Mėngjesi ishte i
acartė. Ndėrtesat gri dukeshin se kishin marrė pamje hijerėndė dhe solemne
njėherėsh. Kjo, ndoshta vinte nga afrimi i festes sė vitit tė ri. Pjesa mė e
madhe e ndėrmarrjeve tani sa kishin filluar pushimet dimėrore, kurse
vėrejtja e qiellit, qysh tani pėrcaktonte njė ditė tė mistershme, njė ditė
tė shifruar, njė ditė tė koduar qė tinėzisht po hynte nė jetėn e tij!
Pas njė dremitje tė
shkurtėr, Gjenerali u zgjua. Derisa shtriqej, vėshtrimin e mbante nė njė
pikė tė pacaktuar, pastaj e hodhi mbi orėn e dorės. Pėr njė copė herė
qėndroi i ulur mbi shtrat. Shikimin e mbante tė mbėrthyer mbi jastėkun e
patrazuar tė ish-gruas sė tij. Kush e di se ku fle ajo tani, pyeti vetėn me
nostalgji. Ndoshta edhe unė u nxitova mendoi por
ska gajle, mė mirė
kėshtu. Me njė kėrcim sportiv u hodh nga shtrati.
Gjithsesi e ndjeu
vetėn tė lehtė si njė pendėl, edhe pse vuante nga pagjumėsia. Paskam fjetur
njė grimė sonte, mendoi i kthjellur. Kohė tė gjatė prindėrit ishin
shqetėsuar pėr sėmundjen e tij. Kishte provuar shumė ilaēe pėr gjumė, tė
caktuara nga mjekėt. Pa sukses. Pastaj kishte provuar narkotikė, e nė fund
edhe hipnozėn. Pėr disa vite kishin qėndruar nė Gjermani, nė Francė e Rusi,
duke kėrkuar mjek tė specializuar pėr shėrimin e kėsaj sėmundje tė rrallė!
Kjo kohė, sa kishte qėndruar nėpėr ato shtete, i kishte dhėnė mundėsi pėr
mėsimin e gjuhės gjermane, ruse, franceze, dhe deri diku edhe asaj angleze.
Duke e parė se shqetėsimet pėr pagjumėsinė, ishin mė tė dėmshme se vetė
pagjumėsia, prindėrit, dhunshėm tė pajtuar me kėtė fenomen tė rrallė,
kthehen nė vendlindje. Por vet, gjithsesi nuk e kishte ndjerė fort peshėn e
pagjumėsisė. Kjo, ndoshta i kishte ardhur pėr shkak se rrallė e kishte
pėrjetuar ndjenjėn e gjumit tė thellė, pėrveē dremitjeve qė i kishin
shkaktuar njė lloj ērregullimi, njė lloj fantazie ėndėrrimtare tė venitur,
qė herė-herė, e kishte degdisur shtigjeve tė panjohura duke e dėrrmuar deri
nė sfilitje! E kishte ndjerė se shkaktar i gjithė kėtyre traumave ishte
pėrdorimi i shumė ilaēeve, prandaj kishte vendosur mospėrdorimin e tyre. Me
kalimin e kohės, kishte vėrejt se ēdo gjė kishte filluar tė rikthehej pėr sė
mbari!
Koha pėr tu paraqitur
nė zyrėn e qendrės ishte afruar. E ndjente vetėn disi tė zbrazur. Herė pas
here i bėhej se ai boshllėk i mbushej me tingujt e njė muzike gazmore qė e
mbushte plot emocione, pastaj ritmet imagjinare i shndėrroheshin si tė ishin
ritme rrėqethėse mortore. Kjo i vinte si parandjenjė e ftesės.
Mendja i shkoi nė
zyrėn e tij, pranė dosjeve tė radhitura njėra pas tjetrės, qė me ditė tė
tėra kishte qėndruar sipėr tyre duke u ndeshur me emra tė imagjinuar burrash
kapuēbardhė, me ato veshjet e tyre karakteristike, me koburet e varura nė
shokė e me pushkė nė dorė, qė kishin bredhur maleve duke luftuar kundėr
shtetit. Kjo ishte vetėm pjesa fillestare pėr plotėsimin e dosjeve me tė
kaluarėn e objektit qė duhej hetuar.
Me lėvizje tė ngathtė
filloi tė vishej. Ngadalė, mbėrtheu kopsat e kėmishės, veshi pantallonat e
modės sė fundit. Rregulloi kravatėn, duke e fshehur pjesėn e fundit tė saj
nėn jelek, dhe fill pas, veshi pallton duke i mbėrthyer kopsat njėrėn pas
tjetrės. Para se tė dilte, mori revolen dhe e futi nė kėllėfin e saftjanet,
dhe duke hedhė njė vėshtrim tė shpejt
nga dritarja, u nis!
Pasi doli nė rrugė,
kaloi pėrbri kafenesė Blu. Nga jashtė dalloi kamerierin, i cili sa kishte
filluar nga pėrgatitja e tryezave. Aty, pėrveē tė tjerėve pensionist,
zakonisht shkonin tė pinin kafe dhe ti kalonin ēastet e mėrzitshme tė
ditės, ish-spiunėt e dikurshėm, detektivė tė rangut tė lartė,
ish-atentatorėt e grupeve guerile, oficerė tė lartė tė shtatmadhorisė dhe
hierarkisė ushtarake qysh nga koha e Jugosllavisė sė vjetėr, udhėheqėsit e
reparteve speciale tė OZNA-sė1, tė cilėt, nė tė shumtėn e
rasteve, nga ndryshimet politike, duke filluar nga Informbyroja, programet e
larta shtetėrore pėr riatdhesimin e kombėsive nga Serbia e jugut nė Turqi
dhe shtete tė tjera, aksionet mbi mbledhjen e armėve, deri tė pėrgatitjet e
pareshtura tė grupeve kundėrshtare pėr grushtshtet, pra kėta oficerė, pasi i
kishin shpėtuar burgut, kishin pėrfunduar nė pension tė parakohshėm.
Kafenenė e vizitonin edhe ēetnikė tė konvertuar nė komunistė, tė cilėt, pas
lufte, gjatė ndjekjeve tė bandave tė armatosura kriminale ustashe apo
balliste, kishin marrė ndonjė plagė, apo kishin mbetur tė gjymtė! Ata,
gjithė ditėn pinin kafe dhe bisedonin me nostalgji pėr planet e tyre tė
dikurshme tė pėrgatitura dhe tė ekzekutuara me shestim djallėzor! Nė qendėr
tė vėmendjes, zakonisht ishin oficerėt, apo ekzekutorėt, tė cilėt, detyrat e
tyre patriotike i kishin kryer nė Kosovė! Flisnin me zė tė ulėt dhe tė mekur
nga pleqėria, apo nga ndonjė sėmundje tjetėr, dhe pėrmes atij zėri tė
drobitur, pėrpiqeshin tė thurnin lavdinė e tyre tė dikurshme, duke u mburrė
pėr vrasjet dhe mizoritė qė i kishin bėrė atje. Zakonisht, nga fundi i
bisedės, nga zėrat e tyre tė lodhur, qė rridhnin si njė curril uji para
shtėrzimit, vėrehej se nuk ishin tė kėnaqur me atė qė e kishin bėrė dikur,
sepse kishin bėrė pak, fare pak! Pastaj fillonin ankimet e zakonshme pėr
zyrtarėt e tanishėm mediokėr e tė korruptuar, tė cilėt, pranė tavolinės, me
njė tė rėnė lapsi, i kishin shpėrblye shqiptarėt, duke e shkatėrruar tėrė
mundin dhe gjakun e tyre tė derdhur dikur!
Rrugėt ishin gjysmė tė
shkreta. Rrallė tek-tuk shihej ndonjė kalimtar i rastit. Pranė hyrjeve tė
ndėrtesave shtetėrore valonin flamujt festiv. Nė rrugė, buzė trotuareve,
shiheshin tė radhitura veturat e parkuara, tė mbuluara me brymė, qė
shkėlqenin si kokrriza nė dritėn e neonit. Trotuaret, vendevende kishin zėnė
shtresė tė hollė akulli. Mos jam tepėr herėt, mendoi kalimthi, dhe
instinktivisht e shikoi orėn e dorės.
Ngrohtėsia e trupit qė
e kishte pasur sa ndodhej nė shtėpi, tani kishte filluar tė ftohej. Ajri
ishte i ftohėt dhe i lagshtė. Gjatė frymėmarrjes, nga goja i dilte avull. E
ndjeu se faqet ju kishin bėrė akull. Si nuk e mora njė taksi, pyeti vetėn
dhe njė herėsh i shpejtoi hapat.
Krejt, pa pandehur e
shpoi dhembja therėse nė gjurin e djathtė. U skajua buzė trotuarit, dhe pėr
njė ēast u bė gėrmuq, duke e fėrkuar me dorė vendin e dhembjes. Kjo dhembje,
pothuaj e harruar, pėr herė tė parė ju kishte rishfaqė gjatė stėrvitjeve.
Mjeku e kishte kėshilluar tė kishte kujdes e mos ta ngarkonte veten me
ushtrime tė tepėrta. Plumbi qė kishte vite qė i kishte ngecur nė brendi tė
pjesės sė poshtme tė gjurit, duhej operuar nga ndonjė klinikė e
specializuar, dhe atė sa mė parė qė tė jetė e mundur. Pastaj i kishte
caktuar ilaēe tė forta voltaren dhe i kishte thėnė qė pas njė muaji tė
paraqitej prapė nė klinikė. Qė nga atėherė kishin kaluar mė shumė se tre
muaj, pa u paraqitur tė mjeku. Po kush kishte kohė tė merrej me luksoze tė
tilla? Plani nuk priste! Duhej nxituar
dhe ju bė se edhe ndalesa e ēastit,
derisa ti kalonte dhembja, nuk qe gjė tjetėr vetėm humbje minutash taktikė,
qė do ta dėmtonin seriozisht planin!
Duke ēaluar u nis!
1 - OZNA (Organ
Zatite Narodna-Armije)
Pjesė nga romani
"Atentat brenda germės L"
 |