Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Psikologji 3 - A MUND TĖ BESOSH DHE TĖ MOS E DISH ARSYEN?

Shkruan: Bujar PLLOSHTANI

A MUND TĖ BESOSH DHE TĖ MOS E DISH ARSYEN?

 

Ēdo veprim qė mund tė besohet, edhe mund tė arsyetohet. Nga kjo del se edhe mund tė besosh, por dhe mund tė arsyetosh, se m'u atėherė kur arrin tė besosh ke arritur tė dish arsyen. Arsyeja e orienton mendjen nė funksion llogaritės se “gjithēka qė lėviz, dhe jeton” mund tė orientojė drejt lėvizjeve fizike tė bazuara nga njė rend i ligjit natyror, qė kryesisht merret me ndėrtimin dhe modifikimin e mjeteve pėr jetė.

 

 

 

Njeriu mund tė besojė nė tė vėrtetėn e krijimit tė gjėsendit nė natyrė, nėse fut gjykimin e arsyes sė vėrtetė pėr tė cilėn ėshtė i domosdoshėm tė njohė sendin. Besimi i sendit ėshtė njohje dhe e drejtė natyrore pėr t’u pėrshtatur me logjikėn e shėndoshė tė njeriut, duke qenė i bindur racionalisht me arsye shkencore qė tė besojė mbi sendin e vėrtetė nė natyrė. Qė besimi tė jetė i domosdoshėm, nė radhė tė parė sendi nė natyrė duhet shqyrtuar sipas planit tė arsyes kritike, kėshtu duke futur brenda shqyrtimit aplikimin e studimit tė sendit nėpėrmjet pėrvojės shkencore tė fituar nga edukimi dhe meditimi filozofik mbi tė vėrtetėn e pashmangshme. Mirėpo, pas ēdo besimi tė vėrtetė duhet tė ekzistojė njė arsye kritike qė josh nė thelb tė kuptuarit e drejtė tė gjėsendit nė natyrė, duke e kthjelluar mendimin nga ēdo e metė qė mund ta godasė dyshimin njerėzor.

Dyshimi qė bėn tė mundur mendjen tė futet nė hamendje psikike, fillimisht duhet tė pastrohet nga pasiguria dhe brishtėsia e tė qenurit joaktive nė lidhje me arsyetimin e sendit, pra ndėrkohė duhet shqyrtuar sendin nėpėrmjet arsyes shkencore qė tė justifikojė veprimin e mendjes sipas njė plani tė pėrshtatshėm. Arsyeja kthjellon nga ēdo pasiguri apo kufizim meskin idetė dhe mendimet tona duke i plasuar drejt njė shqyrtimi shkencor tė pėrfituar nga pėrvoja shkencore apo natyralizimi. Njė arsye e vėrtetė vėren mė shkoqur ligjet e natyrės, dhe kėshtu formon sensin pėr tė njohur kuptimin e botės dhe pasojat qė rrjedhin brenda saj.

Ne besojmė nė krijimin e universit qė ėshtė krijuar nga mosekzistenca dhe se zgjerohet pafundėsisht, madje besojmė dhe nė ligjet e natyrės fizike tė cilat janė nė gjendje tė pėrsosur dhe ne mund t’i besojmė me anė tė mekanikės, nga kjo ne pasojmė bindjet tona sipas kushtit tė kėtij universi tė pafund e tė zgjerueshėm, dhe nga ligjet e natyrės fizike. I gjithė ky sistematizim mundėson deri tek tė besuarit me arsye. Mirėpo, besimi nuk ėshtė i ligjshėm, derisa nuk hyjnė nė argument dhe arsyeja e kulluar qė kjo ta vėrtetojė universin sipas kushteve tona ekzistenciale tė pėrfituara nga pėrvoja jonė shkencore. Pa pasur arsye tė vėrtetė nuk mund tė besosh nė asgjė, madje mund tė paragjykosh nė besimin e sendit nė natyrė. Qė ta besoj sendin nė natyrė mė parė duhet ta shoh sendin, dhe pastaj ta kuptoj nėpėrmjet arsyes qė nė tė vėrtetė ekziston, ku nė fund plani i pėrvojės mendore ta argumentojė ekzistencėn e sendit.

 

 

Besimit mistik apo qiellor i duhet tė ketė bindjen e arsyes sė kulluar, dhe njohjen nėpėrmjet logjikės sė ndjenjave pėr tė kuptuar vėrtetėsinė e besimit si domosdoshmėri shpirtėrore, sepse ndryshe vėshtirė se mund tė krijojė argumentin e domosdoshėm pėr tė qenė plotėsisht njė thelb intelektual.

Tė besosh, dhe tė mos e dish arsyen; atėherė kjo do tė thotė qė njeriu bie nė contradictio in adjecto! E besoj librin ”Siddharta” se ėshtė shkruar nga mendja e Hermann Hesse, dhe prej kėtu formoj arsyen e besimit. Meqė e shoh kėtė libėr, andaj e bind veten qė ta besoj, dhe ndėrkohė ta di arsyen se pėrse e besoj. Nė qoftė se nuk besoj, atėherė nuk e di arsyen ose thjesht kam arsye tė ngathėt. Fillimisht do tė duhej ta mėsoja tė fshehtėn thelbėsore qė e pėrbėn besimin, dhe pastaj ta di arsyen e duhur. Njė besim i fshehtė mistik dhe hyjnor pėrfitohet nėpėrmjet pėrvojės intelektuale, e prirur nga meditimi racional i tė menduarit duke u ndjekur pas nė format e induksionit, qė ėshtė shqyrtimi i tė njohurit tė formave tė natyrės nga e veēanta kah e pėrgjithshmja, dhe kėshtu duke futur brenda zhvillimin sistematik tė arsyes sė kulluar, ne do tė mundim tė besojmė, dhe njėkohėsisht do tė na jepet mundėsia qė ta arsyetojmė me fakte tė drejta atė qė kemi besuar.

Me zhvillimin sistematik tė arsyes trajtėsohet mendja nė kuptimin logjikė tė tė njohurit tė gjėrave nė natyrė, dhe kėshtu hapet udha racionale pėr tė besuar lėvizjet e sendit tė ndodhur nė univers apo natyrė, me justifikimin pėr ta arsyetuar apriori. Sa mė shumė tė zhvillohet logjika e arsyes, aq mė tepėr intelekti pėr tė arsyetuar bėhet mė i virtytshėm.

Tė besosh, dhe tė mos e dish qėllimin esencial pėr tė cilėn ke orientuar mendjen ėshtė njė hije qė t'i errėson sytė papritur... Justifikimi ėshtė mjet veprimi i kohės qė sjell vetitė e brendshme dhe racionale pėr tė vėrtetuar sendin nėpėrmjet arsyes, dhe nga kriteri i vlerėsimit konsideroj se ēdo veprim qė mund tė besohet, edhe mund tė arsyetohet. Nga kjo del se edhe mund tė besosh, por dhe mund tė arsyetosh, se m'u atėherė kur arrin tė besosh ke arritur tė dish arsyen. Arsyeja e orienton mendjen nė funksion llogaritės se “gjithēka qė lėviz, dhe jeton” mund tė orientojė drejt lėvizjeve fizike tė bazuara nga njė rend i ligjit natyror, qė kryesisht merret me ndėrtimin dhe modifikimin e mjeteve pėr jetė. Psikika po i kthjellon lėvizjet fizike tė natyrės duke i arsyetuar nė besimin e sendit pėrmes pėrsiatjeve mendore. Pra, arsyeja mund tė fitohet nga edukimi estetik i ndjenjave dhe intelektit pėr tė vėrtetuar lėndėt dhe lėvizjet e botės, madje dhe duke i pėrsosur gjithnjė e mė tepėr nėpėrmjet pėrvojės shkencore, tė cilat pėrfitohen gradualisht e nė mėnyrė sistematike.

 

Nga libri “Traktati mbi arsyen e mendimit”