Nė vargun e shkencave ose disiplinave
tjera shkencore ose filozofike si etika, antropologjia, gnoseologjia,
ontologjia, epistemologjia dhe kėshtu me radhė, estetika ėshtė si tė thuash
shkenca ose disiplina mė e avansuar, mė e pėrsosur, me eksplorative dhe
mė fisnike e filozofisė. E lindur, themeluar ose e veēuar si shkencė ose
disiplinė e posaēme e filozofisė nga estetėt ose filozofėt gjerman dhe ata
frėng (francez) nė fund tė shekullit 18, respektivisht nė fillim
tė shekullit 19: Estetika nė radhė tė parė ėshtė shkenca ose disiplina e
njohur filozofike mbi artin (mbi tė bukurėn), mbi tė pėrzgjedhurėn, mbi
tė posaēmen ose tė veēantėn, lukrativen, sublimen, relevanten etj. Ajo i
studion, analizon, eksploron, ravijėzon, konturon, harmonizon,
konvencionalizon dhe avancon vazhdimisht kushtet ose rrethanat e
gjithėmbarėshme mbi konceptet dhe perceptimet e ndjeshme, tė ndėrgjegjshme,
humane, lineare, lukrative, eksplorative, dekorative etj. Qarqet, strukturat
ose superstrukturat e njohura sublime ose relevante dhe tė ngjashme. Caku
ose qėllimi final i artit, kulturės, moralit, disiplinės dhe edukatės
sė gjithmbarshme estetike, janė pushteti moral i njeriut mbi vetveten dhe
mbi tė tjerėt pėrmes artit, kulturės, moralit, disiplinės dhe emancipimit
tė tij.
Kjo pėr faktin se emancipimit dhe
edukatės estetike nė pėrgjithėsi, u pėrkasin ose takojnė: njeriu, populli
(kombi), etnia, shteti, shoqėria, arti, kultura, arsimi, shkenca, teknika,
industria etj. "Njeriu duhet tė edukohet, emancipohet dhe disiplinohet
vazhdimisht, sepse pėr nga natyra ėshtė i gjallė, i egėr ose tepėr i
vrazhdė." (Kant)
Se kėndejmi, sipas estetikės,
nė art ēdo gjė ėshtė relative, pėrveē tė bukurės (bukurisė)
qė ėshtė absolute, e pėrjetshme, relevante, sublime dhe madhėshtore. Me
fjalė tjera, asgjė nuk ėshtė mė e fuqishme dhe mė e pushtetshme tek njeriu,
se sa edukata, kultura, arsimimi dhe arti ose bukuria e tij.
Ndryshe nga kjo, edukata estetike,
ėshtė njė koncept shumė mė i gjerė sesa koncepti mbi edukatėn artistike. Kjo
e fundit ėshtė e kufizuar ose limituar dhe ka tė bėjė vetėm me tė bukurėn
ose bukurinė nė artin e krijuar letrar, vizatimor etj. Ndėrsa, edukata
estetike ka tė bėjė me tė bukurėn nė pėrgjithėsi; nė natyrė, nė jetėn
familjare, shoqėrore ose politike, nė cilėndo krijimtari njerėzore, fizike,
mendore, morale, psiēike (psikologjike), intelektuale, kulturore,
profesionale etj.
Se kėndejmi, pėr tė njohur dhe
kuptuar vlerėn estetike ose pėr tė pasur shijen dhe njohuritė e
gjithmbarshme ose elementare pėr tė bukurėn, duhet poseduar dhe kultivuar nė
vazhdimėsi, njė sėrė afinitetesh ose aftėsish elementare: aftėsinė pėr tė
perceptuar, aftėsinė pėr tė nuhatur dhe pėrjetuar, aftėsinė pėr tė vlerėsuar
dhe cilėsuar, si dhe aftėsinė pėr tė ngritur, krijuar ose projektuar tė
bukurėn nė art. Kėto parime ose premisa tė njohura metaestetike nė esencėn
ose substancėn e tyre pėrmbajnė nocionin dhe kuptimin e idesė
sė pėrgjithshme mbi tė bukurėn. Pa kėto parime ose premisa tė njohura
estetike ose metaestetike, njeriu, nė rastin konkret krijuesi ose artisti,
nuk kanė as sy, as vesh, as shpirt, as ndjenja, as emocione, as ide, ideale
ose vizione tė ndryshme mbi tė bukurėn nė natyrė, apo nė jetėn e pėrditshme.
Akceptimi, perceptimi, anticipimi, shquarja dhe artikulimi i vlerave tė
njohura letrare, krijuese ose artistike, apo vlerave estetike nė
pėrgjithėsi, bėhen ose zhvillohen pėrmes intelektit tė njohur tė krijuesit
ose artistit, kurse pėrjetimi i artit bėhet vetėm pėrmes ndjenjave, shpirtit
dhe emocioneve. Arti, ėshtė i dedikuar vetėm pėr anėn shpirtėrore ose
emocionale tė individit dhe kolektivitetit, dhe, jo pėr stisje, rimime,
kamuflime, ambalazhime, relativizime, promovime, imponime, komercializime,
fosilizime, instrumentalizime ose ēorientime tė ndryshme "pseudo" dhe "anti"
qė janė jashtė natyrės dhe karakterit tė artit si filozofi dhe filozofisė si
art.
"Nė dashuri dhe bukuri kemi
lindur ose jemi krijuar dhe vetėm nė bukuri dhe dashuri do rritemi dhe
shkėlqejmė." (Schieler)

E dashura dhe e bukura nė art:
Kėto premisa ose komponentė tė rėndėsishėm edukimi,
nė radhė tė parė trajtojnė raportin e njohur nė mes jetės dhe tė bukurės
nė kuptimin e jetės si art dhe artit si filozofi. Sepse, sipas Dr. Ibrahim
Rugovės dhe estetėve ose kritikėve tjerė letrar ose kulturor: 'Ēdo njeri
ėshtė njė homo-estetikus.' (lexo: "E bukura si parim suprem i shoqėrisė",
Dr. Ibrahim Rugova, Kahe dhe premisa tė kritikės letrare shqiptare
1504-1983, Prishtinė, 1983).
Ēdo njeri pra, ėshtė njė artist i
vogėl nė brendinė ose vetvetėn e tij dhe arti ėshtė njė dimension i lindur i
njeriut dhe gjithmonė njeriu, gjatė tėrė etapave tė zhvillimit ose
evolucionit tė tij, ka treguar interesim dhe respekt maksimal ose optimal
pėr tė bukurėn. E bukura ėshtė kriter qenėsor ose themelor i vlerėsimit tė
marrėdhėnieve ose raporteve njerėzore, i dukurive, proceseve ose fenomeneve
tė ndryshme jetėsore, familjare (bashkėshortore), shoqėrore, politike,
shkencore, fetare, kulturore, intelektuale, natyrore, mbinatyrore... I
qenieve ose krijesave tė njohura letrare, kulturore ose artistike dhe i
tėrė asaj qė e rrethon dhe karakterizon njeriun.
Kjo do thotė se e bukura, e dashura,
kultura dhe edukata, janė nevoja dhe procese tė zhvillimit individual e
kolektivė. Ne nuk njohim asnjė shtet ose shoqėri nė botė pa arte tė ndryshme
ose kulturė. Ndaj, pėrderisa ska shtet ose shoqėri pa arte, pa bukuri ose
dashuri, kjo nėnkupton se gjithnjė ka pasur ndjenjė, emocion, imagjinatė,
fantazi, interesim dhe pėrjetim pėr tė bukurėn nė art. Vlerat, parimet,
premisat, pėrjetimet, krijimet ose mbindėrtimet e njohura estetike, nuk janė
gjėra qė maten, prehėn dhe fiksohen nė mėnyrė konkrete ose gjeometrike, apo
qė mund tė skicohen ose dėshmohen si argument i kapshėm ose i prekshėm
fizikisht. Jo. Por, kuptimi, esenca (substanca), nocioni dhe rėndėsia e
gjithmbarshme e estetikės si shkencė ose disiplinė e shquar e filozofisė,
qėndron nė konstruktin, projeksionin, enkodimin, dekodimin dhe antonimin e
saj etik dhe metaestetik. Estetika ėshtė shkenca ose disiplina e njohur
filozofike mbi artin, respektivisht, mbi tė bukurėn, tė posaēmen, sublimen,
relevanten, madhėshtoren etj. Ajo i studion, analizon, i shquan dhe fokuson
tė bukurėn dhe tė dashurėn sė bashku me shijen, teknikėn, praktikėn dhe
teorinė e njohur pėr tė bukurėn ose bukurinė. Pėr kėtė, Aristoteli
konsideronte se, estetika ėshtė jo vetėm shkenca mbi artin, por filozofia e
artit dhe smund tė ketė diēka mė tė saktė se kjo. Ndėrsa, sipas Siegmuind
Freudit: "Natyrėn dhe origjinėn e tė sė bukurės, konceptimin,
anticipimin, perceptimin, pėrjetimin, krijimin dhe kuptimin e saj, mund
ti shpjegojė nė mėnyrė tė duhur shkencore ose metodologjike vetėm
psikologjia ose psikanaliza. Arti ėshtė fenomen kulturor, shpirtėror ose
emocional si dhe njė shfaqje ose manifestim i pėrgjithshėm (Siegmund
Freud "Mbi Letėrsinė dhe artet")
Arti ka karakter edhe filozofik, edhe
sociopsikologjik. Arti dhe filozofia janė dy forma tė njohjes sė botės dhe
jetės sė njeriut ku arti e trajton tė veēantėn, kurse filozofia e trajton tė
pėrgjithshmen, globalen ose universalen.
Estetika ka tė bėjė me artin ose mbi
tė bukurėn, ndėrsa arti ka tė bėjė me ndjenjat, me shpirtin, emocionet ose
pėrjetimet e ndryshme objektive dhe subjektive, ndijimet ndaj atyre gjėrave
qė janė tė bukura dhe tė cilat mund tė shfrytėzohen edhe pėr qėllime ose
lajtmotive tjera.
Pėr me tepėr ndėrkaq, ndėrgjegjja
estetike, nėnkupton edhe ndėrgjegjen e pėrgjithshme morale dhe humaniste qė
janė nevojė, kėrkesė dhe synim i ēdo shtetit dhe shoqėrie tė pėrparuar
njerėzore ose qytetare. Sociologėt e njohur botėror ose ndėrkombėtar kanė
vlerėsuar dhe konstatuar shpesh se, me art edhe njerėzit mė tė ashpėr ose mė
tė vrazhdė, bėhen mė tė ndjeshėm, mė tė butė, mė racional, mė social,
mė shoqėror, mė familjar... Gjegjėsisht, mė pak egoistė, prepotent, stupid,
narcisoid, egocentrik etj.
Arti nė pėrgjithėsi dhe edukata
estetike nė veēanti, pėrmbajnė fuqinė dhe mjeshtėrinė e njohur tė
komunikimit tė brendshėm shpirtėror ose emocional qė i dedikohet shpirtit
dhe qė ėshtė pika mė e ndjeshme dhe mė esenciale e organizmit e jetės ose
organizmit tė njeriut. Shih pėr kėtė, artin ose tė bukurėn (bukurinė),
pėrveē si faktor qė shkaktojnė ose krijojnė kėnaqėsi shpirtėrore,
emocionale ose psikofizike, duhet shfrytėzuar edhe si mjet shumė tė fuqishėm
edukimi dhe komunikimi. Schopenhaueri thotė se vetėm ndjenjat pėr tė
bukurėn, mund tė neutralizojnė veset ose instinktet irracionale dhe negative
tė njerėzve. E bukura sipas Jeronim de Radės, ėshtė burim i tė gjitha
gjėrave tė ēmuara dhe pozitive. E bukura sublime, e bukura relevante, e
bukura morale, e bukuria shpirtėrore ose emocionale, e bukura formale, e
bukura relative, e bukura absolute etj.
|