Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Shkencė 2 - ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI

Shkruan:  Dr. Viktor QERESHNIKU

http://mjeket.al

ALKOOLI DHE ALKOOLIZMI

 

            Si edhe format e tjera te vartesise, edhe ajo nga alkooli, eshte nje semundje. Nje zakon i keq, mund te modifikohet me ane te nje motivimi te forte te subjektit dhe me ndihmen e nje ambjenti te favoreshem. Per te eliminuar vartesine nga nje substance me te cilen abuzohet, nuk mjafton vetem “forca e vullnetit“, por eshte e nevojeshme edhe ofrimi i nderhyrjeve te ndryshme: qe nga mbeshtetja psikologjike dhe sociale, deri ne perdorimin e medikamenteve, kur kjo mendohet e nevojeshme.

 

 

 

            Pijet alkoolike jane njohur qe ne koherat e lashta. Perderisa kane ekzistuar uji, frutat me permbajtje sheqeri dhe fermentimi,u krijuan te gjitha kushtet per t’u formuar pijet alkoolike ne menyre natyrore. Duke rene ne kontakt me pijet alkoolike, njeriu provoi efektet e konsumit te moderuar dhe abuziv me keto pije.

            Nuk eshte e lehte te percaktohet me saktesi momenti historik, por mendohet se eshte e sakte qe pijet alkoolike kane ekzistuar ne toke, shume me pare se te krijohej specia humane. Llogaritet qe kushtet kane qene krijuar, se paku, 200 milion vjet me pare.

            Uji, bimet me permbajtje sheqeri apo te pasura me amidon, me maja, sikurse edhe ne koherat tona, krijuan kushtet per te formuar alkoolin etilik. Majaja, ne kontakt me sheqernat dhe amidonet, hyn ne nje reaksion kimik nga me te vjetrit ne natyre.

            Disa kerkime arkeologjike, kane dokumentuar se, konsumi i pijeve alkoolike ka ekzistuar rreth 7.000 vjet para E.r. Sipas disa autoreve, pikturat murale te kohes se paleolitit, ngjajne qe te jene bere ne gjendje te dehur, te provokuara nga bime alucinogene apo nga pijet alkoolike. Duhet thene se, ne rastin e pijeve alkoolike, vazhdimisht ka qene e veshtire te dallohet konsumi i zakonshem nga abuzivi .

            Zonat gjeografike, qe i parkasin vreshtarise dhe prodhimit te vererave, kane qene ato ndermjet Detit te Zi dhe Detit Kaspik, zona keto, qe tani i perkasin Turqise dhe Iranit, ndersa pijet e para te ngjashme me birren, kane qene prodhuar ne Mesopotami. E gjitha kjo ka ndodhur ndermjet 3 dhe 4 mije vjet perpara Krishtit.

            Ne Egjiptin antik, kultivimi i vreshtarise dhe prodhimi i vererave, shtuan konsumimin e perhapur te ketyre pijeve. Nder te tjera, pijet alkoolike perdoreshin per te rikompensuar punetoret, qe punonin per ndertimin e piramidave. Nderkohe, eshte sinjalizuar qe konsumimi i vererave dhe pijeve te tjera te fermentuara, perdoreshin ne vend te ujit si ne ne kohrat e lashta edhe ne shekujt me te voneshem, duke u justifiluar nga fakti se higjena dhe cilesia e ujit ishin shume te keqija dhe shpesh here beheshin burime semundjesh.

            Peseqind vjet perpara Krishtit, ne Greqi, kultivimi i vreshtarise dhe prodhimi i vererave u perhap shume dhe po keshtu edhe efektet negative nga perdorimi i tyre. Kjo u be shkak qe Platoni e ndaloi perdorimin e pijeve alkoolike ne te rijte poshte moshes 18 vjecare dhe, rekomandoi nje perdorim te moderuar, deri ne moshen 40 vjecare. Pas moshes 40 vjecare, nuk kishte kufizime per perdorimin. Kjo e fundit, eshte dicka kurioze dhe, ndoshta justifikohej me faktin se, mosha mesatare e popullates ne ato vite, ishte e ulet keshtuqe kur arrije ne 40 vjec, nuk kishte me motiv per te vendosur kufizime te menyres se jeteses.

            Ne kompensim, rregullat qe u vendosen ne lokale ku sherbehej vere ishin shume te forta dhe, per ata qe paraqiteshin te dehur ne publik, jepeshin ndeshkime. Ne shekullin e IV perpara Krishtit, nje shembull i famshem, kur dehja u kthye ne drame,eshte ai kur Aleksandri i Madh, vrau mikun e tij me te mire, Cleit-in, ne nje atak terbimi, te shkaktuar nga gjendja e dehur. Mund te permenden edhe episode te violencave familjare, te provokuara nga alkoolizmi.

            Nga ana tjeter, Aleksandri i Madh, eshte viktime e Perendeshes se Hakmarrjes, ku sipas nje hipoteze te besueshme, vdiq ne Babiloni, per shkak te nje cirroze alkoolike. Eshte e rendesishme te theksohet se ne kohen e civilizimit klasik, konsumi i pijeve alkoolike ka luajtur nje rol te rendesishem ne zakonet sociale dhe pijet jane bere shkak i ndeshjeve, kenaqesive dhe abuzimeve.

            Sipas besimit, ndermjet zoterave ne Olimp, Dionisi ishte edhe zoti qe mbronte vreshtat dhe veren. Atij i jane dedikuar festime qe perfshiheshin ne “ momentet kulturore “, si paraqitjet teatrore. Ne fakt, nje nate me pije, dehje dhe eufori, mund te pasohet edhe me nje shperthim defrimi te cfrenuar.

            Ne testamentin e vjeter, pershkruhet nje moment i shkaktuar nga tejkalimi ne pijen e veres. Noe kultivonte vreshtari, pinte nga vera qe prodhonte, dehej dhe shfaqej nudo perpara femijeve te tij : nje nga efektet me tipike te abuzimit me pijet alkoolike, pra humbja e kontrollit.

            Ne shekullin e III dhe te II – te perpara Krishtit, ndermjet Romaneve, nder festat me te kendeshme ishin Orgjite, qe i kushtoheshin BACCO-s, Zotit te veres ( BACCANALI ).

Nje nga mrekullite e realizuara nga Jesusi, konsiston ne transformimin e ujit ne vere, ne dasmen e Kanes dhe vera eshte pjese e Eukarestise, qe se bashku me buken, perfaqeson gjakun e Krishtit.

            Ne antiteze me kete besim fetar, feja Islame, mbante nje qendrim te kundert ndaj pijeve alkoolike, perderisa Muhameti formuloi disa Syre ne Kuran, per t’i parandaluar besimtareve te tij, konsumin e pijeve alkoolike.

 

            Nga Romanet ne Mesjete deri ne ditet e sotme

 

            Ne epoken Romane, shkencetaret dhe filozofet merreshin me vreshtari, prodhimin e vererave, me konsumin e veres dhe shkruarjen e teksteve deri ne ditet e sotme. Meqe perhapja e kultures Romane eshte ajo e besimit kristian, u perhap kultivimi i vreshtarise dhe konsumi i veres kaloi edhe ne zona te reja gjeografike.

            Ne kete periudhe, si edhe ne epokat e tjera pasardhese, efektet e pijeve alkoolike, varionin nga pasojat negative, qe cfaqeshin ne individet abuzues, ashtu edhe ne aspektin pozitiv, i cili konsistonte ne perdorimin e tyre ne mjekesi si pije alkoolike te pasuruara me droga dhe barna te rekomanduara ne shume semundje. Pikerisht, nga dalja dhe prodhimi i pijeve me efekte kurative, u vendos teknika e distilimit, atribut i alkimistit Arab me emrin Jabir Ibn-Hayan.

            Distilimi i pijeve alkoolike, ne mesjete, u be nje instrument i shkences mjeksore. Ne keto vite , ashtu sikurse nje alkimist Arab realizoi procesin e distilimit, qe ishte baze ne prodhimin e likernave, nje tjeter arab, Maometto, inauguroi formulimin e pare institucioonal te ndalimit te alkoolit, qe u be nje rit i kultures Arabe te mesjetes. Ne Mesjete u publikuan edhe studimet e para, qe dokumentuan demet e alkoolit ne organizmin human.

            Gjithnje ne Mesjete, por ne nje mjedis kristian, ne prodhimin e pijeve alkoolike luajti nje rol shume te madh lindja e monarkise. Disa verera, nder me te mirat e botes, prodhoheshin nga vreshtat, qe ishin ne pronesi te Kishes dhe ne disa raste nga zonat e Monarkise. Ne vitin 1232 Kisha e San Vivant ne Vonse ( France ) bleu, 1.8 hektare vreshta, qe u be zemra e prodhimit te vererave , nga me te famshmet ne bote, Romanee-Conti.

            Ne epoken e papatit te Avignone, ne shekullin e XIV, i u dha nje shtyse vreshtarise ne zonen, qe u be pastaj zona e prodhimit te “ Chateauneuf du Pape “. Ne Angli, ne fillim te shekullit te XVI, deri ne mbreterimin e Henrikut te VIII, komunitetet e monarkise, prodhuan birrat me te mira dhe shitja e tyre u be nje burim i mire fitimi dhe mjet jetese.

            Edhe ne keto pasazhe historike te prodhimit dhe konsumimit te pijeve alkoolike, vihen re kontradikta, qe kane shoqeruar dhe qe do te shoqerojne konsumimin e alkoolit, te cilat bien ndesh me interesat ekonomike dhe tregtare, kundrejt ruajtjes se shendetit prej demeve te provokuara nga perdorimi i teperuar i pijeve alkoolike.

            Persa i perket kundershtive, ne keta shekuj u kalua ne denime per te dehurit, te cilet i ekspozonin ne publik, duke u bere gazi i botes, te “veshur” me nje barilje birre. Nga ana tjeter, ne traktatet e mjekesise, pershkruheshin mrekullite dhe vetite e ” uit te jetes “ , qe kishte veti per te prevenuar semundjet e shkaktuara nga te ftohtit, “ qetesues “ te zemres, sherimin e dhimbjeve te kokes, sherimin e halopecise, efektin e rritjes se flokeve, etj. “ Ui i jetes “ eshte ajo pije, qe sot quhet Brandy dhe, qe realizohet nga distilimi i veres.

            Ne mesin shekullit XVII lindi nje pije e re, qe pati nje rendesi ne zhvillimin e konsumit te alkoolit, qe ishte Gin-i. Ne fakt ne Hollande, u distilua nje pije e quajtur Genever, qe shkurtimisht u quajt Gin, per prodhimin e se ciles perdoret dellenja, qe sherben per te maskuar aromen e alkoolit. Sipas disa autoreve, edhe Gin-i pati nje perdorim ne mjekesi, perderi sa parapriresi i tij, nje distilat me baze dellenje, qe ishte pergatitur nga monarket italiane, ka qene perdorur si nje mjet kurues per Vdekjen e Zeze, nje nga epidemite e semundjes se murtajes, qe preku Europen ne Mesjeten e voneshme.

            Gjate disa dhjetevjecareve, prodhimi i Gin-it ne Britanine e Madhe, arriti nivele te larta dhe po keshtu edhe konsumi, qe u be nje “epidemi” e vertete. Ne vitin 1742 prodhimi i likernave ne Britanine e Madhe, kryesisht Gini, arrinte ne 20 miljon gallone.

            Ne fakt Gini ( Xhini ) nuk eshte likeri i pare i distiluar nga dritherat dhe, ka te ngjare, qe te jete paraprire nga Whisky, qe ne ndryshim nga Gini, mendohet se eshte prodhuar per here te pare ne Irlande. Per te patur nje ide se si preferencat per pijet alkoolike kane ndryshuar ne shekuj, mjafton te mendojme qe shija e “ tymosur “ e Whiskyt, e shkaktuar nga vete menyra e prodhimit dhe, qe sot, eshte ndermjet me karakteristikeve, qe terheq konsumatoret nga me ekspertet, per nje kohe te gjate ka patur kufizimin me te madh te shperndarjes dhe te konsumit jashte kufijve te Skocise.

            Ne shekullin e XVII, nje grup kolonesh, me prejardhje nga sekti i Puritaneve, erdhen ne Massachusetts me 10.000 gallone me birre. Qe nga kjo kohe, filloi nje perhapje e konsumit te pijeve alkoolike ne Boten e Re. Edhe ketu kjo u pa ne dy kendveshtrime te ndryshme, kryesisht opozitare : ajo qe vinte ne dukje rreziqet sociale dhe mjekesore, te lidhura me konsumin e alkoolit, dhe ajo qe bazohej ne shperndarjen dhe konsumin me qellime perfitimi. Edhe autoritetet shteterore u priren drejt perfitimeve, duke vendosur nje akcize mbi prodhimin dhe distilimin. Eshte kurioze te behet e ditur, se ashtu sikurse ndodhi me birren, veren dhe disa pije te tjera ne Europe, edhe ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes prodhimi i njerit prej likernave me te famshem, Whiskyt te Kentucky, erdhi nga nje njeri i kishes, konkretisht nga nje pastor baptist.

            Gjithnje, ne Shtetet e Bashkuara te Amerikes, ne fund te shekullit te XVIII, publikohet nje dokument qe njofton ne menyre te hapur per efektet negative te pijeve alkoolike mbi fizikun dhe mendjen, duke pergenjeshtruar cdo efekt kurativ te alkoolit. Per te qene me i besueshem dhe per te gjetur perhapje me te gjere, ky dokument qe kundershtonte efektet pozitive te pijeve alkoolike, stigmatizon demet qe ai provokon, dhe nderkohe duhet te arrijme ne fillimet e shekullit te XIX, kur vesi i dehjes u percaktua si simptom i crregullimeve mendore dhe, vetem deshira per nje gllenke te pijeve alkoolike, u konsiderua sikur te ishte nje dehje e vertete. Filluan te pershkruhen ne menyre te hollesishme edhe pasojat e abstinences nga alkooli tek etilistet, duke I u referuar nje forme te delirium tremens-it.

 

 

            I takon nje mjeku Skocez – Robert Mancnish, qe te pershkruaje shtate “ profilet “ e alkoolistit : sanguin, melankolik, skorbutik, flegmatik, i shqetesuar, kolerik dhe periodik.

            Ne gjysmen se shekullit te XIX, ne SHBA doli per here te pare ligji per ndalimin dhe konsumimin e pijeve alkoolike. Shteti i pare qe shpalli kete ligj ishte MAINE, te cilin e ndoqen edhe shtete te tjere . Shperthimi i luftes beri qe te mos kete shume presione ne kete drejtim dhe, prodhuesit e pijeve, bene qe te deshtoje kjo tentative e kufizimit te perdorimit te alkoolit.

            Duhet te vinin dhjetevjecaret e pare te shekullit te XX, per te pare daljen e ligjeve te reja qe benin fjale per pakesimin apo ndalimin e konsumit te pijeve alkoolike. Ndermjet pasojave te ketij ligji u be perhapja, nga njera ane e fenomeneve kriminale te lidhura me prodhimin, kontrabanden dhe shitjen klandestine te pijeve dhe nga ana tjeter e “ shpikjeve “ qe beheshin nga mjeke dhe farmaciste, qe e pershkruanin Whisky-n per qellime kurative apo prodhonin “ medikamente “ me permbajtje te larta alkoolike.

            Nderkohe edhe ne Europe, per konsumin e alkoolit, u vendosen taksa mbi prodhimin dhe konsumin e pijeve alkoolike dhe tendenca ndalimi, sidomos ne vendet veriore. Psh. ne Finlande, ne vitin 1884, u publikuan ligje qe kufizonin shitjen e pijeve alkoolike, qe evoluan disa vite me vone ne nje ndalim absolut te konsumit te tyre. Ne vende te tjera te Europes mereshin ne konsiderate efektet sociale te abuzimit nga alkooli qe, konkretizohet me shembullin e te dhenave Gjermane, sipas te cilave, ne vitin 1878 jane arrestur 5348 gra qe kishin bere krime duke qene nden efektin e alkoolit.

            Ndermjet viteve te fundit te shekullit XIX dhe fillimit te shekullit te XX, perhapja e konsumit dhe abuzimi me pijet alkoolike eshte ndjere ne zhvillimet kulturore te shume vendeve. Ne vendet, ne te cilat ndalohej absolutisht perdorimi i pijeve alkoolike, sikurse ne shumicen e vendeve islamike, ka patur kontestime sociale dhe dehja eshte konsideruar e denueshme, por mundesia per te pire alkool, pa u dehur ishte nje motiv per tu mburrur.

            Ne disa vende latine si Italia, Spanja, Porugalia, perdorimi i zakonshem i sasive te medha te alkoolit konsiderohet si turp ndersa nje konsum, qofte edhe i shtuar, por i kufizuar ne raste speciale ( festa ), zakonisht konsiderohet normal.

            Ndermjet fundit te shekullit te XIX dhe fillimit te shekullit te XX filluan edhe tentativat e para per korrigjimin dhe trajtimin e alkoolisteve. Edhe ne kete rast kane qene ne pararoje SHBA, se bashku me disa shtete te Europes se Veriut, ku problemi ishte me i ndjeshem . 10 Qershori i vitit 1935 konsiderohet si data e themelimit te shoqerise te Alkoolisteve Anonime ne SHBA dhe mandej kjo u perhap ne te gjithe boten. Sipas historise te kesaj shoqerie kjo date korrespondon me diten ne te cilen Robert Smith, mjek dhe anetar i Grupit te Oxfordit, piu per here te fundit nje pije alkoolike, pas 30 ditesh pune me Bill Wilson, per te realizuar traktatin qe bente fjale per mos perdorimin e alkoolit. Grupi Oxford ka qene organizata e pare, e inspiruar nga Cristiano Evangelica, i perbere nga ish alkooliste qe u angazhuan ne luften ndaj alkoolizmit e quajtur Shoqeria e Alkoolisteve Anonime.

            Pjesa e dyte e shekullit te XX dhe dhjetevjecari i pare i shekullit te XXI, kane qene karakterizuar nga njohja gjithnje dhe me e thelle, per mekanizmat e vartesise dhe abuzimit me alkoolin si edhe me patogenezen e demeve te provokuara nga alkooli, ne shume organe dhe inde te organizmit. Nga nje kendveshtrim tjeter, u theksuan strategjite dhe teknikat e propagandimeve tregtare gjithnje e me agresive, qe filluan te kondicionojne konsumin e pijeve alkoolike, duke zevendesuar zakonet dhe traditat. Autoritetet sanitare dhe administrative te shume vendeve kane vene ne jete, here pas here, masa kufizuese te konsumit te pijeve alkoolike, nepermjet informimit te konsumatoreve per demet qe mund t’i shkaktohen. Edhe ne keto raste, megjithate, jane regjistruar parregullsi nga nje vend ne nje tjeter.

            Ne SHBA prej kohesh etiketat e pijeve alkoolike permbajne shenime per kujdesin dhe per demet qe ato mund te provokojne, ndersa ne vendet Europiane, si Italia, jo vetem qe keto perkujdesje nuk jane parashikuar, por percaktohen limite shume te gjera ne publikimin, e pijeve alkoolike ne rrjetet e komunikimit. Vetem here pas here, si pasoje e ndonje ngjarjeje dramatike, te provokuar nga abuzimi me alkoolin, mund te ngrihet ndonje ze qe u jep nje informacion me te zgjeruar konsumatoreve, per rreziqet relative nga konsumi i teperuar i pijeve alkoolike.

            Historia e konsumit te alkoolit dhe pasojat e tij, e ka fillimin qe ne kohrat e lashta dhe nuk ka nje fund. Perdorimi i pijeve alkoolike provokon nje kenaqesi dhe kjo ben qe njeriu kerkon ne vetvehte nje ndjenje ndryshe. Prandaj tendenca per konsumin mund te tregoje shenja te reduktimit ne disa vende, por mbetet konstante apo shtohet ne vende te tjera, madje atje ku eshte e ndaluar absolutisht, vihen re shtime relative ne ate pjese te popullates, qe eshte ne risk si p.sh. ne adoleshentet dhe grate apo edhe ne te semuret.

 

            Efektet e alkoolit mbi tonin dhe humorin

 

            Perdorimi i pijeve alkoolike eshte nje kenaqesi. Pavaresisht nga efektet e ndryshme te provokuara nga birra, vera, alkooli, aperitivet dhe kokteilet e ndryshme nga doza dhe gradacionet alkoolike, eksperienca e pergjitheshme eshte qe, shumica ndjehen mire. Ne doza te moderuara, ndjehet nje efekt qetesues dhe nje sensacion mireqenieje. Ne nje traktat tjeter mjekesor, ne vitin 2002, alkooli pershkruhet si nje substance me te cilen mund te abuzohet lehte dhe, se efekti i qetesise, euforise, ndjenja e mireqenies, etj., konsiderohen vetem si fillimi i problemeve : kerkojne te pijne per te patur keto ndjenja pozitive, por ky zakon krijon nje lidhje, qe do ti shoqeroje gjithe jeten, duke i provokuar demtime te renda organizmit te tyre.

            Sic do te shikojme ne vijim, efektet e alkoolit ne tonusin dhe humorin si edhe ne menyren e sjelljes, spjegohen me mekanizma, qe e kane zanafillen ne tru dhe ne vijim, duke perdorur pije alkoolike per nje kohe te gjate, krijohet nje vartesi nga alkooli, qe favorizon abuzimin. Vartesia eshte nje crregullim i menyres se sjelljes, qe nga nje gje e thjeshte dhe e zakoneshme, arrihet ne nje kerkim te ekzagjeruar dhe patologjik, per te perftuar kenaqesine prej alkoolit . Keshtu arrihet ne patologji. Personi qe ka arritur vartesine, humbet mundesine e kontrollit te menyres se jeteses.

 

            Vartesia nga alkooli

 

            Sipas Organizates Boterore te Shendetesise, alkoolistet “ jane pijetare me nje vartesi alkoolike qe ka arritur nivele kaq te larta, sa qe manifestojne nje crregullim te theksuar fizik apo nje nderhyrje ne shendetin e tyre fizik dhe mendor, me reaksione qe ndjehen ne zhvillimin e tyre social dhe ekonomik, apo ne ato subjekte qe tregojne shenja fillestare te nje cfaqje patologjike “. Vartesia eshte pra nje aspekt kryesor i alkoolizmit dhe eshte ajo qe e transformon nje zakon te te jetuarit ne nje sindrom patologjik.

 

            Mekanizmat e vartesise nga alkooli

 

            Substancat me te cilat mund te abuzohet mund te jene “ stimulante “ apo “ Inhibues “ (frenuese). Kokaina eshte nder te parat, alkooli eshte i dyti. Nderkohe ka edhe substanca te tjera, me te cilat mund te abuzohet, si p.sh. nikotina apo kokaina, te cilat ndikojne ne receptoret specifike te sistemit nervor. Alkooli nuk ka nje receptor specifik qe mund te veproje, por fillojne mekanizma “ transversale “, qe perfshijne shume sisteme te neuromediatoreve, molekula qe transmetojne stimujt ne sistemin nervor. (Bona 2002).

            Dopamina eshte konsideruar si “ mediatori i kenaqesise “, sepse ajo clirohet ne disa qendra te trurit. Clirimi i dopamines ne “ nukleusin accumbens “ jep stimuj te ndryshem. Disa nga ato jane fiziologjike, si p.sh. ndjenja e urise, gjumit dhe aktivitetit seksual. Te tjerat jane sjellje, qe provokojne emocione te dhuneshme, si lojra te rrezikeshme apo marrja e ushqimeve dhe mendej vjellja e tyre. Kjo sjellje e fundit, eshte karakteristike qe lidhet me efektin e bulimise, nje crregullim I menyres se te ushqyerit. Edhe forma e abuzimit nga substance si alkooli, opiumet (kokaina, heroina) apo kanabisi (permbajtje hashish apo marijuana ekstrakte te cannabis sativa), te gjitha keto bejne qe te clirohet dopamine.

            Shume studime kane treguar mekanizmat me ane te te cilave alkooli modifikon transmetimin e stimujve ku perfshihet dopamina (Tupala 2004; Soderpalm 2009; Koob 2011). Por mekanizmat biologjike te vartesise nga alkooli perfshijne edhe shume sisteme te tjere neuromediatore : ato te opiumeve endogene (Rodriguez-Arias 2010), te serotonines (Johnson 2004), te glutamines dhe te acidit gamma-aminobutirinik (GABA) (Colombo 2004; Bleich dhe Hillemacher 2009; Heinz 2009). Ne vecanti, duke u bazuar ne sistemin e transmetimit te GABA-s, perdorimi kronik i alkoolit pakeson funksionet receptore te acidit gamma-amino butirinik. (Koob 2011).

            Por rrenjet biologjike te dipendences alkoolike nuk perfshijne vetem mediatoret e stimujve nervore. Eshte i perfshire edhe sistemi endokrin: me rruge eksperimentale eshte konfirmuar, qe mekanizmi i kontrollit te kryqezuar, qe lidhet me funksionet e hypotalamusit, hipofizes dhe te gjendrave mbiveshkore, jane te perfshira dhe qe prekin personat, qe kane krijuar vartesi nga alkooli. Me pak te njohura, por shume interesante jane efektet ne disa hormone si leptina, adiponectina, resistina dhe grelina, te cilat marrin pjese ne metabolizmin energjitik ( ato qe kontrollojne konsumin e kalorive ).

            Informacionet, qe kemi paraqitur deri ketu, vene ne dukje dhe tregojne se sa te thella jane rrenjet e vartesise biologjike nga alkooli, brenda organizmit njerezor, sa komplekse jane mekanizmat e perfshira dhe kjo spjegon edhe veshtiresite, qe mund te hasen per rimekembje.

 

            Nje substance – dy vartesi

 

            Si edhe format e tjera te vartesise, edhe ajo nga alkooli, eshte nje semundje. Nje zakon i keq, mund te modifikohet me ane te nje motivimi te forte te subjektit dhe me ndihmen e nje ambjenti te favoreshem. Per te eliminuar vartesine nga nje substance me te cilen abuzohet, nuk mjafton vetem “ forca e vullnetit “, por eshte e nevojeshme edhe ofrimi i nderhyrjeve te ndryshme : qe nga mbeshtetja psikologjike dhe sociale, deri ne perdorimin e medikamenteve, kur kjo mendohet e nevojeshme. Motivimi i subjektit eshte kryesor per te luftuar vartesine, por me kete nuk mund te hiqet vlera e nderhyrjeve te ndryshme, sepse cdo mase e perdorur bie ne kundershti me disa fenomene qe mund te favorizojne vartesine .

            Zakoni kronik i perdorimit te pijeve alkoolike, karakterizohet nga dy forma te vartesise: Nje vartesi “ psikologjike” dhe nje “ biologjike “. E para konsiston ne tendencen qe tregon personi, per te perseritur eksperiencat pozitive, qe ka jetuar nga perdorimi i alkoolit . Nese marrja e nje pije alkoolike e ka ndihmuar te lehtesoje nje gjendje te tensionuar pas nje dite pune te ngarkuar, apo e ka ndihmuar te dale nga nje gjendje ku eshte ndjere si i huaj, ne nje tjeter gjendje ku eshte ndjere mire dhe i kenaqur ne shoqeri, e shtyjne personin ta pelqeje edhe me shume pijen. Ne fazen e pare, kjo mund te jete vetem nje zakon, ne vijim individi ndjen gjithnje e me te forte, nevojen per te pire, nje nevoje jo normale, edhe nese vete personi nuk e percepton si te tille. Keto jane shenjat e para per te kaluar nga vartesia psikologjike ne ate biologjike.

            Ka ndodhur qe marrja e vazhdueshme apo e perseritur e alkoolit, ka krijuar ne sistemin nervor qendror, mekanizma te tilla qe truri te “ ndjeje nevojen “ nga alkooli per te funksionuar (Hillemacher 2011) dhe te nxise individin per ta perdorur ate. Ne fakt, sinjali vendimtar i prezences se nje vartesie eshte cfaqja e kerkimit anksioz dhe spazmotik per pijet alkoolike, qe ne anglisht percaktohet si “craving.“ (deshira qofte edhe per nje gllenke).

            Organizata Botėrore e Shėndetėsisė radhit alkoolin nė vend tė parė pėr dėmet sociale, nė vend tė dytė pėr nga vdekshmėria fiziko-organike dhe nė vend tė tretė pėr nga ērregullimet e shėndetit mendor.

            “Alkoolizmi po rrit ndjeshėm numrin e pacientėve me probleme tė shėndetit mendor, po rrit koston e trajtimit farmakologjik tė patologjive bio-organike, ndėrsa dipendenca alkolike po jep regres tė pėrgjithshėm”, thotė shefi i Klinikės sė Trajtimit tė Varėsisė Alkoolike (Shėrbimi i Alkoologjisė) pranė Qendrės Spitalore Universitare “Nėnė Tereza” nė Tiranė, Dr. Shpėtim Doksani. Por, shqetėsues ėshtė fakti qė ky fenomen po prek njė pėrqindje serioze tė popullsisė aktive, tė moshės 30-60 vjeēare.

            Referuar tė dhėnave paraprake, (ne Shqiperi), edhe pse kontradiktore, flasin pėr rreth 30% konsumatorė alkoolikė (tė lehtė, tė moderuar dhe problematikė), 15% konsumatorė problematike, abuzues dhe tė rrezikshėm, si dhe rreth 4% dipendentė alkoolikė.

            Pasojat sociale, qė rrjedhin prej konsumit te alkoolit, po godasin familjet dhe shoqėrinė shqiptare. Krahas problemeve shėndetėsore, alkooli po shkakton rritje tė dhunės nė familje, aksidenteve, por edhe tė kriminalitetit, etj, pohojnė specialistėt.

            Studimet e fundit tė realizuara nga Ministria e Shėndetėsisė dhe Instituti i Shėndetit Publik nė fushėn e alkoologjisė Shqiptare, tregojnė se, afėrsisht 340 mijė persona konsumojnė alkool, nga tė cilėt 58% pijnė alkool tej masės sė lejuar dhe rreth 20% e tyre (rreth 2% e popullsisė) janė tė varur prej tij, ndėrsa rreth 9% e semundeshmerive kronike jane pasojė e abuzimit tė zgjatur alkoolik. Nga ana tjetėr mbetet shqetėsues fakti se rreth 4.8% e femrave tė moshave fertile, kanė rezultuar konsumatore “ tė rregullta ” tė alkoolit.

 

            Nga zakoni ne vartesi

 

            Nje studim tjeter, qe qendron ndermjet genetikes dhe psikologjise, eshte ajo qe thote se ne rrezik me te madh per te krijuar vartesi, jane ata persona, qe ndjejne me shume kenaqesi nga alkooli, per shkak te prodhimit te dopamines dhe hormoneve te tjera. Disa persona te tjere jane me pak te predispozuar per te ndjere kenaqesine nga keto hormone dhe, kjo i ben ata te kerkojne me shume alkool apo substanca te tjera, me te cilat mund te abuzohet, sepse mekanizmat e tyre endogene nuk jane ne gjendje per t’i prodhuar.

            Ne kerkimin e faktoreve qe favorizojne zhvillimin e vartesise nga alkooli, jane vleresuar edhe aspektet social – kulturore, ekonomike dhe familjare. Ne disa shtete, zakoni i te pirit konsiderohet “i pranueshem“ dhe jo i denueshem. Ne shtete te tjera apo ne mjedise te tjera sociale, zakoni i perdorimit te pijeve alkoolike, eshte i denueshem, aq sa, ai qe e ka kete zakon, konsiderohet si viktime e nje crregullimi social.

            Nje kerkim tjeter merr ne konsiderate faktoret psikologjike dhe ne vecanti aspekte te personalitetit te individit, qe favorizon cfaqjen e vartesise nga alkooli. Tendenca e te gjitha studimeve, qendron ne sqarimin dhe venien ne dukje se cilet jane faktoret qe shkaktojne vartesine. Ndryshimi i menyres se jeteses eshte i veshtire, por te eliminosh nje vartesi eshte edhe me e veshtire. Nje objektiv kaq i veshtire mund te arrihet vetem ne saje te sforcimeve te bashkuara personale dhe sanitare si edhe nga suporti social, prinderit dhe miqte e subjektit, qe vuan vartesine nga alkooli, si edhe nga motivimi qe ka ky i fundit. Eshte nje rruge e gjate, qe duhet kaluar, duke perdorur te gjitha menyrat per te arritur qellimin.

 

            Terapia farmakologjike per vartesine nga alkooli

 

            Alkoolizmi instalohet dhe evoluon nga nja bashkesi shkaqesh dhe faktoresh, keshtu qe nje trajtim qe kufizohet ne nje drejtim te vetem, ka pak mundesi suksesi. Protokollet me moderne perfshijne shume metoda trajtimi. Ka programe te trajtimit te tipit psikologjik e kombinuar edhe me trajtime farmakologjike.

            Ne etapa ne ndrysme te ketij prosesi te dezintoksikimit, mund te perdoren edhe medikamente. p.sh. disa simptoma te shaktuara nga kriza e abstenimit qe, paraqiten ne persona te prekur nga vartesia e alkoolit dhe qe e kane lene te piret, kurohen me medikamente me efekt qetesues si p.sh. Benzodiasepina (Mann 2004). Pasi kalohet faza akute, shume e rendesishme behet parandalimi i abuzimit me alkool, per kete aresye duhet te kombinohen procedurat nga psikoanalisti, individuale dhe ne grup, dhe shpesh here perdoren edhe medikamente. Te gjitha medikamentet jane me perdorim nga goja. Si te tilla mund te permendim : Disulfiramin; Naltrexonin; acidin Gamma idroxibutirinik; etj.