Gjuhėtarėt dhe akademikėt tanė tėrheqin
vėmendjen vazhdimisht pėr kujdes nė mirėshkrimin dhe mirėshqiptimin e
shqipes, e cila, pėr fat tė keq, si ēdo fushė e jetės, vijon tė mbetet nė
tranzicion. Pa dashur tė vėmė gishtin tek fajtorėt, nuk mund tė lėmė pa
pėrmendur kontributin e klasės politike, tė vetėquajturve opinionistė e
analistė, por edhe shumė gazetarėve tė medias sė shkruar e elektronike, tė
cilėt, pa pasur kulturė tė mjaftueshme gjuhėsore, flasin me kompetencė
sidomos pėr gjėrat qė nuk i njohin.
Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohėsh, ka
shkruar njė artikull pėr deformimet nė gjuhėn shqipe: Te deformimet qė i
bėhen gjuhės shqipe mund tė ndalet gjatė, pasi ato janė tė
shumta dhe janė vėnė nė dukje nė mjaft shkrime nga specialistėt e gjuhės.
Fakti qė deformimet bėhen me shumicė edhe nga njerėzit publikė, qė supozohet
tė kenė njė nivel tė lartė kulturor, tregon se kultura gjuhėsore te ne ėshtė
pėrgjithėsisht e nivelit tė ulėt, gjė qė kėrkon vėmendje dhe masa nga ana e
organeve dhe e institucioneve pėrkatėse, duke filluar nga ato arsimore. Nga
ana tjetėr, edhe vetė personat publikė (dhe jo vetėm kėta), sidomos
gazetarėt, duhet tė bėjnė pėrpjekje vetjake pėr rritjen e kulturės sė tyre
gjuhėsore, duke e quajtur atė si pjesė pėrbėrėse tė kulturės profesionale.
Nė kėtė mes nuk duhet harruar qė gjuha ėshtė njė nga tiparet themelore tė
identitetit kombėtar.
Nisur nga ky citim, ne po e nisim nga fundi, pra
nga vetja. Mė poshtė, kemi renditur vetėm 12 fjalė qė i pėrdorim ēdo ditė,
por qė shpesh hasin deformim nė drejtshqiptim dhe drejtshkrim.
Shkruhet: gjithėēka ose gjithshka
Duhet: gjithēka
Ė-ja fundore e fjalės gjithė bie nė fjalėt e pėrngjitura, si:
gjithēka, gjithherė, gjithēmos, gjithfarė, gjithkah, gjithkund, gjithkush,
gjithmbarė, i gjithmbarshėm, gjithmonė, gjithnjė, gjithsaherė, gjithsecili,
gjithsesi etj.
Shkruhet: agjensi
Duhet: agjenci
Fjalėt e huaja nga burimi latin e neolatin me c do tė shkruhen
me c e jo me s. Po ashtu, fjalėt me burim grek a latin, qė kanė njė g
pėrpara zanoreve i dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen;
p.sh.: agjenci, gjeografi, gjeometri, gjeneratė, gjenezė, gjimnastikė,
higjienė, origjinė etj. Nė agjencitė turistike ku shkruhet si nė rastin e
fotos, meritoni njė paketė "all inclusive."
Shkruhet: djath
Duhet: djathė
Shkruhet -ė-ja fundore te emrat mashkullorė dhe shumica e emrave
mashkullorė qė pėrdoren edhe si asnjanės: atė, burrė, djalė, gjalmė, gjumė,
kalė, lėmė, lumė; ballė (balli, ballėt), brumė (brumi, brumėt), djathė
(djathi, djathėt), drithė, drithėra, dyllė, dhallė, dhjamė, gjalpė, mjaltė,
ujė, ujėra etj.;
Shkruhet: marrdhėnie, mardhėnie, marrėdhėnje
Duhet: marrėdhėnie
Emrat femėrorė foljorė me prapashtesėn -je e ruajnė j-nė nė
trajtėn e pashquar dhe tė shquar tė njėjėsit dhe tė shumėsit; p.sh.: ardhje,
derdhje, dalje, lidhje, marrje, mbėshtetje, pritje, shitje, tretje etj. Por
ku bashkohet j-ja me n-nė, do tė shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhėnie,
marrėdhėnie, parathėnie, etj. Kėshtu do tė shkruhet edhe gie dhe jo gje
djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do tė shkruhen edhe emrat
femėrorė me -ije dhe -ijė, nė tė cilėt j-ja i pėrket temės sė fjalės dhe
ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije,
fija; shije, shija; bijė, bija; mijė, mija; vijė, vija, fėmijė, fėmija,
fėmijėt a fėmi, fėmija, etj.

Shkruhet: Lagja
Duhet: Lagjja
(Shpjegimi nė rastin e lagjes ėshtė si te marrėdhėnie). Nė rast
se do ndeshni njė tabelė nė qytet me Lagja Luigj Gurakuqi, shtojini edhe
njė j, pra Lagjja Luigj Gurakuqi. Dikush do ta fiksojė, patjetėr.
Shkruhet: ēertifikatė
Duhet: certifikatė
Nė pajtim me shqiptimin e sotėm letrar, fjalėt me burim nga
latinishtja a nga gjuhėt romane, si edhe nga greqishtja, tė cilat nė gjuhėn
shqipe kanė njė c tė ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ē
apo me s: celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatė,
procedurė, proces, etj.;
Shkruhet: e dielė
Duhet: e diel (pa ė-fundore)
Ditėn e shtatė tė javės, Zoti e bėri pushim. Edhe ė-ja fundore
nė kėtė rast ėshtė gjithmonė pushim. Nuk shkruhet ė-ja fundore tek tė gjithė
emrat, te tė cilėt grupi i zanoreve ie ndiqet nga njė bashkėtingėllore e
lėngėt (l, ll, r) dhe tė gjitha fjalėt e formuara prej tyre: e diel, diell,
miell, qiell, etj.; diellor, pėrmiell, miellzim, qiellor, etj.;
Shkruhet: Digjitalizim
Duhet: Dixhitalizim
Nė pajtim me shqiptimin e sotėm letrar, fjalėt qė burojnė
kryesisht nga greqishtja, latinishtja e nga gjuhėt romane dhe qė nė shqipen
kanė njė gj tė ndjekur nga njė e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim
ėshtė njė fjalė, kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit
tė arsimit nė Shqipėri, pėrmes futjes sė tabletave nė shkollė, ka pasur
konfuzion edhe nga vetė Ministria e Arsimit pėr rastin nė fjalė, meqenėse
herė e shkruan digjitalizim e herė dixhitalizim. Pėr kėtė, nė njė deklaratė
publike pak kohė mė parė, akademiku Jorgo Bulo ka thėnė: Dixhitalizim ėshtė
fjalė e re nė fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet tė
shkruhet me xh dhe jo me gj, sipas rregullit tė drejtshkrimit tė
shqipes, qė fjalėt e huaja shkruhen ashtu siē shqiptohen.
Shkruhet: vėnd
Duhet: vend
Sė bashku me qendėr jo qėndėr, mendje jo mėndje; fle jo flė;
qendėr jo qėndėr Shkruhen me e (dhe jo me ė) fjalėt ku kjo zanore ėshtė e
theksuar dhe ndiqet ose ka qenė ndjekur nė tė kaluarėn nga njė
bashkėtingėIlore hundore (m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalėt e
prejardhura ose tė pėrbėra tė formuara prej tyre, pavarėsisht nga lėvizja e
theksit: (mė) dhemb, dhembje, femėr, femėrore, gjemb, e premte, rremb,
shemb, shembull, shembullor, i shtrembėr, shtrembėroj, tremb, thembėr,
zemėr, zemėroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshėm,
mendje, mendoj, mendim, pėrmend, zėvendės, zėvendėsoj etj.; e enjte,
gėshtenjė, ndenja, (i, e) ndenjur, shenjė (por shėnoj, shėnim), (i, e)
shenjtė, (i, e) shtrenjtė etj.
Shkruhet: Mirėsevini!
Duhet: Mirė se vini!
Mirė se erdhe! Mirė se vjen! Mirė se rrini! Mirė se ju gjeta!
Mirė ardhsh! Mirė vafsh! Mirė mbetsh! Qofsh mirė! Ju bėftė mirė!", shkruhen
ndaras, jo bashkė, siē hasen zakonisht, sidomos nė institucionet arsimore,
ku mėsohet gjuha shqipe. P.sh., thuajse nė tė gjitha fjalėt qė zakonisht
shkruhen gabim shkollat, shohim Mirėsevini, nxėnės tė dashur!, e cila,
sigurisht qė ėshtė shkruar gabim. Edhe nė hyrje tė shumė qyteteve, kjo
shprehje gjendet e shkruar gabim: "Mirėsevini nė X qytet!" Kujdes! Kėto
pasthirrma shkruhen bashkė vetėm kur ato kthehen nė emra, p.sh.: Pasi i uroi
mirėseardhjen, e ftoi tė uleshin brenda. Fjala e mirėseardhjes. Darka
(dreka) e mirėseardhjes. Nė shenjė mirėseardhjeje etj.
Shkruhet: Qera
Duhet: Qira
Shumė njerėz e dinė se trajta e duhur ėshtė qera, madje ėshtė
qesharake edhe kur korrigjojnė tė tjerėt kur e pėrdorin nė tė folur a tė
shkruar qira. Nė fakt, kjo fjalė shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet
me qira nė kėtė rast.
Shkruhet: sėrisht
Duhet: sėrish
Sėrish hyn nė grupin e atyre fjalėve, tė cilave u shtohen
bishta, si, p.sh., thuhet Yzberisht, nė vend tė Yzberish apo garazhd, nė
vend tė garazh (siē duket ngatėrrohet garazhi me grazhdin, shkruan Prof.
Bejtja)
|