Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Argėtime - Anekdota popullore shqiptare (19)

ANEKDOTA POPULLORE SHQIPTARE (19)

      Anekdotat, kėto thėnie tė menēura, kėto tregime tė shkurtra shpotitėse e satirike, pėrmes sė cilave interpretohen dukurit e ndryshme shoqėrore, ndodhi tė personaliteteve tė njohura etj., japin njė pasqyrim metaforik por edhe alegorik tė realitetit tonė me tė cilinė pėrballemi ēdo ditė.

            Kėto tregime tė zgjuara, qė ishin karakteristik komunikimi tek shumė popuj ballkanas nė tė kaluarėn, e nė veēanti nė disa treva shqiptare (ku akoma janė prezent, edhe pse tė zbehura nga evoluimi kohorė), arrijnė qė pėrmes mesazheve tė japin aspekte nga jeta, nė dukje tė vogla, por me vlerė pėrgjithėsuese, duke i vėnė nė lojė klasat sunduese, pushtuesit, tradhtarėt, qeveritarėt, personalitetet publike etj., por duke mos lėnė pa atakuar as problemet e ndjeshme sociale, ekonomike, politike etj.

            Shkathtėsia e kėtij komunikimi tė drejtpėrdrejt me dėgjuesin dhe roli si mburojė a si shtizė ndaj kundėrshtarit, i kanė siguruar anekdotave, por edhe aforizmave, fjalėve tė urta etj. njė vend tė rėndėsishėm nė thesarin e kulturės shqiptare, por edhe njė jetė tė gjallė e aktive, me njė humor tė hollė e satirė therėse, edhe sot e kėsaj dite.

        Anekdota e vendosura mė poshtė janė tė autorit Salih ZOGIANI - mbledhės i apasionuar dhe njohės i thellė i anekdotės shqiptare,  tė bartura nga portali  http://orashqiptare.blogspot.ch

 

 

 

ATĖHERĖ PO U KAJKA NANA TĖ GJITHĖVE

 

Ishin shkuar do partizanė nė Berishė tė Drenicės. Duke shkuar nė katund, e zatetin njė ēoban. Po e pyesin partizanėt ēobanin:

- A e di kush jemi ne?

- Jo, - u thotė ēobani.

- Ne jemi partizanė e po luftojmė qė ta biem komunizmin. A e di ēka ėshtė komunizmi?

- Jo, nuk e di, - u thotė ēobani.

- Komunizmi, kur tė vijė, ua kanė nanėn krejt pasanikėve e i bėn rrafsh me tokė. A po e merr vesh tash ēka ėshtė komunizmi?

- Po, tash e mora vesh, dhe u thotė:

- Ne tė tjerėt e kemi nanėn tė kajtun, e pasanikėve po ua kajka nanėn komunizmi, atėherė po u kajka nana tė gjithėve.

 

 

E KANĖ VRARĖ BRAHIM HALLAQIN E S’PO E VRASIN KENEDIN

 

Kur u vra kryetari i Amerikės, Kenedi, nėpėr oda flisnin dhe e pyetnin njėri-tjetrin me habi:

- Si kanė mundur ta vrasin Kenedin?

Nė njė odė, do arsimtarė e bisedonin kėtė punė, duke thėnė:

- Si kanė mundur ta vrasin kryetarin e Amerikės me gjithė ato roja!

Njė plak i dėgjonte ēka po flasin e qysh po e bėjnė kiamet, e dikur nuk u durua pa u thėnė:

- Po e kanė pas vrarė Brahim Hallaqin, burrė me dy palė mustaqe, qė s’ka guxuar kush t’i dalė  para, e s’po e vrasin Kenedin!

 

 

KUR S’DON-S’DON, KUR DON, TA MERR E TA ĒON

 

Njė samarxhi i fshihte lirat nė samar tė vjetėr, nė dyqan. Njė ditė, vjen njė myshteri pėr tė blerė njė samar, kur nuk ish dugajxhiu aty po shegerti. I dhimbseshin paret tė blinte samar tė ri, po e blen njė tė vjetėr, mė lirė. Kur vjen dugajxhiu, po e sheh qė nuk ėshtė samari i vjetėr, e po e vet shegertin:

- Ku ėshtė samari i vjetėr? Kur i kallėzoj shegerti qė e ka shitur, dugajxhiu ia nisi e po kėrcen nėpėr dugajė e po thotė:

- Kur s’do, s’do! Mbas pak, kthehet ai myshteriu e po thotė:

- A bėn ta kthej samarin e vjetėr, e tė marr njė samar tė ri?

- Bėn, po qysh s’bėn, - i tha dugajxhiu dhe menjėherė ia dha samarin e ri e s’i mori pare tė tjera. Si u largua myshteriu, dugajxhiu ia nisi po kėrcen, e po thotė:

- Kur don-don, ta merr e ta ēon!

 

 

ASHT VAKTI ME E MJELĖ LOPĖN

 

          I kish pas zėnė hyqymeti dy veta nė hajni. Njėri kish pas vjedhur lopė, e ai tjetri sahate. I kishin pas ēuar tė dytė nė burg, nė njė dhomė. Ai hajni i lopėve kishte qenė ngucakeq. Shpeshherė e ngucte, me fjalė, atė shokun e vet, e i thoshte:

- A thue sa asht sahati? Demek qė ka vjedhu sahate. Njėherė ai nuk i kthente pėrgjigje, po kur ia teproi, edhe ky ia nisi t’ia kthente pėrgjigjen. Njėherė, kur e pyeti ai, - a thue sa asht sahati?, - ky ia ktheu:

- Nuk e di se sa asht sahati, po asht taman vakti m’e mjelė lopėn.

 

 

NĖ TĖ MBETTĖ ZHIG PĖR VĖLLA, TA JAP ZENĖN TIM

 

Njėri shkon ta shohė njė mik, se kish dėgjuar qė ishte shumė i sėmurė. Kur e sheh se ai miku ishte kthyer pėr atė dynja, e pyet:

- A po tė mbetet zhig ndonjė send pėr kėtė dynja?

- Po, - thotė miku, po mė mbetet zhig pėr dy sende: E para, qė s’e kam parė babėn, se mė ka vdekur para se tė lindja unė dhe, e dyta, ta kisha pasur njė vėlla.

- Pėr babė, ishalla e gjen nė xhenet, e sa pėr vėlla, qė tė ka mbetur fort zhig, po ta ēoj do ditė Zenėn tim, qė tė qet fare me ēka ke, e tė hiqet meraku i vėllait menjėherė, - i thotė miku.

 

 

NĖSE NUK KAM HI FELLĖ, PO DU ME DALĖ

 

Njėri shoqėrohej me disa shokė gjakovarė, qė ishin nė tarikat tė dervishėve. Ata, duke e lavdėruar tarikatin, ia mbushėn mendjen qė edhe ky tė shkonte nė teqe e tė pranonte tė hynte nė tarikat. Njė ditė, shokėt e ēojnė te shehu, e ai i thotė:

- A ke mendu mirė, se me ba vaki e me u ba pishman, tė gjen ndonjė taksirat.

- Jo nuk pendohem, se mė kanė bindė shokėt, - i thotė ky dhe hyri nė tarikat.

Kur morėn vesh familja e tij, zunė ta qortonin ashpėr dhe i thanė, ose tė largohej nga tarikati, ose tė izolohej nga familja e farefisi. Ky u detyrua tė shkonte te shehu, po shkonte me turp, se ishte penduar dhe me frikė se mos po e gjente ndonjė fatkeqėsi, qysh i kishte thėnė shehu.

Kur hyri nė teqe, iu drejtua shehut e i tha:

- Baba sheh, unė kam hyrė nė tarikat para disa ditėsh, mirėpo familja nuk po pajtohen kurrsesi. Erdha me tė vetė, a ban me e kėqyrė e me m’tregue:

- Nė koftė se s’kam hy fort fellė, e kam mendjen me dalė.

 

 

SHKO E MERRU VESH ME MULLIXHINĖ

 

Njėri, sa herė qė bluante nė mulli, kur e binte miellin nė shtėpi, gruaja i gjithmonė i gjente behane, duke i thanė:

- Ta paska blu butė, ja ta ka blu egėr, ja trashė, ja fort im, e kurrė nuk ia begeniste blojėn.

 Njė ditė, duke e ēuar ky gruan te miqtė, i ra nga mulliri, i ndali kuajt para mullirit, e i tha gruas:

- Ēu e shko n’mulli, merru vesh me mullixhinė, se qysh me ta blu millin, se kurrė nuk po tė doket mirė, e m’ke lodhė tuj m’kritiku

 

 

RENDIN E MUHABETIT E PRISH KRYET

 

Anton Ēetta shkon mysafir nė Llaushė. Kish pas ecur kėmbė prej Skenderajt deri nė Llaushė e ishte lodhur shumė. Kur hyn nė odė e ulet, i shtrin kėmbėt pėr t’i pushuar. Kur e sheh njė plak qė Antoni i ka shtrirė kėmbėt, i thotė:

- Mos e prish renin e odės, o Anton Ēetta!

- Jo, more burrė, unė mendoj se kamtė s’e prishin as renin e odės, as muhabetin, po e prish kryet, - i thotė Anton Ēetta.

 

 

PER BEGUN E KALLI EDHE ODĖN

 

Bajram Curri kishte shkuar mysafir n’Vranoc. Vranoci e kishin pas pritur mirė e i kishin bėrė muhabet edhe si burrė i njohur, po edhe si tė fisit tė vet. Pėr tė bėrė hyzmet nė odė, i zoti i shtėpisė e kishte pas caktuar Ali Murtezin. U bėnte hyzmet Aliu pa pėrtesė. Mirėpo, kur ia dha gacėn Begit, pėr me e ndez cigaren, e shtrėngoi mashėn fort e i shpėtoi gaca e i ra nė qilim. Kur e pa i zoti i shtėpisė se Aliut i ra gaca nė qilim e u djeg pak qilimi, i bėrtiti:

- Eu Ali, eu, po unė t’zgedha me ba hyzmet si ma t’zotin, e ti a po e sheh se ēka bane, e kalle qylymin.

- Aiii, po unė pėr Begin e kalli edhe odėn, e le ma ni qylym, - i tha Aliu.

 

 

UNĖ JAM SALLATĖ

 

Njė Xheladini, kur e merrte fjalėn, nė odė, mė nuk linte kurrkėnd tė fliste. Nė njė odė, ku kishte qenė edhe Mulla Sherifi, i Kėrzharekės, ia nis tė flasė Xheladini edhe e zgjat muhabetin shumė. Dikur, kur e tepron, Mulla Sherifi i thotė:

- Xhelė, l’sho pak ren, se oda asht e tanve, edhe muhabeti duhet me pasė karar.

- Hoxhė, unė jam sallatė, ia kthen Xheladini, demek me kimet.

- Po, n’kofsh sallatė, duhet me e ditė se sallata nuk qitet me kazan, po me sahan, - i tha hoxha.

 

 

KAM ME E BLE NI DHEN

 

Njė sheherli i Pejės kishte shkuar mysafir te njė katundar nė Rugovė. E presin mirė e i bėjnė muhabet. Pėr darkė, pos tė tjerave, qesin pite edhe kos tė kulluar tė dhenve. Kur e kėrkon kosin sheherliu, i pėlqen shumė e e ha njė kalanicė kos.

Mbasi e hėngėr sheherliu kosin, po e pyet tė zotin e shtėpisė:

- Ēfarė kosi asht ky kaq i shishėm?

- Ky asht kos i dhene, - i tha rugovasi.

- Si t’shkoj n’Pejė, pa e ble ni dhen s’e la, - i tha sheherliu.

- Jo, miko, duhet me pasė shumė dhen, se me ni delme nuk bahet kosi, - i tha rugovasi.

 

 

ZJARMI EDHE VERĖS E KA SHYHRETIN E VET

 

Kishin qenė tre vėllezėr, tė martuar. Dy vėllezėrit e mėdhenj i rrihnin gratė shpesh, i vogli nuk e rrihte kurrė. Njė ditė, kur shkuan nė arė, pėr tė prashitur, dy vėllezėrit e mėdhenj i thanė tė voglit:

- Pse ti nuk po e rrehė gruen kurrė?

- Nuk po e ban punėn me e rrehė, se e kisha rrehė, - u tha ky.

- Qe, na po t’msojmė me e ba punėn pėr me e rrehė, e po e kqyrum a po guxon, - i thanė ata. Masi sot e ka renin me e pru bukėn, kalle nji zjarm, e ajo sigurisht t’qorton, e ti rrehe. I dėgjoi ky, e kalli zjarrin e po pret se ēka do t’i thotė gruaja. Si erdhi gruaja, e lėshoi bukėn e u tha kunetėrve:

- Puna e marė, - e u afrua te burri i vet, ngat zjarrit, e po i thotė:

- Po mirė e paske kallė kėtė zjarm, se zjarmi edhe verės e ka shyhretin e vet.

Ata vėllezėrit nuk bėnė zė, po, kur shkoi gruaja, ata i thanė vėllait:

- S’paske faj qė s’po e rrehshe, se nuk p’e bajka punėn me rrehė.

 

 

BANI EDHE JU GAJRET

 

I kishte pas vdekur gruaja njė tė Dunavit tė Gjilanit. Kur i shkonin gratė e fisit pėr ta parė pėr vdekje, i thoshin:

- A po mun ban gajret? - se asht zor pa grue.

Ati i ishte tekur e u thoshte:

- Qashtu asht, e di qė asht zor pėr mu, veē edhe ju bani gajret.