Ma merr mendja qė kjo dėshirė imja nuk do tė
jetė krejt e veēantė. Duhet t'i shtrijė "panxhat" edhe nė krijues tė tjerė.
Ka kohė qė m'u kthye si njė obsesion qė nuk mė lė rehat. I mėdyshur, ta
shkruaj, mos e shkruaj dhe ja tek mė vjen nė ndihmė shkrimtari i madh
portugez Fernando Pessoa qė, kur e kanė pyetur nė ka ndonjė peng, ėshtė
shprehur: - Po. Tė ishte e mundur qė tė takoja disa nga personazhet e mi.
Pessoa ka vdekur qysh nė vitin 1935 dhe ėshtė pėr t'u ēuditur qė, gati pas
tetėdhjetė vjetėsh, m'u shkrep dhe mua njė dėshirė e tillė. Nė kėtė
analogji, lexuesi duhet tė dallojė mirė atė qė ėshtė pėr t'u theksuar, se
asnjėherė nuk i bėj qejfin vetes se, duke pėrqasur dėshirėn e kėtij
shkrimtari me famė botėrore dhe unė ja: "qenkėsha si ai?!!!". Nuk mė ka
shkuar kurrė ndėrmend njė marrėzi e tillė, se, mandej, do qeshė si sozia e
njė personazhi butaforik qė thoshte: - Unė jam i gjashėm me Napoleonin, se
gruan time e quajnė Zhozefina!!!
* * *
Nė prozėn time modeste, unė kam sjell pėr lexuesit njė galeri tė
tėrė personazhesh dhe, duke mos qenė i zoti qė tė trilloj apo tė fantazoj, i
kam marr, pothuajėse tė gjithė, nga jeta: ashtu si i kam njohur. Aq i kam
dashur dhe i dua ata, sa, ndonjėherė, ua kam ndryshuar emrat pėr etikė apo
arsye subjektive. Kur ua kam ndryshuar, mė ėshtė dukur sikur i kam gjymtuar
apo i kam pėrdhosur. Dhe mė ka ardhur jo vetėm keq, por kam ndjerė dhe
dhimbje. Se, duke vepruar kėshtu, sikur nuk kanė frymuar ashtu siē duhet
dhe tregimi sikur ka dalė si njė pastė e thatė. Kurrė nė jetė nuk kam vėnė
maska dhe, po tė ballafaqohesha me personazhėt e mi, do t'u kėrkoja falje
se ē'kam bėrė me ta, ka qenė njė "kondicion" qė nuk varej shumė nga unė.
Se ka ndodhur ai fenomen qė nė letėrsi quhet e drejta e autorit. Kur
"mbrohem" kėshtu (pėr ta patur faqen e bardhė para tyre), mė vjen ndėrmend i
madhi Kadare qė kur i thanė "... nuk ka patur darkė tė tillė... (ėshtė fjala
pėr "Darka e gabuar"), ai iu pėrgjigj: - Unė bėj letėrsi dhe jo histori".
Pra, kėshtu ka ndodhur edhe me mua, kur pėr shkaqe subjektive kam bėrė
ndonjė "shartim" qė nuk pėrkon me tė vėrtetėn.
* * *
Sidoqoftė, pjesa mė e madhe e personazheve tė
mia janė marrė nga jeta e pėrditshme: janė pjesa dėrmuese o bashkėfshatarė
tė mi, o tė njohur ku mė ka shkelur kėmba. Duke qenė se jetėn e quaj si njė
teatėr tė madh ku tė gjithė janė aktorė, vij e ndalem qė kėta "aktorė" janė
tė peshave tė ndryshme: ka prej tyre qė siē vijnė nė skenėn e kėtij teatri
tė madh, edhe largohen nga skena pa lėnė ndonjė gjurmė; kurse ka tė tjerė qė
lėnė gjurmė tė madhe dhe hyjnė nė atė kategori qė quhen "Vipa".
Pėrgjithėsisht, unė kam qenė larg "Vipave", se puna mė ka ēuar nė mes
njerėzve tė thjeshtė, qė, po t'i zhbirosh, me tė vėrtetė bėhen tė plotė e
tė gjendshėm sa ta sjellin buzėqeshjen nė buzė vetvetiu si njė aperativ
ēlodhės. Tė paktėn, kėshtu e ndjej veten unė kur "takohem" me ata. Pėrftoj
njė kėnaqėsi aq tė madhe, sa nuk e mbaj dot pėr vete. Megjithatė, fjalėt pa
bereqet tė mėrzisin. Unė po i sjell dhe gjykimin nė kam tė drejtė, po jua lė
juve. Kur them kėshtu, kam nevojė pėr fjalėn tuaj dhe ja tek e them hapur:
nuk mė vjen mirė nga "gojėmbyllurit".
Tani, ju lutem, veē mė ndiqni.

Xha Nasin (ėshtė fjala pėr Nasi Meēon), unė e
kam njohur qysh kur kam qenė nė klasėn e gjashtė dhe, tek e shihja qė ngiste
qetė kur plugonte arėn, mė kish hipur nė kokė (kam qenė trazovaē i madh), qė
ta ngacmoja, gjasme, duke e pėrshėndetur.
Ja dialogu i njė 12 vjeēari me njė moshatar:
- A u lodhe, o Xha Nasi?! Dhe ai: - Oha! (me
kėtė komandė qetė e mbrehur ndalojnė)... dhe dilte para qeve, kthehej me
fytyrė nga unė, trazovaēi, e mė pėrgjigjej:
- Ja u lodhėsh, do vish tė mė ēlodhėsh?!!! Kjo
pėrgjigje qė mė jepej mua, spurdhjakut, mė kėnaqte, veē tjerash, dhe pėr njė
fakt: se vetėm unė nga nxėnėsit e bėja kėtė "ngacmim" dhe ai njeri i mirė,
asnjėherė nuk u mėrzit me mua. Ky, xha Nasi, ėshtė dhe pak historik, jo se
bėri trimėri, po unė them se mund tė jetė nga tė vetmit qė i mori "teskere"
me tė shkruar "komandantit" kur i morėn tokėn. Por mua shpotitė nuk mė janė
ndarė dhe kur dola mėsues. Atje, tek punoja nė fshat, njoha njė "Nas"
tjetėr qė dhe ky, pothuaj, mė ngopte kur e pėrshėndesja:
- Qysh je, xha Trushi?
- Oha! (kuptohet edhe ky me qetė tė mbrehur)...
mirė tė falaminderit! Zotėria juaj, mirė jini? Po si mund ta harroj, kur
fjala "falaminderit dhe zotėria juaj" qenė me njė kontanacion qė tė
kėnaqte. Po nga xha Trushi dėgjova pėr herė tė parė: - Babai im nuk vdiq, po
ngordhi!!!
-Si ngordhi?!!!
-Ngordhi pėr bukė... Me kaq fjalė: njė dramė e
tillė.
Po unė nga xha Trushi mėsova njė tė vėrtetė tė
madhe: -... re bir, - mė tha, - do vuajmė ne, dhaskal, se e kemi "mbretin
axhami!!". Po si mos e kujtoj, kur "mbretėrit tanė" mbetėn axhaminj.
Po atje, nė fund tė "dynjasė", njoha xha Thomanė qė deri sa
vdiq e ngrysi me "opinga lėkure". E kam sjell para lexuesit jo vetėm prej
kėtyre "opingave " proverbiale, po pėr zgjuarėsinė natyrale tė tij, qė ato
opinga qėlloi qė ia"veshi" vet kryeministrin famoz tė kohės sė Enver
Hoxhės. E pėrfytyroj nė atė dialogun e qashtėr:
- Mos i harxho ato fije shkrepse, o bir?
- Po shkrepse muti janė, - foli i panjohuri (qe
vet dora, Mehmet Shehu).
- Aha, - foli xha Thomai me opinga, kėtu, nė
Libofshė ka rėnė flama pėr to!!!
Dua tė takoj hoxhėn e Petovės (unė atje kam
lindur), mikun tim, Efendi Yzeir Sallatėn qė shquhej jo vetėm si klerik, por
dhe pėr humorin e tij. Ky klerik mysliman, ruante nė hatullat e shtėpisė
fashikuj nga "Lahuta e malcisė" tė Atė Gjergj Fishtės. Qe ky hoxhė qė mė
ngjiti "gripin" e dashurisė pėr Fishtėn.
* * *
Kur bie shi me tėrsėllėmė. mė vjen ndėrmend njė personazh,
unik, nė llojin e tij: Solli. Solli apo xha Solli nuk e hante punėn. Kurrė
nuk dilte nė punė nė kooperativė. Po ja qė qe vendosur qė, nė kohė shiu, po
tė rrije diku strehėve sikur qe nė punė, merrje tetėdhjetė pikė.
Kooperativistėt zinin strehėt dhe prisnin pėr
ato tetėdhjetė pikė tė nėmura, kurse Solli atė ditė e bėnte beli: hidhte njė
lopatė mbi supe dhe dilte nė mes tė shiut. Jo vetėm kaq, por kthehej nga ata
qė ruheshin nga shiu, duke thėnė:
- Ah, kjo e shkretė kohė qė na la batall!!! A
kishe si mos e doje njė personazh tė tillė?
Apo ka dhe mė bukur. Kėtė personazh e kam njohur
nė Shėngjin tė Lezhės. Sa tė vdes nuk e harroj (kanė kaluar rreth 50-vjet),
quhej Lac Ismail Dushku. Burrė qė kishe qejf ta kishe krushk dhe, si pėr
krushk rrinte veshur dhe nė zbor, sado qė qe thirrur pėr tė prerė njėqind
duaj drizė e shkurre pėr njė ditė. Nuk preu sikur njė fije dhe ma la si me
porosi: - Me krahmarrje punės, ushtar! Se puna tė ha sė gjalli!!!
Personazhet? Po ata, shpesh, tė vijnė qoftė dhe
nė gjumė dhe, ose ta prishin, ose ta ngrenė humorin.
Mė erdhi njė natė, Xha Skėndua apo Skėnder Hodo
nga Cfiri i Mallakastrės. Ky, sado i dėnuar me njėqind e njė vjet burg,
pėrfitoi nga amnistitė dhe, nga qė i kish ardhur shpirti nė majė tė hundės,
tek ngiste qetė nė arė, nuk u fliste me emėr, por: "Oha, qeveri!". Kjo "oha,
qeveri" i kushtoi dėbimin nga fshati (fermė) nė Cfir. Po Skėndoja i "Oha,
qeveri", qe valltar i bukur dhe ja tek e pėrfytyroj me kėngė-valle: - Kush
troket nė portėt-o/ njė fiēorr i vogėl-o/ Pa e pyesni se ēfarė do/ Kėrkon
dorėn e zonjės-o/ Sa bėn dorė e zonjės-o/ gjysmė e napoleonit-o/. Ta shihje
tek bėnte ojna nė kėrcim e sipėr, thoshe: -Hallall, oha, qeveri".
Me Luan Jaupllarin (njė nga personazhet), qė e
kam sjell nė tregimin "Kulaku qė deshi tė blinte "Shtėpinė e partisė", u
takova para njė muaji dhe zbrazėn zorrėt e barkut. Them, sa kėnaqėsi do
ndjeja sikur t'i takoja tė gjithė nga pak, por kjo gjė jo vetėm nuk ėshtė e
mundur, por dhe pak si tė kėrkosh qimen nė pėrpeq.
Ajo qė dua tė them nė kėtė vėshtrim shkarazi
pėr dėshirėn time, ėshtė fakti shumė domethėnės: personazhė, tė mė falni, nė
nuk ju kam pėrshkruar ashtu si jini, ka ndodhur vetėm nga moszotėsia ime.
Sidooqftė, pjesėn mė tė madhe tė tyre unė i dua dhe jam shumė i obsessuar,
sa herė qė flas pėr ta dhe, ca mė shumė kur i takoj.
Mė duket se, pa ta, jam si kot. Fare kot.
Tiranė, 4 maj 2015
|