NUK I TREGOHET ANEKDOTA GJITHKUJT
Shkon njėri pėr tu larė nė hamam. Meqė nuk kishte para pėr
tė paguar, i thotė hamamxhiut: - A bėn me u la, pare nuk kam, por po ta
tregoj nji mesele... - Jo, i thotė hamamxhiu, se hamami nuk nxehet me
mesele, po me dru, e ato blihen me pare. Del ky jashtė i mėrzitur. Kur e pa
njėri ashtu nervoz, e pyeti: - Ēka ke? I tregoi ky se ēi kishte thėnė
hamamxhiu. Ai, e nxori njė gur xhevahiri e ia dha duke i thėnė: - Merre kėtė
xhevahir e shko kėtyre dy rrugėve, mos e shit, veē pyeti sa po ta
vlerėsojnė? Shkoi ky rrugės sė samarxhinjve, porse kurrkush nuk i jepte
kurrgjė. Kur shkoi rrugės sė argjendarėve, ata, dikush i thoshte se pėr ta
blerė atė i duhej tė shiste dyqanin e dikush se duhej tė shiste edhe
shtėpinė. Kur u kthye e i tregoi atij se ēka i kanė thėnė njerėzit e dy
rrugėve, ai i tha: - Meseleja nuk i tregohet gjithkujt, prandaj xhevahiri te
samarxhiu e meseleja te hamamxhiu, nuk shiten, se nuk ua dinė vlerėn, e mos
u hidhėro kot.
ALLAHILE, NKOFTĖ SE TBAJNĖ, MOS E LE PA U BA
Jashar Kallaba i Rogoēicės sė Kamenicės kishte dėshirė tė
zgjidhej kryetar komune nė Rogoēicė. Njė ditė, duke udhėtuar Jashari nė
kalė, njė magjup qė kishte mbetur pa duhan, kur e pa, i tha: - Jashar Aga, a
po ndalesh pak, se kam me tė tregue diēka. U ndal Jashari dhe zbriti prej
kalit. - Isha nė Gjilan e i ndėgjova tuj folė do fjalė tmira pėr ty, po
dojshin me tzgjedh kryetar komune. E nxori Jashari kutinė me duhan e ia
qiti magjupit, e ai i pėshtolli dy cigare. Kur hipi Jashari nė kali e u nis
tė shkonte, magjupi i tha: - Allahile, Jashar Aga, nkoftė se tbajnė, mos e
le pa u ba kryetar.
NA RROFTĖ DAJA
Njė kosovar kishte pas shkuar nė Shqipėri nė kohėn e Zogut.
Mbas transicionit, nipat e tij kishin pasur dasmė. E thėrrasin nė dasmė edhe
dajėn nga Kosova. Kur shkon ky nė dasmė, gėzohen shumė, e qesin krye vendi
dhe i njoftojnė dasmorėt se ky ishte daja Dan. Secili qė e ngrinte dollinė,
atė e pėrmbyllte me urimin pėr dajėn, duke thėne: - Na rroftė daja Dan!
Dikur, njėri prej nipave, ia bėri dajės me shenjė se rendi e donte qė edhe
ky ti pėrshėndeste tė pranishmit. U ēua daja, ngriti dollinė dhe u tha
dasmorėve: - Ju pėrshėndes tė gjithėve, daja rrujti boll, tash tė gjithė ia
rrofshi dajės Dan.
NRIKULL, A E DI KU I KAM MENDTĖ?
Njė Haziri e Muja kishin qenė shokė tė mirė edhe kishin
kumari. Tė dytė ishin ēobanė edhe i ēonin dhentė bashkė nė bjeshkė. Haziri e
kishte pasur gruan shumė tė bukur, po edhe burrnore. Njė ditė, kur shkoi
Muja nė stan tė Hazirit, e gjeti gruan e tij vetėm. Ajo ishte pėrvjelė, duke
i kryer punėt e stanit. Mujės, menjėherė i shkoi mendja pėr tė keq, po nuk
dinte qysh tia niste, e tha: - E, mori nrikull, me kanė me e ditė ti se ku
i kam mendtė unė. - Ai, kumarė, ku muj me e ditė unė kah tshkojnė mendtė
ty, - i tha ajo. - Pėrze, nrikull, hajt fol, e nmujsh me ia qėllu, - i tha
ky. - Valla, veē ni paē nbythė teme, i tha ajo. - Pėrze, bash ia qėllove,
se bash qaty i pata, - i tha kumara.
KAM BA EDHE PA BURRĖ
Njėri ishte martuar, por njė kohė tė gjatė nuk kishte pasur
fėmijė. U martua pėr tė dytėn herė, po prapė, as gruaja e dytė nuk kishte
lindur fėmijė. Mbasi kishte qenė pasanik, martohet edhe pėr tė tretėn herė,
e merr njė Fatėn. Fėmijėt e mėhallės, kishin marrė vesh se ai po martohej
pėr tė pasur fėmijė, njė ditė pyetėn nusen: - Oj ingjja Fatė, a ban fėmijė
ti? - Po, ingjja ka me ba fėmijė, se unė i kam ba dy pa burrė, e le ma me
burrė, - u tha nusja.
ME SHKUE DATHĖ EDHE MA SEVAP
Njėri e kishte dėgjuar hoxhėn tek thoshte se kur tė shkojnė
pėr tu falur nė xhami, sevapi mė i madh qenkėsh tė shkohet sa mė larg dhe
rruga tė jetė sa mė e keqe. Njė ditė, e takon ky mulla Rexhepin e Vėrbocit e
i tregon se ēka kishte thėnė ai hoxha, kur xhamia ėshtė mė larg dhe rruga mė
e keqe qenkėsh mė sevap. - Hoxhė, po du me e ditė, a asht ashtu? - Po, ashtu
ėshtė, bile me shkue edhe dathė ashtė hala ma sevap, - i thotė mulla Rexha.
- Qysh po thue ashtu, hoxhė?! - i thotė ky! - Po budallėve ashtu duhet me u
thanė, - i thotė mulla Rexhepi.
EDHE NKĖTĖ DYNJA KA XHENET
Nė njė muhabet kishte pas rėnė biseda pėr punė tė xhenetit.
Aty kishte qenė edhe Xhemajl Abria, i cili kishte thėnė se edhe nė kėtė
dynja ka xhenet. - Po, cili asht xheneti i dynjasė? - e pyet njėri. - Xhenet
nė kėtė dynja asht: - me e pas shėndetin tė mirė, gruen tė mirė, fėmijėt e
mirė, shoqninė tė mirė, edhe vendin tė mirė, - i thotė Xhemajl Abria.
MA SEVAP ASHT ME I ĒU ATJE KU I KE VJEDHĖ
Njėri e kishte pasur zanat hajninė. Njė ditė, duke biseduar
hoxha pėr punė tė xhamisė, ai hajni i tha: - E kam vendosė me i prue dy
qylyma nė xhami, e deshta me tė vetė, a asht ma sevap me i prue natėn e
madhe tė Katragjeqave, apo natėn e Bajramit? Aty kishte qėlluar Qerim
Kotori, e mbasi e njihte mirė atė qė kishte pyetur, i tha hoxhės: - A ban me
iu pėrgjegj unė nved tanin, e iu drejtua atij dhe i tha: - Ma smiri e ma
sevap asht qylymat me i ēue atje ku i ke vjedhė.
KUR TĖ VAJTOJMĖ, TĖ MOS RĖNDOJMĖ
Njėri i fisit Berishė, e kishte pas vrarė njėfarė Rexhė
Krasniqin. Gratė e fisit ishin mbledhur rreth Rexhės dhe e vajtonin, duke i
thėnė: More Rexhė, more kapetan Tvrau i berishėsi (kėrkushi) e na bani dam.
Aty kishte qėlluar njė nuse e berishėve, e martuar pėr njė tė fisit
Krasniqe, e i vinte inat qė ia pėrqenin fisin e saj, prandaj ajo u tha
grave: Mori shoqe po vajtojmė. Po, njana-tjetrėn mos ta ranojmė. Se i
berishėsi vret gjithfarė kapadaish. E spo e vret nji ēoban dhish.
NGJITJA ĒFARE TDUSHĖ, HAJDE MERRE KUR TDUSHĖ
Ju kish pas prishė njenit depēiku i pushkės. E qojė te
mjeshtri me ja ndrru dhe i tha mjeshtrit me ja ngjit depēiku. -Qfarė druri
podon me ja ngjitė?, e pyti mjeshtri. Filloj ky me ja numrue llojet e
drujve, qė nuk ban me ja ngjitė: -as ahu, as bung, as frashnje dhe ja
numėrojė tė gjitha llojet e drujve qė ju kujtofshin. Le pushkėn, se se ta
rregullojė, i tha mjeshtri. -Kur me ardhė me e marrė?, i tha ky. -Mos hajde
as thanėn, as tmartėn, as tmėrkurėn, e ja numėrojė tė gjitha ditėt. Tuj u
shtye me fjalė, u ngtrruan me dhe u rrahėn. I qunė te kadia dhe kur e pa
kadiu se per shka janė zan, pruni vendim: me i shti me ni fuqi e me i lėshu
prej njė maje tė lartė tė njė kodre. Tuj u rrutullu fuqia, ata i mėshonin
njeni tjetri dhe prej dhimbjes thonin: -O ngjitja qfare tė dush! -O hajde
merre kur tė dush!
PUNA E SHIPTARĖVE SI PUNA E THANĖS
Nė njė odė nė Bardh tė Vogėl ishte zėnė muhabeti pėr punė tė
Kosovės. Njėri kish pas thėnė: - Sa shumė kemi luftu na shqiptarėt me turq,
shki, bugar, mirėpo apet kemi metė nrobni. Tash prap tparėt dolėm
ndemonstrata, po kurgja su ba. Aty qėllon Osman Ajvazi i Miradisė, kur e
merr fjalėn, u thotė burrave nė odė: - Shiptarėt gjithmonė kanė luftu me
anmiq, po puna jonė asht si puna e thanės. Thana lulon e para, po piqet e
mrama. Me emėr tZotit edhe puna jonė ka me u nreq, se i ka ardhė koha me u
pjekė thana. Mirėpo, mbasi tė ēlirohemi, nuk e di se a do tė mujmė me e qitė
mendjėn para inatit, pėr me hecė pėrpara,- u thotė plaku.
AI ME MUSTAQE MA KA KAJTĖ NANĖN MU, AI TJETRI KREJT
SHQIPTARĖVE
Kishin shkuar do gazetarė kosovarė nė Shqipėri, mbasi ra
sistemi i komunizmit. I lut njė gazetar i Shqipėrisė tė shkojnė nė shtėpi
pėr muhabet. Shkojnė kėta, e kur hynė brenda, varur nė mur i shohin dy
fotografi, njėra e Enver Hoxhės dhe njė tjetėr, njė burrė me mustaqe. I
thonė kėta kosovarėt atij shokut: - Kush janė kėta dy nė fotografi?! - Ai me
mustaqe ma ka kajtė nanėn mu, e ai tjetri krejt shqiptarėve, - u thotė ai.
PA HIP NALT, NUK KĖNDON
Rexhė Asllani i Kjevės, trashėgimtar i pleqnarit Ramadan
Shabani, kishte pasur mysafirė. Duke bėrė muhabet, Rexha, qė ishte ulur afėr
oxhakut, i thotė Musės: - Musė, hajde e ulu qėtu afėr meje. - Po nuk i takon
Musės me u ul kryevendi, - i thotė njėri. - E di qė nuk i takon, po po i
tham me u ul kėtu nalt, se po rrin me do njerėz tmenēėm e nashta ka ndi naj
sen e na tregon, - u thotė Rexha. - Po le tė flasė prej qaty, ku asht ul, -
i thonė tė pranishmit. - Jo, nuk flet prej atje, se e ka tabiatin e knusit,
pa hip nalt, nuk kėndon, - u thotė Rexhė Asllani.
|