ATDHEU I PAĒMUAR DHE I KALTER I ZAPLLUZHES
Ka qenė befasi e vėrtetė takimi im me poezinė e
poetit nga Kosova, Adem Zaplluzha!
Kohė mė parė, nė prag tė Manifestimit
Tradicional Ora e Poezisė qė tash katėr edicione zhvillohet nė Tropojė, e
kisha ftuar tė merrte pjesė ,sė bashku me disa poetė, ndėr mė tė njohurit e
Kosovės, pasi kisha lexuar disa poezi mbresėlėnėse prej tij dhe isha
surprizuar nga numri i madh i publikimeve tė tij letrare.
E prisja me kėrshėri, por edhe me detyrimin ndaj
veprės sė tij letrare, kėtė pėrshtypje e ndava edhe me miqtė e mi, tė cilėt
mė folėn me respekt pėr kėtė poet dhe veprimtarinė e tij. Ai nuk mundi tė
vinte pėr shkaqe tė ndryshme dhe letėrkėmbimi im korrekt me tė, veēse sa e
thelloi nevojėn qė nė njė mėnyrė apo nė njė tjetėr ta njoh dhe tė kontaktoj
me autorin e 93 publikimeve poetike nė harkun e 56 viteve.
Rasti e solli, qė me bujari dhe respekt, autori
tė mė sjellė librin e tij mė tė ri, ta kem nė duar, ta lexoj, ta ndjej
natyrshėm ritmin dhe tharmin e poezisė dhe tė kontribuoj sadopak nė
sendėrtimin e strukturės sė tij solide, e cila mbante njė peshė tė madhe tė
mesazhit poetik, social dhe patriotik, harmonizuar nė mėnyrė adekuate me
figuracion tronditės, frymė realiste dhe freski tė ēuditshme tė motiveve dhe
trajtave poetike.
Aty ėshtė fati historik i atdheut, fėmijėria
rebele,shpirti i baladave,koha e arkeologėve, kalėrimi nė rrugėt e
ėndrrave,loti i hijes sė barit,gjėma e barotit,refrenet e duarve tė varfra
tė lypsarėve,shijet e harruara tė rinisė, humbja e gishtave tė butė tė
dashurisė, nostalgjia e natės sė vendlindjes, shpresa e njė bime tė porsa
mbjellė
Njė kaleidoskop ngjyrash, fatesh dhe
personazhesh, ku ēdo lexues mund ta gjeje njė pjesė tė vetes, tė mendojė,
gėzojė dhe zhgėnjehet bashkė me poetin, shpesh tė bėhet njėsh me shpirtin
dhe ndjenjat e tij, tė shndėrrohet nė njė natė tė gjatė pėrjetimesh tė
lumtura, por edhe protestash njerėzore, ku fjala e tij ėshtė zėdhėnėsja mė e
mirė dhe mishėrimi perfekt i tė qenit tė angazhuar me fatet e atdheut dhe
fatet personale tė ditės qė shkoi dhe tė asaj qė vjen.
A sėshtė nė fund tė fundit ky misioni fisnik i
poetit tė kohės tonė, tė evokojė, dashurojė, vuajė, thėrrasė dhe pėrjetojė
sė bashku me lexuesin e vet, ani pse shpesh, ah sa shpesh, thirrjet e tyre
humbasin pa gjurmė nė tymnaja turbulluese tė kohės, ku politika e mbrapshtė
dhe varfėria mundin shpirtin bujar tė poetit dhe ftohin lexuesin e tij nė
angazhimin e pėrbashkėt pėr njė jetė dinjitoze?!
as mushkonja nuk paska
Se ku tė ngjyejė thimthin e uritur!
Klith poeti nė protestėn e vet, nė pėrjetimin
realist dhe bashkėkohor dhe tonaliteti mė i lartė ndjehet nė ciklin e parė
tė librit me titull:Kalaja qė ecėn kah e nesėrmja
Kalaja ėshtė qyteti i motmoteve tė vrazhdė tė
luftės dhe i ditėve tė trazuara tė lirisė, qė pashmangshėm shkon vetėm kah
shpresa, kah drita e re qė ngazėllen zemrat e praruara.
mėso si ta shuash dhembjen
Kur krahasohet me atė tė gurit
Gatuaj bukėn e pėrditshmėrisė
Me lotin e hijes sė barit
Mbi peshėn e moshės, pėrvojės dhe tė qenit
bashkėbisedues gjysmėshekullor dhe tejet aktiv me lexuesin e vet, poeti
Zaplluzha ja lejon vetes tė mbartė dhe pėrcjellė poetikisht dhe
emocionalisht disa tė vėrteta njerėzore, pėr tė cilat ndonjėherė njeriu i
zakonshėm ndihet i luhatur dhe mosbesues, nė mėnyrė figurative vargjet e
tij janė gurėt e rėndė tė njė ure prej dhembje, trishtimi dhe gėzimi
ēmendurak, qė dukshėm e afron kėtė poezi nga rilindasit tanė, po aq sa edhe
afėr Migjenit, fryma e tė cilit tė duket se shket papritmas nė ndonjė varg a
rrokje si puhizė qė shkund kujtime dhe shpresa:
...Ishte vonė
Shumė vonė kur mėsuam
Pėr vdekjen e perėndive
Asnjė totem nuk kishte mbetur
Nė sarkofagun e shakullinės...
Heronjtė e zakonshėm, tė prekshėm dhe krejt tė
besueshėm nė aktin e tyre pėr atdheun si Mic Sokoli, tė varfrit me shikime
tej shpuese, trenat e verbėr tė halleve tė ditės, piskamat e lutjes nėpėr
kalldrėmet e gurta ku sgjenden veē ashte, janė kėsisoj paralele sa tė
rastėsishme, por po aq tė prekshme dhe tė besueshme si dikur.
Kohėrat nė librin e Adem Zaplluzhės ndėrrohen
pikėrisht pėrmes sensit tė afirmimit tė fatit historik tė popullit tė tij,
ndėrtuar nga shumėzimi i fateve dhe ndodhive tė ēdo dite njerėzore, qė kapet
nė perceptimin e thellė tė autorit dhe transmetohet nė metafora tė
mrekullueshme, tė pahasura mė parė diku tek njė autor apo vepėr tjetėr,
autenciteti dhe origjinaliteti i tyre pėrbėn vlerėn mė tė madhe tė librit,
pėrpos tematikės fine tė shkrirė nė njė rrjedhė kronologjike, qė i siguron
lexuesit vėmendjen e shtuar dhe ritmin deri nė fund tė librit:
Kapelėn e shqyer tė erės
E hodha nė lumė
Po ashtu edhe kėmishėn time
E vara nė kujtesė
Si njė copė tė dhembjes sė djeshme
Gjithēka, si nė njė shtjellė e erės sė bjeshkės
sillet kah atdheu, nocioni i atdheut krejt natyrshėm frymon ne motivet epike
dhe lirike, mbi atė ndėrtohet kuptimi dhe lidhja e tre pjesėve apo cikleve,
ai simbolizohet si ndjenjė e ngrohtė, si dhembje e pareshtur, si dashuri e
vjetėr dhe e re, me tė mirat dhe tė kėqijat e udhėtimit historik prej
gjeneze e deri mė sot, si njė re e kaltėr, si njė shpresė, si nostalgji e
fundit:
Pushkėn dhe malin i pate nė zemėr
Sa herė qė tė ftuan
Nuk prite thirrjen e dytė
Por si njė bajloz i bardhė
Dole nė bejleg
Ti varri i im
Dhe atdheu im i paēmuar !
Poeti nė ēdo varg dhe nė ēdo fjalė rrėmon nė
kujtesėn njerėzore dhe atė kolektive kah angazhimi i prosperitetit tė
individit dhe tė atdheut sė bashku , pėrtej ēdo note prej moralisti tė
mėrzitshėm, ai sjell njė poezi me peshė tė rėndė, qė sigurisht ndjehet dhe
shijohet jo bash menjėherė sapo e lexon atė, por tė mėshon ndjenjave tė
pėrziera pas njė pauze meditative, kjo dėshmon maturinė dhe cilėsinė e saj,
vargjet janė mesazhe, fjalėt sikur trokasin me trokthin e kuajve tė erės,
era ėshtė koha e re e shqiptarėve qė rrjedh me shpresė dhe me dritėn
fatthėnėse tė shekullit tė ri, me emrin e lirisė, pavarėsisė dhe dashurisė.
Pavarėsisht moshės, poeti gėzon dhe lumturohet si njė fėmijė i lumtur!
Ne tė gjithė njė ditė
Do tė vdesim
Por secili mėnyrėn e vet
Do mbėrrijė nė shtegun e fundit
Ashtu siē jetoi ...
Njė libėr qė meriton radhėn qė ka, nderon mė tej
emrin e poetit, tė vendit ku ai frymėzohet dhe jeton, por edhe tė lexuesit
qė ka fatin ta ndeshė rrjedhės sė jetės dhe tė pėrballet me faqet e tij si
me faqet e njė stine tė bukur pėrplot ngjyra!
Tropojė, 17 nėntor 2013
|