Sakrifica
Dje sakrificė ishte tė flijohesh pėr tė tjerėt,
Sot sakrificė ėshtė ti flijosh tė tjerėt pėr ty,
Pėr kėtė mjeshtri pėrgatitesh qė herėt
Gojėn plotė patriotizėm, liri, demokraci.
Vuajtja
Vuajtja pėr qėllime tė larta tė bėn krenar,
Tė forcon tė mos dorėzohesh kurrė,
Se bėn pėr emėr, as pėr tu bėrė i parė,
por pėr truajtur nderin, siē bėn njė burrė.
Amaneti
Edhe si mozaik, atdheu ėshtė i dashur,
Tė gjitha copėzat formojnė njė tėrėsi,
Bashkimin e tyre nga mendja sduhet flakur
Ėshtė amanet, pėr tė, shumė burra ranė fli.
Kėndellja
Kėndellja ėshtė nevojė shpirtėrore
Tė mbanė gjallė, tpėrtėrinė, duhet ta dėshirosh,
Pėr tė lypset, tė punohet prore
Nė do jetėn mirė e mbarė ta ēosh.
Liria
Liria ėshtė e shtrenjtė, fitohet me gjak
Tash qė e kemi, nuk dimė ta ēmojmė,
Vijnė e shkojnė qeveritarėt, ndryshime shumė pak
Pėr interesa tė ngushta, idealet i tradhtojnė.
Kapsomunat
Kapsomunat pėrvidhen pėr vrimė tė gjilpėrės
Dhe arrijnė ku tua dojė zogu i qejfit,
Fillimisht luajnė rolin e dhelprės
Mė vonė zėnė vend nfronin e kryeshefit.
Epigrame nga libri "100 epigrame"

|