Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegëza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZËRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRË

ZËRI I AMERIKËS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHËNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Kulturë 3 - Asht që mbin

Shkruan: Kasam SHAQIRVELA

      

ASHT QË MBIN

(p o e z i)

 

 

Librin e autorit Kasam Shaqirvela, "Ashtë që mbin" mund ta shkarkon falas në sektorin "Literaturë" dhe në www.syri3.com

 

 

 

ASHT QË MBIN

 

Shum’ pseudo-patriote e lajkatare

sot, berlyken neper portrete

gazetash e mediash elektronike.

Ato kane gjak te ngjizur, qe

mbledh miza dhe krimba, i ushqen

per dasmen e madhe qe vjen.

Tjeter eshte ai qe ka gjakun ne vlim.

Gjaku i tij filtrohet e vetepastrohet,

nuk ngjizet dot por kullohet.

I ushqen damaret deri ne rrenjet

e Lisit te Madh dhe te Vjeter,

te vjeter, te mocem, bile

te Lashte e Sterlashte.

Kjo eshte toke e djegur perbrenda,

Por, perseri ne thellesine e vet

mban mundimshem nje asht.

Dhe, asesi ta trete kete asht ,

ai Asht perseri do te mbije

edhe gjenin do ta riperterije.

Tamam si nje drite ne erresire,

eshte nje shprese ne te gdhire

dhe qe buron nga shpirti i lire.

Jeton e gjalleron kjo shprese

brez pas brezi ne kujtese

dhe kurren e kurres s’do vdese.

 

 

A T Y

(tek nje tru e zemer per ndjenje)

 

Aty, dhe vetem aty

mbase ka dicka !

Aty eshte gjithcka.

Aty eshte esenca

Aty pra, flen dhe shkenca

Aty qendron fizika e kimia

Aty eshte e fshehur edhe dija

thene e gjitha kjo, filozofia.

Aty i nderrojne rolet mes veti

jeta dhe vdekja, ritmikisht

dhe pa vonuar, njera pas tjetres.

Aty zbohet dhe pleqeria nga rinia

gjithmone ne cikel anasjelltas.

 

 

BOTA QË MË RRETHON

 

Me dashuri dhe me respekt

ndaj tjereve qe i dua,

Kuptova me mire boten

qe me rrethon mua

Dhe atehere kur e cakroj goten

me ata qe ndodhen perreth meje,

Degjoj pa doreza te verteten

ashtu lakuriq e pa marre leje.

 

 

DALLGË E DALLDISUR

 

Akoma s’i ke shkelur as brigjet e tua,

te brishta mi ke puthjet vjeshtore,

n’kalterim Detit te qete valezon,

ate brenge qe ke ne vete,

pse s’po ma thua?

Une te afrohem me cicerime zogu

ne agim. Por Ti ik e s’me ndesh

e me behesh vesh ne shesh,

porsi dallga dallgen kur ndjek.

Shkume Deti apo fluske sapuni

ne mbarm?- njesoj tretesh mes

brezave te yberit tim vjeshtor.

Ti Dallge shkumebardhe qe digjesh

nga malli per ta lagur bregun tend,

por se ngien dot se laguri, e s‘vdes.

Ti Dallge e dalldisur Oqeanit

te loteve sykalter ne vegim.

Mekatin tend ta lane vec loti!

Ti je Dallge e shastisur ne trazim,

qe rrah bregun tend te lashte qe moti

Kot se koti rebelohesh, trazohesh

perplasesh, derdhesh e mblidhesh

dhe prapeseprape s’te pushon loti

e nuk ngihesh as me puthjet bregore.

Qetesohesh vetem me afsh zemre

Atehere kur behesh Eurinom,

ne kerkim t’Ofionit, por qe

s’ngopesh, e s’te ndalin Ty as

perseritjet e hirshme harmonike.

Ti mbetesh vazhdimesi, gjithnje

ne kalim, kohesh historike!

 

 

DITËT E NAIMIT

 

Motet, vijne edhe shkojne

N’perkujtim te t’madhit kalojne

Me ndezje qirinjsh, lapidar nga poezi

Ne pervjetore mblidhemi per Ty.

Sa qiri qe jane shkrire

Sa te tjere digjen me Ty

Ti Naim nuk u shkrive

Ti Naim mbete qiri.

Dhe qiriri digjet, shkrihet.

Flaka e tij qe na ben drite

Ne ta ruajme nder breznite

Me te ndezur dite per dite.

E, mos t’na shikoje i mrrolur

Se bijte e tij e kane lodhur

Dhe ne shpirt e kane sfilite

Nder shqiptare keto ndasite.

 

      Poezi nga libri "Asht që mbin"