Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Zona e muzgut - Zhdukja e mistershme

Tregim i huazuar dhe i pėrpunar

 

        ZHDUKJA E MISTERSHME

 

       Nė verėn e vitit 2006, familja Bardhi pėrgatitej pėr pushime verore. Babai i Kaltėrinės, Dini, punonte si kreator nė njė ndėrmarrje private te njė investori tė huaj, dhe pėr ēdo vit shkonte pėr pushime nė malet e Prevallės. Ishte rast i mirė qė tė ikte nga tollovia verore qė e kaplonte qytetin e Prizrenit.

           

            Kaltėrina Bardhi ishte njė vajzė dymbėdhjetė vjeēare dhe krejtėsisht e zakonshme. Ishte e shoqėrueshme. Nė shkollė shkonte rregullisht me moshatarėt e saj. I adhuronte orėt e muzikės dhe ishte ndėr mė tė mirat nė seksionin e baletit. Kishte edhe njė pasion tė veēantė: fantastikėn shkencore, pėr tė cilėn moshatarėt e saj as qė mendonin.

            Nė fillim kureshtjen e shuante duke lexuar tregime spirituale nga autor vendas, ndėrsa shumė shpejtė imagjinatėn e saj fėmijėrore filluan ta preokupojnė shkrimtarė tė njohur tė fantastikės shkencore si Artur Klark e tė tjerė. Imagjinata e saj pasurohej gjithnjė e mė tepėr dhe u zgjerua nė kufij tė paparė. Filloi tė humb kuptimin pėr realitetin ekzistues, tė cilėn e vunė re prindėrit e saj, ose sė paku kėshtu dukej nė shikim tė parė!

            - Mbrėmė kam lundruar mbi sistemin diellor, - shpesh tregonte Kaltėrina nė mėngjes kur zbriste nga dhoma e saj e gjumit. Nėnė - vazhdonte ajo, kam udhėtuar nėpėr hapėsirėn e pafund, e cila nuk ėshtė siē na duket neve nga Toka. Yjet, gjithashtu, nuk janė ashtu tė bukur siē i shohim ne, kurse pėrreth dėgjohen zhurma qė nuk i kam dėgjuar kurrė.

            Nėna ia lėshonte njė shikim serioz dhe me shqetėsim i thoshte:

            - Mirė Kaltėrina, deri kur do tė na mėrzisėsh me kėto tregimet e tua?! Prapė ke parė ndonjė ėndėrr fantastike?! Ta dish se do ta ndaloj t’i lexosh ato libra me fantazira!

            Zakonisht e gjitha pėrfundonte nė kėtė mėnyrė.

            Nė verėn e vitit 2006, familja Bardhi pėrgatitej pėr pushime verore. Babai i Kaltėrinės, Dini, punonte si kreator nė njė ndėrmarrje private te njė investori tė huaj, dhe pėr ēdo vit shkonte pėr pushime nė malet e Prevallės. Ishte rast i mirė qė tė ikte nga tollovia verore qė e kaplonte qytetin e Prizrenit.

            Prevalla, njė vend i qetė dhe plot gjelbėrim, vend ky shumė i bukur dhe pitoresk, i rrethuar me kodrina mbi tė cilat shtrihej njė det i tėrė pishash.

            Me ta shkonte edhe gjyshja e Kaltėrinės, zonja Mira. Ishte njė plakė e ēiltėr dhe shumė shpirtmirė. E adhuronte mbesėn dhe ishte nė gjendje qė gjatė pushimeve tė verės, pa pėrtesė, t’i kushtonte asaj orė tė tėra. Ishte fjalėmbėl ndaj ēdokujt. Kaltėrina nė jetėn e saj kishte vend tė veēantė, andaj edhe ajo e donte gjyshen pa masė.

            Ditėn e tretė tė pushimeve, Kaltėrina e kaloi duke shėtitur pėrjes pishave tė mrekullueshme tė Prevallės. Kur u kthye nė kampshtėpizė , ende pa hyrė mirė brenda, e shqetėsuar, pyeti tė ėmėn:

-         A ėshtė e vėrtet se unė kam njė motėr binjake?!

            Nėna nė atė ēast lėshoi pjatat nga duart dhe me hidhėrim pyeti gjyshėn Mirė:

            - Ēfarė po fletė Kaltėrina?!

            Pastaj u kthye nga vajza:

            - Ē’ėshtė kjo pyetje, bij ime?

            Vajza nė atė moment u habit dhe thjesht nuk dinte si tė sillej dhe ēfarė tė thoshte.

            - Asgjė...Nuk di pse hidhėrohesh menjėherė!

            Nė fakt, nėna nuk ishte e hidhėruar, ishte e befasuar me pyetjen e saj, pasi qė Kaltėrina ishte lindur si binjake. Fėmija i dytė gjithashtu ishte vajzė, por mjerisht, nuk i kishte pėrballuar komplikimet e lindjes. Mirėpo ata nuk i kishin treguar kurrė Kaltėrinės pėr motrėn e saj. Thjesht, nuk kishin dashur qė fėmijėrinė e saj ta ngarkojnė me kėtė ēėshtje. Prandaj pyetja e saj ishte e papritur. Prej nga, si i ra ndėrmend...

            - Mirė bija ime, tanimė nuk jam e hidhėruar, - u mundua ta qetėsonte, por dua tė mė tregosh pėrse mė pyete?

            - Kėtė gjė ma tha njė i panjohur tek shėtisja pėrmes pishave!...

            - Si i panjohur?

            - I panjohuri nga planeti Otila!...

            - O zot, Kaltėrina, prapė ti..., - Prapė ke filluar me fantazira?!

            Vajza rrudhi krahėt dhe me vrap u futė nė dhomėzėn e saj tė vockėl.

            Thellė e prekur, Zana filloi t’i tregoj gjyshes Mira pėr fantazaitė qė i kishte dėgjuar muajt e fundit nga Kaltėrina. Por tregimi i sotėm ishte nė kufi me realitetin. Vallė, nga kush ka dėgjuar pėr motrėn e vet tė vdekur?... Ranė dakord qė kėtė ēėshtje ta hetoj me kujdes gjyshja.

            Po atė natė, Kaltėrina, me njė butėsi mahnitėsi ia rrėfeu gjyshes tregimin pėr “tė panjohurit nga planeti Otilo”.

            - Ėshtė njė burrė shtathedhur - tregonte vajza. Nuk dallon shumė nga ne, por prapėseprapė ėshtė disi mė ndryshe. Mė ka thėnė qė motra ime quhet Era dhe se jeton, atje me ata!...

- Era!... pėshpėriti plaka e hutuar. - Ti mendon se kjo ėshtė e vėrtet?!

Kaltėrina uli shikimin dhe me zė tė ulėt tha:

- Mendoj se po, gjyshe!

Gjyshja ishte shumė e durueshme.

- A tė ka thėnė diē tjetėr?

- Mė ka pyetur nėse kam dėshirė tė takohem me motrėn.

- E ti, ēfarė i tha?

            - Me siguri se po! M’i ka pėrkėdhelur flokėt. Mirė mė tha, nė mbrėmje kur tė zė gjumi do tė shkojmė nė Otila pėr ta takuar atė. Pas kėtyre fjalėve u zhduk-

- Mirė shpirt, tani fli. Nė mėngjes sė bashku do e kėrkojmė tė panjohurin...

Gjyshja me butėsi puthi Kaltėrinėn dhe, si gjithmonė, e mbuloi me kujdes. Fiku dritėn dhe me hapa tė ngadalshėm u drejtua nga veranda ku rrinin ulur Zana dhe Dini. U tregoi gjithė bisedėn qė kishte pasur me Kaltėrinėn. Ata tė befasuar shikuan njėri tjetrin!

            - Era`-sa nuk bėrtit Zana.

            - Tha se quhej Era?!

            - Zot i madh, a ėshtė e mundur?! - tha Dini.

            Emri Era ishte emėr unikat tė cilin e kishin sajuar prindėrit disa ditė para se tė lindnin fėmijėt, pasi e kishin kuptuar se do lindnin vajza binjake. Do i pagėzonin: njėrėn Kaltėrina dhe tjetrėn Era. Pėr kėtė vendim paksa tė ēuditshėm kurrė nuk i kanė treguar askujt, as gjyshja nuk ka qen e njoftuar. Kurse tani paraqitet i panjohur dhe...!?

            - Zot i madh - pėshpėriti sėrish Zana.

            Po atė natė nga kampshtėpiza u zhduk pėrgjithmonė Kaltėrina. U njoftuan tė gjitha organet kompetente: policia, KFOR-i etj. U alarmua edhe Interpoli...por nuk zbuluan kurrė asgjė! As mė tė voglėn gjurmė!

            Vajza u zhduk nga dhomėza dhe nuk u lajmėrua kurrė mė. Mbase ka kaluar nė dimension tjetėr - nė... zonėn e muzgut.