Tė gjithė jemi dakord qė
njerėzit duhen gjykuar pėr atė qė janė e atė qė bėjnė, e jo pėr pamjen e
jashtme, e megjithatė jemi po ne qė thellė brenda vetes e shohim pamjen e
jashtme si pėrcaktues tė mėnyrės me tė cilėn shohim tė tjerėt. Pėrpara njė
pamjeje engjėllore, tėrheqėse, joshėse, tė gjithė ēarmatosemi dhe priremi tė
jemi mė pozitivė e tolerantė. Stereotipi e bukura ėshtė e mirė na shtyn qė
brenda vetes tė besojmė se njerėzit tėrheqės kanė edhe karakteristika tė
tjera pozitive.
Nė fakt pėlqyeshmėria jonė
ndaj bukurisė fizike, veē formėsimit qė merr nga kultura sipėrfaqėsore
mediatike, i ka rrėnjėt thellė nė atė ēka ne jemi. Dėshira jonė pėr tė qenė
tėrheqės, ashtu sikurse edhe nevoja pėr tu ushqyer, pėr tė fjetur apo pėr
tė qenė tė lumtur, qėndron nė bazė tė nevojave njerėzore. Ashtu sikurse kėto
tė tjerat na ēojnė drejt mbijetesės, ajo ėshtė e programuar nė mendjet tona
si njė mėnyrė pėr tė vazhduar jetesėn e pėr tu pasur pasardhės. Nė fund tė
fundit, nėse meshkujt e femrat nuk do tė tėrhiqeshin nga njeri-tjetrin,
askush prej nesh nuk do tė ishte kėtu. Tė gjithė jemi tė pajisur me
instinkte qė ēojnė drejt riprodhimit. Ēdo krijesė, qė nga organizmi mė i
ulėt e deri te ai mė kompleks e dėshiron seksin, dhe njė paraprirės i kėsaj
dėshire ėshtė edhe tėrheqja. Qeniet njerėzore tėrhiqen nga shumė gjėra, ndėr
tė cilat dhe nga pamja e pėlqyeshme, qė duhet theksuar ėshtė vetėm shkalla e
parė drejt pėlqyeshmėrisė. E nė momentin qė kontakti vendoset tė tjerė janė
faktorėt qė dalin nė plan tė parė e qė ndikojnė mė shumė nė marrėdhėniet qė
vendosim me ata qė na rrethojnė.
Pjesa mė e madhe e njerėzve
do tė dėshiron tė ishin fizikisht tėrheqės. Sigurisht, nėse marrim parasysh
paratė dhe kohėn qė shpenzohet nė veshje, produkte bukurie, ushtrime fizike
e kirurgji plastike, tėrheqja fizike duket njė qėllim pėr tė cilin shumė
veta aspirojnė. Po kur kostot e tė qenit tė bukur janė kaq tė larta, pėrse
njerėzit i vazhdojnė pėrpjekjet e tyre? Pėrgjigja ėshtė e thjeshtė. Ata qė
gjykohen si tėrheqės pėrgjithėsisht konsiderohen si inteligjentė, tė
kėndshėm, tė lumtur, fleksibėl, interesantė, tė besueshėm, seksi, pranues,
tė fortė, miqėsorė, modestė, tė pastėr e tė suksesshėm mė shumė se ata mė
pak tėrheqėsit.
Por, pamja tėrheqėse ka dhe
anėn e errėt tė saj. Njė femėr tėrheqėse shpesh shihet si delikate,
sipėrfaqėsore e pavendosur dhe e tėrhequr nga jeta e lehtė. Pėrjashtim kėtu
bėjnė meshkujt, tė cilėt pėrgjithėsisht shikohen si tė vendosur, tė aftė dhe
aktivė. Studimet sugjerojnė se shpėrblimet e pritshme shoqėrore pėr pamjen e
jashtme janė iluzore, veēanėrisht pėr femrat. Kėshtu pėr shembull, bukuria
mund tė nxisė pėrshtypje mė pak pozitive pėr femrat nė situatat
profesionale. Njė besim njė mbahet rėndom (megjithėse pa baza) ėshtė se
femrat tėrheqėse i kanė arritjet e tyre mė shumė bazuar nė pamje, se nė
aftėsi. Nga ana tjetėr, mendohet qė ato tė jenė shumė sociale, me mundėsi mė
tė mėdha zgjedhjeje, e sigurisht jo tė vetmuara. E pra, studimet kanė
treguar tė kundėrtėn. Tė bukurėn njerėzit shpesh e paragjykojnė, e
nėnvleftėsojnė si nė rastin e dhelprės dhe rrushtė, dhe duke e parė si njė
mollė tė ndaluar pėr standardet personale kanė frikė ti afrohen vėrtetė.
Nga ana tjetėr, beteja e vazhdueshme pėr tė ndjekur idealin e tė bukurės,
tek vetė tėrheqėsit, ēon nė nivele tė larta stresi dhe nė ankth kronik.
Dėshtimi nė pėrmbushjen e kėtij standardi ēon nė pakėnaqėsi, vetėvlerėsim tė
ulėt e dėshpėrim tek ata, tė cilėt vetėvlerėsimi bazohet edhe nė tėrheqjen
fizike.

Ndaj, tė qenit tėrheqės, jo
domosdoshmėrisht shoqėrohet me nivel mė tė larta kėnaqėsie e mirėqenieje
sikurse shpesh mendohet. Theksi qė i vihet bukurisė ka pasoja sociale e
psikologjike te njerėzit e veēanėrisht te femrat si rezultat i kėrkesės, e
nevojės pėr tė pėrmbushur standardet e vetes ashtu edhe ato tė shoqėrisė.
Betejė me mullinjtė e erės! Mėnyra si ne reagojmė ndaj asaj qė konsiderojmė
tė bukur ėshtė e ēuditshme shpeshherė. Ėshtė mė shumė njė ēėshtje estetike,
e akoma mė shumė njė pėrcaktim kulturor me njė domethėnie tė fortė mirėqenie
fizike qė do tė pėrcjellė gene tė mira nė gjeneratat pasuese.
Ndaj ėshtė e rėndėsishme qė
tė analizojnė efektet qė kanė pėrpjekjet pėr njė pamje perfekte te jetėt
tona, tė sfidojmė besimet e gabuara, e tė rezistojmė ndaj pėrpjekjeve
skllavėruese pėr njė pamje iluzive ideale. Kėshtu do tė mundemi tė jemi mė
tė aftė pėr ta jetuar botėn nė mėnyrė mė tė ēlirėt. Ēdokush mund tė
pėrcaktojė nivelin e paraqitjes sė tij, e pikėn nė tė cilėn mund tė arrijė
pėr tu dukur edhe mė tėrheqės. Njė kėndvėshtrim mė i ndryshėm e personal i
bukurisė dhe mosbindja ndaj ekstremeve tė modės, do tė na shpėtojnė nga
probleme tė tjera fizike e psikologjike tė cilat i kemi vetė nė dorė ti
anashkalojmė.
Autorja ėshtė
Magjistėr nė Psikologji Klinike e Kėshillim |