1
Sokrati (470-399 para Krishtit)
“Jeta e pashqyrtuar është më mirë të mos jetohet”
Besimi i Sokratit se duhet të reflektojmë për
jetën që jetojmë, është jetojmë është frymëzuar pjesërisht nga shprehja e
famshme e gdhendur në vendin e shenjtë të orakullit në Delfi, “Njih
vetveten”. Sekreti i vlerës në profecitë e orakullit është vetë-njohuria,
dhe jo unaza e dëshifrimit. Sokrati ishte kaq pasionant për vlerën e
vetë-hetimit, sa e shqyrtoi imtësisht jo vetëm jetën dhe besimet e tij, por
dhe ato të të tjerëve. Përmes pyetjeve të shumta, ai i detyroi njerëzit të
hetonin besimet personale. Ai i pa banorët e Athinës së tij të dashur të
ecnin përgjumësh përmes jetës, të jetonin vetëm për para, pushtet dhe famë,
kështu që u bë i famshëm në përpjekjen e tij për t’i ndihmuar. Sokrati ishte
një filozof i lashtë grek, i cili konsiderohet themeluesi i filozofisë
perëndimore. Burimi më i rëndësishëm i informacionit për Sokratin është
Platoni. Dialogët e Planonit e portretizojnë Sokratin si një mësues që mohon
të ketë dishepuj, si një njeri i arsyes, i cili i bindet zërit hyjnor në
kokën e tij, si një besimtar që ka përmbushur detyrimet qytetare të vendit
të tij. Sokrati i përçmon kënaqësitë e shqisave, edhe pse është i ngazëllyer
nga bukuria. Ai është i përkushtuar ndaj edukimit të qytetarëve të Athinës,
edhe pse është indiferent ndaj djemve të tij. Konsiderohet si themeluesi i
filozofisë perëndimore, dhe është praktikuesi me ndikim më të madh.
2
William of Ockham (1285-1349)
“Krijesat nuk duhet të shumohen pa qenë nevoja”
I njohur ndryshe si “Brisku Ockham”, ideja këtu
është se nëse gjykojmë mes teorive konkurruese filozofike dhe shkencore,
meqë gjithçka është e barabartë, atëherë duhet të preferojmë teorinë më të
thjeshtë. Shkencëtarët flasin për katër forca në univers: graviteti, forca
elektromagnetike, forca e fortë bërthamore dhe forca e dobët bërthamore.
Ockham përpiqet të formulojë një teori unifikuese, një forcë e vetme që i
mbledh që të katra.
3
Thomas Hobbes (1588-1679)
“Jeta e njeriut është e vetmuar, e varfër, e ligë, e
vrazhdë dhe e shkurtër”
Duke iu referuar gjendjes origjinale të natyrës,
një të kaluare të supozuar para qytetërimit, Hobbes nuk pa arsye të bëhej
nostalgjik. Ndërkohë që Rousseau tha: “Njeriu ka lindur i lirë, dhe kudo
është me pranga”, Hobbes besonte se ne do ta gjejmë veten duke jetuar një
jetë të egër, të pamundur, pa arsim dhe mbrojtje nga shteti. Ai mendonte se
natyra njerëzore është e keqe, gjuan njeriun në mënyrat më të shëmtuara dhe
zinxhirët e shtetit janë të nevojshme.
4
René Descartes (1596-1650)
“Mendoj, pra ekzistoj”
Dekarti e filloi filozofinë e tij duke dyshuar
gjithçka në mënyrë që të kuptojë se çfarë mund të dijë me një siguri
absolute. Edhe pse ai mund të jetë gabim në gjërat që mendon, po mendon të
pamohueshmen. Mbi pohimin se “unë mendoj”, Dekarti arrin në përfundimin se
“ekzistoj”. Duke qenë se besonte në veten e tij, Dekarti pyet “Kush jam
unë?” Përgjigja e tij është “një gjë që mendon, përbri gjësë fizike të
zgjeruar në tre dimensione”, edhe pse nuk ishte i sigurt në kishte trup.
5
Peshkopi George Berkeley (1685-1753)
“Të jesh është të perceptosh”. “Nëse një pemë bie në pyll
dhe askush s’e dëgjon, a bën zhurmë?”
Si idealist, Berkli besonte se asgjë nuk është reale,
përveç mendjes dhe ideve të saj. Idetë nuk ekzistojnë të pavarura nga
mendja. Përmes një linje të ndërlikuar dhe me të meta arsyetimi, ai nxori
konkluzionin se “të jesh është të perceptosh”. Diçka ekziston vetëm nëse
dikush ka një ide për të. Pra nëse një pemë bie në pyll dhe askush s’e
dëgjon, as edhe një ketër, nuk do të kishte pemë. Sipas tij, mendja e
Perëndisë gjithmonë percepton gjithçka, pra pema gjithmonë do të bëjë
zhurmë.

6
Gottfried Wilhelm Leibniz (1646-1716)
“Jetojmë në botën më të mirë të mundshme”
Novela më e famshme e Volterit “Candid”
satirizon me këtë pikëpamje. Nëse hidhni sytë rrotull do të habiteni se si
dikush e beson këtë. Por Libniz besonte se para krijimit, Perëndia meditonte
për të gjitha mundësitë e universit dhe zgjodhi të krijojë këtë në të cilin
jetojmë, pasi besonte se është më i miri. Perëndia mund të krijonte një botë
pa djallëzi, por njerëzve do t’u mohoje vullneti i lirë dhe s’do të ishte
bota më e mirë në dispozicion.
7
G.W.F. Hegel (1770-1831)
“Bufi i Minervës i hap krahët vetëm kur bie muzgu”
Pikëpamja poetike e Hegelit thotë se filozofët
nuk kanë fuqi. Vetëm pas përfundimin të një epoke mund të kuptojnë se çfarë
ka ndodhur. Por atëherë do të jetë e vështirë që gjërat të ndryshojnë. Vetëm
në epokën e Emanuel Kant (1724-1804) u kuptua natyra e Iluminimit dhe Kanti
s’bëri asgjë për të ndryshuar iluminizmin, por e përjetoi me ndërgjegje.
Marx (1818-1883)ka thënë se “filozofët e interpretojnë botën në mënyra të
ndryshme, e rëndësishme është ta ndryshojnë”.
8
Soren Kierkegaard (1813-1855)
“Kush është i vetëdijshëm për rrezikun e madh që sjell besimi
kur e hedh hapin e besimit. Ky është subjektivizëm”
Në një skenë nga filmi “Indiana Jones”, Indi
arriti në përfundimin se hapi final i rrugës së tij ishte hapi i besimit.
Kjo është teoria e Kirkegardit për fazat e jetës. Faza përfundimtare, faza
fetare, kërkon një besim pasionat dhe subjektiv dhe jo prova objektive, në
fushën paradoksale dhe absurde. Çfarë është absurdja? Besimi ka shpërblimet
e veta, por nuk është i arsyeshëm. Shkon përtej arsyes. Ashtu siç Blaise
Pascal tha: “Zemra ka arsyen e vet, për të cilën arsyeja nuk është në
dijeni”.
9
Friedrich Nietzsche (1844-1900)
“Perëndia konsiderohet si i vdekur”
Këtë pohim e shprehu me zërin e një personazhi
që e quajti “I çmenduri” dhe më vonë në gojën e një karakteri tjetër “Zarathustra”.
Megjithatë, kuptimi i vërtetë i shprehjes “Perëndia ka vdekur” shpesh
ngatërrohet për një pohim ateist. “I vdekur” është metaforike në këtë
kontekst, do të thotë se besimi në Perëndinë e krishterimit është i lodhur,
i ka kaluar koha dhe në rënie. Perëndia ka humbur si qendra e jetës dhe
burimeve të vlerave. Nietzsche mendonte se ishte para të tjerëve kur e tha
këtë.
10
Albert Camus (1913-1960)
“Ka vetëm një problem serioz filozofik, dhe kjo është
vetëvrasja”
Zgjidhja e Kamysë ndaj problemit filozofik ishte
të njohësh dhe të përqafosh absurditetin e jetës. Megjithatë, vetëvrasja
mbetet një mundësi nëse absurditeti është shumë. Për Kamynë, heroi absurd
është Sisifus, një person nga mitologjia greke i cili është i dënuar nga
Perëndia të rrokullisë një shkëmb në një kodër për ta rrëzuar sapo të
mbërrijë në majë.
11
Heraclitus (540-480 para Krishtit)
“Askush nuk mund të shkelë dy herë në të njëjtin lumë”
Herakli nuk është i vetëm në atë që mendon.
Mesazhi i tij është se realiteti ndryshon vazhdimisht dhe është një proces i
vazhdueshëm dhe jo një produkt i qëndrueshëm. Realiteti është i shpejtë dhe
jo i qëndrueshëm. Në kohët moderne, edhe Henri Bergson (1859-1941) e
përshkroi kohën si një proces që përjetohet. Një orë në radhë është e
ndryshme nga një orë në lojë.
|