Gruaja e re, qė thirrej Amla, hodhi kafen nė dy filxhanė, pastaj u kthye nga
i shoqi, e pyeti:
- Si thua, Progan? Tė dalim ta pimė, si gjithnjė, nė ballkon?
- Jo, - nėpėrdhėmbi ai.
- Pėrse?!
Progan Lubani, i hodhi tė shoqes njė vėshtrim tė shkurtėr e kryeneē.
- Nuk e kuptoj, ku ėshtė ndryshimi! - tha.
- Jashtė, ka diell, Progan! - ia ktheu ajo. - Dhe kumbulla poshtė nesh sapo
ka ēelur. A nuk mjafton kaq, pėr tė dalė e pėr ta pirė kafen nė ballkon?!
E tha e qeshur, me sytė qė i shkėlqenin nga njė ngazėllim prej fėmije
miturak. Por qe edhe si njė lutje, sepse nuk donte ta lėndonte tė shoqin.
- Ti dil dhe pije nė ballkon, po deshe, - ia pat ftohtė ai. - Unė do qėndroj
kėtu ku jam.
Nuk ishin bėrė as tre muaj, qė patėn marrė me qira kėtė apartament nė katin
e tretė. Hapėsirat aty qenė tė bollshme; kurse dritaret, bashkė me
ballkonin, rriheshin nga dielli qysh nė lindje tė tij.
Ditėt e para, ata e bėnė zakon ta pinin kafen e mėngjesit bashkė nė ballkon;
sidomos nė fundjavė, kur qenė pushim.
U pėlqente pamja e re e atij cepi qyteti: rruga, pothuajse e qetė, me fare
pak lėvizje makinash; blirėt nė tė dy anėt e saj; dyqani i luleve me trumbat
shumėngjyrėshe tė nxjerra jashtė; kodrina e veshur me mėshtekna atje tej;
dhe vija e kurrizit tė saj me lakesa, ku nė kohė tė mirė, e gjelbėrta e
pyllit, takohej me blunė e qiellit tė kthjellėt. Dhe kur kėsaj pamje, iu
shtuan edhe tingujt e njė violine, qė vinin nga njė apartament nė krahun e
djathtė, gruas nisi ti pėlqente edhe mė shumė tė dilte nė ballkon. Por
burri, filloi tė mos ndjehej mirė. Atij, iu ngjiz nė kokė njė llurbė
dyshimi, qė dikujt, ia kishte shkrepur tė luante nė violinė pėr tė shoqen e
tij, tė bukurėn Amla.
Qė nga ballkoni, mund tė shikoheshin dritaret e apartamentit nga vinin
tingujt muzikor, sepse pallati kishte formėn e shkronjės L. Njėra nga ato
dritare, mbahej e hapur pėrgjatė gjithė ditės. Pogani kish dashur tė dinte
kush banonte aty, por nuk ia pati dalė dot ta mėsonte. Ai kishte vėnė re, qė
Amla, sa herė dėgjonte ato simfoni, bėhej disi e heshtur, e menduar, e
kursyer nė fjalė, apo e zhytur nė ėndėrrim. Nėse ai, ēelte gojė e thoshte
diēka, ajo mjaftohej vetėm me njė po, ose njė jo, qė i dilte pėrtueshėm
nga buzėt. Ajo qė e shqetėsonte mė tepėr kėtė burrė namuzli, nuk qenė
tingujt e violinės, por fakti, qė simfonia, nė shumicėn e rasteve, niste me
daljen e tyre nė ballkon; dhe fashitej me tu kthyer brenda apartamentit.
Dy javė mė parė, Progan Lubani, e pati pyetur tė shoqen, nėse e dinte, cili
ishte ai cub, qė guxonte tė niste tė luante nė violinė sa herė ajo dilte nė
ballkon. Amla, vetėm sa kishte ngritur supet. Si mund ta dinte?!
- Pėrse na duhet ta dimė cili ėshtė, Progan?! - i pati thėnė ajo. - Asgjė e
keqe nuk na vjen nga muzika.
Po Amla dinte pjesėt, qė luheshin: njė herė njė sonatė nga Amy Beach; njė
herė tjetėr nga Bethoven, Vivald, Paganin, e kėshtu me radhė. Gjithėherė tė
luajtura mjeshtėrisht.
Gjysėm ore mė parė, kur Amla ende flinte, Progani kishte dalė nė ballkon
vetėm pėr pak ēaste, sa tė dridhte e pinte njė cigare.
Me tė ndezur cigaren, ai vuri re, qė dritarja nė apartamentin tjetėr
vazhdonte tė ishte e hapur.
Pėr aq minuta sa qėndroi aty, as njė tingull violine nuk u dėgjua. Atėherė,
i bindur qė tingujt e asaj vegle muzikore binin vetėm pėr tė shoqen, Progan
Lubani hyri brenda apartamentit dhe vendosi tė mos dilte fare me Amlėn nė
ballkon.
- Mė pėlqen ta pi kafen nė ballkon, Progan, - kėmbėngulte ajo. - Pėrse do,
qė tė mė lėshė vetėm?!
- Nė ballkon, ti nuk je vetėm, - i tha ai.
Dora, me tė cilėn mori filxhanin pėr tė hedhur gllėnjkėn e parė, nisi tė
dridhej lehtė nga nervozizmi; ndaj, ai e la filxhanin nė tryezė, dhe filloi
tė shkundej duke ngritur e ulur supet; athua se donte tė hiqte njė barrė tė
rėndė.
- Nėse nuk jam vetėm, me cilin jam, Progan?! - pyeti Amla.
Progan Lubani u rrėqeth. Jo nga pyetja, qė i bėri ajo. U rrėqeth nga ai
vėshtrimi i papėrballueshėm i syve tė saj tė bukur. Amla, e pyeti atė mė
shumė me sy, se sa me fjalė! E pyeti me sytė e saj prej fėmije tė pafajshėm.
Dhe ai, pėr pak sa nuk u ngrit ta pėrqafonte plot dashuri e pėrdėllim. Ta
puthte e ti kėrkonte tė falur. Po nė ēast, sepse ndjeu pėrbrenda njė yshtje
tė pėrzier me keqardhje, pėr ta bėrė tė shoqen tė vuante pa shkak; e bashkė
me tė shoqen, tė vuante edhe vetė ai. Shpesh herė i ndodhte kėshtu Progan
Lubanit. Dhe kurrė nuk kishte mundur ta gjente pėrse.

Duke i hedhur fjalėt rėndė-rėndė, si tė rrokullente gurė, ai tha:
- E di vetė ti, me cilin je.
Ajo e kishte njė shpraztinė nė zemėr; por kėto fjalė, e bėnė tė ndjehej edhe
mė keq. Qe si ti kishin hedhur nė shpirt njė lopatė dhe. Po nuk e bėri
veten. Vazhdoi ta lante e dėlirte me vėshtrimin e syve tė saj tė mėdhenj e
tė qashtėr. Pastaj, qetė-qetė, vajti e iu ul pranė. Ju afrua ashtu siē mund
t'i afrohesh njė tė sėmuri qė lyp pėrkujdesje.
- Unė tė dua, Progan, - i tha. - Por ta dishė, qė kur dėgjoj tingujt e asaj
violine, e sidomos, atė heshtjen mes notave, tė dua edhe mė shumė. Ato
ēaste, ti bėhesh frymė e ndryme brenda meje. Tė dua edhe njėqind herė qė nga
fillimi, duke pėrjetuar ato ditėt tona tė para kur sapo qemė njohur. Tė
kujtohen?!
Ai nuk u pėrgjigj. Vetėm dėgjonte nė heshtje.
- Nganjėherė, dua tė qaj; e nganjėherė, tė qesh. Por mė ndodh, edhe tė
shkėrmoqem, bluhem e bėhem polen. Pastaj harroj ku ndodhem. Mė merr era me
vete e mė ēon larg
- Tė ēon era, apo mendja? - e shpotiti ai, i yshtur pėrbrenda nga njė gėverr
i skuthshėm.
Ajo e shpėrfilli cinizmin e tij. U mendua njėherė, pastaj tha:
- Ndoshta tė dyja, Progan.
- Ku tė ēojnė?
- Nuk di tė them ku mė ēojnė.
- A do, qė ta them unė, Amla?! A do, qė ta them unė?!
Qe si njė kėrcėnim kjo pyetje ngulmuese, po ai e pa edhe vetė, qė nuk bėri
asnjė efekt.
- Thuaje, - ia ktheu ajo me vėrtik, edhe pse e dinte mirė ēfarė kishte nė
mendje i shoqi.
Po ai, e la me kaq. Pėrse tia thoshte, derisa Amla e dinte?
- E di ēfarė, Progan?! - nisi tė fliste ajo pas njė heshtje tė shkurtėr. -
Le ti japim fund kėsaj historie. Cilido qoftė ai, apo cilado qoftė ajo, a
nuk i ēojmė njė tufė me lule?! E blejmė te luleshitėsi pranė rrugės, pastaj
ia ēojmė si dhuratė. Ka tre muaj, qė sa herė dalim dhe ulemi nė ballkon,
luan nė violinė pėr ne.
- Luan vetėm pėr ty, - tha ai. - Nuk luan pėr mua.
E tha ashtu si i doli. Dhe nė ēast u bind qė kėsaj here, e kishte tepruar.
Po Amla, i la kėto fjalė nė shmang.
- Sido, qė tė jetė, Progan, kjo histori mbyllet kėshtu.
Progan Lubani, nuk foli. Po Amla e pa se si u kėndell e u ēelit nė fytyrė
nga propozimi i saj; dhe e kuptoi, qė ideja e saj pėr ti ēuar tjetrit lule
bashkė me tė, ia fshiu disi atė llurbė dyshimi.
Ndėrsa ajo priste pėrgjigjen e tij, burri u ngrit nga vendi ku qe ulur,
hodhi vėshtrimin jashtė pėrmes dritares, e si u mendua njė copė herė, tha
vetėm njė fjalė:
- Dalim.
U bėnė gati dhe dolėn.
Teksa zbrisnin shkallėt, ai u pėrpoq tė bėnte shaka. Tha se kjo qė po bėnin,
qe me shumė rrezik.
- Mė ngjan sikur po shkojmė tė pastrojmė njė fushė tė minuar! - tha ai. -
Dhe tė mendosh, qė unė, nuk ia them hiē nga ky zanat. Nėse ndodh ndonjė
shpėrthim, do jem unė ai, qė do vritem.
- Po, - tha ajo. - Ti do tė jeshė. Dhe, a e di pėrse?
- Thuaje, - tha ai.
- Sepse mina ėshtė nė kokėn tėnde.
Kur dolėn nė rrugė, Progan Lubani ndezi njė cigare. Pastaj, teksa e thithte,
ndjeu farfurinė e ngrohtė tė rrezeve tė diellit; dhe hodhi vėshtrimin nga
kumbulla nė rrezg tė lulėzimit. Kqyri bletėt, qė fluturonin me zėzėllimė e
mblidhnin nektar degėve tė lulėzuara. Dhe iu bė sikur i erdhi nė vesh
vajtimi i njė zėri njėqindė vite larg. Jashtė, ka diell, Progan! Dhe
kumbulla poshtė nesh sapo ka ēelur.
- Cfarė lulesh tė pėlqen ti blejmė, Amla?
Kėsaj here, zėri i tij qe i shtruar, i butė.
- Trėndafilė, - ia pat pėrnjėherėsh ajo. - Vetėm trėndafilė.
Si blenė trėndafilėt, u nisėn pėr nga hyrja tjeter e pallatit, ku nė katin e
tretė, ndodhej apartamenti me dritaren e hapur, prej nga vinin tingujt e
violinės.
Me tė dalė te qoshja, ata panė njė makinė tė zezė shėrbimesh funerale, qė
priste ndezur nė sheshin e asaj ane tė pallatit; si dhe grupe tė vogla
njerėzish. Kishin zėnė vend nė kėmbė dhe flisnin me zė tė vogėl.
Te hyrja, Progani dhe Amla ndaluan dhe pritėn sa tė dilnin jashtė disa
burra, qė sapo zbritėn shkallėt duke mbajtur nė krahė njė arkėmort.
Dikush kishte vdekur!
Pas tyre, u dha tek hyrja njė grua e moshuar, thatane, e cokatun, me krahėt
e kryqėzuar nė gji e me sytė e turbullt, tė zhgjyrosur nga mosha e tė
rrėmbushur me lotė. Tėrhiqte zvarrė njė palė shapka tė mėdha e tė vjetra;
kurse supeve, kishte hedhur njė xhaketė burrash, gjithashtu, tė madhe.
Amla iu avit dhe e pyeti, sepse deshi tė dinte kush kishte vdekur.
E moshuara, fshiu njėherė lotėt me kindin e shamisė qė mbante nė kokė,
ofshani, e me buzėt qė i dridheshin, memzi foli e tha:
- Vdiq njė violiniste e dalė prej kohėsh nė pension, qė jetonte krejt e
vetmuar. E kisha si motėr
Burrė e grua shtangėn nė vend.
U kthyen nė apartament pa i thėnė asnjė fjalė njėri-tjetrit.
Progan Lubani zuri vend i ulur nė divan.
I ngrysur e i heshtur si njė murg, ai nisi tė ēukėrmonte me thua njė kallo
nė shputėn e dorės sė majtė. Kurse Amla, doli nė ballkon me trėndafilėt, qė
mbante ende nė dorė. Pastaj, ajo u ul nė karrige dhe hodhi vėshtrimin nga
apartamenti tjetėr. Dhe, kur vuri re, qė dritarja prej nga patėn ardhur
tingujt e simfonive tė luajtura nė violinė ishte mbyllur, u shkreh e mbytur
nė lot.
New York, pranverė, 2020
|