Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
ANILA
DAHRIU
Hyrje
Anila Dahriu lindur mė 25.5 .1970 nė qytetin e Vlorės nė Shqipėri. Shkollėn
e mesme e mbaroi nė qytetin e saj tė lindjes dhe nė 1996 regjistrohet nė
gjuhė-letėrsi nė universitetin Eqerem Ēabej, nė degėn gjuhė - letėrsi. Pėr
arsye tė ndryshimeve nė vendin e saj nė 1997 emigron nė Itali, dhe 13 vjet
banon dhe punon nė Prato. Nė 2010 transferohet nė Kalabri teksa jeton dhe
punon dhe sot.
Vėllimi i parė me poezi "Porta e vetvetes" ėshtė botuar ne 1996
nė pėrkujdesjen e shkrimtarit Bardhyl Gace. Me vonė, nė 2010, dolėn dy libra
tė tjerė me poezi: "Lermė tė vij me ty" dhe "Mos ma lėndo ndjenjėn". Njė vit
me vonė u botuan dy libra tė tjerė me poezi: "Drithėrimė zane" dhe "Drejtė
tė panjohurės". Ne 2013 boton librin italisht - shqip "Nėpėr brinjėt e
mėkatit", ndėrsa nė 2 qershor 2014 Rosseto Spulico nė Kalabri meriton ēmimin
internacional pėr poezinė "Roberto Farina". Disa muaj mė vonė, nė 30 Nėntor,
poezia me titull "Jeta" merr ēmimin e parė nė konkursin e poezisė "I
EDIZIONE PREMIO TERRE LONTANE" nė Spezzano Albanese. Nė 30 janar 2015,
pikėrisht libri me poezi "Nėpėr brinjėt e mėkatit", merr ēmimin e parė nė "premio
internazionale di poezia Don Luigi di Liegro", nė Romė .
LĖRMĖ TĖ VIJ ME TY
Lėrmė tė vij me ty, edhe pse je i zemėruar!
Dielli po shkėlqen pėrsėri,
Edhe pse, ėshtė fshehur pas reve tė murrme...
Lėrmė tė vij me ty,
Atje ku hedh shtat kjo dashuri....
Atje gjendem unė, si njė zog i pėrralluar...
Lėrmė tė vij me ty,
Nė breg tė detit tė rendim kėmbėzbathur,
Valėt e mallit tė prekim tė pėrmalluar,
Tė rendim me shpirtin e zjarrtė, dashuruar...
Dhe hėna e plotė tė na dhuroj shėrimn...
Lėrmė tė vij tek ty,
Atje, mes qindra mendimesh,
Ku ėndrrat pėrpėliten lėndueshėm...
Lėrmė tė vij tek ty,
Atje ku ajri zbraz vetminė,
Dhe mbushet me fjolla tė bardha puthjesh...
Lėrmė tė vij tek ty,
Atje, ku dallohet buzėqeshja ime,
Vizatuar nga Zoti.
Ne jemi njė nė kėtė zbrazėtirė kotėsie,
Si dy materie qė shtrėngojnė
Krahėt drejt ekstazės adoleshente,
Si dy mendje seksi tė kundėrta,
Qė veten, me pikėpyetje ngarkojnė
Mbi shpinė...
Si dy shpirtra tė largėt
Qė psherėtijnė ulėrimėn
Mes jehonės sė lagėsht...
Lėrmė tė vij me ty,
Drejt njė shpelle tė padukshme,
Me flokėt e krehur nga hėna,
Dhe ngjyer me ngjyrėn e mashtrimit...
Lėrmė tė vij tek ty,
Nuk ligėshtohem...!
Ndjesia e mėkatit, parajsė e padukshme,
Bėhet njėsh me ty.
Pėr mua, trekėndėsh i vuajtjeve,
Trekėndėsh i ėndrrave...
Lėrmė tė vij tek ty!
Edhe kur, mbi mermerin e varrit tim
Tė gėrvishtet klithja e fjalės sė pa thėnė...
Koha nuk do tė harrojė,
Netėt nuk do qajnė,
Ditėt nuk do tė ngrysen...!
Muzgjet,
Ti mbėshtjell nė folenė e pėrkėdheljeve...
E pėrsėri do tė lutem:
Mė lejo, tė vij me ty
!
RRUGĖVE TĖ PLUHROSURA...
Gra, qė ecin rrugėve tė pluhurosura,
Me gjymtyrė tė ngatėrruara...
Qosheve kanė zėnė vend,
Mendime... darkės sė ftohtė...
Flakė jetėshuar e pėrvjedhur nga hėna,
Atje, ku grishet gjysmė e shtrirė...
Nė shtratin e botės sė gėnjeshtėrt,
Humbet shkėlqimin e virgjėr e tė dėlirė.
Dhe rruga e tyre ėshtė e gjatė,
Nė kėtė natė gojėkyēur....
Ajo hedh copėra qelqi tė errėta,
Qėndisur me gjilpėrėn e heshtjes....
Si njė spektėr pėrthyer degėt e rėna.
Mbi ēatitė e shtėpisė, ku rishikojnė tė vjetrėn,
Mbi ēatitė e shtėpive, ku ato rishikojnė tė vjetrėn,
Me buzė tė thithura nga zjarri mėkatar,
Me gjinj tė ndezur, si trėndafilat e njė agim tė bardhė.
Ato, ecin rrugės dhe lėnė hije e tyre...
Si skulptura derdhin vetveten, pa ndriēim...
Gra, qė me pėllėmbė pastrojnė pluhurin e vetvetes.
Burrat puthin erėn e tyre,
Tė nesėrmen, ky rrėfim gjen
Njė formė tjetėr... fole argėtimesh.
VETMIA
Hapat e tu tė rėndė,
Si putrat e elefantit tė plagosur,
Nga kafshimi i gjarprit tė kohės,
Pėrplasen zhurmės vajtuese tė natės shterpė.
Njė rč e vogėl shpėrndan vesė shiu...
Mbi supet e tu tė rėnduar, bie pak mall,
Dhe ēdo gjė pėrzihet me vetveten...
Mbi njė hėnė gjysmė errėsire
Si hije flakėsh tė mekura,
Shfaqet kjo shtrigė lidhur mes kryqit...
Digjet nė fjolla zjarri,
Lėpijnė frymėn e saj tė kobshme.
Pėrēmimi i ka thyer buzėt mė dysh,
Sytė janė shkėputur si dy jetimė.
Buzė tė ndryshkura, sy ndriēues hije-vdekje,
Njė kokė e ngrysur me leshra tė hedhura
Mbi njė lumė gėrryes....
Koha lė gjurmėt e saj, si njė udhėtare
Lidhur me mendime tė zhubrosura....
Unė jam kėtu, e gjymtuar,
Si njė flutur e ngritur nfluturim
Dhe nga larg dėrgoj klithje, aromė zgjimi....
Zėri yt, hedh njė perde tė shkundur vdekje,
Asgjė sdėgjohet, eshtrave tretur....
Mes njė varri tė heshtur,
Troket vetmia e shekujve tė tu...
Dhe unė, nuk prek mė, ajrin kėrthi....!
JEHONA E VIOLINĖS
Tinguj qė rrėshqasin rėnkimit tė njė copėze
Hėne, tė shqyer nėpėr ėndrra....
Harqe qė tronditin shkėmbinjtė.
Njė shenjė pėrkufizimi,valė jete,
Tek sheh njė hapėsirė tė gjallė.
Thėrrasin, luten...!
Atje, larg nė njė horizont tė padalė....
Janė fshehur si ujkonjat nė tanėn e misterit,
Atje, ku ato mbrojnė kėlyshėt tė ardhmen,
Tej pyjeve tė zhveshura nga njė kohė e ftohtė,
Tė rėnė papritur....
Ti, vazhdon nė kėtė mister...
Tė dėrgosh tingujt e dėshirės,
Thėrret!
Thėrret shpirtin qė kacafytet me jetėn.
Ritmi, vrullshėm jehon tej
Thellėsive tė oqeaneve blu...
Zgjon ato qeliza, tė struktura
Nga ky rebelim gėlltitės...
Thėrret
Bardhėsinė e dallgėve shtrirė mbi supe,
Mendimet veshin petkun e ėndrrave...
E pėrsėri, rendin vrullshėm
Drejt njė bregu tė virgjėr,
Ku portat ngrihen si dallgė tė fuqishme
Dhe trupi yt, vishet
Me shkumėn e bardhė tė nusėrisė.
Atje, ku pikat e lotit,
Tė zbulojnė oazėn e gjelbėr...
PSHERĖTIMĖ E LARGĖT
Dashuria ime kėmbėkryq afėr sofrės,
Robinjė e vetvetes...
Lot mendimesh derdhur mbi pasqyr jetime,
Puthin brengėn, liqen i formuar mes kraharorit.
Psherėtimė e largėt... lumturia e dikurshme...
Mall i degdisur, nuk e di ku vallė...?
Ndoshta, mbėshtetur nėn kurm tmalit tė tharė,
Ku gjelbėrimi ėshtė pėrndjekur si njė endacak,
Lecka-grisur perėndimit hallakatur,
Ku ēapėlitet si i marrė...
Dashuria ime, pulėbardhė e vetmuar,
Lėnė putrat e shpresės ndėr shkėmb tė rrezikshėm...
Rrahje dallgėsh, ardhur nga larg
Sygjakosur e zemėrpėrvėluar,
Tė kthehem sėrish tek ty, nuk mundem,
Yjet nuk mė lenė,
Me flakė, zjarr-shpirtin e shtrėngojnė....
Ti folez ėndėrrimesh, po fle
Bashkė me zemėrimin e vjeshtės....
Ku gjethet fėmijė vyshken para kohės sė pafaj,
Vajtimi i natės mbuloi muzgun kuqalash,
Ku unė nuk shoh kurrkėnd,
Vetėm hijen tėnde, pluhur i reve nė largim....
Unė jam kėtu, e strukur drejt ferrit,
Kėputje puthjesh nė oazė qiejsh, veshur me mashtrimin,
Njė fjalė e largėt, psherėtimė drejt njė gremine.
Ky mjalti yt, derdhet nė trupin tim.
Mėkati, si njė lule,
Tė cilėn, po e hedh drejt njė bregu mikpritės....
Hapa krahėt tė pėrqafoja
Horizontin tim... Pa ty!
DRITHĖRIMĖ
Do tė pushtoja veē ty kafshitė e jetės sime,
Etja e njė shkretėtire tė dėbuar nė qeli tė marrėzisė,
Do tė klithja nė gijotinėn e tmerrit dhe tė vdekjes,
Kapėrthim yjesh, si njė lule veē nė lulėzim,
Do tė pėrmbysja Qiej,
Me gjakun e dhimbjes,
Do tė gėrvishtja nė fletėn e testamentit,
Njė poezi, ku veē shtrėngimin e shpirtit tim do te rrėfej,
Lotėt ta thithnin duke i pėrcjell nė lotėt e tu,
Me gjakun e dhimbjes, si njė ujkonjė plagosur tė rendja
Nėpėr pyje, ku drita lė gjurmėt e fatit.
Ndėr buzėt e tua tė thara,
Tė mbėshtesja buzėt e mia, mall shekullor,
E mes lotėve qė rrėshqasin ndėr qerpikėt e ngrirė,
Tė shndėrrohem nė njė Zanė,
Ku, fluturimthi tė rrėmbej yjet,
Tė mbart ndėr krahė zjarrin e tyre,
Dritė shkėlqimi pėr sytė e tu...
Ku unė tė zhytem mes kėsaj magjie,
Si njė varr i hapur i harresės,
Si njė varr i hapur i harresės,
Gėlltitur mėngjeseve me vesin e trishtuar,
Ku kullon, si njė ujėvarė drejt amshimit shtazarak
Tė perėndive ku luajnė me drithėrimat,
Si kėrcinj tė thyer, me zemėrimin e galaktikės,
Ku ikėn e ikėn nė pafundėsinė e hiēit,
Duke tėrhequr shpirtin tim,
Nga, ku, unė mbėshtillem me universin vetėm pėr ty,
Drithėrimė e shpirtit, ku jetoj kaq gjatė,
Dhe, jeta ime merr formėn e njė engjėlli
Qė po tė pret tė tretet, me pafajėsinė, pėr ty...!!
|