Nė shekullin e katėrt para Krishtit, Platoni
shkruante se plaku i urtė grek Solon, rreth dyqind vjet mė parė, kish
udhėtuar pėr nė qytetin egjiptian tė Saisit. Atje, njė prift i kish rrėfyer
atij historinė e njė ishulli tė madh qė shtrihej nė Oqeanin Atlantik, nėntė
mijė vjet mė parė.
Ky ishte, i tha prifti Solonit, njė ishull nė
anėn tjetėr tė gjirit qė ju e quani. . . Kolonat e Herkulit, njė ishull i
madh sa Libia dhe Azia bashkė; prej aty, nė ato kohė udhėtarėt mund tė
shkonin drejt ishujve tė tjerė, dhe prej tyre nė tė gjithė kontinentin
pėrballė, i cili rrethon atė qė mund tė quhet me tė vėrtetė njė oqean.
Nė kėtė ishull tė Atlantidės, vazhdon Platoni,
ishte ngritur njė dinasti e fuqishme dhe e jashtėzakonshme mbretėrish, qė
sundonin ishullin, bashkė me shumė ishuj tė tjerė si dhe njė pjesė tė
kontinentit: pėrveē kėsaj, ajo kontrollonte ngushticėn, Libinė, mandej
kufijtė e Egjiptit dhe Evropės deri Tyrrhenia [Itali]. Platoni shkruante se
sipas Solonit, fundi i hidhur i ishullit erdhi kur ai u pėrpoq tė pushtonte
Athinėn. Athinasit rezistuan dhe vazhduan duke ēliruar tė tjerė, qė ishin
skllavėruar. Mė vonė, vazhdonte Soloni, pati tėrmete dhe pėrmbytje
jashtėzakonisht shumė tė dhunshėm, dhe nė njė ditė-natė tė tmerrshme, tė
gjithė burrat luftėtarė u pėrpinė nga Toka, dhe ishulli i Atlantidės u pėrpi
po ashtu nga deti dhe u zhduk.
Pak kohė pas kėtij rrėfimi, Platoni shkroi njė
dialog tė quajtur Critias. Kėtu ai jep shumė mė tepėr detaje nė lidhje me
bukurinė mrekullueshme dhe bollėkun e pashtershėm tė Atlantidės. Ka patur
tempuj, gjimnaze, kopshte, kanale, dhe ura; kantierė tė mbushur me anije
lufte, ndėrtesa prej guri tė bardhė, tė zi, dhe tė verdhė, muret prej
bronzi, njė pallat madhėsia dhe bukuria mahnitėse e tė cilit tė linin pa
mend dhe madje edhe njė pistė pėr gara kuajsh. Critias e ka momentin
kulminant kur Zeusi, i zemėruar me arrogancėn e Atlantidasve, mbledh tė
gjithė Perėnditė. E teksa Zeusi bėhet gati tė flasė, Platoni befas pushon sė
shkruari, duke i lėnė filozofėt tė vrasin mendjen, nė 2500 vitet e ardhshėm,
se ēfarė ka ndodhur mė pas. Edhe tė tjerė, pėrfshirė historianė, arkeologė,
oqeanografė dhe gjeologė, janė pėrpjekur ta kuptojnė se ēfarė ka ndodhur me
Atlantidėn, dhe nėse ajo ka ekzistuar me tė vėrtetė.
Ka pasur shumė teori, qė e vendosin atlantidėn
diku nė Amerikėn e Veriut (kjo u pohua sė pari nga Francis Bacon nė vitin
1626, jo shumė kohė pasi anglezėt u vendosėn atje) nė Marok (kjo sipas
arkeologut francez Felix Berlioux, i cili pohoi se kishte gjetur Atlantidėn
atje nė vitin 1874). Vendi mė i qartė pėr Atlantidėn, natyrisht, ishte aty
ku Platoni tha se ishte: nė Oqeanin Atlantik. Pikėrisht kėtu e vendoste edhe
Ignatius Donnelly nė vitin 1882. Ishte i njėjti Donnelly qė argumentonote se
Francis Bacon ka shkruajtur veprat e Shekspirit (dhe tė Marloėe), por nė
temėn e Atlantidės, Donnelly dukej se kishte edhe logjikėn nė anėn e tij.
Pėr grekėt e kohės sė Platonit, Kolonat e Herkulit janė Ngushtica e
Gjibraltarit. Pėrtej saj ishte Atlantiku.
Pėr Donnelly, Atlantida nuk ishte thjeshtė njė
ishull. Ky ishte njė kontinent i madh qė lidhte popujt parahistorike tė
Evropės dhe Azisė me ato tė Amerikės. Kjo ishte bota e vėrtetė para
pėrmbytjes sė madhe, Kopshti i Edenit, Kopshtet e Hesperides; Fushat
Eliziane, Kopshtet e Alcinout; Mesomphal-ėt, Olympos-ėt, Asgard-ėt e
legjendave tė kombeve tė lashtė, qė pėrfaqėsojnė njė kujtim universal tė njė
vendi madhėshtor, ku njerėzimi i hershėm jetonte nė paqe dhe lumturi.
Perėnditė dhe perėndeshat e grekėve tė lashtė,
Fenikasve, Hinduve, dhe Scandinavėve, thoshte Donnelly ishin thjeshtė
mbretėrit, mbretėreshat, dhe heronjtė e Atlantidės dhe aktet qė u atribuohen
atyre nė mitologji janė thjeshtė njė kujtim i ngatėrruar i ngjarjeve reale
historike. Pasi Atlantida u fundos, tė mbijetuarit u nisėn nė rrugėn e tyre
nė tė dy anėt e oqeanit. Kjo shpjegonte, ka argumentuar Donnelly, se pse, si
egjiptianėt, ashtu edhe vendasit para-kolumbianė tė Amerikės ndėrtuan
piramida, pse bimė dhe kafshė tė ngjashme jetonin nė Evropė dhe Amerikė, dhe
pse njerėzit nga tė dyja anėt e Atlantikut rrėfenin histori pėr njė
pėrmbytje tė madhe. Ishujt e Atlantikut kanė qenė dikur malet e Atlantidės;
brazdat nė fundin e oqeanit kanė qenė dikur shtretėrit e lumenjve tė
Atlantidės.
Shkencėtarė mė tė matur, madje edhe nė shekullin
e nėntėmbėdhjetė, kanė pohuar gjithfarėsoj problemesh me teorinė e Donnelly.
Gjeologėt thanė se kanionet nė fundin e oqeanit ishin pėr shkak tė rrymave
nėnujore, dhe jo lumenjve tė pėrmbytur. Gjithnjė e mė shumė shkencėtarėt
mbėshtesnin njė shpjegim evolucionist mė tepėr se sa difuzionist pėr
zhvillimet e krahasueshme natyrore dhe kulturore nė Evropė dhe Amerikė:
ngjashmėritė i shpjegojnė forcat e krahasueshme nė tė dy anėt e Atlantikut,
e jo njė paraardhės i pėrbashkėt. Pėr aq sa njerėzit dhe kafshėt
prehistorike kanė emigruar nė Amerikė, gjasat mė tė mėdha janė qė tė kenė
ardhur nga Azia se sa nga Europa. Sė fundi, ishte problemi i kohės. Donnelly
(dhe Platoni) flasin pėr ekzistencėn e Atlantidės nėntė mijė vjet para
Solonit, njė periudhė kur duke gjykuar nga tė gjitha dėshmitė arkeologjike
njerėzit ishin shumė mė tepėr si shpellarė se sa si perėndi tė Olimpit.

Me sa dukej, Atlantida ishte njė fantazi, dhe
ajo tėrhoqi pjesėn e saj tė fantazistėve. Paul Schliemann, i cili
identifikoi veten si nip i Heinrich Schliemann, arkeologu qė zbuloi Trojėn,
pretendoi se gjyshi i tij i kishte lėnė njė vazo me mbishkrimin Nga Mbreti
Kronos i Atlantidės. Kur ai e theu vazon, gjeti nė tė objekte nga
Atlantida, megjithėse nuk i shfaqi asnjėherė pėr publikun. Mė vonė u zbulua
se Heinrich Schliemann nuk kish patur asnjė nip tė quajtur Paul. Pastaj ka
patur psikikė si madamė Helena Blavatsky, e cila mėsoi pėr Atlantidėn nga
njė tibetian i vdekur kohė mė parė me emrin Koot Hoomi, dhe (nė vitet
njėzetė) Edgar Cayce, qė pa atlantidėn nė ekstazėn e tij. Nė Atlantidėn e
Cayce paraqiteshin energji bėrthamore dhe makina fluturuese.
Ēarls Berlitz, libri i tė cilit nė vitin 1974
rrėmonte nė Trekėndėshin e Bermudės, e pasoi atė me njė libėr nė 1984 ku
pėrshkruante forca jo vetėm tė afta pėr tė tėrhequr aeroplanėt dhe anijet nė
Atlantik, por edhe njė ishull bashkė me qytetėrimin e tij. Gjithė kjo ishte
marrėzi. Pėrveē Timaeus dhe Critias, nuk ka dėshmi se Atlantida ka
ekzistuar. Asnjė nga historianėt grekė nuk e kanė pėrmendur Atlantidėn,
pėrveēse kanė cituar Platonin. Edhe Herodoti, i cili nuk mund ti rezistonte
njė historie tė mirė, nuk ka thėnė asgjė. Aristoteli, i cili ishte nxėnės i
Platonit, dhe e njihte mirė atė, tha troē se ai qė e kishte sajuar
Atlantidėn e la tė zhytet pėrsėri nėn sipėrfaqen e detit. Nga mesi i
shekullit-XX, mes sajesave dhe fantazive, historianėt seriozė kishin
konkluduar se Aristoteli kishte tė drejtė, dhe se Atlantida ishte trillim i
pastėr.
Nė vitin 1967, arkeologu spiridon Marinatos
zbuloi njė qytet tė varrosur nė ishullin e Egjeut, Thera. Kėtu kishte
afreske elegantė dhe sende qeramike nga qytetėrimi Minoan qė lulėzoi nė zonė
pas vitit 2000 pes. Kėtu kishte gjithashtu shumė shkėmbinj tė kuq, tė
bardhė, tė zinj, tamam si ata qė Platoni tha se kishte nė Atlantidė. Thera
mendohet tė jetė shkatėrruar nga shpėrthime vullkanikė, dhe sizmologėt si
Angelos Galanopoulos thonė se midis 1600 pes dhe 1400 pes njė vullkan hapi
njė gropė tė madhe nė oqean, duke ēuar nė thellėsitė e detit pjesėn mė tė
madhe tė Theras. Vullkani shkaktoi gjithashtu tsunamė qė do tė pėrmbytnin
Kretėn, qendra e qytetėrimit Minoan. Qytetėrimi mund tė mos jetė zhdukur nė
njė ditė tė vetme e tė tmerrshme, si tha Platoni, por tsunami mund tė ketė
shkatėrruar kaq shumė Kretėn saqė nuk ėshtė rigjetur asnjėherė.
Provat arkeologjike dhe gjeologjike nuk ishin
pėrfundimtare, por kjo ishte njė teori nė lidhje me Atlantidėn qė duhej tė
merrej seriozisht. Atlantida ka ekzistuar nė tė vėrtetė fizikisht, nė
Oqeanin Atlantik, jo nė pėrmasat e mėdha tė legjendės... por nė njė
dimension mė tė vogėl, mė tė njohur, nė njė det plotėsisht tė njohur prej
Platonit, ka shkruajtur inxhinieri oqeanograf, James Mavor. Atlantida
ndodhet nė vetė Egjeun, dhe nė njė pozicion e rrethana qė do tė kishin
garantuar qė shkatėrrimi i saj, i cili nė fakt ka ndodhur, do tė mund tė
mbahej mend deri nė epokėn greke, dhe pėrmes Platonit deri tek ne. Si
pėrfundoi atlantida nė Egje, nė vend tė fundit tė Atlantikut?
Galanopoulos dhe tė tjerėt argumentuan se, edhe
pse nė kohėn e Platonit Shtyllat e Herkulit nėnkuptonin Ngushticėn e
Gjibraltarit, ato mund tė kenė pasur njė kuptim tė ndryshėm pėr Solonin apo
pėr priftėrinjtė egjiptianė tė Sais. Disa spekuluan se nė pėrshkrimin e
Solonit pėr Atlantidėn, si njė tokė mė e madhe se Libia dhe Azia mund tė
ketė patur njė pėrkthim tė gabuar pėr mes Libisė dhe Azisė; domethėnė, nė
Egje. Kolonat e Herkulit, atėherė, mund tė jenė dy kepat mė jugorė tė
Peloponezit jo larg nga Thera ose Kreta.
Gjithėsesi mbetej ende problemi i datave.
Galanopoulos pranoi se datimi i Atlantidės nė 9.600 pes ishte sa i
pabesueshme, aq edhe i pamundur. Pra, shpjegoi ai, Soloni duhet tė ketė
keqinterpretuar hieroglifėt egjiptianė. Kur dimensionet dhe datat janė
dhėnė me mijėra, ata janė tė gjithė dhjetė herė mė tė mėdhenj, argumentoi
Galanopoulos. Kjo duket se tregon qė kur Soloni deshifronte shkrimet
egjiptiane, fjalėt ose simbolet qė pėrfaqėsonin 100 ishte ngatėrruar me ata
qė pėrfaqėsonin 1.000-ėn.
Nė vend tė nėntė mijė vjet, kanė qenė thjesht e
nėntėqind vjet midis Solonit dhe Atlantidės. Kjo e vendos rėnien e
atlantidės nė tė njėjtėn periudhė kohe tė pėrgjithshme si tė Kretės. Teoria
e Kretės Atlantidė nuk ishte aspak e pranuar universalisht. Njė shumicė e
historianėve vazhduan tė argumentojnė se Thera ishte shumė e vogėl pėr tiu
pėrshtatur pėrshkrimi tė Platonit, qė Kolonat ishin Gjibraltari, qė
shpėrthimi vullkanik nė Thera erdhi tepėr vonė pėr tė shpjeguar rėnien e
Kretės (e jo mė tė Atlantidės), qė Platoni nuk kish pėrmendur askund edhe
njė vullkan, dhe se njė pjesė e Theras dhe e gjithė Kreta as nuk ishin
fundosur, as nuk ishin humbur.
Megjithatė, tani Atlantida mund tė diskutohej nė
qarqe tė respektuar. Ishulli i Kretės nuk u gllabėrua nga deti, shkruante
historiani Rodney Castleden nė 1998, por ndoshta legjenda ishte njė kujtesė
e gabuar e asaj qė i ka ndodhur perandorisė tregtare Minoane...
Ishte sikur rrjeti i padukshėm i rrugėve
tregtare dhe kontrolleve politikė qe zhytur nė fund tė Egjeut... thėnė nė
mėnyrė metaforike, qe gllabėruar nga deti. Castleden, si edhe shumė
historianė tė tjerė, besopjnė se Kreta ishte vetėm njė nga legjendat prej
nga u frymėzua Platoni. Platoni ish mėsuar me tėrmete, njė i tillė
shkatėrroi qytetin bregdetar Helices rreth vitit 373 pes, vetėm njėzet vite
para se ai shkroi Timaeus dhe Critias.
Platoni gjithashtu mund tė ketė pasur nė mendje
ekspeditėn e dėshtuar tė athinasve nė Sirakuzė, e cila u zhvillua nė vitin
413 para Krishtit. Disa studiues spekuluan se Atlantida ishte njė alegori
pėr Athinėn: nė vend tė kritikonte drejtpėrdrejt athinasit pėr pushtimin e
Sirakuzės, Platoni mund tė ketė zgjedhur tė shkruante pėr njė qytetėrim
madhėshtor tė mėparshėm, qė u fundos pėr shkak tė ambicieve tė tij imperiale.
Brenda dialogėve ka edhe gjurmė tė Luftės sė Peloponezit, qė ndodhi
gjithashtu gjatė jetės sė tij. Kjo luftė pėrfundoi me mposhtjen e Spartės
nga Athina nė vitin 404 para Krishtit. Ashtu si me aventurėn e Sirakuzės,
analogjia ėshtė e paplotė, por mesazhi ishte i qartė: ambicia e tepėrt ishte
e rrezikshme.
Pėr ta theksuar kėtė, Platoni pėrfshiu tek
Timaeus dhe Critias elementė tė historisė sė Sirakuzės, Spartės, Athinės,
ndoshta edhe Kretės. Duke mos e kritikuar drejtpėrdrejtė Athinėn
bashkėkohore, ai e mbrojti veten nga fati i mėsuesit tė tij, Sokrati, i cili
u ekzekutua nė 399 para Krishtit. Por Platoni gjithashtu e dinte se kėto
elemente do tė kishin jehonė tek lexuesit e tij. Pėrzierja e historisė sė
vėrtetė dhe tė trilluar e bėn tė pamundur tė dimė nėse Platoni kish pėr
qėllim qė rrėfimet pėr Atlantidėn tė merreshin seriozisht, por ky nuk ishte
shqetėsimi i tij. Ai ishte njė filozof, jo njė historian, dhe nė veprat e
tij si Republika, Timaeus, dhe Critias, Platoni foli pėr shtetet e mira dhe
tė kėqia. Atlantida, edhe pse nuk ekzistoi asnjėherė, ofronte njė shembull
tė mirė tė tė dyjave.
/Storica/
|