NA SHKUEM, PO KTA DO THJEKIN
(Rashkoc, Dushkajė)
Xhemajl Obrija edhe Hajdin Rraci i Siēevės tuj ecė i panė do thmi tri. U
tha Hajdin Rraci:
-Haj, t'lumtė ju, more thmi qė jini t'ri e kini ymėr shumė.
Xhemajl aga tha:
-Hajde, hajde, tlumtė na e tmjerėt kta!
-Pse Xhemajl aga?
-Kjo dynje e rahatueshme s'asht. -Kjo dynje ka munime. Na shkuem, po kta do
t'pėrpiqen e do t'hjekin.
NJERIUT I DUHET ME PASĖ MEN
(Drenofc, Rrafshi i Kosovės)
Ni llapjan, me ni tubim, ku ish edhe Xhemajl Obrija, kish pas thanė:
-Njerit kurgja s'i duhet me pas ma shumė se men.
-Po, bre mik - i tha Xhemajl Obrija veē, njeri si ka shumė men e nuk di me
i pėrdorė simas vaktit, simas venit e simas gjine, bahet budallė, si mos me
pas men hiē.
PĖR KAN JENI METĖ - SHUM T'MIRĖ KENI METĖ
(Cėrnicė, Moravė e Epėrme)
Kur diē Hajriz Rrahmani i mahallės Smakiqe, ntpame t'tina Idriz Hoxha i
tha kusherinit t'vet Sylės:
-E, more Sylė, a t'ka shkue menja nojherė qė unė edhe ti jesim ma pleqt
nkatun e m'i pri muhabetit n'odė e me pritė dikush muhabet pej neve? -A e
di shfar burra ka pas ktynihere, kush janė kanė ata, e kush kemi metė na?
-More, pėr kan keni metė shumė t'mirė keni metė! -ja kthej Idrizit, Sherif
Sadiku.
KUR DEL RRUSHI S'HAN KUSH KULUMRIA
(Dobėrdol, Prekorupė)
Nė ni odė burrash po bisedojshin pėr bereqete e pėr pemė. Dikush thojke:
-Secila e ka vleftėn n'kohė t'vet.
-Tana janė t'mira, se zoti i ka falė.
Njani u tha:
-Po, po, por kur del rrushi kush s'han kulumria.
UNĖ ME DJALĖ TTINA SHKOJ KOKĖ PĖR KOKĖ
(Ranoc, Lugu i Drinit)
E kish pasė Xhemajl Obrija ni mik nDrenicė. Miku ish kanė smutė e ish kanė
lodhė me dekė. I ēon fjalė Xhemajl Obrisė: Hajde, mik, ta bājmė edhe 'i
natė bashkė!.
I shkon Xhemajl Obrija tu shpija. Nja e dy, i thojke ai miku i smutė:
-Haj, Xhemajl, medet pėr ty me ka jam tuj t'lanė! (demek: qė jam tuj t'lanė
me djalė temin; une kam nejtė deri tash me ty e tash e mas rri djali e s'ki
me ka me nejtė).
Kto fjalė i pėrseriti koxha shpesh. N'ni kohė, djali i tzotit 'shpisė, qė
ish kanė aty n'odė, u kthye e po i thotė babės 'vet:
-O babė!
-Hoj!
-A des Xhemajli najherė?
-Po, des.
Kur tdes Xhemajli, une me djalė ttina shkoj kokė pėr kokė. Sikur ki shkue
ti me Xhemajlin, une shkoj me djalė t'tina.
TĖ PRET ME MUZIKĖ E TĖ VRET ME THIKĖ
I dėrguari i Stambollit i shkoi nė shtėpi Isa Boletinit dhe e pyeti pėrse
nuk doli ta priste Sulltan Reshatin kur ai erdhi nė Kosovė nė korrik tė
vitit 1911.
-Nuk mund tė vija se ju mė kėrkuat tė dorėzoja armėt!
-Pse, nuk u zure besė fjalėve tė sulltanit?
-Unė i zė besė vetėm grykės sė pushkės qė mbaj me vete. Sulltanėt tė kanė
pritur gjithmonė me muzikė e tė kanė vrarė pas shpine me thikė.
NUK U BIE NĖ GJUNJĖ AS PĖR KRYET E NĖNTĖ DJEMVE
Njė ditė tė bukur korriku tė vitit 1908, kur dy djemtė e Isa Boletinit po
ktheheshin nė Shqipėri nga Stambolli, xhonturqit ia mbajtėn peng, sepse Isai
nuk kishte pranuar tė shkruhej anėtar i xhemijetit. Ata e kėrcėnuan Isan
duke i dėrguar lajmin: ose tė zbriste nė Mitrovicė e tė shkruhej anėtar i
xhemijetit, ose nuk do t'i shihte kurrė djemtė e tij.
Dhe Isa Boletini u dha kėtė pėrgjigje:
-A, kaq pėr zemėrpakėt mė mbani sa t'u bie nė gjunjė pėr kryet e dy djemve
tė mi? Jo, unė nuk bie nė gjunjė as pėr kryet e nėntė djemve tė mi!
SIDOQOFTĖ DETYRA E TIJ ĖSHTĖ E NJĖ SHĖRBĖTORI
Njė ditė Isa Boletini u nis tek bashqatipi i Sulltanit pėr tė protestuar
kundėr ndjekjeve politike qė i bėheshin popullit kosovar. Portieri
(Halil-aga, tė cilit edhe ministrat ia kishin frikėn dhe i bėnin
komplimente) kur Isai deshi tė hynte brenda i tha nė mėnyrė kategorike:
-Ėshtė e ndaluar!
Kur Isai u nis drejt derės Halil-aga e kapi pėr krahu. Atėherė Isai e kapi
nga mesi dhe e rrokullisi tatėpjetė shkallėve. Natyrisht u dėgjua shamata
dhe dolėn tė gjithė nga zyrat, me bashqatipin nė krye dhe panė Halil-agėn nė
fund tė shkallėve.
Isai, si pa tė keq, hyri nė zyrėn e bashqatipit.
-E kėshilloni shėrbėtorin qė t'i dallojė njerėzit, - i tha.
-Nuk ėshtė shėrbėtor, por njeri me gradė tė lartė qė kryen detyrėn e
portierit.
-Sidoqoftė detyra e tij ėshtė e njė shėrbėtori - ia preu Isai.
VIRGJILI (poet latin)
I thanė poetit latin Virgjil se njė kritik kishte folur keq pėr tė. Kur e
morri vesh se pėr ēfarė bėhej fjalė Virgjili tha:
-Kundėr kėsaj kritike unė do tė hakmerrem duke pėrfituar nga kėshilla e saj
e mirė!
SHARL GUNO (kompozitor)
Kompozitori Sharl Guno bisedonte njė ditė me njė fillestar mendjemadh, i
cili nuk pushonte sė mburruri veten e tij.
-Dėgjo i tha Gunoi, - edhe unė kur isha nė moshėn tėnde thoshja vazhdimisht:
Unė, unė, unė!. Pastaj: Unė dhe Moxarti!. Mė vonė: Moxarti dhe unė!
Kurse sot them vetėm Moxarti
JO KAQ E LEHTĖ SA DUKET
Njė vejushė erdhi nė gjyqin e Nastradinit dhe tha:
-Jam shumė e varfėr. Djali im i vogėl ha sasi tė mėdha sheqeri, dhe nė tė
vėrtetė i ėshtė bėrė pasion dhe nuk mund tja dal mbanė pėr tja paguar. A
do tė mundte gjyqi ti ndalonte tė hante sheqer, pasi unė vetė nuk mund ta
bėj tė mė bindet?
-Zonjė, ju pėrgjigj Nastradini, ky problem nuk ėshtė kaq i lehtė
sa duket. Hajdeni pėrsėri pas njė jave dhe do tju jepet vendimi, pasi tė
kem analizuar kėtė rast nė thellėsi.
Pas njė jave, emri i vejushės ishte pėrsėri nė listėn e njerėzve qė kėrkonin
tė drejtėn nga gjyqi.
-Mė vjen keq, i tha Nastradini kur erdhi radha e saj, por do tė
kemi njė vonesė tjetėr tė kėsaj ēėshtjeje shumė tė ndėrlikuar. Hajdeni
pėrsėri javėn tjetėr.
E njėjta gjė ndodhi edhe pesėmbėdhjetėditėshin e ardhshėm. Pėrfundimisht
Nastradini deklaroi:
-Gjyqi do tė japė verdiktin ndalues tani. -Thėrrisni djaloshin.
Djaloshi erdhi pėrpara gjyqit.
-Djalosh, bėrtiti gjykatėsi. Ndalohet tė hash me tepėr sheqer se gjysmė luge
ēdo ditė.
Vejusha i shprehu falėnderimet e saja Nastradinit dhe e luti ti bėnte njė
pyetje.
-Thuamė, tha Nastradini,
-I nderuar, habitem se pėrse nuk i ndaluat djaloshit tė hante sheqer qė nga
seancat e para.
-Shiko, tha Nastradini, -fillimisht duhej tė ēlirohesha edhe unė vetė nga ky
ves, ku ta dija se do mė merrte kaq shumė kohė?!
KOKĖDHEMBJA
Nastradini ishe nė shitoren e tij tė ushqimit. Njė grua e imėt, nazeli,
erdhi nė orėn e pikut dhe e ktheu mbrapsht tėrė shitoren. Pėr orė tė tėra
ajo e shqetėsoi dhe e mėrziti Nasradinin. Vetėm pas disa orė lufte ai ia
doli ta kėnaqė atė; ajo mė nė fund bleu atė qė dėshiroi dhe mbeti e kėnaqur.
E mandej gruaja i thotė:
-Nasradin, ti nuk mund ta dish, por kur kam ardhur nė shitoren tėnde kam
pasur kokėdhembje tė hatashme dhe tash ajo ka shkuar plotėsisht.
Nasradini i kthen:
-Zonjė e nderuar, mos u mėrzitni, mos u mėrzitni! -Ajo nuk ka shkuar, ajo
tashmė ka ardhur te unė!
|