Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 3 - ZHDUKJA E DINOSAURĖVE

Nga: Gerry BROWN

Pėrktheu: Vladimir MARKU

ZHDUKJA E DINOSAURĖVE

       Vetė dinosaurėt u zhvilluan, ashtu si tė gjithė format e tjera tė jetės, nga krijesat e hershme tė detit. Lėvizje tė mėdha nė koren e Tokės sollėn ndryshime klimaterike. Oqeanet filluan tė tėrhiqen dhe filluan tė shfaqen mbi ujė masa tė mėdha toke.

 

 

            Tė fuqishėm dhe tė egėr, tė armuar dhe tė pasulmueshėm, dinosaurėt lartėsoheshin mbi ēdo kafshė tjetėr mbi faqen e tokės. Me luspa dhe kthetra, ēatall dhe muskuj tė fortė, kėta reptilė gjigandė u zhvilluan pėr miliona vjet pėr t'u bėrė zotėrit e padiskutueshėm tė tė gjitha formave jetėsore parahistorike.

          Njeriu nuk do tė mund tė zhvillohej ose mbijetonte kurrė nė njė botė tė tillė me dinosaurė mish-ngrėnės qė endeshin pothuaj nė tė gjitha rajonet e tokės qė ishte atėhere njė sipėrfaqe e vetme e madhe.

          Diapazoni i epokės sė dinosaurėve ėshtė pothuaj tej fuqisė sė perceptimit tonė. Mendoni, pėr njė ēast, se 225 milion vjet mė parė, dinosaurėt mbretėruan dhe lulėzuan pėr 160 milion vjet tė tjera, ndėrkohė qė paraardhėsit tanė majmunė u shfaqėn mbi tokė vetėm 2 milion vjet mė parė ndėrsa njeriu modern ka vetėm 50,000 vjet qė ėshtė rrotull.

          Nė njė farė mėnyre, pėr shkak tė ndonjė kataklizme, dinosaurėt u zhdukėn. Nė shkallėn kohore evolucionare tė historisė sė Tokės, ata u zhdukėn brenda njė nate. Katastrofa, qė zhduku dinosaurėt dhe tre tė katėrtat e ēdo specie tjetėr mbi Tokė, e ktheu peshoren evolucionare nė favor tė mamalėve tė vegjėl tip brejtėsash tė cilėt evoluan nė majmunė tė vegjėl dhe, mė nė fund, nė racėn njerėzore.

          Vetėm njė mbeturinė e Epokės sė Dinosaurėve vazhdon tė zvarritet mbi tokė edhe sot e kėsaj dite. Dhe ky ėshtė krokodili. Por edhe krokodili mė i madh ėshtė njė krijesė e vogėl krahasuar me reptilėt gjigand dinosaur, si psh, Brontosauri 325 tonėsh, qė ishte barngrėnės, ose mishngrėnėsi Tiranosaur rex, mė gjigandi qė ka jetuar mbi tokė, 16 metra i lartė, 12 metra i gjatė dhe qė peshonte 7 ton. Me njė kokė tė madhe dhe tė armuar me pllaka dhe tė gjatė njė metėr e gjysėm, me njė gojė si shpellė tė pajisur me dy radhė dhėmbėsh tė mprehtė si brisk, Tiranosauri rex ushqehej me pothuaj tė gjitha speciet e tjera tė gjalla, qė nga xhunglat subtropikale tė Anglisė parahistorike deri nė tokat moēalore qė janė sot stepa nė Amerikėn e Veriut.

          Vetė dinosaurėt u zhvilluan, ashtu si tė gjithė format e tjera tė jetės, nga krijesat e hershme tė detit. Lėvizje tė mėdha nė koren e Tokės sollėn ndryshime klimaterike. Oqeanet filluan tė tėrhiqen dhe filluan tė shfaqen mbi ujė masa tė mėdha toke. Me stabilizimin disi tė kėtyre sipėrfaqeve tė tokave, disa prej krijesave tė detit bėn kalimin nė tokė duke zhvilluar mushkėri dhe gjymtyrė primitivė pėr tė bėrė tė mundur gjetjen e ushqimeve shtesė nė bregdetet e reja. Disa prej tyre dukeshin si fulterėz gjigandė me njė sy tė tretė midis ballit tė tyre. Besohet se ky sy i tretė u zhvillua pėr tė parė qartė mbi tokė. Me kohė, sytė e tjerė si edhe mushkėritė u pėrshtatėn pėr jetėn nė tokė. Syri i tretė u bė i papėrdorshėm, por ai nuk ėshtė zhdukur plotėsisht nga format jetėsore qė u zhvilluan nga kėta amfibė primitivė. Madje edhe sot, fshehur brenda trurit tė njeriut, ndodhet gjendra pineale (hipofiza), nė madhėsinė e njė bizeleje, qė ėshtė njė mbetje e trashėguar e syrit tė tretė.

          Por shumė kohė mė parė se tė shfaqeshin mbi faqen e tokės paraardhėsit e njeriut, reptilėt u transformuan nė dinosaurė. Gjatė Epokės Mesozoike, nga 225 milion vjet tė shkuara deri 65 milion vjet tė shkuara, speciet e adaptueshme dhe tė shumėllojshme tė dinosaurėve fillonin me mishngrėnėsin Compsognathus, qė kishte pėrmasat e njė pule dhe mbaronin me gjigantin Brontosaurus.

 

 

          Dinosaurėt u pėrpunuan nga forcat e natyrės derisa arriti njė ēast kur asgjė nuk mund t'i zėvendėsonte mė ata nė shkallėn evolucionare. Pastaj, papritur, ata u zhdukėn kaq plotėsisht saqė, deri 200 vjet tė shkuara, njeriu nuk e kishte fare idenė se mbi faqen e planetit kishin ecur dikur krijesa tė tilla gjigande. Mbetjet e para tė njė dinosauri u gjetėn nga njė fermer nė njė fushė pranė Cuckfield, Saseks, Angli, nė 1822. Dhėmbėt e dinosaurit duket se ngjasojnė me ato tė iguanės sė sotme, kėshtu qė atij ju dha menjėherė emri Iguanadon. Por me gjetjen e kockave tė tjera dhe me bashkimin e dinosaurit tė plotė, shkencėtarėt e hershėm arkeologjikė kuptuan se dinosauri nuk kishte krahasim me asnjė krijesė tjetėr. Kockat e gjetura u krahasuan pastaj me gjetje tė tjera nė rrafshet e Amerikės Veriore, ku u zbuluan gjymtyrėt e parė gjigandė tė Brontosaurit dhe, ngadalė, shkencėtarė skeptik, tashmė tė quajtur paleontologė, filluan tė bashkojnė rebusin kolosal tė dinosaurėve. Por vetėm pak kohė mė parė filluan ata tė vrasin mendjen mbi misterin e zhdukjes sė papritur tė kėtyre kafshėve nė dukje tė pashkatėrrueshme.

          Nga pjesa e dytė e shekullit tė 18, arkeologė gjermanė zbuluan fosile molusqesh detare gjigande, guacka tė mėdha spirale tė quajtura amonite qė rriteshin deri 4 metra nė diametėr. Amonitet janė zhdukur njėkohėsisht me dinosaurėt, ashtu si shumė lloje bimėsh primitive.

          Teoritė lidhur me zhdukjen e dinosaurėve janė tė shumta. Disa shkencėtarė thonė se njė ndryshim gradual i klimės shkatėrroi vegjetacionin, bazėn e jetės tė disa dinosaurėve, ndėrsa dinosaurėt mishngrėnės u disorientuan dhe u squllėn dhe nuk arrinin tė mbronin vezėt e tyre nga bisha mė tė vogla dhe mė tė adaptueshme. Megjithatė, dinosaurėt kishin mbijetuar, adaptuar dhe lulėzuar gjatė periudhash kritike klimatike kėshtu qė duhet tė ketė qėnė njė incident shumė mė violent dhe i papritur qė solli zhdukjen e tyre tė plotė.

          Shenjat e para tė njė pėrgjigjeje tė mundshme erdhėn nė 1974, kur Dr. Luis Alvarez i Universitetit tė Kalifornisė bėri analiza mbi njė shtresė argjile marrė nga njė vend nė Itali. Argjila pėrmbante nivele tė elementit iridium mė shumė se 30 herė mė tė larta se ē’mund tė priteshin normalisht. Pėrveē riftit vullkanik, e vetmja ngjarje qė mund tė shpėrndante kaq shumė iridium tė tokės nė atmosferė, gjykoi Dr. Alvarez, mund tė ketė qėnė goditja e njė meteori mbi koren e planetit. Megjithėse Toka bombardohet vazhdimisht nga shumė meteorė tė vegjėl, vetėm rreth 200 prej tyre kanė qėnė aq tė mėdhenj sa tė kenė depėrtuar atmosferėn. Disa prej tyre kanė lėnė edhe kratere mbi tokė, tė cilat mund tė shihen edhe sot, por njė meteor i aftė qė tė "kripi" nė ēast Tokėn me iridium me njė sasi tė tillė qė tė mundte tė zhdukte dinosaurėt, duhet tė ishte tė paktėn me njė diametėr prej 12 kilometrash, duke ēliruar energjinė e njė miliard bombave bėrthamore si ajo e Hiroshimės, duke lėnė njė krater tė paktėn dy kilometra tė thellė dhe disa kilometra tė gjėrė.

          Sigurisht, njė "ciflosje" e tillė masive e kores sė Tokės nuk do tė mund tė mbetej e fshehur. Pėrveē kėsaj, po tė kishte goditur njė masė toke njė meteor i tillė gjigand nuk do tė ishte ēliruar vetėm iridium, por edhe miliarda ton shkėmb tė thėrmuar dhe pluhur qė do ta kishte mbėshtjellė Tokėn me njė errėsirė tė plotė pėr shumė vjet duke zhdukur jetėn mbi tė. Por meqė disa forma jete mbijetuan dhe procesi i evolucionit vazhdoi, teoria e meteorit nuk mund tė mbetet mė e padiskutueshme.

          Ishte kolegu i Dr. Alvarez, astronomi Fred Whippli, i cili ka dhėnė tė vetmen pėrgjigje tė pranueshme. Po sikur njė meteor, madje edhe njė asteroid, tė jetė pėrplasur mbi fundin e detit dhe jo mbi tokė? Efektet do tė kishin qėnė tė ndryshme, por njėlloj katastrofike pėr dinosaurėt. Pėrveē pluhurit qė do tė hidhej nė ajėr, globi do tė rrethohej me njė veshje tė trashė, deri 2 kilometra, avulli. Nė ēastin e goditjes oqeanet do tė vlonin furishėm dhe planeti do tė kishte qėnė pėrmbytur nga uji i ngrohtė. Kjo do tė shkatėrronte aq vegjetacion sa qė dinosaurėt peshkngrėnės tė zhdukeshin nga uria. Pas uljes sė pluhurit dhe mbetjes sė avullit, lageshtia do tė shkatėrronte dinosaurėt qė jetonin nė tokė.

          Nė oqeane do tė mbijetonin vetėm krijesat e thellėsive mė tė mėdha dhe tė ftohta. Ndėrsa nė tokė do tė mbeteshin relativisht tė padėmtuara dhe do tė mund tė pėrshtateshin vetėm mamalėt e vegjėl me gėzof me sisteme mjaft tė zhvilluara metabolike. Brejtėsat e vegjėl, paraardhėsit e njeriut, do tė mund tė ushqeheshin me vezėt dhe mishin e dinosaurėve gjigandė qė do tė ishin bėrė tė pazot dhe tė dobėt kundrejt elementeve.

          Njė meteor ose asteroid mjaft i madh pėr tė shkaktuar njė boshllėk nė vijimėsinė e jetės do tė duhej patjetėr tė linte ndonjė gjurmė diku. Psh, mund tė ketė formuar njė ishull tė ngulur nė dyshemenė e oqeanit duke patur sipėrfaqen mbi ujė. Megjithatė, akoma nuk ėshtė gjetur njė dėshmi gjeologjike e njė "predhe" tė tillė ndėrplanetare tė ngulur nė lėkurėn e Tokės. Prandaj, sipas Dr. Whipple, meteori duhet tė jetė pėrplasur nė Oqeanin e Paqėsorit dhe ėshtė varrosur nė pllakėn ravguese tė kores sė Tokės qė do ta ketė mbartur atė ngadalė drejt lindjes pėr mijėra vjeēarė derisa tė jetė pėrplasur dhe ngjeshur pas kontinentit tė Amerikės Veriore ose asaj tė Jugut. Pastaj, ashtu si edhe me coprat dhe shkėmbinjtė e tjerė tė dyshemesė oqeanike tė Paqėsorit, do tė jetė detyruar tė hyjė nėn kurrizoren kontinentale dhe tė gėlltitej nga bėrthama e shkrirė e Tokės, gati pėr t'u "pėshtyrė" pėrsėri pėrpjetė nė formėn e lavės sė tretur, duke formuar tokė tė re dhe duke ofruar mė shumė jetė pėr banorėt e planetit qė gati e shkatėrroi.

 

 

            Nga libri "Bota drejt barbarizmit dhe Profetėt"