Hero emblematik i Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare, shndėrruar nė
monument mbarėetnik atdhetarie dhe pėrjetėsuar nė piedestal tė historisė,
duke ngritur i pari, pas 500 vitesh robėrie, mė 12 gusht tė vitit 1912,
Flamurin Shqiptar tė fitores, mbi Shkupin e ēliruar.
Prijės i pa-harruar popullor dhe luftėtar besnik i Shqipėrisė natyrale me
njė kronik tė trisht flijimi,tė cilit iu thurėn kėngė, mite e legjenda, por
u pėrmend rrallė e shkrua edhe mė pak, pėr tė mos thėnė fare, dhe atė vetėm
nė kontest tė ngjarjeve e biografive tė personaliteteve tė tjera historike.
Kryengritėsi mė sublim i trojeve tona, patriot i denjė dhe rilindės
pėrparimtar, qė nuk pranoi ti nėnshtrua asnjėherė robėrisė, i vrarė
tradhtisht nė fshatin Rogovė tė Hasit dhe zhdukur pa shenj as varr, nga
shqiptarė tė shitur e bashkėpunėtor tė Serbisė.
Ky
idhtar i flakėt i Ēėshtjes Shqiptare, me njė tė kaluar tė
bujshme atdhetarie, erdhi nė jetė rreth vitit 1879,nė njė familje
patriotike, zbritur kohė mė parė nga Malėsia nė Gjakovė.
Ai qysh i ri, u dėshmua pėr guxim e trimėri dhe ndėr tė parėt iu bashkua
ēetave luftarake tė kohės.
Madje megjithėse atėbotė gati fėmijė, dhe siē i thonė fjalės popullore, ende
pa i rėnė "brisk fytyrės,heroi qė nė atė moshė, u bė pjesėtarė i ēetės sė
Sahit Mulės, e cila asokohe vepronte nė Gjakovė e rrethinė.
Sahit Mula, thuhet se ishte kryengritės kombėtar dhe dashamirė e
bashkėpunėtor i Bajram Currit, por qė mė 1902, edhe ai do tė vritej me para,
nga shqiptarėt.
Sipas kėngės sė rapsodit, personi i cili porositi vrasjen e tij, ishte
Murtez Aga nga Gjakova, kurse dorasi- Hazir Syla:
Murtez Aga duel nė shkallė,
Hazir Sylės po i qon fjalė
Njė hyzmet Hazir ta due
Sahit Mulėn prema mue
(https://youtu.be/cVgE7fKV4Iw)
Pas
vrasjes sė Sahit Mulės, nė krye tė ēetės, do tė vinte luftėtari mė i mirė qė
ajo pati, trimi Bajram Daklani.
Heroi qė nga vendosja nė krye tė ēetės, besimin e fituar nga
bashkėluftėtarėt, do ta kurorėzonte me sukses tė pareshtura nė pėrpjekjet e
vazhdueshme pėr ēlirim dhe pavarėsi kombėtare tė atdheut tė cilin e donte mė
shumė se veten.
Bajram Daklani u dėshmua aq kryengritės i guximshėm dhe patriot i
pėrkushtuar, sa qė kur vihej nė pyetje atdheu dhe ēėshtja kombėtare, ai
ishte nė gjendje qė tė kundėrshtonte me vendosmėri edhe vendimet e
vet Sulltanit (mbretit) i cili sa herė bėhej gati ti sulmonte shqiptarėt, aq
herė kėrkonte edhe dorėzimin e armėve nga kryengritėsit kombėtar.
Madje, kur forcat turke sulmuan dhe rrėzuan me topa artilerie kullėn e tij,
nė pėrpjekje qė ta demoralizonin dhe kapnin tė gjallė heroin, ai me
bashkėluftėtar, nuk u dorėzuan as ligėsuan, por rezistuan aq fort dhe bėnė
qėndresė tė tillė trimėrie, sa qė ngjarja e lartcekur historike do tė
pėrjetėsohej nga populli liridashės edhe nė kėngėn si kjo:
Nė Stamboll po thėrret tellalli
Na u rrethu Bajram Daklani
Se ja theu mbretit fermanin
Trimat, tė mllefosur nga sulmi dhe shkatėrrimet e agresorėve otoman, do tė
vėrsuleshin rreptė, mu si reja nė mejdan, kundėr nizamėve turq:
Janė dal trimat pėr mejdan
Krisi reja pėr nizam
Nė
kėtė ngjarje lavdie, heroi me bashkėluftėtar, qėndruan aq trimėrisht, sa qė
jo vetėm pėrballuan me sukses sulmet me topa artilerie, por thyen keq edhe
nizamėt e ēaushit turk dhe detyruan ata tė tėrhiqeshin me turp.
Ndėrsa, me tė kuptuar Bajram Curri se miku dhe bashkėluftėtari i tij
besnik, Bajram Daklani ishte rrethuar nga ēaushi turk, pa vonuar edhe ai do
tė vihej nė ndjekje tė halldupėve otoman, tė cilėt siē thuhet edhe nė
rreshtat vijues tė kėngės, do ti binin mes pėr mes lumit, duke mos ditur mė
as nga tė iknin:
Nis po ik asqeri lumit
I ndjek ēeta e Bajram Currit
Madje Plaku i Maleve, ishte hidhėruar aq keq nga sulmi i papritur otoman,
kundėr heroit Bajram Daklani, sa qė vetėm kėnga di ti ri-prodhojė, nė
mėnyrėn mė origjinale tė gjitha porositė tmerruese, drejtuar ēaushit
anadollak:
Ndal ēaush, kah po shkon
Kėtu nuk je nė Anadoll
Ta laj trupin krejt me gjak
Nė gjoks nishanat ti kalli flak
Bajram Curri, i shpjegonte atij edhe njė herė traditėn e vendlindjes sė
pėrbashkėt tė tė dy kryengritėsve kombėtar, Bajram Currit dhe Bajram
Daklanit, se:
Kėshtu Gjakova e ka adet
Nga njė ēaush me vra pėr vjet
(https://www.youtube.com/watch?v=YfahONXZmFI)
Pėrveē aksioneve dhe betejave tė pėrbashkėta me Bajram Currin, Bajram
Daklanin jo vetėm njė herė, e gjejmė edhe nė luftimet e udhėhequra nga Zeqir
Halili, siē do tė shkruante, Dr. Jusuf Bajraktarit, nė librin
historik: Gjakova me rrethinė nė fund tė shekullit XIX dhe nė fillim tė
shekullit XX, 1878-1912, Prishtinė, 1998).
Kontributi i heroit nė luftėn e Malėsisė
Bajram Daklani, qė nga fillimi i veprimeve luftarake, mori pjesė aktive nė
tė gjitha kryengritjet e mėdha dhe betejat vendimtare, kudo qė ato ndodhėn
nė Kosovė e Shqipėri dhe trojet tjera shqiptare, pėr liri dhe ēlirim
kombėtar.
Jehona e luftės sė tij u dėgjua fort dhe shkoi deri nė Stambollin otoman,
edhe nė kohėn kur forcat e Perandorisė turke mė 13 maj tė vitit 1911, me
rreth 40 mijė trupa dhe artileri tė rėndė tė udhėhequra nga Turgut Pasha,
filluan njė ofensivė tė gjerė kundėr Malėsisė sė Madhe dhe malėsorėve
kryengritės tė cilėt udhėhiqeshin nga Dede Gjon Luli e Isa Buletini.
Bajram Currit me trimat e vet, u vėrsuleshin trupave turke nga Krasniqja,
ndėrsa Bajram Daklani i ndiqte ato qė nga Dukagjini me ēetėn e tij.
Kėshtu, forcat e bashkuara kombėtare tė lirisė u shkaktuan forcave pushtuese
tė Turgut Pashės humbje aq tė mėdha, sa qė pėrveē kapjes sė shumė armėve e
municioneve, thyen pėrfundimisht edhe trupat turke.
Porta e lartė (Perandoria turke) e dėshpėruar me dėshtimet nė fushėbetejė ,
shkarkoi me urgjencė nga funksioni udhėheqės dhe largoi menjėherė nga
Shqipėria Turgut Pashėn.
Ndėrsa, ndihmėsi i tij Ethem Pasha, gjatė tėrheqjes nė drejtim tė Gjakovės,
u plagosė rėndė nga ēeta e Bajram Daklanit dhe vdiq nga plagėt, nė spitalin
e Shkupit.
"Fermani" i Adil Beut
Kryengritjet e pareshtura tė viteve 1909,1910,1911 acaruan deri nė atė masė
gjendjen politike nė trojet shqiptare, sa qė mė 12 Janar tė vitit 1912,kur
shumė fshatra e qytete tanimė kryengritėsit kishin ēliruar, qeveria turke
shpėrndau parlamentin dhe vendosi gjendjen e jashtėzakonshme nė trevat mė
kryengritėse, siē ishte Kosova.
Madje, nė mars tė vitit 1912, vet ministri i brendshėm turk Haxhi Adil beu,
provoi tė vizitonte qytetet kryesore tė Kosovės nė pėrpjekje pėr tė bindur
shqiptarėt qė edhe mė tej,tė pajtoheshin me robėrinė dhe ti nėnshtroheshin
Perandorisė otomane.
Por
luftėtarėt kombėtar tė udhėhequr nga patriotėt si Bajram Daklani e ndoqėn me
armė nė dorė ministrin turk, ngado qė ai shkonte.
Kurse gjatė rrugėtimit tė konvojit tė tij, qė me gjithė betejat e ashpra,
kishte arrit nė Gjakovė prej nga ai planifikonte tė vijonte udhėtimin pėr nė
Prizren, tri ditė luftime u zhvilluan vetėm nė trevėn 7-8 kilometėrshe
hasjane, sa duhet tė ketė pėrafėrsisht gjatėsi frontale, hapėsira nga Raēa e
Moglica deri te Ura e Fshejtė.
Udhėheqės tė kėtyre aksioneve liridashėse, ishin Bajram Daklani dhe Zeqir
Halili.
Haxhi Adil beu, nėn mbrojtjen e trupave tė shumta ushtarake turke, pėrpiqej
tė shpėrthente rrethimin dhe ikte pėr nė Prizren.
Por, Bajram Daklani dhe Zeqir Halili, i prenė atij rrugėn, me tė arritur te
Ura e Fshejtė, dhe e detyruan(qė aty) ministrin e brendshėm turk, tė
nėnshkruante vendimin (fermanin) pėr hapjen e shkollave nė gjuhėn
shqipe.....(,Dr. Masar Rizvanolli "Zhvillimi i arsimit shqip nė Gjakovė deri
mė 1918" gjakovapress 6 mars 2014
Ndėrsa kur nė muajt prill e maj tė vitit 1912, tė gjitha krahinat shqiptare,
kishin filluar lidhjen e Besės ndėrmjet veti, me qėllim tė pėrgatitjes sa mė
efektive tė Luftės sė Pėrgjithshme Kombėtare pėr ēlirim, Bajram Daklani nė
krye tė kryengritėsve nga Krasniqja, Hasi dhe Reka, nė prill tė vitit
1912, sulmoi Gjakovėn.
Ky
aksion detyroi organet okupuese turke, qė pėrveē grumbullimit tė trupave
tjera nga rajoni edhe Korparmata e shtatė e ushtrisė otomane, nga Ferizaj,
tė nisej drejt Gjakovės.
Strategjia e tij, rezultoi e suksesshme dhe krijoi kushte tė favorshme pėr
mbajtjen e Kuvendit tė Junikut, nė tė cilin u mor vendimi historik pėr
fillimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare dhe ēlirimin e Shqipėrisė
Etnike.
(https://kk.rks-gov.net/gjakove/City-guide/History.aspx
Tė
entuziazmuara nga vendimet e Kuvendit tė Junikut, forcat kryengritėse nga
muaji-Maj, deri nė fillim-gushtin e vitit 1912,ēliruan vendbanimet kryesore
shqiptare dhe qytetet mė tė mėdha tė Kosovės.
Mė
9 gusht tė vitit 1912, Prijėsit e Kryengritjes sė Pėrgjithshme, i dorėzuan
Memorandumin e fundit, komisionit tė qeverisė perandorake turke, me njė
ultimatum prej 48 orėsh, pėr aprovimin e kėrkesave tė shqiptarėve pėr
autonomi, para se ata, ta ēlironin Shkupin.

Ngritja e Flamurit Kombėtar nga Bajram Daklani
Pasi qė qeveria turke edhe pas kalimit tė afatit tė parashtruar, nuk mori
mundimin tu kthente asnjė pėrgjigje kryengritėsve shqiptar, me urdhėr tė
Bajram Currit, si kryekomandant i forcave tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme,
mė 11 gusht nga Gjakova nė Ferizaj do tė vinte Bajram Daklani me luftėtarėt
e tij.
Ai,
pėrveē se ishte udhėheqės i shquar, bėnte pjesė edhe nė grupin e prijėsve
madhor tė Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare dhe ishte njeriu mė i
besueshėm i Bajram Currit.
Ndaj vet Plaku i Maleve, zgjodhi pikėrisht Bajram Daklanin, pajisi atė me
njė Flamur tė Madh Kombėtar dhe ngarkoi heroin me detyrėn mė tė shenjtė
patriotike, qė nė krye tė 200 luftėtarėve pararojė tė hynte i pari nė Shkup
dhe ngrinte Flamurin Kombėtar mbi ish kryeqytetin e lirė tė Kosovės.
Dhe, siē do tė shkruante edhe gazeta Shkupi e datės19 gusht tė vitit 1912,
mė 12 gusht tė atij viti, nga Ferizaj, Bajram Daklani do tė futej
triumfalisht nė kryeqytet dhe pas 500 vjetėsh sundimi turk, ai i pari do ta
ngrinte lart dhe me krenari, Flamurin Kombėtar tė fitores nė Shkupin e
ēliruar.
Po-ashtu, gazeta Shkupie tė njėjtės datė,19 shtator 1912, dėshmon se nė
radhitjen, e hyrjes sė forcave kryengritėse shqiptare nė Shkup, i pari
ishte: Bajram Daklani me 200 pushkė, Bajram Curri me 5000 pushkė; Isa
Boletini me 3000 pushkė; Ahmet beu nga Kumanova me 1000 pushkė, etj.
Megjithatė, gėzimi i shqiptarėve qe jetėshkurtėr, ngase sipas Dr.Hakif
Bajramit, vetėm tri dit pas valėvitjes sė Flamurit Kombėtar, tė ngritur nga
ky hero nė ish Kryeqytetin Dardan, mė 15 gusht tė vitit 1912,nga Beogradi nė
Shkup do tė arrinin tre diplomat tė lartė evropian me njė ultimatum nė dorė,
me tė cilin kėrkonin demobilizimin e kryengritėsve shqiptar dhe tėrheqjen e
menjėhershme tė tyre nga Shkupi, me arsyetimin se nga Fuqitė e Mėdha nuk do
tė pranohej ndryshimi i kufijve tė Perandorisė osmane me forcėn e armėve.
Por, Kryengritėsit Kombėtar me nė krye Hasan Prishtinėn,Bajram Currin,
Bajram Daklanin etj., tė dėshpėruar tej mase me qėndrimin e paprecedent tė
Fuqive tė Mėdha dhe tė zhgėnjyer thellė nga tradhtitė e pareshtura tė
Perandorisė Osmane, shpallėn gjendjen e jashtėzakonshme pėr 4 ditė me radhė
mbi Shkup e rrethinė, dhe nuk u tėrhoqėn pa marrė pėrgjigjen mbi fatin e
atdheut tė tyre.
E
vėnė nėn presion tė madh nga kryengritėsit, mė 18 gusht tė vitit 1912, do tė
arrinte njė pėrgjigje thuajse gjysmake e qeverisė perandorake turke, e cila
nuk pranonte kėrkesėn as pėr autonomi tė shqiptarėve, por vetėm12 nga 14
pikat e parashtruara nga Hasan Prishtina
Sidoqoftė, kryengritėsit shqiptar megjithėse tė rrethuar me armiq nga tė
gjitha anėt, nuk u dorėzuan as lanė luftėn nė gjysmė siē kėrkohej prej tyre,
nga Fuqitė e Mėdha.
Nėn udhėheqjen
e patriotėve Bajram Curri, Bajram Daklani, Isa Buletini etj., ata vazhduan
rezistencėn kombėtare, si ditėn e mundėn, deri nė dėbimin pėrfundimtar tė
pushtuesve otoman nga trojet shqiptare dhe krijimin e mundėsive qė mė 28
Nėntor 1912, tė shpallej Pavarėsia e Shqipėrisė!
Pa
kaluar as 4 muaj tė plotė nga akti i Pavarėsisė Kombėtare, do tė mblidhej
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr, e cila mė 22 mars tė vitit 1913,do tė
shėnonte kufijtė aktual, ndėrsa mė 29 korrik tė atij viti, vendosi
pėrfundimisht, vetėm pėr njohje tė pjesshme tė tokave kombėtare si Shtet tė
Pavarur, duke lėnė jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze, mbi gjysmėn e
trojeve etnike shqiptare, pėrfshi edhe Kosovėn e Ēamėrinė tė cilat u
pushtuan, copėtuan dhe aneksuan me forcė nga shtetet hegjemoniste fqinje.
Heroizmi nė mbrojtjen e Flamurit
Pas
mbarimit tė Luftės sė Parė Botėrore dhe tėrheqjes sė forcave
Austro-Hungareze, nga trojet shqiptare, duke zėnė shkas nga "Traktati i
fshehtė i Londrės (26 prilli 1915), i cili parashihte copėtimin definiv edhe
tė asaj pak Shqipėrie qė kishte mbetur nga njohja ndėrkombėtare e vitit
1913, nė verėn e vitit 1919, forcat pushtuese italiane okupuan Shqipėrinė
nga jugu deri nė fshatrat e para tė Kukėsit dhe anėn e poshtme tė lumit
Drin, kurse forcat pushtuese serbe pėrveē Kosovės okupuan edhe Shqipėrinė
Veriore deri nė brigjet e epėrme tė kėtij lumi.
Nė
kėto kohė tė vėshtira, edhe mė tej, i pa pushtuar mbetej Vau i Spasit, i
cili si pikė strategjike qė lidh rajonin e Kukėsit, Pukės dhe Mirditės,
mbrohej me vendosmėri nga Bajram Daklani me 10 bashkėluftėtar tė ēetės sė
tij, ku kishte ngritur edhe Flamurin Kombėtar, dhe vetėm aty, ai ende
valonte i lirė.
Por, sipas shkrimeve tė gazetės Populli qė asokohe botohej nga Salih
Nivica nė Shkodėr,mė 24 korrik tė vitit 1919, forcat pushtuese italiane,
qysh nė orėt e hershme tė asaj dite, filluan njė sulm tė ashpėr me tė gjitha
llojet e armėve, mbi luftėtarėt dardan.
Megjithėse beteja zgjati gjatė gjithė ditės, "10 komitėt- trima tė Kosovės
sė robėruar me nė krye Bajram Daklanin, bėnė qėndresė aq tė fortė e
vetėmohuese sa qė nuk lejuan pėr asnjė moment, tė pushtohej Vau i Spasit, as
binte simboli i shqiptarizmės, para se ata tė vdisnin tė gjithė.
Kėshtu qė, edhe pse i tejshpuar nga plumbat e armikut, Flamuri Shqiptar jo
vetėm se vazhdonte tė qėndronte lartė dhe valėvitej krenar e i pamposhtur,
mbi kokat e luftėtarėve tė paepur tė kombit, por edhe ushtarėt italianė u
detyruan qė tė tėrhiqeshin, tejet larg nga posta e Vaut tė Spasit.
Vijimi i rezistencės nė Kosovė
Fatkeqėsisht e ashtuquajtura Konferencė e Paqes,(18-21 janar 1919), nė
Paris, la Kosovėn pėrsėri edhe pas Luftės sė Parė Botėrore, nėn pushtimin
serb.
Ndaj menjėherė pas ri-okupimit tė saj nė vjeshtėn e vitit 1918,Serbia filloi
sėrish terrorin e pafund shtetėror mbi shqiptarėt.
Mė
1919, nė emėr tė "reformės agrare" regjimi pushtues serb, nisi tu merrte
atyre tokat, nga 1920, fuqizoi kolonizimin masiv tė Kosovės me ardhacak
serbo-malazez, kurse paralel me kėto, vazhdoi dėbimin me dhunė tė
shqiptarėve nga trojet e veta stėrgjyshore.
Sidomos Krusha e vogėl, por edhe ajo e madhe, pėrherė mbetėn lakmi e
pushtuesve serb, pėr faktin se qė tė dyja ishin tė banuara plotėsisht me
shqiptar, zotėrojnė tokė shumė prodhuese dhe ndodhen njėra pas tjetrės, nė
pozita tejet tė lakmueshme strategjike, buzė rrugės Gjakovė Prizren.
Por
pėrkundėr prezencės sė shtuar tė xhandarmėrisė dhe numrit tė madh tė forcave
pushtuese serbe, falė patriotėve tė shquar Bajram Daklani e Azem Bejta,
luftėtarėt e "Komitetit pėr Ēlirim" tė cilėt atdheun e donin mė shumė se
veten, ishin tė pranishėm kudo dhe vepronin nė tėrė Kosovėn.
Ndaj, sa herė qė banorėt e pambrojtur shqiptar, binin pre e sulmeve tė
grupeve ēetnike serbe, Bajram Daklani me bashkėluftėtar, i cili ato vite, tė
shumtėn e kohės qėndronte nė Has dhe Anadrini ,pa vonuar u vinte atyre nė
ndihmė.
Kurse nė fund tė korrikut tė vitit 1920,kur trupat serbe sulmuan nė drejtim
tė Shkodrės dhe pushtuan Kastratin, luftimeve kundėr agresionit sllav, tė
cilat i udhėhiqte Bajram Curri, ju bashkuan edhe Bajram Daklani me
kryengritės nga Kosova.
Fjalimi impresionues nė Konferencėn e Triestes
Sipas shėnimeve tė Eqrem bej Vlorės, nė vėllimin e II-t, tė kujtimeve tė
tij, botuar mė 2001 nė Tiranė, intelektuali dhe ushtaraku patriot italian,
Gabriele DAnnunzio, nė vitin 1920, do tė organizonte nė Trieste tė Italisė
edhe njė tubim tė madh tė tė gjitha organizatave kombėtare, me pėrfaqėsuesit
e popujve tė rėnė nėn pushtimin jugosllav, tė cilėt ishin tė gatshėm tė
luftonin pėr lirinė e vet dhe ēlirimin e tokave tė tyre nga ky shtet
okupues.
Kėshtu qė, me vendimin e "Komitetit tė Kosovės" dhe pėlqimin e Bajram
Currit, pėrfaqėsues tė shqiptarėve nė konferencėn e lartcekur, do tė
dėrgoheshin pjesėtarėt e zgjedhur tė kėtij komiteti, si nipi i Sylejman
Vokshit tė famshėm, Beqir Vokshi dhe Bajram Daklani, i cili do tė mbante
edhe njė fjalim tė zjarrtė para pjesėmarrėsve tė asaj konference, mbi
shkeljet e rėnda tė tė drejtave tė shqiptarėve nga pushtuesit sllavo-grek,
fjalim i cili e bindi edhe organizatorin e Konferencės, Gabriele
DAnnunzio-n, qė tu premtonte dhe dėrgonte kryengritėsve tė Kosovės njė
anije me armatim nė portin e Shėngjinit.
Zona Neutrale e Junikut
Pas
kryengritjeve tė pareshtura tė shqiptarėve tė Kosovės, me vendimin e Fuqive
tė Mėdha, nga 9 nėntori i vitit 1921,u krijua Zona Neutrale e Junikut.
Ajo, nė territorin e saj tė lirė, pėrfshinte njė numėr fshatrash pėrreth
duke filluare nga Qafa e Morinės deri nė grykėn e Deēanit.
Kurse udhėheqės i saj, nga Komiteti pėr Mbrojtjen e Kosovės, u emėrua Beqir
Vokshi.
Por
fatkeqėsisht, krijesa e sapoardhur nė jetė, qe tejet jetėshkurtėr dhe qė nė
fund tė janarit tė vitit 1923, pas pak mė tepėr se dy vitesh ekzistence,
forcat e Zogut nėn udhėheqjen e Prend Jakut, do ta pushtonin kėtė Zonė tė
Lirė, dėbonin me dhunė kryengritėsit e Kosovės nga aty, dhe mė 21 shkurt tė
vitit 1923, Qeveria e Ahmet Zogut, Zonėn Neutrale tė Junikut, do t`ia falte
okupatorit serb.
Nė
pėrpjekje pėr mbrojtjen e kėsaj zone, ishte plagosė edhe Hamdi Zajmi, njėri
nga bashkėluftėtarėt e ngushtė tė Bajram Daklanit.
Ndaj edhe pse dimėr e acar i madh, ēeta e Bajram Daklanit me Hamdiun e
plagosur, ishte detyruar tė tėrhiqej me shpejtėsi nė drejtim tė Anadrinisė
dhe pjesėtarėt e saj do tė vendoseshin pėrkohėsisht tek familja Domi nė
fshatin Radostė tė Anadrinisė, ku Hamdiu e kishte tė motrėn tė martuar
Haraēi i Gani bej Kryeziut
Menjėherė pas okupimit tė Zonės sė Lirė tė Junikut, Prefektura e pushtetit
okupues serb nė Kosovė, kishte shpallė me shpejtėsi gjendjen e
jashtėzakonshme, nisė aksionin pėr shuarjen e forcave kryengritėse dhe
eliminimin e tė gjithė udhėheqėsve kombėtar, nė brendi tė Kosovės dhe jashtė
saj.
Kėshtu qė, jo vetėm mjekimi i Hamdiut por edhe strehimi i thjeshtė i
pjesėtarėve tė ēetės sė Bajram Daklanit, ishte vėshtirėsuar aq shumė, sa qė
nuk dinin nga t`ia mbanin, nga pėrndjekja e okupatorit dhe spiunėve e
bashkėpunėtorėve tė tij, tė cilėt shpesh herė dinin tė ishin edhe mė tė
kėqij se vet okupatori.
Derisa Cena beg Kryeziu me tė vėllain Hasanin, pėrndiqte kryengritėsit e
Kosovės, nė Shqipėri, vėllai i tyre, Gani bej Kryeziu, vazhdonte gjuetinė
kėmba kėmbės, ndaj luftėtarėve tė lirisė, nė Kosovė.
Ndaj, si shumė familje kryengritėsish, qė asokohe, nė gjendje tė tilla tė
jashtėzakonshme, pėr tė ruajtur bijtė e tyre nga duart e pushtuesit,
detyroheshin qė "begut-kryezi" ti paguanin haraē tė rėndė, edhe Familja
Zajmi nga Gjakova, u detyra qė pėr tė shpėtuar Hamdiun dhe pjesėtarėt e
ēetės sė heroit Bajram Daklani, tė lidhte njė marrėveshje tejet tė
kushtueshme me Gani beg Kryeziun.
....qe te mos ngucet ky grup, Shaban Zajmi ben marreveshje me Gani Beun ti
paguaj nga nje sheke drithe ne dite per te ruajtuar vellaun dhe grupin e
shokeve te tij. Per 90 dite deri ne sherimin e Hamdiut, Shaban Zajmi i jep
Gani Begut vleren e 72 napoleonave. (Pjesė nga shkrimi i profesor Agim
Zajmit, dėrguar nga Tirana).
Madje, kryezinjtė i kushtėzonin klientėt edhe me pikat e vendstrehimit
se ku ata nga momenti i pagesės duhej tė qėndronin, duke i dėrguar herė pas
here tek Jatakėt e vet, me tė cilėt kishin marrėveshje, qė kryengritėsit e
thjeshtė tė cilėt ishin nė gjendje tė paguanin haraē, ti strehonin ndonjė
ditė dimri, kurse pėr udhėheqėsit mė tė dalluar, bashkė me tė zotėt e
shtėpisė, nė ato vende, pėrgatisnin fundin e tyre me tradhti.
Njė
pėrfundim tė tillė makabėr, begu kryezi, i kishte pėrgatitur nė qetėsi tė
trishtė edhe heroit Bajram Daklani
Vrasja me tradhti e heroit
Pas
pranimit tė parave (72 napolona) nga Shaban Zajmi, Bajram Daklani dhe Hamdi
Zajmi, u kėshilluan qė tė strehoheshin pėrkohėsisht nė familjen e Dan
Dobroshit nė Rogovė tė Hasit.
Pėrveē marrėveshjes sė arritur, heroi kishte forcuar bindjen edhe nga betimi
mbi kanun i dobroshėve dhe premtimet me Be e Rrėfe (veresie),nga ata,
pėr siguri tė plotė tė jetės sė tij dhe bashkėluftėtarėve qė do ta
shoqėronin.
Ndaj, shtėpinė e familjes Dobroshi, sipas traditės shqiptare, kryengritėsit
tanimė e konsideronin tė garantuar pėr qėndrim tė pėrkohshėm, para se ata
tė merrnin rrugėn drejt Pashtrikut, lartėsi nė tė cilat vetėm shqipet lindin
dhe trimat e lirisė ndėrtonin foletė e qėndresės.
Ndaj, mbrėmjen e mallkuar tė 3 shkurtit 1923,Bajram Daklani me Hamdiun e
plagosur dhe ndonjėrin nga pjesėtarėt e ēetės sė tij, pa parandjenjė tė
keqe, i drejtohen shtėpisė sė Dan Dobroshit nė Rogovė, pa e ditur se
pikėrisht aty ishte ndalesa e fundit e patriotit Bajram Daklani dhe pika
fatale ku ai do tė shuhej tradhtisht dhe prej nga, pėr heroin mė nuk kishte
kthim prapa.
Rogova e prishi Hasin
Siē
thuhet e dėshmohet edhe nga kronikat shekullore, kjo trevė qė nga lashtėsia,
konsiderohej si hapėsira mė e qetė kombėtarisht, Besė-mbajtėse e pėrmbaruar,
kulm i sigurt pėr hallexhinj dhe mikpritėse shembullore pėr kryengritės, nga
tė gjitha trojet.
Hasi,deri mė atė ditė, tradicionalisht ishte dhe mbeti vatėr e njėmendėt
sinqeriteti, sofėr pėrherė e shtruar dhe bukėdhėnėse e pakusht, pėr kėdo e
secilin, si dhe oaza mė e preferuar, pėr qėndrimin e atdhetarėve mė tė
shquar tė kombit.
Trualli hasjan, njihej si kėshtjella mė zemėrgjerė, dėshmuar pėr mbajtjen e
fjalės sė dhėnė dhe ruajtjen e palėkundur tė Besės shqiptare.
Krahina mė e shenjtė nė tė cilėn kurrė mė parė nuk kishte ndodhur qė tė
ngitej a keqtrajtohej dikush, qoftė ai edhe njė bari i thjeshtė a udhėtar i
largėt e i panjohur i rastėsisė, e lėre mė tė vriteshin e tradhtoheshin pas
shpine luftėtarėt e lirisė dhe patriotėt mė tė shquar kombėtar.
Nė
Has edhe nė vitet mė tė vėshtira tė okupimeve tė huaja, qėndruan, rrugėtuan,
vepruan dhe mbajtėn e u ruajtėn nė Besė, mė mirė se nė cilindo vend tjetėr,
personalitetet mė tė larta kryengritėse tė kohės, qė nga Bajram Curri e
Azem Bejta, deri te Bajram Daklani e Sadik Rama dhe shumė tė tjerė.
Deri me vrasjen e heroit Bajram Daklani, aty kurrė nuk kishte ndodhur, tė
pritej kush nė besė, as edhe nė njė skaj tė Hasit.
Pėr
herė tė parė nė fshatin Rogov, organet okupuese tė Serbisė dhe shėrbėtorėt e
Gani bej Kryeziut, kishin mbėrri tė infiltronin spiunėt e vet dhe krijonin
bashkėpunėtorė tė pėrbetuar, me tė cilėt, pėrgatitėn edhe kurthin ogurzi,
pėr eliminimin mizor tė njėrit nga prijėsit mė tė shquar tė kombit
shqiptar,si Bajram Daklani.
Ata, siē kishin vendosur bashkėrisht pėr vendin dhe mėnyrėn e vrasjes,
kishin zgjedhė djallėzisht edhe shenjėtarėt mė tė sprovuar pėr shuarjen
mizore tė heroit, tė cilėt jo vetėm se likuiduan Bajram Daklanin, pa
plagosur as gėrvishtur askėnd tjetėr, por edhe u zhdukėn ashtu siē kishin
ardhur tė pa-emėr e tė pa shenjė, duke humbur pa asnjė gjurmė dhe mbetur
tė pa zbuluar kurrė.
Para tradhtisė sė pėrgatitur nga renegatėt,heroin nuk kishin si ta shpėtonin
marrėveshjet, nuk mund ta mbronte kanuni as tradita kombėtare pėr
mos-prerjen e mikut nė Besė, si pėrbetime tradicionale pėr siguri ndėr
shqiptarėt, ngase spiunėt e Serbisė nuk njohin rregulla, Kanun as Besė.
Ndaj, kot fare ishin mbajtur tė gjitha ato takime dhe zhvilluar aq shumė
biseda tė gjata me tė zotin e shtėpisė Dan Dobroshin dhe meshkujt e familjes
sė tij,
ngase siē u
dėshmua edhe natėn kritike, ēdo gjė kishte qenė e inskenuar dhe kurth i
ngritur pėr tradhti.
Sipas versionit i cili edhe sot tregohet, nga pasardhėsit e Hamdi dhe Shaban
Zajmit, dobroshėt e njihnin mirė Bajram Daklanin, kurse marrėveshja ishte
qė kryengritėsit nė shtėpinė e Jatakut tė lidhur kėmbė e krye me
Kryezinjtė e Gjakovės, tė shkonin pasi qė tė binte terri.
Madje, kinse qė tė mos binin nė sy tė njerėzve tė "dyshimtė, kryengritėsit
kishin marrė porosi nga vet i zoti i shtėpisė,se nuk guxonin tė futeshin
pėrmes dyerve kryesore nė anėn e pėrparme tė oborrit, por duhej tė kalonin
kopshtit dhe pėrmes derės sė prapme e cila kishte dalje nė kopsht, tė hynin
nė oborrin e shtėpisė sė familjes Dobroshi.
Pėr
aq mė keq, me arsyetimin se heroin e njihnin mė mirė se tė tjerėt,
mik-prerėsit-(dobroshėt) kishin kėrkuar dhe insistuar me kėmbėngulje qė
personi i cili duhej tė hynte i pari nė derėn e tyre, medoemos duhej tė
ishte Bajram Daklani.
Meqenėse Hamdi Zajmi i plagosur nuk mund tė ecte, atė e bartnin mbi njė vig
dhe siē ishin marrė vesh, heroi printe duke mbajtur pjesėn e pėrparme tė
vigut.
Ndaj, me tė mbėrritur para derės sė prapme qė lidhte oborrin me kopsht, e
cila ishte e ngushtė dhe pėrmes saj nuk mund tė kalonte mė tepėr se njė
njeri, ai lėshoi vigun pėr tė hapė ngadalė derėn.
Por, me tu futur vetėm me gjysmėn e trupit tė vet brenda oborrit, qė nė
pėrpjekjet e para pėr ta vendosur derėn si duhet, pa i dhėnė kohė as tė ulej
e kapte vigun, nga kulla e Dobroshėve, fare papritur-flakėrojnė si rrufeja,
krismat kobzeza tė pushkės sė tradhtisė.
Dhe, si tė porositura enkas pėr tė, ato qėllojnė vetėm mbi trupin shtatlartė
tė heroit, duke shpuar tej pėr tej, gjoksin e tij prej luani dhe lėnė nė
vend tė vdekur udhėheqėsin e sa e sa kryengritjeve kombėtare, Bajram
Daklanin.
Lajmi i kobshėm goditi si vetėtima, mbi mbarė kombin shqiptar.
Pėr
herė tė parė nė kėtė vend, u shkelėn parimet shekullore tė Besės shqiptare,
u pėrdhos ēdo premtim i dhėnė, zhgėnjyen marrėveshjet hileqare dhe kthyen nė
tradhti, krejt garancitė e dyshimta pėr siguri, tė kamufluara rrejshėm me
Be e Rrėfe mashtruese nga dobroshėt.
Pa-prit e pa kujtua, ndodhi edhe nė njė skaj tė Hasit, ajo qė nuk do duhej
dhe qė nuk kishte ndodhur kurrė deri atėherė nė kėto troje.
Nė
Rogovė, nga njerėz tė pa soj, u pre nė Besė njė Hero dhe shua me tradhti
edhe njė pushkė e lirisė dhe shpresės sė shqiptarėve nėn robėri.
Nga
ajo ditė, jo vetėm u zhgėnjyen, por dhe dėshpėruan pėr tė hy tė gjallė nė
dhe tė gjithė banorėt hasjan.
Aty
u thye tradita qindravjeēare e mikpritjes hasjane, lartėsuar kudo e ngado qė
flitet e jetohet shqip dhe vra prapa shpine nga Besė-prerėsit e pėshtirė
njėri nga heronjtė mė tė shquar shqiptar.
Njerėz tė shitur tė kėtij fshati futėn metodėn mė tė urryer tė likuidimit tė
patriotėve tė dėshmuar edhe nė kėto troje dhe thyen Besėn, e cila pėr shekuj
me radhė, mbeti e veēantė, u ruajt me nostalgji dhe pėrcoll me fanatizėm
brez pas brezi, si pėrbetim i paprekshėm kombėtar nė Has.
Ndaj, precedenti i vrasjes me tradhti tė heroit Bajram Daklani, si luftėtari
mė besnik i Shqipėrisė Etnike, Flamur-ngritėsi i Luftės sė Pėrgjithshme pėr
ēlirim si dhe njėri nga patriotėt mė tė shquar tė rajonit dhe kombit tonė,
bėri qė nė tė gjithė fshatrat e kėsaj treve, tė pėrhapej fjala, se me atė
ditė- Rogova e prishi Hasin!.
Madje, mbetet tejet karakteristik fakti se, qėkur u pre nė Besė Bajram
Daklani nga Dobroshėt, shprehja Rogova e ka prish Hasin u bė damka mė
dėshpėruese popullore nė kėto anė.
Ėshtė mjaft enigmatike vrasja e Bajram Daklanit dhe tentim vrasja e grupit
tė Hamdi Zajmit, thotė nipi i Hamdiut Naim Zajmi nė njė koment tė tij. Pse
Dobroshi gjuan pa paralajmėrim kur e dinte se atė nate do tė vinin mysafirėt
me Bajram Daklanin, citon komentin e kushėririt tė tij-Naimit, profesori i
historisė, z. Agim Zajmi, nga Tirana
Kurse pėr vrasjen pa paralajmėrim tė Bajram Daklanit nga familja Dobroshi
,dr. Shkėlzen Zajmi, specialist i rėntgenologjisė nė Gjakovė, shton se
paraardhėsit e tij dhe gjithė familjes Zajmi, nuk e falėn gjakun e heroit,
madje vrasjen e tij, e konsideruan si prerje nė Besė, dhe pėr kėtė shkak, me
familjen Dobroshi do tė ngelnin, pėr dhjetėra vite tė gjakėsuara ndėrmjet
veti.
Sipas tij, vetėm nė vitin 1939, Hysni Zajmi, nė emėr tė pajtimit kombėtar,
me rastin e agresionit tė fashizmit italian mbi Shqipėrinė, fali kokė mė
vete dhe pa konsultim me familjen e vet, gjakun e kėtij Flamurtari
gjithėkombėtar.
Zhdukja e eshtrave tė heroit
Pas
vrasjes sė Bajram Daklanit, nga hidhėrimi edhe pse natė e dimėr i ftohtė,
askush nga pjesėtarėt e ēetės sė tij, nuk do tė hynte mė nė shtėpinė e
dobroshėve.
Bashkėluftėtarėt e mbetur tė Bajram Daklanit, Hamdiun e plagosur do ta
dėrgonin nė Kullėn e familjes Zajmi nė fshatin Fshej,ku ata kishin edhe
tokat e veta, kurse kufomėn e Bajram Daklanit, nė drejtim tė fshatrave tė
Hasit, afėr kufirit shqiptaro-shqiptar.
Sado qė sot, me saktėsi tė plotė, nuk mund tė thuhet, pasi qė tash e
atėherė, siē dihet edhe eshtrat e heroit janė zhdukur, sipas asaj qė
pasardhėsit e familjes Zajmi kanė mund tė marrin vesh, dhe fjalėve tė
dėgjuara nga njerėzit e vjetėr tė kėtyre anėve, Bajram Daklani, do tė
varrosej rreth njė kilometėr larg rrugės kryesore qė lidh fshatrat e Hasit,
dhe pikės prej ku ndanė rruga transite e njohur si Rruga e Demjanit,
besohet nė anėn e majtė tė saj, tė mbuluar me drunjė tė vegjėl, vend nė
afėrsi tė tė cilit edhe sot ka varreza.
Megjithėse varrimi i heroit u krye nė fshehtėsi tė madhe dhe nėn errėsirėn e
thellė tė natės, nė mėnyrė qė vendi ku ai prehej nė amshim, tė mos binte nė
sy tė armikut, tė vetėdijshėm se pushtuesi dhe shėrbėtorėt e tij,as pėr sė
vdekuri nuk do ta linin tė pushonte i qetė, siē duket pa kaluar shumė kohė,
mercenarėt e Gani beg Kryeziut, do ta hetonin vendin e varrimit tė
tij,dhe pėr ta vrarė edhe njė herė pėr sė vdekuri, ata vepruan njėjtė me
heroin, siē veproi edhe Serbia me tė rėnėt pėr liri dhe ēlirim tė Kosovės,
duke bėrė edhe kėta zhvarrosjen e kufomės dhe zhdukjen e pėrhershme tė
eshtrave tė Bajram Daklanit.
Dimri i gjatė dhe rėnia e herė pas hershme e borės, do tu ndihmonte
tradhtarėve, ta zhvarrosnin trupin e pajetė tė kėtij udhėheqėsi tė shquar
kombėtar dhe gati pa u hetuar, me dheun e shprishur dhe grumbullimin e
borės, tė ngrinin nė atė vend, njė si varr tė improvizuar.
Me
shkrirjen e borės dhe arritjen e Pranverės, edhe dheu i shprishur do tė
njėjtėsohej me tokėn pėrreth, kėshtu qė pėrveē zhdukjes sė eshtrave, do tė
shuheshin pėrgjithmonė edhe gjurmėt e varrit tė tij.
Nga
atėherė, megjithėse kushedi sa bashkėluftėtar dhe dashamirė tė heroit, mė
kot kanė kėrkuar dhe provuar pareshtur ta gjenin vendin ku pushonin eshtrat
e kėtij trimi, por deri mė tani, thuhet se nuk u gjet asnjė gjurmė e trupit
tė Bajram Daklanit.
Kėshtu dhe nė kėtė mėnyrė, hapat e kėtij burri, ndaluan pėrgjithmonė mė 3
shkurt tė vitit 1923,nga plumbat e tradhtisė, duke rėnė pėr tė mos vdekur
kurrė, nė kohėn kur mosha e tij, nuk kishte arrit as nė tė 50-t, e jetės dhe
pritej tė bėnte ende shumė pėr lirinė e atdheut dhe popullin e robėruar
shqiptar.
Nė
Rogovė, ai do tė vritej mizorisht, jo nga serbėt as Serbia, por nga
shqiptarėt e shitur dhe tradhtarėt e kombit, tė cilėt atėherė dhe sot, sikur
ende janė me bollėk, aty dhe vendet tjera kudo.
Madje ata sikur vazhdojnė edhe mė teje ta mbajnė ēėshtjen e heroit si
ēėshtje konfidenciale tė tyre, dhe, edhe pas kaq vitesh tė kaluara,
pėrkujdesen me fanatizėm qė ende tė mos gjenden as eshtrat e tij.
Renegatėt, nuk u mjaftuan me shuarjen e kėtij prijėsi tė shquar, qė pati
Kosova dhe Shqipėria etnike, por thyen tė gjitha tabut, duke bėrė tė
"pa-bėrėn" deri atėherė, dhe zhdukė pėrgjithmonė, pa shenj as gjurmė edhe
trupin e kėtij personaliteti -historikisht tė dėshmuar dhe institucionalisht
nga mė meritorėt, tė vlerėsuar me mirėnjohjen mė tė lartė kombėtare edhe nga
Shteti Shqiptar
Dekorimi i Bajram Daklanit
Hero, sikur ishte i lindur pikėrisht pėr ngjarje tė mėdha e mote tė vėshtira
dhe periudhat mė tė rėndėsishme historike, nėpėr tė cilat, pothuajse e
gjithė elita kombėtare u dashtė tė kalonte, pėr sigurimin e mbijetesės sė
popullit tonė dhe ekzistencėn mbarėkombėtare tė shqiptarėve
Lufta dhe kontributi i gjithanshėm atdhetar i Bajram Daklanit nė momentet mė
vendimtare pėr trojet tona etnike, bėnė qė ai si prijės i shquar
kryengritjesh tė pareshtura kombėtare, tė nderohej me medaljen mė tė lart tė
Atdheut, si dhe emri i tij, tė shkruhej me germa tė arta nė lartėsitė
kulmore tė Historisė sė Popullit Shqiptar.
Edhe pas vendimeve tė Konferencės sė Ambasadorėve nė Londėr,qė pėrkundėr
shpalljes sė Pavarėsisė kombėtare, Kosovėn, Ēamėrinė dhe viset e tjera
etnike, pa tė drejtė, i lanė jashtė kufijve tė Shqipėrisė londineze,
falė burrave si Bajram Daklani, pėrpjekjet historike shqiptare tė nisura, qė
nga Lidhja e Prizrenit, nuk u ndalėn por vazhduan.
Ai
dhe idealistėt kombėtar tė kohės, mbetėn gjithmonė heronj dhe kryengritės tė
pa-nėnshtruar, tė cilėt luftuan me vendosmėri, si pėr ruajtjen e tokave tė
shtetit tė pavarur, ashtu edhe pėr ēlirimin e Kosovės e trojeve tjera
shqiptare nga pushtimet e huaja dhe bashkimin e tyre me Shqipėrinė.
Pėr
kėto dhe shumė bėma tė tjera heroike tė tij, me rastin e jubileut tė 100
vjetorit tė Pavarėsisė, mė 23 nėntor tė vitit 2012,me motivacion:"Pėr
shėrbime tė shquara dhe kontribut tė ēmuar pėr liri dhe Pavarėsi Kombėtare"
nė periudhat mė tė vėshtira tė historisė sė fundshekullit XIX, dhe mbi dy
dekada tė fillimshekullit XX, heroi i kombit-Bajram Daklani, u dekorua nė
mėnyrė tė merituar me medaljen mė tė lartė qė jep Ministri i Mbrojtjes i
Republikės sė Shqipėrisė.
Sado qė heroi ynė, nuk kishte as fėmijė dhe rriti vetėm njė vajzė, edhe atė
tė falur nga i vėllai Emini, sa pėr ta thirrur edhe atė dikush baba,
Bajram Daklani megjithėse pa trashėgimtar, i cili do tė mund ta vazhdonte
rrugėn e tij patriotike, si atdhetar i flakėt dhe kryengritės stoik qė
ishte, dha gjithēka qė pati dhe qė nga vitet mė tė hershme tė rinisė,luftoi
me pushkė nė dorė, duke sakrifikuar edhe jetėn pėr liri e bashkim kombėtar,
deri nė momentin qė u vra me tradhti.
Vepra e tij, madhėroi pėrpjekjet e tė gjithė shqiptarėve dhe ngriti e
lartėsoi kudo, kryengritjet popullore pėr liri e ēlirim si vlerėn mė tė
ēmuar kombėtare.
Shkėlqimi i emrit tė heroit Bajram Daklani, arriti piedestalin e rrezatimit
dhe kthye nė legjendė atdhetarizmi, qė nga momenti historik i 12 gushtit tė
vitit 1912,kur ai i pari- ngriti me krenari, Flamurin Kombėtar, nė Shkupin e
ēliruar.
Sakrificat e tij pėr Flamur dhe ēėshtjen Kombėtare, nuk mbaruan kėtu.
Atdhedashuria dhe respekti i pakufishėm i heroit ndaj Flamurit Kombėtar, u
dėshmuan edhe mė 24 korrik tė vitit 1919, nė betejėn e njohur tė Vaut tė
Spasit, kur ai me vetėm 10 bashkėluftėtar tė ēetės sė tij, luftuan
heroikisht me njė ushtri tė tėrė pushtuese, duke mos e dorėzuar pikėn qė
mbanin as hequr pėr asnjė ēmim, Flamurit e ngritur Kombėtar, qė pėr ta ishte
mė i shtrenjtė se vet jeta e tyre.
Kėto dhe shumė vepra tė tjera atdhetarie, tė cilat ėshtė e pamundur tė
numėrohen dhe pėrfshihen tė gjitha, nė vetėm njė shkrim, bėnė qė vendimi i
"Ministrisė sė Mbrojtjes tė Republikės sė Shqipėrisė, pėr dekorimin e Bajram
Daklanit, tė mbetet vėrtet njė ndėr veprimet mė tė qėlluara qė mund tė jenė
bėrė kohėt e fundit, nė historinė mė tė re shqiptare.
Sot
e atėherė, trojet tona etnike, sikur janė pėrmalluar shumė, tė kenė nė
gjirin e tyre, tė paktėn edhe njė herė burra tė tillė dhe personalitete si
ato tė Rilindjes Kombėtare, atdhedashės si ata tė periudhave tė; para e pas
Pavarėsis sė Shqipėrisė, tė cilėt ishin figurat mė tė ndritshme patriotike,
tė merituara nė shkallėn sipėrore pėr dekorimet mė tė ēmuara, jo vetėm nė
100 vjetorė-pavarėsie.
Ata
bėnė qė populli ynė nga njė popull i shtypur dhe i nėnshtruar pėr shumė
shekuj, tė cilit intenzivisht i refuzohej emri, vazhdonte ti mohohej
identiteti etnik dhe kėrcėnoheshin me zhbėrje hapėsirat territoriale nga
pushtuesit mė tė egėr, tė mbijetojė, ngritėt e ndėrgjegjėsohet si komb i
njėmendėt, dhe rreshtohet mes kombeve tė nderuara tė Evropės.
Pa
personalitetet legjendare si Bajram Daklani nuk mund tė ishte e tillė e
bujshme dhe heroike, as historia jonė kombėtare.
Emri dhe vepra e tij e pėrndritėsuar, u kthyen pėrjetėsisht nė dėshminė mė
tė ndritshme tė heroizmit mbarėkombėtar.
Ndaj, ėshtė koha e fundit qė edhe pasardhėsit e atyre tė cilėt patėn dorė nė
vrasjen dhe zhdukjen mizore tė trupit tė kėtij heroi kaq sublim, ti kujtohen
mallkimit tė historisė e cila nuk harron dhe pėrfundimisht tė reflektojnė,
duke treguar anėn e tyre njerėzore, dhe ndihmuar nė gjetjen e eshtrave tė
kėtij Burri tė Kombit ,nė mėnyrė qė ato tė rivarrosen nė vendin e merituar.
Tė
vendosen aty ku thuren legjendat pėr heroin, dhe pranė tyre tė ngritėt njė
lapidar lavdie, kushtuar Bajram Daklanit, para tė cilit tė gjithė dashamirėt
e luftės kombėtare dhe pėrpjekjeve pėr liri, do ti bėnin nderimet mė tė mira
dhe shprehnin mirėnjohjen e pafund, pėr shqiptarizmin e ēiltėr dhe veprėn e
tij madhėshtore.
Kėtij Burri i mbeti borxh shteti dhe shoqėria, patriotėt, intelektualėt,
dashamirėt e atdheut dhe pasardhėsit, sado tė largėt qofshin ata, tė cilėt
tė "mbuluar" nga hija e bijve tė atyre qė vranė heroin dhe zhdukėn gjurmėt
fizike tė tij, formave tė ndryshme tė korruptimit, ndikimit tė
"akraballakut" apo edhe influencės direkte, heshtėn tė gjithė.
edhe ata qė nuk
do duhej.
Heshtėn edhe ata qė nuk do duhej dhe heshtėn pa tė drejtė. Heshti edhe vet
historia, pa arsye dhe sqarim.
Ndaj, pėr heroin u shkrua aq pak, pėr tė mos thėnė fare, dhe atė vetėm nė
kontest ngjarjesh e personalitetesh tė tjera historike, duke u pėrmendur
aty-kėtu kalimthi dhe vetėm me dy-tri fjalė apo ndonjė fjali tė shkurtėr,
vendosur ndėrmjet rreshtash, tė cilat paraqesin pjesėrisht, por nuk mund ta
pasqyrojnė as pėr sė afėrmi gjithė kontributin e madh dhe veprėn e tij tė
bujshme kombėtare.
Megjithėse historia e jetės dhe veprės sė Bajram Daklanit, deri mė tani nuk
ėshtė studiuar e shtjelluar nė mėnyrė tė mjaftueshme dhe fatkeqėsisht e
kaluara e bujshme e bėmave tė mėdha tė tij, ende shpjegohet vetėm
sipėrfaqėsisht, cekėt dhe si njė kronikė e pa-sistemuar sa e si duhet, e
cila vijon tė paraqitet edhe mė tej zbehtė, pjesėrisht e me shkėputje tė
herėpashershme, deshi apo s`deshi dikush, qė moti ėshtė e njohur botėrisht,
se ky ithtar i flakėt i ēėshtjes Shqiptare dhe luftėtar besnik i Shqipėrisė
Etnike, ishte dhe mbetet, njėri ndėr personalitetet mė tė shquara tė
Kryengritjes sė Pėrgjithshme Kombėtare.
Emri i tij, pėrkundėr heshtjes sė pashpjeguar dhe tendencave tė pareshtura
pėr hijezim, nga kushdo qoftė, pa pėrjashtuar ata qė vijojnė tė kenė frikė
edhe sot, se mund tė turpėrohen publikisht ,pėr mizoritė qė tė parėt e tyre
i bėnė jetės dhe trupit tė heroit, duke zhdukur edhe eshtrat e tij dhe lėnė
atė edhe pa varr, Bajram Daklani me pėrpjekjet e dėshmuara mbinjerėzore,
shpėrtheu si feniksi mbi tė gjitha barrierat dhe u ngrit lartė nė piedestal
tė historisė, si njėri nga udhėheqėsit mė sublim tė kohės dhe luftėtar i
pazėvendėsueshėm motesh e ėndrrash lirie pėr tė gjithė shqiptarėt.
Heroi-emblematik, i pėrjetėsimit tė Flamur-ngritjes Kombėtare, qysh atėherė,
vijon me krenari, tė shpalos para brezave argumentet e pashtershme tė
historisė dhe kryengritjeve tė pareshtura gjithėshqiptare pėr ēlirim, si dhe
pėrēoj me kompetencė e besnikėri tė plotė, para Botės liridashėse, kronikat
e pafundme tė atdhetarisė autentike, si shembull i patriotizmit mė tė
ndritshėm pėr bashkėkombėsit kudo, tė cilat falė edhe veprės madhore tė tij,
pėrjetėsisht ngritin popullin shqiptar, tash e pėrgjithmonė, nė piedestalin
e lavdisė.
P.S. Falėnderojė pėrzemėrsisht profesorin e historisė z. Agim
Zajmi nga Tirana, si dhe dr. Shkėlzen Zajmin nga Gjakova, pėr fotografitė
dhe tė dėshmitė e ofruara.
|