Sakras Art Gallery

Sekuenca filmike

Vegėza

RTK

TOP CHANNEL

RTV 21

ALSAT

TV KLAN

KLAN KOSOVA

BOTA.AL

ALBANIAPRESS

ALBINFO

EXPRESS

KOHA DITORE

ZĖRI INFO

KOSOVA SOT

INSAJDERI

BOTA SOT

GAZETA METRO

GAZETA SINJALI

ALBANIAN POST

KALLXO COM

LAPSI.AL

ZEMRASHQIPTARE

KOSOVA PRESS

TELEGRAFI

EUROPA E LIRĖ

ZĖRI I AMERIKĖS

PSIKOLOGJIA

TRIBUNA SHQIPTARE

SHĖNDETI

DITURIA

PRESHEVA.COM

GJUHA SHQIPE

KOSOVARJA

RADIOPROJEKT

Tema tė tjera 2 - Besimi fetar dhe keqpėrdorimi i fesė

Shkruan: Mehmet BISLIMI

      

BESIMI FETAR DHE KEQPĖRDORIMI I FESĖ

 

        Ėshtė e saktė se nė tė gjitha kohėrat e zhvillimit tė saj, fanatizmi fetar ishte prezent, zaten mbi kėtė fanatizėm edhe u zhvillua besimi i njerėzve nė ideologji tė ndryshme qė ngėrthyen nė gjirin e vet edhe pėrkatėsinė konfesionale, duke nxitur urrejtje pėr tė tjerėt, dhe mbi kėto nxitje ndėr shekuj ėshtė derdhur gjaku lumė...

 

  

            “Lėvizja Bashkohu” ngre kokėn prapė!

 

            Logjika na shpie drejt rrjedhės sė ngjarjeve tė cilat kanė evoluar nė kohė, pa dyshim edhe tek  komuniteti primitiv, shoqėria parahistorike etj., mė vonė shoqėria u polarizua nė tė pasur dhe tė varfėr, nė tė lirė dhe jo tė lirė, nė besimtarė dhe laikė etj. Historiku i zhvillimi tė shoqėrisė, qė nga ajo skllavopronare, feudale, bizantine, pastaj perandoritė, mbretėritė despotike dhe liberale e deri te sistemi nazifashist, nė vazhdim rendi shoqėror i socializmit dhe “komunizmit” e deri te feja dhe pėrfaqėsuesit e saj: prifti, popi e imami sot.

            Nė fakt, po t’i referohemi mesazheve tė “njerėzve tė perėndisė”, nė formė, pėrfaqėsuesit e fesė, mundohen, apo tė paktėn publikisht manifestojnė mesazhe paqeje, dashurie, mėshirimi, morali e humanizmi. Asgjė tė keqe deri kėtu, po tė ishte e tėra kėshtu, por vetėm nė pėrmbajtje mjerisht, kėtyre viteve tė fundit kur nė kurriz tė besimeve fetare po keqpėrdoren besimtarėt shqiptarė, si: tė krishterėt, ortodoksėt e nė veēanti ata tė besimit mysliman deri nė padurueshmėri, qė del jashtė konceptit dhe etikės sė fesė. Po ta dėgjoni popin Jerenie, se ēka iu predikon ai besimtarėve tė vet, madje ai me ujė tė bekuar i bekoi tė gjithė ata vullnetarė tė cilėt u nisen nė luftė pėr tė vrarė e dhunuar fqinjėt e vet joserbė - nė veēanti shqiptarėt! Kėtė e kemi parė me dhjetėra herė nė ekranet televizive gjatė zhvillimit tė luftėrave tė fundit, qė Serbia i bėri me tė gjithė fqinjėt e saj brenda ish-Jugosllavisė. Popi serb - ortodoks, publikisht ushqeu me urrejtje serbėt kundėr fqinjėve tė tyre, madje kishat serbe, apo “shtėpitė e zotit ortodoks” i kishin kthyer nė depo armėsh e municioni, ndėrkaq brenda veladonit tė popit ortodoks ishte maskuar vetė fryma sadiste!

 

            Nga ana tjetėr, edhe kisha katolike, jo rrallė herė nuk ka qenė e rreshtuar kombėtarisht si duhet, mbase pėr faktin e thjeshtė se krishterimi, po aq sa edhe islami, kalon kornizat e kombeve - tė paktėn prifti Kēira kohė mė parė, shfryu urrejtjen e tij tė shfrenuar, madje shumė primitive qė tejkaloi kornizat e njeriut nė rend tė parė e mė pastaj tė predikuesit tė dashurisė dhe mėshirimit, priftit i cili mė shumė po i ngjante Satanit, pėrderisa kėrkoi vrasjen e dy milionė myslimanėve, pra ai kėrkoi qė gjaku tė shkojė rrėke!...

            Asnjė hap mbrapa nuk mbetet as vahabisti Shefqet Krasniqi, i cili nėpėrmjet predikimeve fetare para shqiptarėve tė besimit islam, para medieve (aty ku i jepet hapėsirė), mbjell dhe vjell urrejtje pėr tė gjithė ata qė nuk janė nė linjėn e tij vahabiste, nė fakt ai deri nė drekė, urren tė gjithė ata qė nuk pėrkrahin idetė e tij prapanike, ndėrkaq pas dreke urren edhe veten e tij! Kjo nuk ėshtė pėr t’u habitur shumė, vetė misioni i vahabistit Krasniqi ėshtė qė kėtė ideologji ta pėrhapė nė Kosovė me ēdo kusht, pa marrė parasysh pasojat. Ai ėshtė i betuar qė ta ngulfatė islamin e pranueshėm qė ishte nė Kosovė deri me tani, por qė ngadalė ka rrėshqitur e po shkon drejt njė gremine tė paparashikueshme! Ėshtė fakt i pamohueshėm se roli i BIK-ut nė Kosovė (deri tani), ka qenė bartės i mirėsisė dhe i dashurisė ndėrnjerėzore, deri mė sot kurrė nuk ka pėrhapur urrejtje edhe pėrkundėr presionit tė vahabistėve, qė kėto kohėt e fundit, tė yshtur dhe tė paguar mirė, kanė vėrshuar Kosovėn! Si duket, tani edhe BIK-u, ka mbathur skitė, por qė nuk po e di se ku do tė ndalėt.

 

            “Lėvizja Bashkohu”, qė po kėrcėnon rendin nė Kosovė, nuk ėshtė mė shumė se njė mashė e zgjatur nė duar tė vahabistėve Krasniqi – Muriqi, tė cilėt nė emėr tė “drejtėsisė dhe moralit”, pėrhapin urrejtje ndėrkonfesionale, njėkohėsisht edhe ndėrnjerėzore!, tė cilėt nė emėr tė drejtėsisė dhe tė mbrojtjes kėrkojnė qė femrės shqiptare tė besimit islam t’ia mbyllin sytė me shami! Do tė bėnim mėkat po t’ua mohonim meritat: Krasniqi dhe Muriqi, qė tė dy janė shumė tė kujdesshėm kur ėshtė fjala pėr besimin ortodoks dhe popullin serb - ata kurrė nuk kanė fyer ortodokset e serbėt, madje tani edhe po solidarizohen mes vete me mjete “paqėsore”, duke barrikaduar rrugėt e Kosovės; njėra palė Veriun - pra Mitrovicėn, dhe tjetra palė Jugun - pra Prishtinėn!

            Ėshtė e saktė se nė tė gjitha kohėrat e zhvillimit tė saj, fanatizmi fetar ishte prezent, zaten mbi kėtė fanatizėm edhe u zhvillua besimi i njerėzve nė ideologji tė ndryshme qė ngėrthyen nė gjirin e vet edhe pėrkatėsinė konfesionale, duke nxitur urrejtje pėr tė tjerėt, dhe mbi kėto nxitje ndėr shekuj ėshtė derdhur gjaku lumė, duke djegur kundėrshtarėt nė turra drush, duke ua prerė gjymtyrėt, duke robėruar nga shtatė gra, duke ua mbyllur atyre sytė me shami, nė mėnyrė qė tė mos shohin tjetėr kė veē mureve tė shtėpisė dhe burrin hamshor(!) - janė me qindra faktet tė tjera historike, qė nga koha kur institucionet fetare ishin ligji dhe zoti vetė e deri te ditėt e sotme, pa dyshim urrejtje kjo nė zbehje, por edhe e maskuar me predikimin e “dashurisė dhe mėshirės e mėshirimit”!

 

            Pa dyshim, bartėsit e kėsaj urrejtjeje janė individė, dhe jo tėrėsia e besimtarėve dhe e predikuesve, fakt ky qė na gėzon. Mirėpo paralajmėrimi i bllokimit tė rrugėve nė Prishtinė dhe nė qendra tė tjera tė Kosovės nga “Lėvizja Bashkohu”, pasi qė serbėt tashmė i kanė kryer detyrat e veta nė Mitrovicė, tė detyron tė mendosh: “ Nėse kėta njerėz i pėrkasin fare shoqėrisė sonė, nėse kėta jetojnė me kohėn, nėse kėta e duan atdheun e vet, nėse kėta janė tė interesuar pėr paqe, pėr mėshirim e pėr mirėsinė dhe zotin e madhėrishėm, apo nė emėr tė tij, po duan qė ta bėjnė kėtė vend pikė tė zezė dhe shembull i sė keqes!” Ndryshe nuk e di si shpjegohet fakti qė kėta ngulin kėmbė, gjoja nė emėr tė “zotit”, “tė moralit” dhe tė “fesė”, qė fėmijėve tanė t’ua mbyllin sytė me shami, t’ua mbulojnė diellin dhe t’i largojnė prej rrugės sė pėrparimit, madje kėtė gjė e duan me ligj, e duan me Kushtetutė!...

            O zot, po si i mban toka kėta “imamė”, po ne ende nuk i kemi hapur sytė si duhet! Pra, vini dorėn nė zemėr dhe mendoni, o njerėz tė zotit, vajzat tona - fėmijė 6 vjeēe me shami nė kokė deri mbi sytė e ballit nė pikė tė korrikut, tė gushtit, nė bregdet, nė qytet, nė shkolla dhe nė jetė!!! A mund tė mendoi njeriu diēka mė prapanike dhe mė primitive pėr shoqėrinė tonė se kjo?!

            Shi se ē’thonė e ē’kanė thėnė predikuesit, tė cilėt i kemi dėgjuar me qindra herė nė oda, nė ndeja, nė dasma e ahengje, nė veēanti nė mort e ngushėllime:

            ”Femrave tė besimit islam, nuk guxon tė duket mė shumė se pėllėmbėt e duarve dhe sytė, nuk guxon tė dalė e vetme nė rrugė, nė qytet dhe as tė shkoi nė gjini, nuk guxon t’ia jap dorėn kur pėrshėndet mysafirin, kunatin, apo tė afėrmeve, gjatė rrugėtimit, ajo duhet tė shkoi diku 10 metra mbrapa burrit, nuk guxon tė shikoi as majtas as djathtas, nuk guxon tė flas vetėm nėse e pyesim diēka, duhet tė rri e mbyllur, tė lind fėmijė, tė gatuaj tė lajė dhe tė shuaj, nuk guxon me ia kthyer fjalėn burrit edhe kur ai e torturon dhe dhunon!, nėse gruaja tradhton burrin ajo, ruana zot drejt e nė zjarr tė xhehenemit, nė uji tė valuar, aaa nėse burri tradhton kjo nuk vlen nga se burri ka tė drejt t’i marrė deri nė shtatė gra!, myslimani nė kėtė botė nuk duhet tė kėrkoi shumė, duhet tė vuaj, ngase nė atė botėn tjetėr, ata do t’i kenė nga 300 Hyria nė xhenet!, kush nuk i bindet rregullave tė islamit, pėr derisa i pėrket atij, ai do tė digjet me zjarrin e xhehenemit, do tė pėrvėlohet me uji tė valuar, do tė djegin nė ferr me pezhgėve etj.

            Interesant, filozofi primitive nė vete: Nga njė anė kėrcenim me zjarr e uji tė valuar, nga ana tjetėr joshje me 300 Hyri, pra tė prehesh mes 300 Hyrishė, nga ana tredimensionale; joshja dhe kėrcėnimi, qė tė dyja mbi kurrizin e botės sė pafuqishme femėrore!

 

 

            Fakti qė edhe disa deputet tė Kuvendit tė Kosovės kishin votuar nė favor tė vėnies sė shamisė tė bėn tė dyshosh se gjėrat nuk janė edhe aq sipėrfaqėsore, pra ata votuan nė favor tė vėnies sė robėrisė mbi kokat e vajzave dhe tė fėmijėve tanė tė mitur! Ata qė votuan pro shamisė, nuk janė deputetė, ata janė turpi i Kuvendit tė Kosovės - ata nuk duhet tė jenė mė deputet. Kushtetuta e Kosovės duhet t’ua marrė kėtė tė drejtė tė gjithė atyre qė shkelin Kushtetutėn, dhe ajo thotė shumė qartė: “Kosova ėshtė shtet laik!”, rrjedhimisht, nėse vlen ligji se vendimet e Kushtetutės nuk mund tė kundėrshtohen, as tė komentohen, atėherė iniciuesit dhe votuesit e shamisė nė Parlamentin e Kosovės, kanė vepruar nė kundėrshtim me Kushtetutėn dhe kanė bėrė shkeljen e ligjeve tė saj, duke iniciuar dhe votuar njė ēėshtje qė ėshtė kundėrkushtetuese!

 

            Ėshtė e vėrtetė se pėr kėtė ēėshtje, gjatė ditėve tė shkuara kishte jo pak reagime, nė fakt kėto reagime ishin  pėrgjithėsisht emocionale, por jo edhe racionale. Ēėshtja duhet zbėrthyer nė esencė, nė koncept; sektet, apo fraksionet fetare, ngjasojnė nė ato politike, duke ngėrthyer nė vete interesat e ngushta sektare, tė fraksioneve qė nisen nga padurimi, papajtueshmėria, xhelozia, smirėzia, mostoleranca dhe interesat e tjera vetjake. Kėshtu kanė lindur shumė sekte qė janė evidente si: shiitė, suniitė, shehlerė e bektashi, sadii e rufaii, vahabii e fadimii etj. E padiskutueshme: nocionet paraqesin dukuri statike, ndėrkaq ligjet janė dukuri rotorike, pra qė paraqesin lėvizjen e gjėrave. Krijesat si vlera  njerėzore emėrtohen nė mėnyrė tė njėjtė si persona fizikė qė nė shkencėn penale trajtohen si kryerės tė veprės penale, si nxitės, si ndihmės, si autorė tė cilėt kanė paraparė tė kryejnė atė vepėr etj.

            Nocionit dhunė dhe dhuna si nocion paraqet elementet e shtrėngimit, tė imponimit tė njė sjelljeje, e cila i kundėrvihet vullnetit tė personit fizik, si diēka e ligė e keqe  e cila njeriun e vė nė pozitė tė palakmueshme, e detyron atė qė tė veprojė kundėr vullnetit tė vet, duke e kėrcėnuar atė me mjete frike si me zjarr, uji tė valuar, rrufe, nam tė zi, me djaj, me anatemim, me kryqėzim, me gozhdim, me armė etj., kjo ėshtė e dėnueshme, ėshtė shkelje e rėndė e tė drejtave tė njeriut. Pavarėsisht se dhuna mund tė jetė e nduarndurshme, esenca e saj mbetet e pandryshueshme, pavarėsisht nga rrethanat. Nocioni dhunė ngel si diēka e keqe, pavarėsisht se si shprehet ajo dhe me ēka manifestohet ajo, qė nga metodat e saj primitive deri tek ato tė sofistikuara - dhuna ėshtė dhunė dhe mbetet e tillė; si pėrfundim logjik, dhuna  kudo nė botė ėshtė dhe duhet tė jetė e dėnueshme.

 

            Para disa ditėsh nga Shefqet Krasniqi (pėrmes valėve tė radios), dėgjova diēka qė nuk po mund ta zbėrtheja, diēka qė nuk mund ta marrėsh me mend, diēka qė nuk e arsyeton logjika e shėndoshė?! Nė pyetjen e njė dėgjuesi nė lidhje me kėmbėnguljen pėr ta bėrė shaminė institucion(!), ai u pėrgjigj:

            “ Edhe me ta marrė dikush pronėn duhet me durua, pėr shami jo, pėr shami duhet me luftua!”... Si rrjedhojė, Serbia na e merr tokėn, le ta marrė, duhet tė durojmė se koha pret - me rėndėsi ėshtė se si t’i mbulojmė fėmijėt tanė, se nuk pret koha, nuk ėshtė me rėndėsi Serbia, por shamia!!!

            Sė kėndejmi, shteti si mekanizėm  pėr tė mbrojtur rendin e ri, mėnyrėn e re tė prodhimit dhe marrėdhėniet e reja nė prodhim, duhet tė pėrcaktojė rendin dhe harmoninė e kėtyre marrėdhėnieve, pra ligji duhet tė veprojė prerė, kundėr tė gjithė atyre qė keqpėrdorin lirinė e shprehjes, qofshin ata edhe pėrfaqėsuesit e religjioneve, apo pėrfaqėsuesit e ligjit.

            Pa dyshim dhe prerė: mbulesa ėshtė pjesė e njė kohe tė tejshkuar, e cila e ka vendin nė muzeun e primitivizmit, dhe ne nuk e kemi ndėrmend qė primitivizmin ta bėjmė subjekt tė jetės sonė bashkėkohore, pra Kosova dhe femra kosovare e shqiptare nė pėrgjithėsi, nuk ėshtė duke vuajtur pėr shaminė e zezė.

 

            Nėse i qasemi zhvillimit dhe evoluimit tė religjionit, shkenca sqaron se qė nė zanafillėn e religjionit, si atij tė krishterė, mysliman, ortodoks e hebre etj., ishte ose ngjason mė tepėr si ideologji e tė shtypurve dhe e tė pėrbuzurve tė krishterė fillimisht, tė cilėt me kohė u bėnė erozion pėr perandorinė e Romės qysh  nė fillim tė erės sonė. Nėn kėtė presion tė vazhdueshėm,  Konstantini I- rė, me Ediktin e Milanos qė nė vitin 313 e legalizoi krishterimin dhe e shpalli atė tė barabartė me shtetin, kėshtu qė me kohė kisha nga pozita e dėgjueshmėrisė u shndėrruar nė kishė sunduese, pra feja si ideologji u bė mjet i rėndomtė sundimi. Pėr shtetin e vjetėr hebre burim i rėndėsishėm i njohurive ėshtė Bibla, sidomos ajo e Besėlidhjes sė Vjetėr. Mbi kėtė bazė, pra mbi sferėn e tė mirave materiale, filluan edhe fraksionet e para, gjė  qė, para njė mijėvjeēari, krishterimi pėsoi plasjet e para mes Besėlidhjes sė Vjetėr dhe asaj tė Re dhe u ndanė nė Lindje e nė Perėndim, njėra me seli nė Romė - Vatikan, e tjetra nė Kostandinopojė (Stambolli i sotėm), qė mė vonė qendra e saj kaloi nė Greqi. Pra plasjet e para linden rrymat nė tė krishterė dhe ortodoksė, mė pas lindėn protestantėt, evangjelistėt e dhjetėra fraksione tė tjera. Nėse arsyeshėm shtrojmė pyetjen: po para Krishtit, para Budės, para Muhamedit etj., ēka kanė bėrė njerėzia kėtu e 2000 vjet e shumė mė parė, ose para 1400 vjetėve dhe a do t’i djegė ferri tė gjithė ata qė nuk e kanė njohur besimin e Krishtit dhe atė tė Muhamedit!? Dokrra me bisht, pjellė e imagjinatės sė pėrēart pėr tė shtrirė interesat dhe ndikimin mbi masat e gjėra dhe pse jo, kur kjo pati sukses madje edhe u mitizua!

            Kush mė thotė: ēka kanė bėrė njerėzia nė kohėt e lashta parakristiane dhe paramuhamedane? Nė kė kanė besuar ata? A kanė bėrė mėkat nėse ata nuk kanė shkuar nė kishė, apo nė xhami atėbotė (pėrderisa nuk kishte)? A do tė digjen nė zjarrin e xhehenemit ata, apo nė rrathėt e ferrit, pėrderisa nuk kanė shkuar nė kishė dhe nuk kanė bėrė namaz ?!. A do t’i djeg zjarri ato, pėrderisa nuk kanė mbajtur shami!? A kanė shkuar ata mbuluar apo zbuluar? Po nė kohėt e mėhershme, qė ata nuk kishin as rroba, dhe qė shkonin bythėzbuluar etj.?!! Dokrra me bisht!

 

            Ėshtė fakt, reformat sipas dialektikės kanė pėr qėllim qė tė reformojnė diēka nė kuptimin pozitiv dhe jo tė bėjnė regres, ose ecje prapa. Si qenka e mundur qė tė reformohet K’urani, pėrderisa paska zbritur nga qielli, ose qenka porosia e zotit etj.!? Rryma vahabiste, dhe rryma tė ndryshme brenda islamit, po tentojnė pikėrisht kėtė; qė nė emėr tė reformave tė fesė, ta radikalizojnė atė deri nė ekstremizėm. Kjo frymė e rrezikshme nė shoqėrinė shqiptare nuk ka dhe nuk duhet tė ketė vend- flakeni tutje se nuk ėshtė jona.

            Nė fakt populli i Kosovės me shumicė, i takon besimit islam, besim ky i imponuar nga perandoria Osmane kėtu e 6 shekuj mė parė, mirėpo shqiptarėt para sė gjithash janė shqiptarė e tek mė pastaj i takojnė besimit islam, tė krishterė dhe ortodoks. Mbi tė gjitha gjaku ynė nuk ėshtė bastarduar, bėrthama e kombit tonė ėshtė ruajtur e pastėr: ne nuk martohemi me farefisin tonė qė i takojmė njė barku-gjaku- siē e bėnė islami, qė marton vajzėn e axhės, vėllait, hallės tezakes, dajalleshės, e kushėrirės sė parė, dytė etj. Ani pse kėtė e lejon islami, tek ne nuk e lejon tradita, krenaria kombėtare, besa e dheut, karakteri, morali dhe etika familjare, ne e respektojmė dajėn, axhėn kushėririn, tezėn dhe nuk ia fusim kot atyre! Si pasoj e kėtij kryqėzimi, vjen deri tetė tek fėlligėshtia nė gjak, qė pėr pasoj ka lindjet me gjymtime- atavizma!

 

            Nga kėndi i zhvillimit historik tė islamit; nė fund tė shek. VI dhe nė fillim tė shek VII kontradiktat sociale kishin arritur kulmin, kėshtu qė Persia kishte pushtuar Jemenin, ishte ky shkaku i rėnies sė tregtisė tranzitore mes Arabisė, Indisė dhe Abisinisė. Nė kėto rrethana tė rėnda shoqėrore paraqitet Muhamedi, i cili nė misionin e tij dhjetėvjeēar pėr ta pėrhapur islamizimin, largohet nga Meka pėr nė Medinė, dhe me mund arriti qė tė ngrejė shtetin e parė islam. Kjo kishte ndodhur nė vitin 622 (viti I-rė, sipas hixhrit). Ai sė bashku me mendimtarėt e tij kishte arritur tė pėrpilojė njė shkresė (kitab), qė njihej si “Karta e Medinės” e cila nė fakt paraqet edhe Kushtetutėn e parė tė shtetit islam.

            Muhamedi ka lindur mė 570, ai tek nė moshėn 40-vjeēare shpalli se:

            ”Nga Perėndia ka pranuar misionin e pėrhapjes sė islamit!”- d.m.th. e shpalli veten e tij!

            Muhamedi nuk dinte as shkrim as lexim, deklaroi se ishte i dėrguar i Perėndisė me mision tė caktuar qė njerėzimit t’ua pėrcillte shpalljet k’uranore ( tekstin k’uranor, urdhėresat dhe porositė e Perėndisė). Me kėtė rast ai u deklarua se ėshtė profet! Muhamedi me origjinė ka qenė Hashimiit, qė ishte njė degė e fisit Kurjesh. Gjatė sundimi tė tij, gati e tėrė Arabia ra nėn diktatin e tij. Ai nuk ishte vetėm udhėheqės shpirtėror, por edhe udhėheqės shtetėror dhe politik, shef i shtetit dhe komandant i ushtrisė. Pas vdekjes sė tij si Kalifė tė parė erdhėn Ebu bekriu, Omeri, Osmani dhe Aliu (651-661). Aliu ishte i biri i axhės sė Muhamedit, kishte marrė pėr grua Fatimen, vajzėn e Muhamedit), duke u bėrė edhe dhėndėr i tij, i cili hapur kishte shfaqur pretendime pėr Kalif, dyshohej se kishte gisht nė komplotin nė luftė pėr pushtet, duke vrarė Osmanin mė 656. Mirėpo guvernatori i Sirisė,  Muavi, i cili ishte edhe kushėri i Osmanit, ia doli qė me luftė ta marrė kalifatin nga Aliu mė 661. Ai formoi dinastinė e Omojadėve qė sundoi plot njė shekull. Kjo dinasti, veē tjerash, zhvendosi edhe kryeqytetin prej Medinės nė Damask.

            Mė rėnien e dinastisė sė Omojadėve, paraqitet lėvizja, apo sekti i shiitėve zanafilla e saj daton  qė nė kohėn e Aliut dhe e konsideroni atė si trashėgimtar legjitim tė fronit, por edhe si kalif tė martirizuar qė nuk e njihnin Omojadėt . Kėshtu u zhvilluan rrethanat politiko-shoqėroro atje deri nė shekullin X, kur u pavarėsua edhe Egjipti, kalifatin e shpallėn Fatimiidėt. tė cilėt konsideronin veten si pasardhės tė Fatimes - bijės sė Muhamedit dhe bashkėshortes sė Aliut e kėshtu me radhė deri te ditėt e sotme - luftė pėr pushtet me besimin tė Zoti me dhjetėra sekte e fraksione - binduni me fakte besimtarė e laikė, kėshtu e shpjegon shkenca, mbi bazėn e tė cilės njohim zhvillimet reale tė shoqėrive tė mėhershme, qė sot feja pretendon t’i mitizojė, pa fakte, por pa dyshim mbi interesa sektare, grupore, klanore e shtresore.

 

            Besimi nė Zotin e plotfuqishėm, nė natyrė, nė fuqinė e ligjeve tė mbinatyrės qė njeriu ende nuk ka arritur ta zbėrthejė, ėshtė e drejt e patjetėrsueshme e secilit, ėshtė ēėshtje individuale, besimi nė Zot dhe nė idhuj tė ndryshėm ėshtė shumė i lashtė, madje shumė shekuj para Krishtit e Muhamedit. Nė fakt, bota nuk ishte laike as nė kohėn kur u paraqiten profetėt, pėr ndryshe atyre do t’iu duhej shumė kohė pėrderisa ta krijonin konceptin e besimit, pra fenė- religjionin nga diēka fiktive nė diēka “reale”. Prandaj kėtu e 20 shekuj mė parė, shkenca nė koncept njeh dhe pranon idenė dhe materien, prandaj njerėzit, fiset, komunitete, besojnė nė Zot, nė idhuj tė ndryshėm qė nga drunjtė, figurat e ndryshme, statujat, majat e bjeshkėve, hyjnitė e ndryshme e deri te besimi dhe hyjnizimi i kafshėve tė ndryshme si te lopėt etj.

            Do tė ishte joetike, qė ne tė talleshim pse fise tė caktuara indiane besojnė nė lopė!, ne, duhet tė respektojmė besimin e tyre, mirėpo kjo nuk nėnkupton qė edhe ne, nė qendėr tė Prishtinės tė pėrkulemi para njė lope e cila mund tė kalojė rastėsisht atypari!

            E kur ėshtė fjala pėr ligj, atė e bėjnė institucionet e shtetit dhe jo ato tė komunitetit fetar, kjo ėshtė e prerė, prandaj o njerėz tė perėndisė: shihni punėt e fesė e mos i ngatėrroni konceptet!

            Mos harroni se nė Kosovė janė tri komunitete mė numerike, dhe po qe se tė tria pretendojnė ta bėjnė ligjin, kėtu do plaste luftė qytetare nga njė anė!, nga ana tjetėr, deputetėt e Kuvendit tė Kosovės, duhet tė jenė tė vetėdijshėm pėr rolin, pėr misionin dhe pėr obligimin e tyre qytetar, mė tė pėrgjegjshėm ndaj votuesit. Ata nuk i ka votuar askush qė nė Kuvendin e Kosovė tė bėjnė ligjin e shamisė, t’ua mbyllin sytė fėmijėve tanė-  botės femėrore. Me kėtė akt ata kėrkojnė qė 50% e popullatės sonė tė kthehen drejt errėsirės. Nuk besoj se kemi dėgjuar diēka mė prapanike e mė primitive se kėto ditė, kur rreth 30 e ca deputetė votuan qė femrave miturake shqiptare t’ua mbyllin sytė me shami tė zezė!

 

 

                                                                                                                                     Shtator, 2011