ATDHEU IM SMĖ VRET
Asgjė sėshtė harruar
kanė ikur korbat para syve tė mi.
As koha e mjegullt nuk ėshtė mė
as besojnė se Trimi ėshtė kthyer
me njė ferman si Skėnderbeu
tia japė Adem Jasharit
para kullės tė ndodhė betimi.
Udhėkryqet pėshpėrisin
shtėpitė akoma digjen
kohė mė kohė diēka ikėn.
Ujė dua tė pi si nė Epir
krojeve tė Qyqavicės.
Ndryshimi absurd mund vdekjen
tek mbesin vetėm iluzionet
atdheu im smė vret
dhe martirėt janė tė shenjtė.
SI HĖNA PESĖMBĖDHJETĖ
(S.H)
Iku tetėmbėdhjetėvjeēare
e bukura S
si hėna pesėmbėdhjetė
nė fletore shkroi vjershėn
pėr Mėngjesin nė Prishtinė
i pėlqyen soliterėt e lartė
dhe shtėpitė plot blozė
tjegullat e ēative tė ulta
me myshqe tė venitura
shtegu i fushės kujtonte nėnėn
me kėmbė tamputuar
dhe Agimin e madh pas shiut
qė lėkundin pemėt nė zgavra
nė Prishtinė...
Ajo me gishtin tregues vizatoi
nė xhamat e atelies
profilin e babait plak-Metė
pastaj e fshiu me dorė
dhe dorėn e puthi
kur u kthye nė vendlindje
vuri pėlhurėn pas njė karroje me sanė
nė kalldrėm
dhe vizatoi dridhshėm
njė rrugicė fshati nė muzg
nė agimin e azhurtė
hapi dritaren
rrotulloi ēuditshėm
lindjen e Diellit
hijet nė vetminė e rrugės
dallėndyshet
njė pikė vesė
nė mbremjėn e majit
ngriti penelin
dhe e ngjeu nė Akuarelin e Hėnės
pikturoi rrugėn
me baltė tė Strellcit
Durakun plak
kopshtet me dardhė
fshatarėt e vyer
me drapėrinj nė duar
shtėpi me dyer tė rėnda
strehė me borė
hapėsira bojė gushėpėllumbi
nga fshatrat malorė
SELVITĖ NDANĖ RRUGĖS
Shpirti i Saj
njė lėndinė Qershori.
Selvitė ndanė rrugės
trupin e saj imitojnė.
E dua atė.
Era viteve
buzėt do tia vyshkė
reliefin e kuq tė mollėzave
vizat e rudhave do tia prishin
por megjithatė e dua.
Sot kur me tė jam i dritėzuar
nė shpirtin e pėrjetshėm
jam i rrethuar mė njomėsi
edhe me rrudha
nga pranvera e syve
margaritarė tė Saj.
KUPA E HELMIT
Ata nuk e dinė
se poeti nė komisariat
ėshtė torturuar
pėr mėkatin e bėrė:
Fjalės i kishte dhėnė shumė fuqi...
Fjala vriste mė shumė se shpata,
fjala shėronte mė shumė se mjalta...
Poetit i duhej dhėnė kupa e helmit
tė shpejtė apo tė ngadalshėm
Ērėndėsi ka?!
NĖ DITĖN E TAKIMIT
Nė ditėn e takimit mė fole
me zė tjetėr
dhe unė ēuditėrisht prapė erdha
nga zemra tė tė shoh e tė puthi
si Dielli kopshtin me lule.
Pėrse qe aq e ashpėr?
Mos vallė
nė qytetin tėnd ilirik
tė ndjekin
qentė e tėrbuar,
ndonjė hije nate
apo do tė mbetesh
e mbyllur sall pėr vete?
Arti nuk tė do tė vetmuar
as muzikė smund tė ndjesh
njė buzėqeshje do tė kėrkoj prore
dhe karafila do tė dhuroj
e puthje tė ngrohta,
mos hesht as mos ik luleborė.
Sigurisht ti ke pėr tqeshur njė ditė
dhe lufta mes unit tėnd e urrejtjes
do tė ēmendė ty tė tėrėn.
Vetėm jam dhe pres tė vish
Poezi nga libri "Atdheu im s'mė vret"
 |