Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Meditime - Zoti ėshtė nė kėrkim tuajin (pjesa e parė)

OSHO

Nga origjinali pėrktheu: Valdet FETAHU

Rruga ime: Rruga e reve tė bardha

 

ZOTI ĖSHTĖ NĖ KĖRKIM TUAJIN

(pjesa e parė)


   Ligjėrata ėshtė mbajtur nė gjuhėn angleze nė “Buddha Hall” nga data 10.maj 1974 deri me 24 maj 1974


Kapitulli i XIII

 


            22 maj 1974, nė Buddha Hall

            Pyetja 1


            I DASHURI OSHO,

            DJE NA KENI THĖNĖ SHUMĖ QARTĖ SE DUHET TA PASOJMĖ MJESHTRIN FJALĖ PĖR FJALĖ. POR NE NUK PO MUNDEMI T’JU KONSULTOJMĖ PĖR ĒDO DETAJ.
            SI TA ZGJEDHIM RRUGEN E VĖRTETĖ, KUR MENDJA GJITHMONĖ KĖRKON RRUGĖ MĖ TĖ LEHTĖ?


            OSHO:

            Problemi real nuk ėshtė konsultim me Mjeshtrin, por nė atė se si tė bėheni mė meditativ, sepse pjesa fizike e Mjeshtrit nuk ėshtė edhe aq e rėndėsishme. Nėse jeni shumė mė meditativ, ju mund ta konsultoni Mjeshtrin nė ēdo moment. Prezenca fizike nuk ėshtė e domosdoshme, ai bėhet i domosdoshėm pėr shkak se ju nuk jeni aq shumė meditativ.

            Pėr shkak se ju identifikoheni me trupin e JUAJ, pėr kėtė edhe Mjeshtri ėshtė identifikuar nė mendjen tuaj me trupin e tij. Sepse ju mendoni se jeni trup, ju gjithashtu mendoni se edhe Mjeshtri ėshtė trup. Mjeshtri nuk ėshtė trup, the kur e them kėtė, se Mjeshtri nuk ėshtė trup, kjo do tė thotė se ai nuk ėshtė i kufizuar nė kohė dhe hapėsirė.

            Kjo nuk ėshtė pyetje e tė jetuarit nė prezencė tė tij. Ku do qė tė jeni, nėse jeni meditativ, ju do tė jeni nė prezencėn e tij. Madje edhe nėse Mjeshtri ėshtė i vdekur, ai mund tė konsultohet. Buda edhe sot e kėsaj dite mund tė konsultohet – tė pėrgjigjet nė pyetje. Kjo s’do tė thotė se Buda rrinė diku dhe ju jep juve pėrgjigje, por kur ju jeni thellė nė meditim ju bėheni Buda. Buda-natyra juaj shfaqet dhe Buda-natyra do t’ju pėrgjigjet, dhe tash Buda nuk ėshtė i kufizuar. Kjo do tė thotė, se pėr atė qė ėshtė i verbėr Buda s’mund tė gjendet askund, pėr atė qė sheh, Buda ėshtė gjithkund.
Ju mund tė jeni nė kontakt me Mjeshtrin kudo qė tė gjendeni. Rruga s’do tė thotė tė shkoni tek Mjeshtri, rruga do tė thotė tė hyni nė vetvete. Sa mė thellė qė jeni nė vete, po aq jeni mė afėr Mjeshtrit.
            Pėrgjigjet do tė vijnė. Dhe ju do tė ndjeni sesi ato nuk vijnė nga mendja juaj. Do tė jetė kualitet krejtėsisht i ndryshėm. Kualiteti absolutisht do tė ndryshojė dhe nuk do tė ketė konfuzion rreth kėsaj. Kur mendja juaj pėrgjigjet, ju ndjeni se ju pėrgjigjeni. Kur mendja nuk ėshtė aty, ju thjesht bėheni meditativ, dhe pėrgjigjet sikur vijnė nga dikush tjetėr,e jo nga ju. Ju i ndini kėto. Ky ėshtė misteri i Kuranit. Muhamedi ka menduar se i ka dėgjuar – dhe ai ka pas tė drejtė. Por myslimanėt gabojnė nėse mendojnė se Zoti i ka folur Muhamedit. Askush nuk ka folur. Muhamedi ka tė drejtė kur thotė se e ka dėgjuar Kuranin, por myslimanėt gabojnė kur thonė se kėto kanė qenė fjalėt e Zotit. Askush nuk ka folur. Por kur mendja e juaj ėshtė e qetė, nga thellėsitė e mėdha fillojnė tė arrijnė pėrgjigjet. Dhe ajo ėshtė asisoj thellėsie, aq e pėrtejme pėr atė qė ju e runi mendje, tė cilėn ju e ndjeni se po e dėgjoni. Kjo ka ardhur tejk ju, kjo u ėshtė zbuluar juve.

            Ju gjithmonė jeni identifikuar me sipėrfaqen, e pėrgjigjet vijnė nga thellėsia. Ju nuk e njihni thellėsinė tuaj personale – pėr kėtė ju keni ndjenjėn se Zoti po ju pėrgjigjet, se Mjeshtri po ju pėrgjigjet. Nė njėfarė mėnyre keni tė drejtė – sepse kur pėrgjigja vjen nga thellėsia juaj, ajo vjen nga Mjeshtri.

            Hindusėt gjithmonė kanė thėnė se Mjeshtri i vėrtetė ėshtė brenda vetė juve. Dhe kur do herė qė brenda jush fillon tė funksionojė Mjeshtri i brendshėm, puna e Mjeshtrit tė jashtėm pėrfundon. Mjeshtri i jashtėm vetėm e pėrfaqėson Mjeshtrin e brendshėm.

            Unė jam thellėsia juaj. Njėherė kur ajo fillon tė funksionojė, prej ati momenti, unė mė nuk jam i nevojshėm. Njėherė kur ta ndijej se thellėsia juaj po ju pėrgjigjet, unė mė nuk do t’ju pėrgjigjem. Tė gjitha pėrgjigjet e mia fare nuk janė tė interesuara pėr pyetjet tuaja. Tė gjitha pėrgjigjet e mia janė tė interesuara pėr tė krijuar pėrgjigje pėrbrenda vetė juve qė thellėsia e juaj e brendshme tė filloj tė flas me ju, nė kėtė mėnyrė vetėdija juaj bėhet Mjeshtri i juaj.

            Bėhuni mė meditativ. Bėhuni mė tė qetė. Lejoni qė tė ketė qetėsi sa mė tė madhe nė juve.
Ēfarė mund tė bėhet? Si tė bėheni mė meditativ. Nė njėfarė kuptimi, asgjė nuk mund tė veprohet drejtėpėrsėdrejti, sepse nė veprimin e drejtpėrdrejtė mendja do tė futet brenda. Nėse ju provoni tė bėheni tė qetė, ju nuk mund tė bėheni, sepse mendja ka provuar. Sa herė qė mendja ėshtė prezente, edhe zhurma ėshtė prezente gjithashtu. Mendja ėshtė zhurėm. Mendja ėshtė shqetėsim.
Kėshtu, nėse ju provoni tė bėheni tė heshtur, mendja do tė porvoj tė bėhet e heshtur. Ju do tė krijoni zhurėm edhe mė tė madhe e cila tash ėshtė nė lidhshmėri me qetėsinė. Tash ju do tė provoni, mendoni, ta bėj kėtė ta bėj atė, dhe ju do tė jenė gjithnjė e mė tė shqetėsuar.

            Asgjė nuk mund tė bėhet nė lidhje me qetėsinė, ajo gjithmonė ėshtė aty. Ju duhet vetėm ta lejoni tė jetė prezente. Kjo ėshtė sikurse drita e diellit: dritaret e juaja janė tė mbyllura dhe ju nuk mund tė bartni dritė nė shtėpinė tuaj me pako, me kovė. Ju kėtė nuk mund ta bėni! Nėse provoni do tė marrėzoheni – e shumica kėshtu veprojnė. Thjesht hapni dritaret, hapne derėn. Lejoni erės tė fry. Lejoni rrezeve tė futen brenda. Ftoni dhe pritni. Asgjė nuk mund tė detyroni. Sa herė qė diēka detyroni, ajo gjė shėmtohet. Nėse njeriu e detyron vetveten tė bėhet i qetė, ajo qetėsi do tė jetė e shėmtuar, tortur, violente, artificiale, vetėm nė sipėrfaqe. Thellė poshtė do tė jetė trazirė, vlim.

            Pra ēfarė duhet bėrė? Hapeni mendjen tuaj dhe pritni. Vėshtroni drunjėt, pėrgjoni cicrimėn e zogjėve. Pėrgjone natyrėn, mos bėni asgjė. Ēfarėdo qė tė ngjajė rreth jush, ju vetėm bėhuni nė mėnyrė pasive tė zgjuar. Drita nė ujė, rrjedha e lumit, zhurma, fėmijėt duke lozur, qeshje, tallje – ju vetėm qėndroni aty, prezent pasiv, tė hapur, duke pėrgjuar, duke shikuar, pa mendime.
Zogjėt janė atje nė drunjė, zėshėm cicrojnė…ju vetėm dėgjoni. Mos mendoni. Pėr asnjė sekond mos krijoni serinė nė mendjen tuaj mbi atė se ēfarė po ndodhė. Vetėm le tė ndodhė. Heret a vonė do ta ndijeni se si mendja zhduket dhe qetėsia hynė nė juve. Me tė vėrtetė do ta ndijeni kėtė rrjedhje mbi juve, duke u futur nėpėr ēdo pore nė trupin tuaj, duke u futur thellė e mė thellė.

            Nė fillim kjo do tė ngjajė vetėm pėr disa momente, sepse ju jeni aq mendimtar tė pėrvojshėm, dhe vareni nga mendimet si narkomani nga droga, vetėm pėr njė ēast brenda juve do tė jetė zbrazėti – dhe ju pėrsėri do tė filloni tė mendoni. Ndoshta do tė mendoni: “Oh, kjo ėshtė qetėsia pėr tė cilėn Mjeshtri ka folur” - dhe me kėtė mendim ju do ta shkatėrroni tė tėrėn. Apo do tė thoni: “Kjo ėshtė ajo qetėsi pėr tė cilėn Upanishadat thonė se ėshtė synimi suprem, kjo ėshtė ajo qetėsi tė cilėn poetet gjithmonė e madhėshtojnė, qetėsi e cila e tejkalonė ēdo kuptueshmėri” – dhe pėrmes kėtij opinoni do tė humbni.

            Poetėt do tė hynė, Mjeshtrit do tė hynė, Upanishadat do tė vijnė. Ju do tė humbni, ju do ta humbni qetėsinė. Tash ju pėrsėri jeni tė shqetėsuar, tash ju nuk jeni mė pasiv, ju mė nuk jeni tė ndritur. Tash cicrimat e zogjėve mė nuk janė pėr ju. Mendja juaj ėshtė futur brenda. Tash kėta drunjė tė mrekullueshėm janė zhdukur. Dielli mė nuk ėshtė nė qiell dhe retė mė nuk pluskojnė. Tash mė nuk jeni tė hapur – jeni mbyllur, dritaret e juaja janė mbyllur, dyertė e juaja janė mbyllur.

            Mendimet, mendimi, ėshtė mėnyrė pėr t’u mbyllur mendja. Mos-mendimi, jo mendimi, ėshtė mėnyrė pėr t’u hapur mendja. Ēdoherė kur nuk mendoni, ju jeni tė hapur; ēdoherė kur mendoni, muri ngritet. Ēdo mendim bėhet tullė dhe i gjithė procesi i tė menduarit bėhet mur.

            Atėherė ju mbeteni tė murosur, dhe filloni tė qani e tė vajtoni – pėrse dielli nuk arrinė tek ju? Dielli nuk ėshtė fajtor, fajtor jeni ju qė keni krijuar mure rreth vetes.

            Bėhuni mė meditativ. Sa herė qė t’ju ipet rasti, hapėsira, koha, vetėm lejoni mendimeve tė ngjajnė pėrreth jush. Fundosuni thellė nė vete, bėhuni vigjilent, por kurrsesi aktiv – sepse aktiviteti nėnkupton mendim. Tė heshtur, duke iu lejuar gjėrave tė ngjajnė, ju bėheni tė qetė.

            Dhe atėherė ju do ta kuptoni se qetėsia nuk ėshtė kualitet i mendjes. Mendja nuk mund tė bėhet e qetė. Nuk ka mendje qė ėshtė e qetė. Qetėsia ėshtė kualiteti i shpirtit tuaj tė brendshėm, qenies suaj tė brendshme. Ajo gjithmonė ka qenė aty por pėr shkak tė llomotitjes, llomotitjes konstante tė mendjes, ju nuk mund ta dėgjoni atė. Ēdoherė kur pasivizoheni, nė gjendjen e pa-menduarit – ju do tė bėheni tė vetėdijshėm qetėsisė. Kur jeni tė papreokupuar. Nė atė ēast tė papreokupimit, ngjanė meditimi.

            Kėshtu qė…ēfarėdo qoftė situata – pėr shembull, gjendeni nė treg – nė atė moment nuk duhet patjetėr tė mendohet pėr cicrimėne zogjėve si kusht pėr meditim. Gumzhina e tregut gjithashtu ėshtė e mrekullueshme si gumzhina e zogjėve: njerėzit nxitojnė nė punėt e tyre, bisedojnė, llomotisin, gjithandej zhurėm, ju vetėm qėndroni pasiv.

            Mbani mend kėto dy fjalė: pasiv dhe i vigjilent. Pasiviteti dhe vigjilenca janė ēelės.
Qėndroni pasiv – asgjė mos bėni, vetėm pėrgjoni. Dėgjimi nuk ėshtė veprim. Asgjė nuk duhet bėrė pėr tė dėgjuar, veshėt e juaj janė gjithmonė tė hapur. Ppėr tė shikuar ju duhet vetėm t’i ēelni sytė – ja kaq duhet vepruar. Pėr tė dėgjuar, madje as ky veprim i vogėl nuk nevoitet – veshėt janė gjithmonė tė ēelur, dhe ju gjithmonė ndini. Asgjė mos bėni, vetėm dėgjoni.

            Gjithashtu mos komentoni, sepse me komentim fillon mendimi. Fėmija qanė, mos thoni asgjė pėrbrenda: “Pėrse fėmija qanė?” Dy persona zihen, mos pyetni pėrbrenda: “Pėrse zihen? Duhet tė shkojė e t’i them atyre tė mos zihen?” Jo, mos thuani asgjė. Vetėm dėgjoni se ēfarė po ngjanė. Vetėm qėndroni me atė qė ngjanė – dhe pėrnjėherė aty ėshtė qetėsia.

            Kjo qetėsi ėshtė plotėsisht e ndryshme nga qetėsia tė cilėn ju mund ta krijoni. U mund ta krijoni qetėsinė – tė uleni nė shtėpinė tuaj, ta mbyllni derėn, t’i merrni tespihtė dhe t’i numėroni. Dhe qetėsia tė vij, por kjo nuk do tė jetė qetėsie vėrtetė. Kjo do tė jetė sikur kur fėmijės i japim lodrėn, ai do tė fillojė tė luaj, dhe do tė absorbohet nė kėtė lojė, dhe ai mė nuk do tė bėj dreqni.
            Prindėrit i pėrdorin lodrat si truk vetėm pėr ta ndal fėmijėn tė bėj dreqni. Ai me lodrėn e ti shkon nė kėnd pėr tė luajtur. E prindėrit vazhdojnė punėn e tyre ditore, tė pa preokupuar me gumzhinėn e fėmijės. Por fėmija nuk e ka transcedentuar ēapkėnerinė e tij, tash ēapkėneria e tij ėshtė e orientuar nė lodėr, dhe kjo ėshtė e tėra. Ēapkėneria ėshtė aty, fėmija ėshtė aty. Heret a vonė ai do tė mėrzitet me lodėr. Monotonia do tė bėj qė ai t’i ktheht shprehisė sė vjetėr.

 

      Vazhdon...