Sakras Art Gallery

Ėshtė plotėsuar me 17 piktura aktuale tė piktorit Sabir Krasniqi (shkurt 2025)

Sekuenca filmike

 
Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

TV KLAN

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

NACIONALE

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.AL

KOSOVARJA

Tema tė tjera 3 - ARSYEJA PSE I SHMANGEM DEBATIT

Nga: Lis BUKUROCA

ARSYEJA PSE I SHMANGEM DEBATIT

Nė vend tė mendimit tė lirė, erdhi doktrina. Nė vend tė kėrkimit, dogma. Dhe njeriu, nga qenie qė pyeste dhe eksperimentonte, u kthye nė njė qenie qė duhej tė besonte. Dyshimi ishte herezi.

 

Nėse dėshiron tė shkėmbejmė mendime pėr fenė, atėherė, tė lutem, mos mė sill citate nga njė profet, por mė sill fakte qė vėrtetojnė se ai ka folur me njė zot. Kaq!

Vetėm atėherė do tė besoja se qenka diku njė zot qė di tė krijojė qindra miliarda galaktika me qindra miliarda planetė, por ai, qė ditka tė ndėrtojė gjithēka — nga universi, deri te qelizat e bakteret — nuk di tė shkruajė vetė dhe pėr fe varet plotėsisht nga dija e njeriut!

Shkurt e shqip nė gjuhėn e zotit, shqipe:  Gjyshi gjenial varet nga dija e foshnjės sė sapolindur! Kėshtu e kuptoj unė shkrimin e religjionit nga njeriu.

Pra, zoti qenka pothuajse i gjithėdijshėm — por jo aq i gjithėdijshėm sa tė krijojė dy ēifte njerėzish pėr tė shmangur incestin, martesėn e vėllait me motrėn!

Mė pas, ai zgjedh njė njeri qė nuk di tė shkruajė, i cili nga ana e tij gjen dikė tjetėr qė di tė shkruajė pėr tė shėnuar fenė qė zoti dėshiron — jo me disa faqe, por me qindra.

Dhe tė gjitha kėto, nė njė gjuhė qė 99.99% e njerėzimit nuk e kuptonte, nė njė kohė kur 99.99% e njerėzve nuk dinin as tė lexonin!

E megjithatė, zoti do t’i dėnonte ata qė nuk kuptonin ēfarė duhej tė besonin.

Ndoshta shpresonte se pas diku 1700 -1900 vjetėve do tė hapeshin fakultete ku do tė studioheshin gjuhėt. Edhe atė — arsimimi i popullit do tė niste — vetėm pasi klerikėve t‘u hiqej e drejta pėr ta ndaluar shkollėn, sepse ata e dėshironin popullin vetėm si njė kope, qė duhej ruajtur nga “prishja”, domethėnė nga dija dhe vetėdija.

Njė kope qė duhej tė bindej, jo njė popull qė duhej tė mendonte.

Megjithatė, pavarėsisht kundėrshtimit tė tyre, ligjet do tė fillojnė tė afirmojnė barazinė gjinore, tė njohin orientimin seksual, tė luftojnė varfėrinė pėrmes ndihmės sociale, dhe arsimi do tė ndikojė gradualisht nė zbrazjen e faltoreve. E bashkė me to, edhe qindra vendime tė tjera qė dikur do tė ishin quajtur blasfemi, do tė bėhen pjesė e realitetit tė ri njerėzor.

Kryesisht rifitimi i dinjitetit tė gruas.

Debati ėshtė i mundur vetėm kur debatuesi mendon vetė dhe analizon vetė.

Atė mendim — ose diēka shumė tė ngjashme — ua kam pėrsėritur pėr vite me radhė klerikėve qė mė shkruajnė privatisht: kėrkojnė debat, por sapo refuzoj, shqetėsohen, ndonjė shan, tjetri kėrcėnon dhe nė fund… i bllokoj. Pa paralajmėrim.

Zakonisht pėrpiqen tė imponojnė besimin me dhunė, duke besuar se pėr atė sjellje do tė shpėrblehen. Dhe, sipas tyre, gjersa unė refuzoj, zoti pėrgatit ndėshkimin tim dhe qerasjen e tij. Alleluja!

Pse e refuzoj debatin me klerikė? Sepse nuk janė nė gjendje tė sjellin asnjė argument qė mund t’i rezistojė njė shqyrtimi logjik. Asnjė!

Unė kėrkoj mendim. Ai mė sjell bindje fikse. Tė huaja!

Unė guxoj tė mos besoj. Ai nuk guxon tė dyshojė.

Unė kam guxim tė mendoj. Ai ka guxim tė citojė!

Unė jam origjinali i epokės sime.

Ai ėshtė njė kopje e njė epoke tė huaj. Shumė larg meje.

Prandaj, debati midis nesh — nga epoka nė epokė — nuk funksionon. Sepse nuk dėgjohemi. Jemi tepėr larg njėri-tjetrit: qindra, mijėra vite larg.  Ai nė Antikitetin e Vonė, unė nė vitin 2025!

Ai pėrdor trurin si njė USB – vetėm pėr memorizimin e informatave. Nė kėtė mėnyrė, ekzekuton vetveten psikologjikisht dhe kognitivisht. Ndėrsa unė — ashtu si edhe shumica sot nė botė — e pėrdor trurin pėr tė mėsuar, pėr tė shqyrtuar teza, hipoteza, fantazi dhe dilema, dhe pėr tė kėrkuar tė vėrtetėn. Duke dyshuar.

Prandaj me klerikun, debat tė sinqertė nuk mund tė ketė. Sepse mungon autori i mendimit: ai nuk shpreh tė vetin  — ai vetėm pėrsėrit tė huajt.

Kam lexuar nga njė studiues gjerman se deri mė sot njerėzimi ka sajuar mbi 10,000 religjione. Dhe besimtari i zakonshėm beson se 9,999 prej tyre janė tė rreme — sepse vetėm feja e tij ėshtė ajo e vėrteta.

Bravo pėr kėtė ekskluzivitet! Urime pėr zgjedhjen! Sigurisht e ka marrė vendimin pasi i ka lexuar edhe besimet tjera.

Si kanė guxim tė besojnė nė vetėm njė zot dhe tė mohojnė mbi 9,999 tė tjerė, nuk e di. Nė univers dhe nė natyrė, asgjė nuk mbijeton si i vetėm, as zoti.

As materia, as qelizat, nuk mund tė funksionojnė pa tjetėrsinė, pa tjetėrsimin dhe pa lidhjen me diēka tjetėr. Gjithēka funksionon nė shumėsi: qelizat, materia, organizmat, planetėt — tė gjitha jetojnė pėrmes bashkėsisė dhe ndėrveprimit.

Pa kėtė, as ekzistenca nuk do tė ishte e mundur. E askujt. E asgjėsė.

Bota nuk pėrbėhet vetėm nga popuj me besim monoteist. Jeta ėshtė edhe India, Kina, Japonia dhe e gjithė Lindja e Largėt, ku njerėzit besojnė nė shumė zota, nė filozofi jete — ose fare — por nuk vrasin dhe nuk konvertojnė me dhunė, siē kanė bėrė shpesh popujt e feve monoteiste.

Madje, Kina nuk ka pushtuar, por ka rrethuar veten me njė mur. Pėr tė vėshtirėsuar pushtimin e vet!

Zoti — ose zotat, nėse do tė ekzistonin — do tė ishin vetė ateistė!

Sepse nuk do tė lejonin kurrė qė tė besohej se ata vetė e lejojnė dhe e mundėsojnė vrasjen e njeriut qė kanė krijuar, madje duke ditur tė ardhmen. Sipas fesė, asgjė nuk ndodh pa dijen dhe pa dėshirėn e tij.

Pse ka masakra nė Ukrainė dhe nė Gazė? Pse i fuqishmi fiton kundėr tė drejtit nė kėtė planet? Nėse pėr kėtė fajėsohet djalli, atėherė unė nuk pranoj njė zot qė ėshtė mė i dobėt se djalli.

Urime atyre qė mund tė besojnė. Unė parapėlqej dijen. Kleri do tė vazhdojė me “besimin”, sepse paguhet pėr tė besuar, ndėrsa shumica prej nesh paguhemi sepse punojmė.

Fėmija beson se Babagjyshi me njė kapelė tė kuqe nė kokė, sjell dhurata. I rrituri beson se zoti i fal dhurata… pas varrimit! Urime!

Nė fakt, nuk kam asgjė kundėr besimit si pėrvojė njerėzore. Ajo qė refuzoj pa kompromis ėshtė hipokrizia, padrejtėsia, diskriminimi dhe mashtrimi.

Unė pėrpiqem vetėm tė ruaj lirinė time, integritetin dhe dinjitetin intelektual. Kjo ėshtė arsyeja e ekzistencės sime.

E di qė e vėrteta e plotė ndoshta nuk do tė zbulohet gjatė jetės sime — por njėsoj siē u zhdukėn totemizmi dhe politeizmi,  edhe monoteizmi do tė pėrfundojė nėpėr arkiva dhe biblioteka, si njė tjetėr kapitull i historisė sė mendimit njerėzor.

Mė mirė tė jetoj duke e kėrkuar tė vėrtetėn, sesa ta zėvendėsoj atė me njė pėrgjigje tė gatshme qė nuk ėshtė pėrgjigje. Sepse manipulimi, sado i shenjtėruar tė paraqitet, nuk ėshtė e vėrteta — aq mė pak kur pretendohet si mė i miri ndėr mijėra religjione.

Pa i njohur tė gjithė, pa i lexuar, dhe pa e kuptuar pse njė zot i gjithėfuqishėm nuk shkruan vetė…

Pa pengesėn e monoteizmit, kjo epokė do tė ishte arritur ndoshta qė nė shekullin VIII. Gati aq shekuj na ndajnė nga rilindja e mendimit filozofik me Dekartin, e deri nė epokėn e Inteligjencės Artificiale.

Qė nga shekulli IV, kur krishterimi u zyrtarizua nė Perandorinė Romake, nisi njė epokė errėsimi: u ndaluan filozofia dhe shkenca, u mbyllėn shkollat pagane, u dogjėn bibliotekat, u ndaluan teatrot, lojėrat olimpike, madje edhe festat popullore qė nuk pėrputheshin me rregullat e fesė sė re.

Nė vend tė mendimit tė lirė, erdhi doktrina. Nė vend tė kėrkimit, dogma. Dhe njeriu, nga qenie qė pyeste dhe eksperimentonte, u kthye nė njė qenie qė duhej tė besonte. Dyshimi ishte herezi.

          E unė? "Cogito, ergo sum" – "Unė mendoj, pra unė jam.“ Descarti