Njė ndėr krijimtaritė mė tė
lėvruara tė letėrsisė shqiptare, ėshtė edhe POEZIA. Gjini e letėrsisė ku
bota e brendshme, ndjenjat mė sublime, frymėzimi hyjnor... shprehen
pėrmes shkronjave tė cilat krijojnė vargje... vargjet, pastaj, shpalosin
mendime, mendimet krijojnė energji, energjia ndez dritat e dijės, rrezet e
artė tė sė cilės i japin ngrohtėsi zemrės, mendjes dhe shpirtit, e me kėtė,
edhe kuptim dhuratės mė tė shtrenjtė, vetė jetės.
Qė nga Lekė Matrėnga e Pjetėr Budi, kjo energji nuk u ndalė asnjėherė sė
hedhuri farėn e dijės, duke e kultivuar atė me dashurinė mė tė ēiltėr nė
shpirtin e pastėr e fisnik tė popullit shqiptarė. Duke i mposhtur tė gjitha
sfidat e kohės, kjo frymė e shpirtit tė popullit, xixat e saja tė arta, si
njė pishtar i shpresės, u bartėn gojė mė gojė, mendje mė mendje, zemėr mė
zemėr... brez pas brezi... nga kokat mė tė ndritura tė kombit si: Naimi,
Ēajupi, Mjeda, Asdreni, Shiroka... pėr tė vazhduar tek Fishta, Konica, Noli,
Migjeni... e deri nė kohėn tonė, duke u kthyer ai pishtarė nė flakadan tė
pėrhershėm qė tashmė nuk ka forcė nė botė qė mund ta shuaj fuqinė e zjarrit
tė tij...
Dua ta falėnderoj nga zemra mikun tim dhe poetin e mirėnjohur,
ADEM ZAPLLUZHA,
qė me pėrkushtim tė jashtėzakonshėm, vizitorėve tė kėsaj faqeje, por edhe mė
gjerė, do tua prezantoj disa nga poetėt mė tė njohur tė kohės sonė, e me
kėtė, do e plotėsoj e pasuroj edhe mozaikun e mrekullueshėm tė letėrsisė
shqiptare.
(www.sa-kra.ch)

Pėrgatiti:
Adem ZAPLLUZHA
ANTOLOGJI E POEZISĖ MODERNE SHQIPE
BERZAT
HASA
Hyrje
Berzat
Hasa u lind nė fshatin Vilė tė Kukėsit me 16.02.1959. Sapo mbaroi shkollėn
8-vjeēare nė moshėn e adoleshencės, ndjeu mbi shpatulla pasojat e luftės sė
klasave. Nuk ju dha asnjė e drejtė studimi siē jepej nė atė kohė. Punoi nė
ndėrmarrje tė ndryshme industriale me profesion bazė mekanik e ndėrkohė
pėrfundoi shkollėn e mesme mekanike pa shkėputje nga puna, qė ndryshe quhej
shkollė e natės. Me ardhjen e pluralizmit i dha impuls hobit tė tij letrar,
ku botoi edhe njė libėr me poezi tė titulluar Zogu i dimrit nė vitin 2000.
Duke shfrytėzuar po kėtė hobi, pėr mė shumė se dhjetė vjet ka punuar si
gazetar nė median e shkruar dhe vizive, ku vlen tė pėrmenden kontributi i
tij nė TV Klan 2 vjet dhe Top Channel 6 vjet.
EKZOD!
Si dimėr pas dimri
Kjo pranverė,
si njė vjeshtė e tretė,
pa behar!
Ikje... ikje
Vetėm ikje
pa kthim!
Njė stuhi e padukshme
ma zhvesh,
ma shkund pemėn time,
ma vetmon!
vetėm njė zog i vetmuar majė njė peme!
Nuk ka zogj qė dashurohen!
zemra time
qė sbėn dot fole pėr ta!
Mbetem
dashuruar pas zogut tė dimrit!
Ai!
Vetėm ai nuk ikė kurrė!
Ėshtė mėsuar me dimra tė tillė,
ėshtė djegur vetė nga vetmit...!
Ndaj,
nuk e lė pa cicėrima pemėn time
Gurrė!
E KEMI LODHUR
shumė e kemi lodhur dashurinė
me pa pėrsosmėrinė tonė
Ne
qė tė dy,
u lodhėm duke e lodhur atė!
Por ajo su lodh kurrė,
duroi ,
duroi
mbajti pėr tre dekada!
Se dashuria
gurrė!
Se dashuria mban ēdo gjė
Na mban,
na jep fuqi
na len te dashuruar
!
Si ditėn e pare
unė dhe ti.
Perėndia dhe ne
Sepse
Perėndia ėshtė DASHURI
JO MĖ LARG
Kam provuar tė rri larg
nuk kam qėndruar dot
Tė gjitha netėt e mėrgimit
nė prag tė shtėpisė i kam kaluar
Si hajdut i regjur
kam qėndruar pas dritares
Ndonėse isha larg
shumė larg!
Ndaj as nė ėndėrr
veten mėrgimtar nuk e shoh...!
Unė mė larg shtėpie
ku e huaj mė duket edhe drita e hėnės?!!
I lidhur do tė rri
pas pragut tė derės
si fėmijė i pandarė pas sisės sė nėnės
PĖRSE E AKUZOJNĖ
Dashuria ime
Jo ngarkesė
por mbartėsja e ngarkesave tė mija
Jo mos marrėveshje...
por oaza i harmonisė,
Jo shqetėsim
por qetėsia ime mendore
Jo brengė
por limani i shpirtit tim!
Dashuria ime
Jo hon
por mal qė mė mbushi hendeqet
Jo mėkat
por DET
ku ne hodhėm mėkatet tona
pėr tė mos i gjetur mė kurrė
HESHTJA
Ti mė ngjalle njė dėshirė
pėr tė t'parė
pėr tė t'dėgjuar
ike
mė le si njė arė
as tė shkretė e as lėruar
Edhe zemrėn ma ke lėnė...
brazdė-hapur
tė pafarė
as tė mbjellė
as tė pa mbjellė
n'brengė e faj
kapur si darė
VĖRSHĖLLIMA IME!
Vėrshėllima ime
kėngė qė shkatėrron mėrzinė,
serenata qė zbon vetminė
vėrshėllima ime
si tinguj ēiftelie
vajton momentin
Divorc Dashurie
Vėrshėllima ime
gjithsesi ngjan me njė kėngė
qė bie dhe ngrihet
mbi hapat e mi tė rėndė
|