Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 3 - Zyba Hysa

ZYBA HYSA

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

ZYBA HYSA

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

            Zyba Hysen Hysa lindi nė fshatin Kokrevė tė rrethit Librazhd mė, 26 qershor 1955.

            Mėsimet e para i mori nė vendlindje, mė pas nė Elbasan, ku nė vitin 1974 merr diplomėn e mėsuesisė. Nė 1979 mbaron kursin filozofik dhe mė pas ushtron profesionin e mėsuesisė nė lėndėn gjuhė shqipe, nė fillim nė Vulēan, Polis Gostimė tė Librazhdit dhe qė nga viti 1999 nė Vlorė. Vendbanimi i saj tani ėshtė Tirana.

            Krijimet e para poetike i ka botuar qysh nė vitin 1972 nė gazetėn “Shkumbini” tė Elbasanit.

            Nė vitin 1978, pasi dėrgon pėr botim poemėn “Me ju nuk jemi krushq” nė Shtėpinė Botuese “Naim Frashėri” i kthehet pėrgjigjja: “Kujdes, ke frymė moderniste nė poezi!” dhe qė nga ajo ditė nuk botoi mė.

 

            Pas vitit 1990:

            Libra: 

            “Shkreptima Dhembjeje” (poezi) 2002

            “Festa e Abetares” (poezi pėr fėmijė) 2002

            “Erė Shqipėrie” (poema) 2004

            “Dritė nė Llakatund” (poezi pėr fėmijė) 2005

            “Kur Shpirti Vallėzon” (monografi artistike) 2006

            “Obelisku i Bektashizmit” 2007

            “Sikur...” (poezi) 2009

            “Nėnė Engjėllore” (poemė) 2010

            “Lumi kėrkon detin” (poezi) 2011

            “Mbretėresha ime” (tregime) 1012

            “Sharrajt nė Jetėn e Kombit” 2012 (Libėr shkencor – historik - letrar – publicistik)

            “Isuf Luzaj – Njė shtizė diell mbi Atdhenė” (Libėr shkencor – historik – letrar – publicistik)

            Libra, nė dorėshkrim: Tre romane, dy libra studimore, njė publicistike, tre vėllime poetike, 10 libra pėr fėmijė...

 

 

 

 

 

SI T’I LUTEM SHĖN MARISĖ...

 

Nė kacafytje malli,

Marr penelin qė dikur me ngjyra drite tė pikturova,

E ngjyej nė trishtimin tim,

Dhe i bie kryq e tėrthor portretit tėnd,

Ta shprish... ta fshijė... deri nė  boshėsi,

Qė nė bardhėsinė e telajos sė shpirtit

Tė krijoj njė portret tė ri...

Ēudi... sa mė shumė fshij,

Portret - drita jote mė shumė ndrin,

Ashtu si dielli pas njė stuhie kur ēanė retė...

Unė ulem nė gjunjė siē  nderoj perėndinė... e lutem...

Si t’i lutem Shėn Marisė...

 

 

KĖSHTU ĖSHTĖ DASHURIA

 

Dashuria ėshtė si poezia...

Nuk e kėrkojmė dot e pse e dėshirojmė pafundėsisht,

Nuk e blejmė dot, as me thesaret mė tė ēmuara tė botės,

Nuk e ndjell dot si manare...!

Ajo vjen si muzė,

Lėkund zemrėn furishėm... e ngre nga letargjia

Duke na zgjuar nė njė planet tjetėr,

Rrahjet vallėzojnė me ritmin e rrokut modern,

Shqelmat e saj na mbajnė zgjuar,

Gjumi s’na merr...

Dashuria ėshtė fat pėr tė pafatėt,

Ajo ndriēon,

Sa gjithė yjet, hėna e dielli universin e shpirtit,

Na pasuron,

Sikur jemi pronarė tė gjithė botės,

Ajo... dhe tė therė me thikat e saj tė holla,

Ku plagėt nuk kullojnė gjak,

Rrjedh si ujė kristal,

Veē mall...!

Kjo quhet dashuri:

Ku pasuri s’ke e pasuri s’kėrkon,

Ku famė s’ke e famė s’kėrkon,

Ku mendja qorton, zemra s’e dėgjon...

Ajo... tė fal mė shumė se tė gjitha,

Tė bėn mbretėreshė,

E mbretėrisė Afėrdita!

Dashuria ėshtė si poezia...

Kėshtu ėshtė dashuria!

 

 

TE QORTOJ…

 

Pėr tė lehtėsuar peshėn e jetės,

Mbėshtetem tek ti dashuri,

E prehem nė ėndrrat e tua magjike,

Qė kurrė nuk preken realisht…

Ashtu mbėshtetur,

Si i verbėri pas shkopit qė pėrpiqet tė gjejė udhėn,

Lehtėsohem me idenė se tė gjeta… tė preka… tė jetova,

Si ėndėrr nėpėr ėndrra…

Ndaj mos u shqetėso,

Kur shpesh Ty tė qortoj,

Kur ėndrrave tė kėrkoj… tė kėrkoj… tė kėrkoj…

Gjer lodhjen e lodh

E kur s’tė gjej,

Tė qortoj… tė qortoj… tė qortoj…

Prapė them; Mos u shqetėso!

Pėrsėri kam besim tek Ti,

Edhe kur s’tė gjej,

Drejt teje do tė vij!

 

 

DUA TĖ RINIS

 

Dua tė rinis,

Atė ēka nisėm pa u menduar,

Atė qė Zoti na e solli dhuratė qė vatrės sė shuar,

Tė ndizej zjarr...

Dua tė rinis,

Zemra ka kohė nė vallėzim tė ethshėm,

Lėpinė mbi gjemba mjaltė,

Duke ndjerė nė shpirt,

Njė dhembje qė na mban gjallė...

Dua tė rinis,

Qė flaka tė pėrpėlitet frymėnxehtė,

Tė djegė duke ngrohur,

Tė pulsojė dritė si njė xixėllonjė

Errėsirės sė honeve,

Ku edhe unė fundin nuk ua di...

Dua tė rinis,

Tė rinisim tė DY,

Ashtu siē pėrtėrihen stinėt

Duke ēelur sythet e fjetura degėt pranverės...

Dua tė rinis,

Tė rinisim tė DY!

 

 

ME TY PĖRQAFUAR...

 

E zgjuar... nėpėr ėndrra kėrkoja vetveten,

Askund nuk gjeta, asnjė sinjal... asnjė shenjė...

Brofa nga shtrati i ėndrrės ethshėm,

Si njė zog qė e fusin nė kafaz,

Kėrkoj rreth mureve tė mosqenies sime,

Vetveten time...

Shpėrtheva mosqenien nė kėrkim tė qenies

Renda sokakėve tė shpresės,

Po drita e saj largohen sa herė vrapin shtoja andej...

E pse e dija qė kurrė s’do e gjeja,

Pėrsėri rendja... rendja... rendja...

Forca e dėshirės zgjoi kupėn e qiellit,

Me syrin e hėnės tė pashė Ty,

Nė shtratin e ėndrrės flije zgjuar,

Vetvetja ime... me Ty pėrqafuar!