Gjuhėtarėt dhe akademikėt tanė tėrheqin vėmendjen vazhdimisht pėr kujdes nė
mirėshkrimin dhe mirėshqiptimin e shqipes, e cila, pėr fat tė keq, si ēdo
fushė e jetės, vijon tė mbetet nė tranzicion.
Gjuhėtarėt dhe akademikėt tanė tėrheqin vėmendjen vazhdimisht pėr kujdes nė
mirėshkrimin dhe mirėshqiptimin e shqipes, e cila, pėr fat tė keq, si ēdo
fushė e jetės, vijon tė mbetet nė tranzicion. Pa dashur tė vėmė gishtin tek
fajtorėt, nuk mund tė lėmė pa pėrmendur kontributin e klasės politike, tė
vetėquajturve opinionistė e analistė, por edhe shumė gazetarėve tė
medias sė shkruar e elektronike, tė cilėt, pa pasur kulturė tė mjaftueshme
gjuhėsore, flasin me kompetencė sidomos pėr gjėrat qė nuk i njohin.
Pr. Dr. Pajtim Bejtja para pak kohėsh, ka shkruar njė artikull pėr
deformimet nė gjuhėn shqipe: Te deformimet qė i bėhen gjuhės shqipe mund tė
ndalet gjatė, pasi ato janė tė shumta dhe janė vėnė nė dukje nė mjaft
shkrime nga specialistėt e gjuhės. Fakti qė deformimet bėhen me shumicė edhe
nga njerėzit publikė, qė supozohet tė kenė njė nivel tė lartė kulturor,
tregon se kultura gjuhėsore te ne ėshtė pėrgjithėsisht e nivelit tė ulėt,
gjė qė kėrkon vėmendje dhe masa nga ana e organeve dhe e institucioneve
pėrkatėse, duke filluar nga ato arsimore.
Nga ana tjetėr, edhe vetė personat publikė (dhe jo vetėm kėta), sidomos
gazetarėt, duhet tė bėjnė pėrpjekje vetjake pėr rritjen e kulturės sė tyre
gjuhėsore, duke e quajtur atė si pjesė pėrbėrėse tė kulturės profesionale.
Nė kėtė mes nuk duhet harruar qė gjuha ėshtė njė nga tiparet themelore tė
identitetit kombėtar.
Nisur nga ky citim, ne po e nisim nga fundi, pra nga vetja. Mė poshtė, kemi
renditur vetėm 12 fjalė qė i pėrdorim ēdo ditė, por qė shpesh hasin deformim
nė drejtshqiptim dhe drejtshkrim.
Shkruhet: gjithėēka ose gjithshka
Duhet: gjithēka
Ė-ja fundore e fjalės gjithė bie nė fjalėt e pėrngjitura, si: gjithēka,
gjithherė, gjithēmos, gjithfarė, gjithkah, gjithkund, gjithkush, gjithmbarė,
i gjithmbarshėm, gjithmonė, gjithnjė, gjithsaherė, gjithsecili, gjithsesi
etj.
Shkruhet: agjensi
Duhet: agjenci
Fjalėt e huaja nga burimi latin e neolatin me c do tė shkruhen me c e jo me
s. Po ashtu, fjalėt me burim grek a latin, qė kanė njė g pėrpara zanoreve i
dhe e, shkruhen me gj (dhe jo me xh) ashtu si shqiptohen; p.sh.: agjenci,
gjeografi, gjeometri, gjeneratė, gjenezė, gjimnastikė, higjienė, origjinė
etj. Nė agjencitė turistike ku shkruhet si nė rastin e fotos, meritoni njė
paketė all inclusive.
Shkruhet: djath
Duhet: djathė
Shkruhet -ė-ja fundore te emrat mashkullorė dhe shumica e emrave mashkullorė
qė pėrdoren edhe si asnjanės: atė, burrė, djalė, gjalmė, gjumė, kalė, lėmė,
lumė; ballė (balli, ballėt), brumė (brumi, brumėt), djathė (djathi,
djathėt), drithė, drithėra, dyllė, dhallė, dhjamė, gjalpė, mjaltė, ujė,
ujėra etj.;
Shkruhet: marrdhėnie, mardhėnie, marrėdhėnje
Duhet: marrėdhėnie
Emrat femėrorė foljorė me prapashtesėn -je e ruajnė j-nė nė trajtėn e
pashquar dhe tė shquar tė njėjėsit dhe tė shumėsit; p.sh.: ardhje, derdhje,
dalje, lidhje, marrje, mbėshtetje, pritje, shitje, tretje etj. Por ku
bashkohet j-ja me n-nė, do tė shkruhen nie dhe jo nje; p.sh.: dhėnie,
marrėdhėnie, parathėnie, etj. Kėshtu do tė shkruhet edhe gie dhe jo gje
djegie (e jo djegje), shmangie, lagie etj. Me j do tė shkruhen edhe emrat
femėrorė me -ije dhe -ijė, nė tė cilėt j-ja i pėrket temės sė fjalės dhe
ndihet kudo; p.sh.: anije, anija, anijeje; fije, fija; shije, shija; bijė,
bija; mijė, mija; vijė, vija, fėmijė, fėmija, fėmijėt a fėmi, fėmija, etj.
Shkruhet: Lagja
Duhet: Lagjja
(Shpjegimi nė rastin e lagjes ėshtė si te marrėdhėnie). Nė rast se do
ndeshni njė tabelė nė qytet me Lagja Luigj Gurakuqi, shtojini edhe njė j,
pra Lagjja Luigj Gurakuqi. Dikush
do ta fiksojė, patjetėr.
Shkruhet: ēertifikatė
Duhet: certifikatė
Nė pajtim me shqiptimin e sotėm letrar, fjalėt me burim nga latinishtja a
nga gjuhėt romane, si edhe nga greqishtja, tė cilat nė gjuhėn shqipe kanė
njė c tė ndjekur nga zanorja e ose i, shkruhen me c dhe jo me ē apo me s:
celebrim, celular, centralist, centralizoj, certifikatė, procedurė, proces,
etj.;
Shkruhet: e dielė
Duhet: e diel (pa ė-fundore)
Ditėn e shtatė tė javės, Zoti e bėri pushim. Edhe ė-ja fundore nė kėtė rast
ėshtė gjithmonė pushim. Nuk shkruhet ė-ja fundore tek tė gjithė emrat, te tė
cilėt grupi i zanoreve ie ndiqet nga njė bashkėtingėllore e lėngėt (l, ll,
r) dhe tė gjitha fjalėt e formuara prej tyre: e diel, diell, miell, qiell,
etj.; diellor, pėrmiell, miellzim, qiellor, etj.;
Shkruhet: Digjitalizim
Duhet: Dixhitalizim
Nė pajtim me shqiptimin e sotėm letrar, fjalėt qė burojnė kryesisht nga
greqishtja, latinishtja e nga gjuhėt romane dhe qė nė shqipen kanė njė gj tė
ndjekur nga njė e ose i, shkruhen me gj. Por dixhitalizim ėshtė njė fjalė,
kryesisht e re e shqipes, dhe me dixhitalizimin e sistemit tė arsimit nė
Shqipėri, pėrmes futjes sė tabletave nė shkollė, ka pasur konfuzion edhe nga
vetė Ministria e Arsimit pėr rastin nė fjalė, meqenėse herė e shkruan
digjitalizim e herė dixhitalizim. Pėr kėtė, nė njė deklaratė publike pak
kohė mė parė, akademiku Jorgo Bulo ka thėnė: Dixhitalizim ėshtė fjalė e re
nė fjalorin e shqipes dhe ka krijuar konfuzion, por duhet tė shkruhet me
xh dhe jo me gj, sipas rregullit tė drejtshkrimit tė shqipes, qė fjalėt
e huaja shkruhen ashtu siē shqiptohen.
Shkruhet: vėnd
Duhet: vend
Sė bashku me qendėr jo qėndėr, mendje jo mėndje; fle jo flė; qendėr jo
qėndėr Shkruhen me e (dhe jo me ė) fjalėt ku kjo zanore ėshtė e theksuar dhe
ndiqet ose ka qenė ndjekur nė tė kaluarėn nga njė bashkėtingėIlore hundore
(m, n, nj). Me e shkruhen gjithashtu fjalėt e prejardhura ose tė pėrbėra tė
formuara prej tyre, pavarėsisht nga lėvizja e theksit:
(mė) dhemb, dhembje, femėr, femėrore, gjemb, e premte, rremb, shemb,
shembull, shembullor, i shtrembėr, shtrembėroj, tremb, thembėr, zemėr,
zemėroj etj.; argjend, argjendar, brenda, brendi, i brendshėm, mendje,
mendoj, mendim, pėrmend, zėvendės, zėvendėsoj etj.; e enjte, gėshtenjė,
ndenja, (i, e) ndenjur, shenjė (por shėnoj, shėnim), (i, e) shenjtė, (i, e)
shtrenjtė etj.
Shkruhet: Mirėsevini!
Duhet: Mirė se vini!
Mirė se erdhe! Mirė se vjen! Mirė se rrini! Mirė se ju gjeta! Mirė ardhsh!
Mirė vafsh! Mirė mbetsh! Qofsh mirė! Ju bėftė mirė!, shkruhen ndaras, jo
bashkė, siē hasen zakonisht, sidomos nė institucionet arsimore, ku mėsohet
gjuha shqipe. P.sh., thuajse nė tė gjitha fjalėt qė zakonisht shkruhen gabim
shkollat, shohim Mirėsevini, nxėnės tė dashur!, e cila, sigurisht qė ėshtė
shkruar gabim. Edhe nė hyrje tė shumė qyteteve, kjo shprehje gjendet e
shkruar gabim: Mirėsevini nė X qytet! Kujdes! Kėto pasthirrma shkruhen
bashkė vetėm kur ato kthehen nė emra, p.sh.: Pasi i uroi mirėseardhjen, e
ftoi tė uleshin brenda. Fjala e mirėseardhjes. Darka (dreka) e
mirėseardhjes. Nė shenjė mirėseardhjeje etj.
Shkruhet: Qera
Duhet: Qira
Shumė njerėz e dinė se trajta e duhur ėshtė qera, madje ėshtė qesharake edhe
kur korrigjojnė tė tjerėt kur e pėrdorin nė tė folur a tė shkruar qira. Nė
fakt, kjo fjalė shkruhet me i dhe jo me e. I-ja nuk jepet me qira nė kėtė
rast.
Shkruhet: sėrisht
Duhet: sėrish
Sėrish hyn nė grupin e atyrė fjalėve, tė cilave u shtohen bishta, si,
p.sh., thuhet Yzberisht, nė vend tė Yzberish apo garazhd, nė vend tė garazh
(siē duket ngatėrrohet garazhi me grazhdin.
|