Edhe nėse ti kėrkon falje disa herė, plagėt
pėrsėri mbeten.
(Marrė nga libri Histori tė shkurtra pėr shpirtin Bruno Ferrero)
REFERENCA:
JONI E. JOHNSTON, Psy.D The Complete Idiots guide to Controlling
Anxiety (2006) USA
ORHANI. Z. (2003) Psikologjia emocioneve, (2003) Tiranė
|