RRETHANAT HISTORIKO-POLITIKE QĖ ĒUAN NĖ THEMELIMIN E LIDHJES SHQIPTARE TĖ
PRIZERENIT MĖ 10 QERSHOR 1878
Lidhja Shqiptare e themeluar me 10 Qershor 1878 nė qytetin e Prizrenit dhe
ėshtė njė nga ngjarjet mė tė shėnuara nė historinė e Rilindjes Kombėtare
Shqiptare tė luftės sė popullit shqiptar pėr mbrojtjen e tėrėsisė tokėsore
tė vendit dhe pėr ēlirim kombėtar.
Me formimin e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit populli shqiptar provoi jo
vetėm se ekzistonte tanimė si njė komb i formuar dhe i bashkuar, por tregoi
edhe dėshirėn dhe aftėsitė e tij luftarake pėr tė mbrojtur paprekshmėrinė e
trojeve tė veta dhe pjekurin politike pėr tė themeluar shtetin e vetė tė
pamvarur shqiptarė.
Pas Besėlidhjes sė Lezhės, tė mbajtur mė 2 mars 1444 nga Heroi ynė Kombėtar,
Gjergj Kastrioti - Skėnderbeu, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, 434 vjet mė
pas, pėrbėn ngjarjen mė madhore nė historinė tė luftėrave pėr liri e
pavarėsi dhe pėr bashkim kombėtar tė popullit shqiptarė.
Periudha e veprimtarisė sė Lidhjes Prizerenit si organizatė politike e
ushtarake gjatė viteve 1878-1881 dhe roli qė ajo luajti nė ngritjen e
vetėdijes kombėtare, me tė drejtė mund tė quhet Epoka e Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit. Nė mėnyrė tė veēantė del nė pah lufta heroike e armatosur
e popullit shqiptar kundėr qarqeve shoviniste sllave, tė Serbisė e tė Malit
tė Zi pėr mbrojtjen e viseve shqiptare tė Kosoves veri-lindore , tė Plavės,
tė Gucisė, tė Hotit, tė Grudės, tė Kelmendit dhe tė qytetit bregdetar tė
Ulqinit, ku Fuqitė e Mėdha synonin ta shpėrblenin Serbinė e Malin e Zi me
toka etnike shqiptare.
LIDHJA E PRIZERENIT DHE TRAKTATI I SHĖN STEFANIT
Traktati i Paqes ndėrmjet
Perandorisė Ruse
dhe
Perandorisė Osmane,
i quajtur
Traktati i Shėn Stefanit, u nėnshkrua nė Shėn Stefan mė 3 mars 1878.
Sipas kėtij Traktati gati gjysma e trojeve shqiptare u jepej shteteve sllave
ballkanike. Trojet shqiptare do tė copėtoheshin ndėrmjet katėr shteteve tė
huaja: Greqisė, Bullgarisė, Serbisė dhe Malit Zi. Bullgaria do tė merrte,
pėrveē tė tjerash, edhe krahinat shqiptare tė Korēės, tė Bilishtit, tė
Pogradecit, tė Strugės, tė Dibrės, tė Kėrēovės, tė Gostivarit, tė Tetovės,
tė Shkupit, tė Kaēanikut etj. Ky traktat e gjymtonte rėndė tėrėsinė tokėsore
tė Shqipėrisė dhe e vėshtirėsonte jashtėzakonisht shumė luftėn e popullit
tonė pėr krijimin e shtetit shqiptar.
Ndėrkaq, nė prill 1878, opinioni publik shqiptar u informua nga shtypi
ndėrkombėtar pėr kundėrshtimin qė kishte hasur Traktati i Shėn Stefanit nga
fuqitė Europiane dhe nga populli shqiptar.
Pėr hir tė sė vėrtetės, kundėrshtim serioz pati vetėm nga dy shtete: nga
Anglia dhe nga Austro-Hungaria, tė shqetėsuara sė tepėrmi nga rritja e
shpejtė e ndikimit tė Rusisė nė Gadishullin Ballkanik nėpėrmjet krijimit tė
Bullgarisė sė Madhe. Pėr kėtė arsye, me kėmbėnguljen e Fuqive tė Mėdha
Europiane u vendos qė kushtet e pėrcaktuara nė Traktatin e Shėn Stefanit tė
rishikoheshin nga njė kongres i posaēėm i Fuqive tė Mėdha, i cili, sipas
vendimit qė u mor mė vonė, do tė mblidhej nė Berlin mė 13 qershor 1878.

LIDHJA E PRIZRENIT DHE KONGRESI I BERLINIT (13 Qershor - 13 Korrik 1878 )
Mė 13 qershor tė vitit 1878, tri ditė pas themelimit tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit, u mbajt nė Berlin tė Gjermanisė Kongresi i Berlinit, i cili mori
emrin e vendit ku u mbajt. Kongresin e Berlinit e udhėhoqi kancelari
gjerman, Oto Fon Bismarku dhe nė tė morėn pjesė gjashtė Fuqitė e
Mėdha tė kohės: Anglia, Gjermania, Franca, Austro-Hungaria, Italia dhe
Rusia.
Nė Kongresin e Berlinit mori pjesė edhe njė delegacion qeveritar i
Perandorisė Osmane, por ky delegacion nuk kishte tė drejta tė barabarta
vendimmarrje me pėrfaqėsuesit e gjashtė Fuqive tė Mėdha.
Nė kėtė kongres ishin ftuar edhe delegacione tė vendeve ballkanike, por
vetėm pėr tė parashtruar kėrkesat e tyre politike dhe territoriale.
Delegacioni shqiptar i ngarkuar nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit drejtohej
nga patrioti, Avdyl Frashėri.
Ky kongres i nėpėrkėmbi dhe nuk i mori parasysh tė drejtat e Shqipėrisė dhe
tė kombit shqiptar, paēka se patrioti Abdyl Frashėri u pėrpoq ta bindte
udhėheqėsin e Kongresit, Bismarkun, nė njė takim qė pati me tė, duke i
parashtruar kėrkesėn qė tė pėrfshinte nė rendin e ditės edhe ēėshtjen e
kombit shqiptar. Por kancelari gjerman nuk e pranoi kėrkesėn e delegacionit
shqiptar . Bismarku duke shkelur hapur tė drejtat kombėtare tė kombit
shqiptarė nė kėtė kongres u shpreh nė mėnyrė brutale ku theksoi:
Nuk ekziston Kombi Shqiptar nė Gadishullin Ballkanik!.
Vendimet kryesore tė Kongresit kishin qenė tė parapėrgatitura pėrmes
bisedimeve tė fshehta qysh mė herėt para se tė fillonte punimet Kongresi i
Berlinit, paēka se zyrtarisht ky kongres u thirr pėr tė rishikuar Traktatin
e Shėn Stefanit i cili u nėnshkrue me 3 mars 1878, ku Perandoria Ruse i
kishte shkėputur Perandorisė Osmane, 80 % tė rajonit tė Ballkanit pėr
pėrfitimet e saj dhe tė aleatėve ballkanikė.
Nė Traktatin i Shėn-Stefanit trojet shqiptare do tė copėtoheshin ndėrmjet
katėr shteteve tė huaja. Perandoria Ruse e gjymtonte kėshtu rėndė tėrėsinė
tokėsore tė Shqipėrisė dhe e vėshtirėsonte nė kulm luftėn e popullit
shqiptar pėr krijimin e shtetit kombėtar.
Kongresi i Berlinit mori vendime tė padrejta ndaj popullit shqiptar, duke i
copėtuar trojet shqiptare nė mėnyre tė padrejtė, duke i pėrdorur ato si
plaēkė tregu pėr tė realizuar interesat e tyre nė Gadishullin Ballkanik.
Ky Kongres nuk mori parasysh kėrkesat e drejta tė Lidhjes Shqiptare tė
Prizrenit tė pėrfaqėsuar nga patrioti Avdyl Frashėri, pėr realizimin e
autonomisė dhe mė vonė pėr shpalljen e pavarėsisė nga Perandoria Osmane.
Kėto vendime tė padrejta cenonin rėndė tė drejtat dhe interesat kombėtare tė
popullit shqiptar dhe integritet e tij tokėsor. Prandaj Lidhja Shqiptare e
Prizrenit ishte e vendosur tė mbronte trojet etnike shqiptare dhe tė mos i
respektonte vendimet e marra nė Kongresin e Berlinit.
Ja ēfarė shkruan intelektuali dhe patrioti Kostė Ēekrezi nė veprėn e tij
Histori e Shqipėrisė botuar nė Boston, 1921, nė faqen 190, ai
thekson:
Vetėm kur dėgjuan se Kongresi i Berlinit kishte vendosur tė zgjeronte
kufijtė e sllavėve e tė grekėve me toka shqiptare.... shqiptaret u zgjuan
nga gjumi i thellė nė tė cilin po flinin dhe i ranė mendjes tė mbronin tė
drejtat e tyre.

LIDHJA E PRIZRENIT DHE VENDIMET HISTORIKE TĖ SAJ
Lidhja shqiptare e Prizerenit u themelue me 10 Qershor 1878 nė qytetin e
Prizerenit , i cili ishte deri njė vit para qendra e Vilajetit tė Kosoves.
Nė Prizren u mblodhėn 110 delegatė nga tė gjitha krahinat e vendit. Ndėr figurat mė
tė shquara qė merrnin pjesė ishin Abdyl Frashėri, Ali bej Gucia, Iljaz pashė
Dibra, Hasan pashė Tetova, Abdulla pashė Dreni, Ymer Prizreni, Ahmet
Koronica, Shaban bej Prizreni, Jashar bej Shkupi etj. Nė Kuvendin e
Pėrgjithshėm nė Prizren kishin ardhur gjithashtu si delegatė nga viset e
Bosnjės dhe Hercegovinės.
Mbledhjen e hapi patrioti dhe atdhetari Avdyl Frashėri, i cili midis tė
tjerave, tha:
Qėllimi i Kuvendit ėshtė tua presim hovin armiqve tė pashpirt, duke lidhur
besėn shqiptare dhe duke u betuar qė tė mbrojmė me gjak trojet qė na kanė
lėnė gjyshėrit dhe stėrgjyshėrit tanė.
Disa nga vendimet mė tė rėndėsishme tė Lidhje sė Prizrenit janė:
1. Tė gjitha krahinat shqiptare tė bashkohen nė njė vilajet, me njė seli nė
njė qytet, i cili do tė jetė i afėrt dhe i pėrshtatshėm pėr tė gjitha viset
e tij.
2. Tė gjithė nėpunėsit qė shėrbejnė nė krahinat shqiptare tė Arnautllėkut
duhet tė dinė edhe gjuhėn shqipe.
3. Tė pėrhapet arsimi dhe nėpėr shkolla tė mėsohet gjuha shqipe.
4. Tė zbatohen tė gjitha vendimet qė hyjnė nė fuqi lidhur me pėrmirėsimin
dhe me interesin e shtetit dhe tė kombit tė cilat merren nga Kuvendi i
Kėshillit Qendror, i cili do tė mbahet nė qendrėn e vilajetit, duke e
vazhduar punėn e vet katėrmujore nė vit.
5. Tė caktohet njė sasi e mjaftueshme nga tė ardhurat e pėrgjithshme tė
vilajetit, e cila tė pėrdoret pėr zhvillimin e arsimit dhe ndėrtimin publik.
Tiranė me,10.06.2025
Me rastin e 147-vjetorit tė Lidhjes sė Prizrenit, pėrshendeti vėllezėrve
shqiptarė kudo nėpėr botė poezinė e poetit shkodran tė Rilindjes Kombėtare
Shqiptare,Filip Shiroka.
KOMBIT TONĖ
Vimė nga pellazgėt, njerėz tė lavduem
Ēnė kohėt e vjetra tė njerzisė
Jemi tpermendur e tė nderuem
Ēnė kohė tė moēme tė histories
Komb kreshnik jemi, jemi ushtarė
Kemi luftue trimnisht gjithmonė
Nga shqypja kemi emrin Shqyptar
Me shqype kemi flamurin tonė.
Ēoni prej gjumit, birt e Kastriotit,
Se robnia ėshtė turp pėr trimin
Ēoniu bre burra, pėr emėn tZotit,
Nėr male e nfusha qitni kushtrimin!
Ēoniu sokola, ēouni nji herė,
Ҫohu, njeshi armėt burri i Shqypnisė,
Pėrpara botės ska robi nderė
Turp asht pėr trimin zgjedha e robnisė!
FILIP SHIROKA
|