PĖR HAXHI, PO
Njė shahir, qė
kishte kaluar tė pesėdhjetat, mė nė fund kishte vendosur qė tė nxirrte njė
album me kėngė!? Kėshtu ai kishte pėrgatitur albumin, dhe me kėtė rast
kishte organizuar edhe promovimin e tij, madje duke ftuar edhe shumė shokė
tė vet. E mori nė telefon njėrin nga shokėt e tij, pėr ta ftuar nė
promovimin e albumit!... Shoku i tij, meqė ishte edhe ca hokatar, por edhe
ca i befasuar, po i thotė:
- Aman, lum vėllai, sa
vjet i kė bėrė?
- Rrumbullak 55, -ia
ktheu ai, -pse po mė pyet?!
- Ta them tė vėrtetėn,
pas 55 vjetėve kam dėgjuar se njerėzit shkojnė haxhi nė Qabe, por se bėhen
kėngėtarė, nuk mė ka rėnė tė dėgjoj deri mė sot!...
VOTĖN
E sa mirė qė u takuam,
kisha ndėr mend tė tė vij nė shtėpi, por po ta them kėtu:
- Urdhėro e thuaje, or
mik!- ia priti tjetri.
- E di ti, tash ėshtė
kohė e votimeve!- po i thotė ai.
- Ani, ētė keqe ka
kėtu nėse ka zgjedhje?- iu pėrgjigj tjetri.
- Jo, more, kurrgjė tė
keqe nuk ka, por desha tė tė kėrkoj votėn, miku im!- i tha ai shkoqur.
- Po ti a ke siguruar
edhe ndonjė votė tjetėr, deri me tani?- e pyeti tjetri.
- Jo, por kam shpresė
tė madhe se kėsaj radhe do tė marr vota sa pėr tu bėrė deputet!...
- Unė po ta jap votėn
time, por kam frikė sė vetėm me njė kokėrr nuk mund tė hipėsh aq lart, miku
im!- ia ktheu tjetri.
- Po, po mundem, pa
dyshim, unė po shoh aty deputetė qė sta kanė asnjė kokėrr e lere mė unė qė
sigurova njė!
TIMEN, JO
Nė saje tė luftės
heroike tė UĒK-sė, mė nė fund erdhi dita qė shqiptarėt nga tė dyja anėt e
kufi rit tė ēmalleshin me njėri-tjetrin!
Njė drenicas shkoi pėr
tu takuar me miqtė e vet nė Tiranė. Ata u gėzuan pa masė kur e panė dhe u
ēmallėn duke ndenjur e biseduar sė bashku ditė tė tėra...
Nė Tiranė ishte zakon,
dhe me miqtė putheshin nė faqe burra e gra, pa dallim. Nė fillim drenicasi
ndruhej, por me kohė i hyri nė qejf ky bidat dhe filloi e po puthte nė
faqe gratė e tiranasėve goxha me yrysh!...
Pas disa kohesh, miqtė
nga Tirana, ia kthyen vizitėn mikut nga Drenica, ata ishin gati dhjetė veta,
dhe filluan e po pėrshėndetur me tė shoqen e drenicasit, duke e puthur atė
nė tė dy faqet me radhė, ashtu siē ishin ata. Ky, kur i pa gjitha ata burra,
priti e tha:
- Aman, burra, timen
mos e puthni! A se shihni se jeni gjithė kėta veta e ka rrezik se e shkoqni
duke e puthur?!...
A JENI TĖ GJITHĖ
PĖR SYNET
Ishim nė ordinancė tė
xharrah Dr. Azemit, dėshiroja ti bėja djemtė synet, - po mė tregonte miku
im Ibishi. Aty ishin duke pritur dy bura e tri gra, dhe unė me dy djemtė e
mi qė
i kisha sjellė pėr ti bėrė synet,
ngase ky doktori, veē vizitave shėndetėsore qė iu bėnte pacientėve tė tij,
bėnte me sukses edhe punėn e xharrahut!... Nuk vonoi shumė e ia bėhu Dr.
xharrahu i cili tė gjithė atyre qė ishim duke pritur, na tha:
- Nėse jeni tė gjithė
pėr syneti, urdhėroni brenda!
Njėri nga tė
pranishmit, qė ishte ca mė me humor, po i thotė Dr. xharrahut:
- Qe besa, more
doktor, unė dhe ky shoku im, kėtė punė e kemi mbaruar qė moti. Ky shoku qė
paska dy djemtė me vete le tė futet brenda, ndėrkaq kėto gratė lė tė flasin
vetė se nuk po di si e kanė hallin e synetisė?!...
SUN U BANA BURRĖ
Njė Hamėz Bregu nga
Morina po i thotė njė mikut tė vet, Kemalit, se e kishin kėrkuar urgjent ata
tė Armatės Kombėtare Shqiptare, qė tu ndihmonte pėr ēėshtje administrate e
protokolli!... Kemali u zu nė befasi dhe po i thotė mikut tė vet, Hamzės:
- Mė duhet kohė qė tė
mendohem pėr kėtė hap tė madh, or miku im, nuk ėshtė edhe aq e lehtė pėr mua
kjo punė, prandaj mė prit ca deri sa tė marrė vendimin e duhur!...
- Mirė pra, -ia ktheu
Hamza, -po pres deri nesėr nė mėngjes vendimin tėnd burrėror! Tė
nesėrmen Hamza takoi Kemalin, tė cilit prapė po i thotė:
- Hė, Kemal, a vendose
ēka e ke ndėr mend tė bėsh?...
- Dėgjo, more Hamzė,
gjithė natėn e lume nuk kam shtėnė gjumė nė sy, kėshtu mė kanė pas ofruar
dikur edhe ata tė UĒK-sė, tė UĒPMB- sė, tani edhe kėta tė AKSH-sė - ėshtė
hera e tretė qė sun u bana burrė, he medet pėr mua!...
LESHIN NĖ VESH
Nė njė manifestim
kulturor tė mėrgatės, njėri nga organizatorėt e atij tubimi, pasi qė mbaroi
programin artistik, filloi e po ankohet para tė pranishmėve se mėrgata ka
kuadro tė mjaftueshme, por nuk ka mjete materiale dhe qeveria nuk po i
ndihmon nė kėtė drejtim.
- Si duket, kur ėshtė
ēėshtja pėr tė ndihmuar materialisht aktivitetin kulturor nė diasporė,
Qeveria jonė bėn sikur i ka veshtė nė lesh!...
Njė i pranishėm qė
ishte edhe ca hokatar, i tha prezantuesit:
- Jo, jo, zotėri dhe
ju tė dashur mėrgimtarė, e keni gabim, Qeveria e Kosovės, kur ėshtė ēėshtja
qė tju ndihmojė materialisht pėr aktivitetin tuaj kulturor, nuk i fut
veshtė nė lesh; pėrkundrazi- ajo e fut leshin nė vesh!...
NUK KA ĒKA HA BESA
Njė Dauti, nga Zabeli
i Poshtėm, kishte pasur shumė frikė nga qentė. Njė mėngjes tė hershėm shkoi
te njė mik i veti, pėr njė hall. Nė tė hyrė tė oborrit tė mikut i doli para
njė alamet qeni dhe iu vėrsul me ashpėrsi. Derisa doli miku i tij, Dauti
lau hesapin nė brekė!... I zoti i shtėpisė, pasi qė e trembi qenin, po i
thotė Dautit:
- Mos u friko lum miku
se qeni nuk tė ha!
Dauti kishte humbur
toruan dhe po i thotė mikut tė vet:
- Se mė ha qeni, nuk
po e kam dert, por po mė dhimbset se nuk ka ēka ha!...
NUK KA VOTA PA
RRENA
Gjatė njė fushate qė
po mbahej nė vendin tonė, bartėsit e fushatės para elektoratit po mbanin
fjalime tė zjarrta, por edhe shumė tė fryra e tė pakripė!...
Nuk lanė gjė pa
premtuar: se do tė ketė rrymė, ujė, rrugė, shkolla, vende pune, integrime
evropiane, standard mė tė mirė, rroga dhe pensione tė dyfishuara etj.
Njėri nga oratorėt,
pasi mbaroi fjalimin, shefi i tij po i thotė atij shkurt:
- Kur ta marrėsh
fjalėn herėn tjetėr, mos premto shumė, me njė fjalė mos ia fut kot, mė
shqip, mos rrej shumė se pastaj nuk mund ti realizojmė gjithė kėto
premtime!
- Ėshtė bukur
problem,- ia ktheu ai shefi t tė vet, -sikur ti tregojmė tė vėrtetėn
popullit se ne nuk mund ti realizojmė as gjysmėn e kėtyre qė po i
premtojmė, sigurisht se nuk do tė na votojnė, prandaj cili subjekt di tė
gėnjejė mė shumė, por edhe mė mirė, ai i fiton votat!...
Pjesė nga libri
Anekdota popullore dhe satira autoriale II
|