Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Antologji e poezisė moderne shqipe 5 - Agetina (Age Ruēi)

AGETINA (AGE RUĒI)

 

 

 

          Njė ndėr krijimtaritė mė tė lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor...  shprehen pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė, edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė  jetės.

            Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi, Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli, Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit tė tij...

            Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur, ADEM ZAPLLUZHA, qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė gjerė, do t’ua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė shqiptare.

 

(www.sa-kra.ch)

 

 

       Pėrgatiti: Adem ZAPLLUZHA

 

 

 

 

 

ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE

 

 

 

 

AGETINA (AGE RUĒI)

 

 

 

 

 

            Hyrje

  

          Agetina (Age Ruēi) ėshtė lindur nė Sheshaj tė Mirditės me 8 korrik 1967. Nė vitin 2003 ka botuar librin e parė me poezi "Loti mbret i heshtjes".

            Ka qenė aktive nė takime tė ndryshme letrare ku ėshtė vlerėsuar edhe me ēmim tė pare.     Botimi i dyte vjen nga autorja ne vitin 2017 me titull "Njė qiell larg". Ka nė dorė vėllime tė tjera nė poezi e prozė.

 

 

 

 

NJĖ VALLE TANGO

 

E imja ish' kėnga, tingujt, ritmi

Dhe netėt e para tė kėtij janari

Ish' mikja ime prej atij viti

Njė rrudhė fisnike qe s'e nxė balli.

Njė disk i vjetėr heshtur rri

Tė mė ktheje prapa mbase nuk do

E vogėl jam sonte, njė fėmijė

Nis tė mėsoj njė valle tango.

 

 

 ERDHE NĖ DHIMBJEN TIME

 

Erdhe nė dhimbjen time

Ashtu padashur si relikte  

Nuk e di se ku ngjasojmė

N'sy e n'vetulla, a nė shpirt.

 

 

PĖR DASHURINĖ

 

Si pėllumb me vjen, e me zgjon nga ėndrra

Buzėqesh ėmbėl si diell mėngjesi

Dashuria ime e vrarė nga dhembja

S'mund tė t'gjykoj, fati kėshtu deshi

Kujtimet shtrėnguar, pa fryme me lėnė

Ca tufa lulesh pėr dhe rrezuar

Heshtėn fjala, dhe besa e dhėnė

Sikur tė mė kesh,tė tė kisha harruar.

 

 

VETEM NJE FJALE

 

Shtrėngoma dorėn si dikur

Njė fjale tė vetme belbėzo

Imazhi yt nuk ėshtė pikturė

Por dritė e shpirtit qė tė do.

 

 

 NJE QIELL LARG

 

Nė qiell kaltėrsi.

Luhatje e lehtė shpėrndan ėmbėlsinė e ditėve t'mija.

Kthehem me mall tė ri, tė pa treguar

Larg, shume larg

Tek njė breg i huaj

Dėshmi dėshpėrimi me bėn prapė tė vuaj.