.

Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Revista gazeta forume

Statistika

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

RROKUM TV

RTV ZIK

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

BOTA SOT

ERENIKU

ZEMRASHQIPTARE

VAJZAT.COM

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

MEKULIPRESS

SHQIP DK

DITURIA

PRESHEVA.COM

DREJTSHKRIMI

RIDVAN BUNJAKU

PSIKIATRIA ONLINE

SEKRETE BUKURIE

Meditime - Zoti ėshtė nė kėrkim tuajin (pjesa e dytė)

OSHO

Nga origjinali pėrktheu: Valdet FETAHU

Rruga ime: Rruga e reve tė bardha

 

ZOTI ĖSHTĖ NĖ KĖRKIM TUAJIN

(pjesa e dytė)


   Ligjėrata ėshtė mbajtur nė gjuhėn angleze nė “Buddha Hall” nga data 10.maj 1974 deri me 24 maj 1974


Kapitulli i XIII

 

 

            Tespihtė janė lodra pėr pleq. Sikur qė fėmijėve u japin lodra, ashtu edhe pleqve u japin tespih. Ata mandej ulen nė njė kėnd dhe fillojnė t’i numėrojnė tespihtė. Por shumė shpejt mėrziten me to, dhe prapė shkojnė e marinė tė rejat. Mandej shkojnė tek njė Mjeshtėr tjetėr pėr njė mantra tjetėr, sepse e vjetra mė nuk funksionon. Nė fillim, ata thonė, kjo ka funksionuar. Shumė njerėz vijnė tek unė dhe mė thonė: “Ne e kemi bėrė mantrėn; nė fillim na ka ndihmuar, por tash mė nuk po na ndihmon. Tash mė nuk po ndiejmė asgjė, ėshtė bėrė monotone. Tash e praktikojmė vetėm si detyrim, sepse dashuria ndaj saj ėshtė zhdukur. Nėse ne nuk e praktikojmė atė, kemi ndjenjėn se diēka po na mungon; por kur e praktikojmė, asgjė nuk fitojmė.

            Kjo ka tė bėj me shprehinė: kur e praktikoni, asgjė nuk fitoni; nėse nuk e praktikoni, fitoni ndjenjėn se diēka po ju mungon. Kjo ėshtė ajo tė cilėn konsumuesit e cigares e ndiejnė. Kur ata konsumojnė cigare, ata e dinė se asgjė nuk fitojnė. Ata bėjnė diēka tė marrė, veprim tė marrė – thithin tymin dhe mandej e nxjerrin jashtė. Kjo ėshtė e ngjashme me tespihtė. Ju e thithni tymin e mandej e nxirrni jashtė. Frymėmarrje, frymėqitje, frymėmarrje, frymėqitje – kjo bėhet si tespihtė; ju mund t’i ndryshoni shprehitė. Ju mund ta shndėrroni kėtė nė mantra; kur e thithni tymin thuani Ram; kur e nxirrni jashtė, thuani Ram. Sikurse me tespih!

            Krejt ēka pėrsėritet pandėrprerė bėhet mantra. Mantra do tė thotė pėrsėritje e fjalėve tė caktuara, tingujve tė caktuar. Mantra i ndihmon mendjes tė jetė e absorbuar – kjo ėshtė lodėr. Pėr disa ēaste ju do tė ndiheni mirė sepse ēapkėnėritė janė ndalur, dhe ju jeni aq tė absorbuar kėshtu qė mendja nuk mund tė funksionojė. Kjo ėshtė qetėsi e dhunshme. Kjo ėshtė patologjike, kjo nuk ėshtė e mirė. Kjo ėshtė negative. Kjo nuk ėshtė pozitive. Kjo qetėsi i ngjanė qetėsisė e cila krijohet nė varreza – kjo ėshtė qetėsi e vdekjes.

            Por qetėsia pėr tė cilėn unė po ju flas, ka kualitet plotėsisht tė ndryshėm. Kjo nuk ėshtė largim i mendjes nga ēapkėnėria, kjo nuk ėshtė okupim me dhunė, kjo nuk ėshtė mantėr hipnotizuese. Kjo ėshtė qetėsi e cila ngjanė kur ju jeni pasiv dhe tė vigjilent, duke mos bėrė asgjė, duke mos numėruar tespihtė tuaj, total pasiv, por tė zgjuar.

            Mbane mend, pasiviteti mund tė shndėrrohet nė pėrgjumje. Pėr kėtė arsye po e theksojė fjalėn “tė zgjuar – vigjilent” – sepse ju mund tė jeni pasiv dhe t’ju zė gjumi. Gjumi nuk ėshtė meditim. Kualiteti i pasivitetit ėshtė gjumi dhe kualitetit i gjendjes sė zgjuar ėshtė vigjilenca. Tė relaksuar jeni sikur tė pėrgjumur, dhe vigjilent jeni kur jeni plotėsisht tė zgjuar.

            Njė gjė ėshtė mėnjanuar nga gjumi – pavetėdija. Pavetėdija nuk duhet tė jetė aty, sepse meditimi nuk mund tė jetė i pavetėdijshėm, dhe njė tjetėr ėshtė mėnjanuar nga gjendja juaj e zgjuar – preokupimi; sepse kur jeni tė preokupuar atėherė mendja punon, dhe ju mbylleni nė mendime.     Derisa jeni tė zgjuar dy gjėra ekzistojnė: vigjilenca dhe preokupimi, dhe gjithashtu derisa jeni nė gjumė: pasiviteti dhe pavetėdija. Pasiviteti dhe vigjilenca janė meditim. Nėse i merrni dy elementet tjera pėrbėrėse - preokupimin dhe pavetėdijen, ju do tė ēmendeni. Kėto dy elemente pėrbėrėse, okupimi dhe pavetėdija, krijojnė ēmenduri, e bėjnė njeriun tė ēmendur. Pasiviteti dhe vigjilenca e bėjnė njeriun meditativ, Buda.

            Ju i posedoni tė katėr elementet pėrbėrėse. Pėrzini dy dhe do tė ēmendeni. Pėrzini dy tjerat dhe do tė bėheni meditativ.

            Dhe mbajeni mend kėtė: po e pėrsėris pėrsėri e pėrsėri: kjo qetėsi, ky bekim i cili ju pushton kur jeni me mendje tė hapur, nuk ėshtė diēka qė ėshtė arritur nga ana juaj, kjo ju ka ngjarė. Bekimi thjeshtė ju ka ngjarė. Ai ka ardhur tek ju.

            Njerėzit vijnė tek unė dhe mė thonė: “Ne e kėrkojmė Zotin – si mund ta gjejmė?” E unė pėrnjėherė i pėrgjigjem: ju nuk mund ta gjeni Atė dhe nuk mund ta kėrkoni – sepse ju nuk e njihni Atė. Si mund ta njihni ju se ai ėshtė Zoti? Ju nuk e njihni Atė. Si mund ta kėrkoni? Si mund ta zgjedhni rrugėn? Ju nuk e njihni Atė. Si do ta dini se ku e ka shtėpinė, se ku e ka fronin? Jo, ju nuk mundeni, nuk mund ta kėrkoni Hyjninė. Por edhe nuk keni nevojė sepse Hyjnia gjithmonė ėshtė afėr jush, pėrbrenda jush. Ēdoherė kur ju ia lejoni, Ai ju kėrkon, Ai ju gjen juve.

            Zoti ėshtė nė kėrkimin tuaj. Zoti gjithmonė ju ka kėrkuar. Kurrfarė kėrkimi nga ana juaj nuk nevojitet. Kėrkoni, dhe do tė gaboni. Mos kėrkoni. Thjesht qėndroni pasiv dhe vigjilent kėshtu kurdoherė qė Ai tė vije ju jeni tė hapur.

            Shumė herė Ai ka ardhur dhe ka trokitur ne derėn tuaj, por ju shumė shpejtė keni fjetur – madje edhe kur e keni dėgjuar trokitjen, ju kėtė e keni interpretuar nė mėnyrėn tuaj. Ju mendoni: kjo mund tė jetė vetėm erė mė e fortė dhe mė e shpejtė e cila fryn. Apo mendoni: ėshtė ndonjė i panjohur i cili troket e ai vetė do tė largohet; nuk kam nevojė ta prishė gjumin tim. Interpretimet e juaja janė armiqtė e juaj, e ju me tė vėrtetė jeni interpretues tė mėdhenj. Ēfarėdo qė tė ndodhė, ju pėrnjėherė e interpretoni atė; mendja juaj fillon tė funksionojė dhe ta gdhend atė, dhe ju nė mėnyrė imediate e ndryshoni atė. Ju e ngjyrosni atė; ju i jepni kuptime tė ndryshme tė cilat kurrė s’i ka pasur. Ju e projektoni vetveten nė tė. Ju e shkatėrroni atė.

            Realitetit nuk i duhet kurrfarė interpretimi. Tė vėrtetės nuk i duhet kurrfarė mendimi rreth saj. Dhe pikėrisht pėr kėtė tė gjitha filozofitė janė tė rreme. Ato janė tė kufizuara, asnjė filozofi nuk mund tė jetė e vėrtetė. Filozofėt grinden, ata luftojnė pėr ta dėshmuar se filozofia e tyre ėshtė e vėrtetė. Filozofia ėshtė vetėm mendim, racionalizim; filozofia ėshtė interpretim faktesh.
Religjioni thotė: Ajo qė ėshtė, lejoj le tė ngjanė. Krejt ēka ti mund tė bėsh ėshtė tė thuash “tė lutem, mos trazo”. Vetėm lejo qė ajo tė ndodhė. Vetėm qėndroni vigjilent dhe pasiv atėherė mė nuk keni nevojė me ardhur tek unė, unė do tė vij tek ju. Shumė herė unė kam ardhur tek ju…gjithmonė kur keni qenė tė qetė. Kjo nuk ėshtė teori: shumica prej jush e ka pėrjetuar kėtė eksperiencė, por ju edhe kėtė e keni interpretuar.

            Njerėzit vijnė tek unė dhe mė thonė: “Sot nė mėngjes, derisa kam medituar, befas tė kam ndier, por unė kam menduar se kjo mund tė jetė projektim i mendjes sime.” Apo thonė kėshtu: “Mbrėmė befas e kam ndier prezencėn tėnde, kam qenė i zgjuar, e mandej kam menduar se dikush ka kaluar, apo era ėshtė futur nė dhomė dhe ka lėkundur perdet, apo ndoshta edhe macja ka kaluar.”
Kėshtu qė ēfarėdo qė t’ju them, shumica prej jush veē e ka ndier – pėr kėtė arsye po flas pėr kėtė; pėrndryshe, nuk do tė kisha folur.

            Mos e interpretoni. Kur e ndjeni prezencėn, lejoni qė kjo tė ngjajė. Nėse e lejoni qė kjo tė ngjajė, ajo do tė materializohet shumė e mė shumė. Ka mundėsi qė unė tė jem atje, aq real sa jam edhe kėtu, nganjėherė shumė mė real se qė jam tash kėtu – sepse kjo varet nga ju se sa i lejoni realitetit tė ngjajė. Dhe pėr pyetjet e juaja do tė ketė pėrgjigje. Bėhuni mė meditativ dhe atėherė do tė jeni mė afėr meje. Njėherė kur tė bėheni plotėsisht meditativ, ju bėheni unė. Atėherė s’do tė ketė dallime.

            Edhe njė gjė: sa mė meditativ qė bėheni, mė pak do tė pyetni. Pyetjet do tė bien. Pyetjet i pėrkasin gjendjes jo-meditative tė mendjes. Nga kjo gjendje e cila ėshtė jo-meditative burojnė pyetjet shumė e mė shumė. Nėse nė njė pyetje pėrgjigjesh, dhjetė tjera do ta zėnė vendin e saj. Mendja ėshtė forcė e madhe pėr krijimin e pyetjeve. Ajo ėshtė kreatore e pyetjeve. Ju jepni pėrgjigje, e mendja kėrcen pėrnjėherė me dhjetė pyetje tjera tė krijuara. Kur ju jeni meditativ, gjithnjė e mė pak do tė ketė pyetje. Kjo do t’ju duket paradoksale, por ėshtė e vėrtetė, unė po ju them: kur ka pyetje, nuk do tė ketė pėrgjigje; kur nuk ka pyetje, pėrgjigjja ėshtė aty. Pėrgjigjja vjen atėherė kur ju nuk pyetni. Gjendja e mos parashtrimit tė pyetjeve do t’ju ngjajė pėrmes meditimit. Dhe mos mendoni se ka aq pėrgjigje sa ka pyetje. Jo, ėshtė vetėm njė pėrgjigje. Pyetje ka me miliona, e pėrgjigje vetėm njė. Sėmundje ka me miliona, por ilaē vetėm njė. Vetėm njė, dhe krejt zgjidhen. Por kjo njė nuk mund t’ju ngjaj sepse ju nuk e lejoni t’ju ndodhė. Ju aq shumė keni frikė tė lejoni t’ju ngjaj ĒFARĖDO ĒOFTĖ. Kjo duhet tė mėsohet. Kjo ėshtė e vetmja disiplinė tė cilėn kėrkojė qė ta bėni: ta humbni frikėn, ta kapėrceni frikėn tuaj, dhe t’i lejoni gjėrave tė ngjajnė.

            Lumi rrjedhė; mos e shtyni! Kjo nuk ka nevojė, sepse ai rrjedh vetvetiu. Ju vetėm pritni nė breg e ai le tė rrjedhė. Nėse jeni mjaft tė guximshėm, kėrceni nė lum dhe rridhni me tė. Mos notoni, sepse noti nėnkupton pėrpjekje – vetėm lundroni.

            Natyrisht, atėherė nuk mund ta synoni asnjė cak, sepse caku juaj nuk mund tė pėrputhet me cakun e lumit – atėherė do tė ndjeni frustrim. Ju mund t’i synoni caqet nėse notoni, luftoni. Ju mund tė notoni edhe rrjedhės tatėpjetė, dhe atėherė do tė jetė luftė e madhe. E kur luftoni, egoja juaj forcohet, ju ndiheni tė gjallėruar kur jeni pėrkundrejt rrjedhės. Por kjo gjallėri ėshtė momentale; herėt a vone ju do tė lodheni. Herėt a vone ju do tė jeni tė vdekur, dhe lumi do t’ju merr.

            Nė brigjet e Gangut, fshatarėt i sjellin tė vdekurit e tyre, dhe Gangu i merr. Por kur ju jeni tė vdekur, noti juaj ėshtė i kotė; tė vdekur, ju mund tė rridhni me lumin, por ai lundrim nuk ka kurrfarė kuptimi, se ju jeni tė vdekur – mė nuk jeni. E unė dua tė gjallė t’ju hedhė nė Gang.

            Nėse mund tė lundroni tė gjallė, tė vetėdijshėm, plotėsisht tė zgjuar, ju do tė bėheni lum. Dhe kudo qė tė mbėrri lumi do tė jetė fat, do tė jetė cak. Dhe atėherė ju nuk do tė brengoseni se ku do tė mbėrrini. Nė ēdo ēast, lundrimi bėhet ekstazė mė e madhe; ēdo moment bėhet rrjedhė mė e madhe, mė shumė e gjallėruar, bėhet cak, atėherė ēdo ēast bėhet cak. Ēasti bėhet pėrjetėsi.

            Po, ju duhet totalisht ta pasoni Mjeshtrin. Do tė ketė momente kur nuk do tė mund ta konsultoni fizikisht. Herėt a vonė, Mjeshtri do tė zhduket nga trupi. Atėherė edhe ēdo mundėsi e konsultimit fizik do tė zhduket. Pėr kėtė arsye ėshtė mė mirė tė harmonizoheni me tė shpirtėrisht, se pėrndryshe do tė qani kur ai do ta braktis botėn materiale.

            Trupi im mund tė zhduket nė ēdo ēast! Edhe kėshtu nuk kam arsye qė ta bartė edhe mė tej – unė e barti pėr ju. Nėse nuk harmonizoheni me jo-prezencėn time fizike, herėt a vone do tė jeni shumė tė pikėlluar dhe depresiv. E atėherė do tė jetė shumė, shumė vėshtir tė harmonizoheni me mua.
            Pėr kėtė arsye unė gjithnjė e mė shumė po e refuzoj kontaktin tim fizik me ju – vetėm t’ju zgjoj dhe t’ju shpjegoj se duhet jo-fizikisht tė harmonizohemi. E ju mund tė harmonizoheni. Kjo fare nuk ėshtė e vėshtirė. Bėhuni mė meditativ dhe e tėra do t’ju ngjaj spontanisht.

 

            Fund