Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

GAZETA METRO

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

RRĖNJĖT TONA

Tema tė tjera 3 -  ZOTAT QĖ NUK QESHIN

Shkruan: Dritan DRAGUSHA

www.gazetaexpress.com

ZOTAT QĖ NUK QESHIN

 

E qeshura zbulon shumėēka, sepse ėshtė e ēliruar nga rregulli. Ajo nuk i nėnshtrohet diktatit, prandaj, edhe pėrndiqet duke u shpallur herė si e ēmendur, herė si e pakuptueshme, e asnjėherė e denjė pėr t’u marrė seriozisht.

 

 

“E qeshura ėshtė burim dyshimi”, prandaj “Krishti nuk qeshte”, sepse Zoti nuk qesh. Ai merret me gjėra serioze, kurse e qeshura tė shpėrqendron, “i shtrembėron vijat e fytyrės, e bėnė njeriun t’i ngjasojė majmunit”. Mirėpo, e vėrteta ėshtė se “tė qeshurėn e ka vetėm njeriu, ėshtė shenjė e arsyes sė tij”. Ky ėshtė diskutimi mbi tė qeshurėn nė mes tė Uiliamit, i cili ėshtė nė anėn e sė qeshurės dhe Jorgesė, i cili ėshtė kundėr sė qeshurės, e qė tė dy janė personazhe nė librin Emri i trėndafilit tė Umberto Eco-s, ku temė boshte ėshtė zbulimi i librit tė humbur Komedia tė Aristotelit. Pra, ky diskutim nxjerrė nė pah vėshtirėsitė qė ka besimtari, madje pamundėsinė qė ta pranojė tė qeshurėn si pjesė tė natyrės sė tij.

Nėse i shikojmė konstruktet e religjioneve monoteiste, librat e shenjtė qė i pėrfaqėsojnė ato, vėrejmė se aty ka vetėm rregulla se si besimtari duhet tė jetė pėrherė vigjilent, pėrherė serioz, i pėrsosur. E brendshmja, instinkti vazhdimisht duhet tė luftohen, sepse aty ėshtė burimi i tė pamoralshmes. Epshet e ēnjerėzojnė besimtarin, prandaj ai duhet t’i nėnshtrohet doktrinės fetare e cila predikon se si njeriu duhet t’i suspendojė ato, e meqenėse, natyra njerėzore e pamundėson, atėherė ai duhet t’i ndrydhė epshet e tij vazhdimisht. Kjo ėshtė njė luftė permanente e besimtarit me natyrėn e tij.

Ē’ėshtė e vėrteta kjo nuk u ndodh vetėm besimtarėve religjiozė, tė tillė ishin/janė edhe ata qė ndjekin ideologji tė caktuara politike dogmatike. Komunizmi kėrkonte nga njeriu proletar qė gjithė energjia e tij e brendshme tė shpenzohej pėr tė mirėn e pėrgjithshme. Ose nacionalizmi qė kėrkon, thėrret nė ruajtjen e pastėrtisė sė gjakut duke e pėrbaltur tjetrin. Pra, sikur ideologjitė religjioze, edhe ato politike janė nė luftė tė pėrhershme me natyrėn e brendshme tė njeriut, sepse konsiderojnė se aty ėshtė fara e mosbindjes, aty banon e keqja.

 

 

Mirėpo, kur e pyesnin Demokritin: Si e mėson ti tė vėrtetėn, ai pėrgjigjej: Unė qesh. Pse qesh? Sepse kam mėsuar tė vėrtetėn (Victor Hugo). Pra, e qeshura zbulon shumėēka, sepse ėshtė e ēliruar nga rregulli. Ajo nuk i nėnshtrohet diktatit, prandaj, edhe pėrndiqet duke u shpallur herė si e ēmendur, herė si e pakuptueshme, e asnjėherė e denjė pėr t’u marrė seriozisht.

E qeshura si pjesė inherente tė saj ka dyshimin dhe dyshimi ėshtė armiku kryesor i ideologjive. Dyshimi i ngjan krimbit nė njė mollė tė kuqe. Tė gjithė e shihnin se mbreti ishte cullak, por askush nuk kishte guxim t’ia thoshte, mirėpo, kur njė fėmijė bėrtiti mbreti cullak, aty filloi e qeshura, sepse sipas Demokritit ata e mėsuan tė vėrtetėn. Nuk thuhet kot se fėmija ėshtė artist ose njė artist i mirė ėshtė gjithmonė njė fėmijė.

Arti kjo shprehje kaq fisnike, historikisht ėshtė ballafaquar me histerinė e kėtyre ideologjive. Ideologjitė religjioze e pėrgatisin njeriun e kėsaj bote pėr njė botė tjetėr, tė pėrtejme, kurse ideologjitė dogmatike politike e shtetėrore mundohen ta pėrsosin njeriun dhe botėn nė tė cilėn jetojmė. Tė parėt e demonizojnė jetėn duke i dhėnė pėrparėsi amshimit, kurse tė dytėt e demonizojnė jetėn duke i dhėnė pėrparėsi pėrsosmėrisė sė saj, ndėrsa arti i cili nuk synon parajsėn as kėtu, e as atje, por pėrjetimin e ēastit nė plotninė e tij, ėshtė kripa nė syrin e kėtyre ideologjive. Pra, artisti me anė tė shkathtėsive dhe fuqisė sė tij nxjerr artin nga brendėsia shpirtėrore dhe e vė atė nė skenė pa ndjerė nevojėn e pėrjetėsisė, por qė vetė tė jetė brenda njė ēasti, sepse ai artin e pėrdor nė frymėn e jetės, kurse jetėn nė frymė artistike. Arti nuk ėshtė i prirė tė shpallė manifeste qė na tregojnė rrugė lineare drejtė parajsės, as se si duhet vdekur (siē bėjnė ideologjitė e ndryshme) qė tė pėrjetėsohemi. Arti nuk ka qenė dhe nuk ėshtė njėdimensional, pėrmes tij nuk jepen rrugė se kah duhet ecur njeriu, shoqėria, apo njerėzimi, dhe kjo ndodh sepse arti nuk ndėrton idhuj, nuk ndėrton parajsa, nė fakt arti na ēmagjeps nga idhujtaritė, ēmagjepsje kjo qė shpeshherė artit i ka kushtuar me linēim, kurse artistit edhe me kokėn e tij. Sa mė shumė art aq mė shumė tė vėrteta. Sa mė shumė tė vėrteta aq mė shumė mendime, kurse sa mė shumė mendime, mė pak heronj.