.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

LAPSI.AL

SHQIP

ZEMRASHQIPTARE

RTV ZIK

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

SEKRETE BUKURIE

KOSOVARJA

Antologji e poezisė moderne shqipe - Zeqir Lushaj

ZEQIR LUSHAJ

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ZEQIR LUSHAJ

 

 

 

 

          

 

 

             Hyrje

 

            Autori i kėtij Cikli Zeqir Lushaj ka lindur nė fshatin Gri tė Tropojės mė 8 Mars tė vitit 1949. Shkollėn fillore e mbaroi nė Gri ndėrsa atė 7-vjeēare nė fshatin fqinj, nė Geg-Hysen.

            Nė vitin 1967 kreu shkollėn Pedagogjike “Shejnaze Juka” nė Shkodėr. Qė nė atė vit (maturant) emri i Zeqirit shfaqet nė “Zėri i Rinisė” e mė vonė, nė krejt shtypin qendror shqiptar, punė e cila vazhdon edhe sot. 

            Mbas diplomimit nė pedagogjike punon pėr tre vjet mėsues nė Geg-Hysen. Nė vitet 1970-1973, mbaron studimet e larta nė Akademinė Sportive “Vojo Kushi”, (aso kohe IKF) nė Tiranė. Stazhin pasuniversitar e kryen nė shkollėn e mesme tė Tropojės (sė Vjetėr).

            Mė 10 Maj tė vitit 1974 mbron diplomėn me rezultate tė shkėlqyera, (i vetmi vlerėsim maksimal me notėn 10 i atij viti), dhe nė qershor fillon punėn redaktor nė gazetėn “Zėri i Rinisė” nė Tiranė ku punon deri nė vitin 1977. Ndėrkohė, pa shkėputje nga puna diplomohet edhe nė arsimin e lartė politik dhe nga gazetar emėrohet instruktor nė aparatin e Komitetit Qendror tė Rinisė e mbas 7 vitesh, instruktor nė Kėshillin e Pėrgjithshėm tė FDSHsė, ku nė vitet 1991-1993, zgjidhet Sekretar i Pėrgjithshėm i tij.

            Nė pėrpjekje pėr tė realizuar shndėrrime demokratike Zeqiri me njė grup intelektualėsh tė pavarur si: Aleks Luarasi, Mehmet Myftiu, Agim Cerga, Haxhi Aliko, Teodor Laēo, Tamara Malaj, Hajredin Rudi, Bujar Muharremi, Mirdash Braēe, Hasan Lekaj, Vehbi Furrxhiu etj, krijojnė shoqatėn “Bashkimi Kombėtar Shqiptar”, qė pas njė viti merr emrin: “Lėvizja Shqiptare pėr Mirėkuptim dhe Paqe”. Kjo Lėvizje pranohet menjėherė anėtare me tė drejta tė plota nė Kėshillin Botėror pėr Paqe dhe vizitohet nė Tiranė nga Presidenti i kėtij Kėshilli. Gjatė kėtyre viteve, Zeqir Lushaj ėshtė nė detyrėn e Sekretarit tė Pėrgjithshėm tė shoqatės, si dhe bashkėbotues i gazetės “Paqja”.

            Me gjithė kėto detyra pėr njė kohė tė gjatė nė organizatat shoqėrore, Zeqiri mbeti gjithnjė njė mik i ngushtė i shtypit, njė bashkėpunėtor produktiv i papėrtuar e cilėsor i tij. Pra, ishte dhe vazhdon tė jetė, mė shumė se nėpunės, njė gazetar!

            Qė nga viti 1998 e deri nė Maj tė kėtij viti, Ai punoi dhe jetoi nė Nju-Xhersi tė SHBA-sė nga u kthye bashke me bashkėshorten e tij Sabrien pėr tė jetuar pėrfundimisht ne Atdheun e tij Shqipėri. Gėzon pasaportėn e shtetėsisė amerikane.

            Deri tani ka botuar 6 libra (nė 60 vjetor) tė cilat janė:

 

            1. Hija e vendlindjes Vjersha

            2. Lisi i shkruar Vjersha

            3. Vdekja e varreve Vjersha

            4. Dyqani i mendjes Shkrime publicistike

            5. Pengjet Vjershėrime

            6. Fjala mbi tel… Tekste kangėsh popullore

 

            Sė shpejti presim edhe 6 libra tė tjerė nga Zeqiri tė cilat nė muajt e parė tė  2015-ės  mendojmė qė ti kemi nė dorė.

 

 

              

 

ATY FILLON PERĖNDIMI SHQIPTAR                                    

 

-Nikaj-Mėrturi, dekoratė ilire nė gjoksin Dardani -

 

…!

Kapuēi i bardhė:

Lugbat, Shtyllė,

…Kore e Kaki .

 

Kėrshi i Pikut,

Vorri i Fratit:

Sytė, poshtė tij !

 

Qafė Agri ,

Qafė Kolēi:

Dy desh mbi urė !

 

Brinjėt, vet fiset,

(Libėr i hapur):

-Nikaj-Mėrtur.

 

Rrasa e Mulajve,

Shpatė, pėr sė gjati,

Varur, qystek sahati.

 

Shkuma e bardhė ,

Nga Currajt e Epėr,

Zhurmon serbes,

 

Qėndrestarin,

(Epos kreshnikėsh),

Freskon mes pėrmes .

 

Rreth e rrotull,

Bjeshkėt plot ēetė,

Kalabosh, vezme me fishekė.

 

Ngulur fort, (Va nė Va),

Drinit, nėn kėmbė,

Nga Kisha e Rajės, nė Toplanė .

 

Sy ciklopi,

Pėrballė, natė-ditė,

Berishė e Brigjeve-Aprripė !

 

Shpatullat, tė sigurta,

Nga do t’i shikosh,

Valbonė-Shalė -Shosh.

 

Taban mbėshtetės,

(Drejtė peshim gjithmonė),

Motrat , Shkodėr e Gjakovė !

 

Vėrini i kullave,

Bjeshkėt e stanit,

Visare, tė Kulturės Komanit !

 

Si lisat breg Karmės,

E pishat nė bjeshkė,

Djelt e ēikat, me synin eshkė.

 

Si nė Apelin e Fiseve,

Pėr t’u rrethue nė sofėr,

Artistė me emėn, nė ēdo votėr.

 

Hemisfera nė Alpe,

(Si Muja e Halili),

Dy Lekėt: -Biba-Dukagjini!

 

Pėr mikun, nė dorė zemrėn,

 Pėr armikun, vaisin pushkėt,

 Pa kallauz, katundi qė duket!

 

Aaah ! Nikaj-Mėrturi !

Dekoratė ilire, nė gjoksin Dardani,

Sa mangut, do tė ishim pa Ty !

 

Mėsonje  mirė !

Mbanje mend, (ēikė e djalė):

-Aty fillon, Perėndimi Shqiptar!

…!

Gjeografia…,

Lehtė vizatohet,

Libri i jetės, zor lexohet !

       

 

 

 FLUTUROVA…, IKA…!

 

“…Shite tokėn…, del hup krejt…!”

-Varg i njė kėnge popullore, rreth njė shekull mė parė-

 

(Fletė ditari, Tiranė-Nju Jork, 27 shkurt 1998)

                                                                                                     

1.

Mė thanė se:

I biri i xhandarit jam!

 

-Nė ēdo fletė biografie,

Nė ēdo dosje e kam.

 

2.

Mė thanė se:

-Je, njė katundar-malok!

 

Me prejardhjen time,

Mburrėm edhe sot.

 

3.

Mė thanė se:

-Je agjent i Sigurimit!

…I shikova, pak,

Si me ēudi …!

 

(Njė meritė,

E panjohur prej meje,)

 

Ama, gjithė Bota,

Punon pėr Siguri!

 

4.

Mė thanė se:

Je kriptokomunist,

Nuk ke pėr t’u rinovua!

 

 

Ē’ka me ba?

-Medet pėr mue!

 

5.

Mė thanė se:

-Je feminist,

…Sa shumė vajza ke dashtė!

 

-Sa mirė: -ua ktheva:

“Nė vesh tė Perėndisė,

…Zoti e thashtė…!”

                                                                                              

6.

Gjithė kėto akuza,

(Nuk janė…, as gjysma),

Mbarė e mbrapsht i dėgjova,

 

Vetėn e hangra me dhėmbė,

Bana si bana…,

I durova!

 

7.

Kur, mė thanė se:

-Je servil-karrierist,

Tė dhimbset karrigia!

 

 

U preka nė shpirt,

(Mallkova nė heshtje):

-Paēi faqen e zezė!

…Ju raft pika!

 …!

(Ma trazoi shpirtin njė fjalė,

Fjalė e vjetėr, qyshkur:

-Unė me bukė, e Ti me gurė!)

 

8.…!

Kur, me kokėn mbrapa,

Rėndova…,

 Nė shkallėt e avionit (!!),

 

Mu duk vetja…,

Breg-varrit,

Gozhduar,  mes arkivolit…!

…!

 

9.

-Prapa diellit…,

E thefsh qafėn…!

Mė bėhej se, (…ata),

Mė flisnin nė vesh!

 

Ata…, (ata e ato!),

Qė gjithė jetėn i desha,

Dhe do t’i dua,

Deri sa tė vdes!

 

10.

Si zogu mbi lis,

Instinktivisht,

Ēukita…,

 

…Mbi xham,

Xhamin e qelqtė,

Me ballin mbėshtetur,

 

Fshiva,

(lehtė),

Avullin me dorė,

 

 

Por… ,

Pa  e kuptuar,

Kisha  pėrshėndetur!

 

 

11…!

N’daē, pėrshėndeta,

N’daē, ēukita…!

?!…,

 

12.

…!

Fluturova…,

Ika….!!

./.

      

 

 

KOVAĒIT AZIZ VORFI

 

– Hero i Punės –

 

Nė duart e tua, qindra ton ēelik,

Nė sytė e tu, xixa hekuri tė skuqur,

Nė gjoksin tėnd me mijėra drita,

Medalja e Heroit, drita mė e bukur.

 

35 veta nga familja jote,

Nė grykat e Fierzės punojnė ēdo ditė,

Ti, vazhdon tė godasėsh mbi kudhėr,

Si atėherė djalosh nė Bistricė.

 

Nė sofrėn e mbushur me dashuri,

Tė rrethojnė fėmijėt , mbesa e nipa,

Emrat ua ngjite brigjeve tė lumenjve.

Hidėr, Centrale, Lulėzime, Drita…

 

Njė jetė tė tėrė nėn prush ēeliku,

Si pisha mes shkėmbit nė erė,

Tė heqim kapelėn, kovaē Aziz Vorfi,

Udha dritė t’u baft pėrherė!

./.

Fierzė, 1976

 

 

 

UDHA E BJESHKES

 

-Udhėtoj shpesh,(me mend), me karvanin e  vrritarėve, pėr nė bjeshkė…, nė Shtyllė tė Grisė-

 

…!

Ta duam kėtė emėr:-Shtylla e Grisė,

Dije mirė,kallxoja gjithėkujt, o djalė:

-T’ja dijmė kimetin…, ėshtė hyjnore,

Aty jetohet…,bash si nė  pėrrallė.

 

1.

Kalojmė,vijėn e Dubravēit,mbi Kishė,

Marrim hijen,gėshtenjave pėrpjetė,

Flladitem njėherė,nė Gurrėn e Grisė,

E besoj:-Jemi nisur pėr nė bjeshkė.

 

2.

Ku ndahen rrugėt, pushimi i parė,

Aty mblidhet karvaji i katundit,

Kokrrohet, avash, brijės Muzi Kurtit,

Nusja ma e re, gjithmonė,e fundit.

 

3.

Kah e Rrzuemja e Ēutės,(kujdes),

Aty asht’ terr, edhe nė mesditė,

Nė Shteg,tu bojlia e Baram Zmajlit,

Mbarojnė gėshtenjat, hapen sytė.

 

4.

Nė Fushė-Llozhėn, dalim prej hijes,

Mrizi i thotė: -lamtumirė vrrinit,

Prroni i Territ, Lejthia gurbardhė,

Njė test i fortė, starti i fillimit.

 

5.

Tė jeshė sa tė duash djalė i zoti,

Me korin e gjinkallave pėrpjetės,

Te Kroni i Morajės, del i djersitur,

Kah’ Molla e Idhėt e Ara e Ēelės.

 

Aaah, Ai-Krue don shumė kujdes,

Rinia, kėtė punė mire nuk e di (!),

Edhe kali i shkumuem-buzėtharė,

Aty,(menjėheri),rrezikohet kur pi.     1)

 

“Si pjalm bore reshė rreth majės,

Dhamtė, t’i pinė kroni i Morajės…”

(Kėto dy vargje, diku i kam shkrue,

Pėr Kronin e bjeshkės-ujėbekue).

 

6.

Mbi Kodėr tė Morajės, leqe-leqe,

Nė Tella tė Poshtme duhet pushimi,

Lugut Dikēorit, Rogave tė Gabelėve,

Hap-mbas-hapi,vjen rritet freskimi.

 

7.

Rrasa mbi Dikēur, len sherbelen pas,

Aty,nis e fry, flladi i bjeshkės Epėr,

Muret e Gashit, pushimi i fundit,

Nėn Qafė-Shtyllė,thik’ tė pėrpjetės.

 

Gurrcin e Epėr,lamė nė tė djathtė,

Nė tė majtė, Rrasėn e Sukbukurit,

Lugut tė Qafės, mbi ortiqet e borės,

Teferig i hollė frynė, i bjen pėrēukut.     2)

 

8.

Tė rinjėve griēorė, dua tua kujtoj,

-Kujdes nėn Qafė, tu Shkalla e Keqe,

Aty,kuajt ndihmohen qė tė ngjitėn,

Patkonjtė-gaca e flakė nėpėr leqe.

 

9.

Aaah, dhe vetėm 100 metra ma nalt,

Ndihesh Mbret, sapo shkelė nė Qafė,

-Hallall,-ju thue ortigjeve ku u ngjite,

Sheh pėrpara njė botė tė pahesap.

 

…!

Nga kėtu, syri gjėnė hapsirėn e vet,

Shpirti, fort gufon, don me fluturue,

Njė pushkė-haber, kėrcet nga gėzimi,

Orėt e bjeshkės nė pritje i ka ftue…!

 

10.

Pėr gjysmė ore, nė Rudinė tė Liqenit,

Ndalojmė-ulim kryet kuajve,uji me pi,

Shtrihemi rudinės sė butė, jeshil-llek,

Ndjehemi tė lumtur, dehur,(pa raki!).

 

11.

Kijet byraten nė stomije tė rudinės,

Plisat, me brina i gjuejnė pėrpjetė,

Kumona e dhenve, pėrcillet shpatit,

Trokaēa e dhive, ushton nėpėr ēetė.

 

12.

Tani bjeshka, merr njė fytyrė tjetėr,

Mbushur bar e lule, si nuse na pret,

Ndėr breza, griēorėt krushqit e saj,

Krenarė…, mbi shtratshpirtin e vet.

 

...!

Ta duam kėtė emėr: -Shtylla e Grisė,

Dije mirė, kallxoja gjithėkujt,o-djalė,

T’ja dimė kimetin…, ėshtė hyjnore,

Aty jetohet…, bash si nė  pėrrallė.

 ./.

1) Nė kronin e Morajės ,gjithmonė duhet me pushua pak, pėrpara se tė pish uji.

2) Perēuku=bar i gjatė dhe i fortė,qė del nėpėr shkėmbinj, grumbuj-grumbuj.

 

 

 

                            

ALLAFRANGA…!!

 

-Fletė ditar, Gri 21 gusht 2011-

                                                                                                                                  

…!

Nė oborr nuk hyhej,

Gjithkund kaplue therrat!

Kapėrcyem trinėn hala-hup,

Si tė burgosurit mbi telat.

 

Nga mbretėria e ferrave,

Nė pulpė m’u ngul njė gjembaē,

Duhej njė dėshmi aty ku u rrita,

Dėnim mė tė lehtė nuk ka se kaq!

 

U solla njė herė oborrit,

Me “shoqėruesit” e mi si tė mpirė,

Nuk desha as nuk hyra brenda,

Pse-nė, kush donė e kupton mirė!

…!

E kreva dėnimin me dy pika gjaku,

(-Allafranga ma, tė mos na vish!!),

E mbyllėm vizitėn dy orėshe te Shabani,       1)

Ku na priste…, gjel-kokoshi mbi ēervish !      2)

./.

1.Shaban Ademi, -djali i axhės, qėndrestari i vetėm i trollit tė vjetėr tė Selmanve tė Grisė.         

2.ēervish,-gatim karakteristik i Tropojės. Miell misri, pak gjalpė dhe lėngu i pulės.