BIBLOTEKA NDĖRKOMUNALE PRIZRENIT
Biblioteka ndėrkomunale e Prizrenit ėshtė njė ndėr
institucionet e para edukativo-arsimore nė qytetin e Prizrenit. Duke u nisur
nga fakti kjo Bibliotekė ėshtė dhe mbetet si djep kryesor i dijes dhe i
kulturės, mė madhėshtore kėtė figurė gjigante e bėn edhe vet qyteti i
Prizrenit, ku njihet pėr nga kultura, pozita gjeografike dhe elemente tė
tjera qė e kanė, dhe e karakkterizojnė kėtė qytet. Prizreni njihet si njė
ndėr qytetet e para dhe mė tė lashta tė historisė sonė, duke u veēuar nga
kultura, ekonomia dhe shumė gjėra tė tjera qė e vendosin Prizrenin nė qendėr
tė vėmendjes. Pas shumė luftėrave dhe nga vetė natyra prizreni si qytet
antic kishte kėto epitete: Udhėkryq i Ballkanit, Djepi i Lidhjes Shqiptare
tė Prizrenit, Bėrthamė e zhvillimeve kulturore, ky fakt na dėshmon qė
qyteti i Prizrenit ka njė lashtėsi aq tė madhe sa edhe vetė historia e tij.
Nga ky vend kanė identifikohen edhe shumė personalitete tė njohura me
ndikimin nė jetėn kulturore, politike, sociale, artistike dhe fetare. Ndėr
ta pėrmendim edhe shkrimtaren e njohur Suzi Ēelebiu, pastaj humanisten e
madhe Gonxhe Bojaxhiu (Nėna Terezė)dhe shumė personalitete tė njohura qė
lanė gjurmė nė historinė tonė. Njė rol tė rėndėsishėm luajnė edhe monumentet
kulturore dhe historike tė vendit tonė, tė cilat janė ndėrtuar nė periudha
tė ndryshmė kohore si psh: Hamami i Gaz Mehmet Pashės, Kisha e Shėn
Premtes, Xhamia e Sinan Pashės, Ura e Gurit, Rrapi shekullor nė
Marash, Kisha e Kryeengjujve si dhe teqe tė shumta qė e identifikojnė
Prizrenin si djep tė kulturave tė ndryshme nė vend. Poashtu, Prizreni pėrveē
qė ishte njė qytet i kulturės fetare, zejtare, tregtare, ekonomike, dhe
ushtarake, Prizreni ishte qendėr e hapjeve tė shumta tė shkollave fetare,
laike, u formuan shoqata dhe shoqėri tė ndryshme, formimi i fondeve tė
ndryshme bibliotekare, ishte vend i botimit tė gazetave, revistave dhe mbi
tė gjitha Prizreni shquhet si njė ndėr qytetet e para qė e themeloi
radiostacionin e parė nė vend.
HISTORIKU I BIBLIOTEKĖS
(Krijimi i Bibliotekės)
Duke u bazuar nė historiografinė qė kemi, sikur forcohet bindja
se fillet e bibliotekės nė vendin tonė datojnė qysh nga shekulli XVI.
Dėshminė thelbėsore dhe kryesore mbi historinė e Bibliotekės sė Prizrenit mė
sė miri e tregon edhe konstatimi VAKUFNAMJA e Suzi Ēelebiut, qė ishte e
legalizuar nga organet legjislative tė asaj kohe pothuajse nė muajin Rebiul
Ahir tė vitit 919. ndėr tė tjera shkruhet: Unė vakufoj (lė amanet, bėj
testament) edhe kėtė fond tė librave pėr bibliotekėn, e cila ėshtė nė
lokalet e medresesė: librin Tevsiru shejh prej dy vėllimesh, Hidaje njė
vėllim, Sheriatyl Islam dy vėllime, Kimia seaadeti dy vėllime etj. Pas
vdekjes time kėto libra i mbikėqyr imami i xhamisė dhe ai do tua japė tė
interesuarve, qofshin ata nxėnės, qytetarė me evidencė, duke u kujdesur qė
tė mos humbin dhe dėmtohen. Suziu konsiderohej si njė ndėr personalitetet me
njė kulturė tė gjerė, i cili e zotėronte gjuhėn arabe, persishte dhe
turqishte, nė tė cilat ka shkruar poezi tė shumta, ku njė pjesė e poezive tė
tij ishin nė pronėsi tė francezėve. Pėrveē Suziut ka edhe shumė poetė tė
njohur si: Isak Ēelebiu qė konsiderohet si njė ndėr poetėt mė tė talentuar
prizren, pastaj njė figurė tjetėr e rėndėsishme qė kontribuoi nė hapjen e
shkollave shqipe ishte edhe Pjetėr Bogdani, ku e gjithė puna e tij u
kurorėzua me veprėn famėmadhe Ēetta e profetėve qė e botoi nė vitin 1685.
Nė kėtė punė kontribut tė madh kanė dhėnė edhe Pjetėr mazrreku si dhe Atė
Shtjefėn Gjeēovi. Me zhvillimin ekonomik nė Prizren, u zhvillua edhe rrjeti
i shkollor apo i mėsimit qė kishin edhe fonde tė ndara pėr libra tė ndryshėm
qė shėrbenin nėpėr bibliotekat e medreseve, ku kėto libra shfrytėzoheshin
nga intelektualėt Prizrenas. Nė fund tė shekullit tė XIX, sipas Salnamesė
sė qyteit tė Prizrenit, ky qytet kishte pesė (5) medrese:
1. Medreseja e Gazi Mehmet Pashės
2. Medreseja e Sofi Sinan Pashės
3. Medreseja e Emin Pashės
4. Medreseja e myderis Ali Efendiut
5. Medreseja e Mahmut Pashės
Kėto medrese kishin edhe fondet e tyre librare (Bibliotekat e
tyre) tė cilėt i shfrytėzonin intelektualėt prizrenas, si dhe tė interesuar
tė tjerė tė kohės. Shėnimet e ruajtura dėshmojnė, se furnizimi dhe begatimi
i kėtyre bibliotekave bėhej nė mėnyra tė ndryshme siē janė: Blerja,
Dhuratat, Libra tė falur nga arsimtarėt, Kėmbimi i librave, nxėnės dhe
Struktura tė tjera tė populates.
BIBLIOTEKA NDĖRKOMUNALE E PRIZRENIT
(Themelimi i Bibliotekės)
Biblioteka Kombėtare dhe Universitare e Kosovės ėshtė
institucioni mė i lartė bibliotekarė nė Kosovė. Ai e ka mundėsinė tė krijojė
dhe tė mirėmbajė rrjetin e bibliotekave kryesore nė Kosovė. Zakonisht Kosova
ka 7 biblioteka ndėrkomuanle:
1. Biblioteka Ndėrkomunale Hivzi Sylejmani
Prishtinė.
2. Biblioteka Ndėrkomunale Anton Ēetta Ferizaj.
3. Biblioteka Ndėrkomunale Fan Noli Gjilan
4. Biblioteka Ndėrkomunale Prizren
5. Biblioteka Ndėrkomunale Asim Vokshi Gjakovė
6. Biblioteka Ndėrkomunale Azem Shkreli Pejė
7. Biblioteka Ndėrkomunale Latif Berisha - Mitrovicė
25.12.1944 ėshtė viti i krijimit tė Bibliotekės sė Prizrenit. Ky
institucion aq i rėndėsishėm u krijua me qėllimt tė krijimit tė kushteve sa
mė tė mira pėr leximin dhe informimin e nxėnėsve dhe studentėve mbarė
shqipėtar. Themelimi i Bibliotekės Regjionale nė Prizren, shėnon padyshim
fillet e para tė veprimtarisė bibliotekare moderne nė Kosovė. Po ashtu, kjo
bibliotekė pėr asnjė moment nuk e ndėrprenė punėn e saj. Themelimi jo i
rastėsishėm i Bibliotekės sė parė nė Prizren, ėshtė edhe njė dėshmi se ky
qytet i lashtė pėrveēse ishte njė kryeqendėr e rėndėsishme administrative,
ishte edhe djep i kulturės, gjė dėshmohet edhe me hapjen e hapjen e shumė
institucioneve domethėnėse pėr Kosovėn nė pėrgjithėsi, dhe Prizrenin nė
veēanti. Nė pėrgjithėsi vlerėsohen edhe hapja e radiostacioneve, shoqatave,
botimi i gazetave tė ndryshme, formimi i shoqėrive tė ndryshme, gjė qė
dėshmon nė veprimtarinė e hershme kulturore, fetare dhe politike nė kėtė
qytet. Kjo bibliotekė ishte formuar prej librave tė huazuara nga biblioteka
e gjimnazit, bogosllavia, prej librave tė dhuruara nga qytetarėt dhe nė
froma tė tjera furnizuese. Nė vitin 1944 kjo bibliotekė numėronte 2.450
libra dhe deri nė fund tė kėtij viti numri i librave arriti deri nė 3000
libra, ku pėr kėto libra fillimisht pėrkujdesej njė kuadėr i pėrkatėsisė
serbe, mė vonė punėsohen edhe kuadrot e para shqiptare. Ndėr punėtoret e
para shqiptare pėrmendim Lili Berisha dhe Myjezib Hoxha. Nė kėtė bibliotekė
fillimisht punohej nė baza vullnetare, ndėrsa mirėmbajtja bėhej nga
regjistrimet e nxėnėsve si dhe nga tė ardhurat e siguruara nga veprimtaria
kulturo-argėtuese qė organizonte Biblioteka. Gjatė viteve 1947-1951 fondi i
librave nė kėtė bibliotekė u shtua dukshėm nga 3.227 nė 6.966 sosh. Njė rol
tė rėndėsishėm nė kėtė periudhė luajti edhe krijimi i Bibliotekės pėr fėmijė
nė vitin 1956, ku themeluese e kėtij institucioni ishtė z. Myjezen Hoxha.
Periudha 1951-1964 karakterizohet pėr angazhimin dhe zgjerimin e
rrjetit bibliotekar, sigurimin ė buxhetit tė pėrhershėm, si dhe pėr rritjen
e vazhdueshme tė fondit librar. Ku, krahas shtimit tė fondeve librare,
shtohej edhe numri i lexuesve. Sipas tė dhėnave statistikore tė siguruara
nga Arkivi komunal i Prizrenit, nė vitin 1957, fondet e kėsaj biblioteke
ishin tė shfrytėzuara nga 1.584 nxėnės tė anėtarėsuar, 801 punėtorė, 618
bujq, 70 amvise etj, ndėrsa numri i librave tė lexuar ishte 34.888 sosh.

AKTIVITETET E BIBLIOTEKĖS NDĖRKOMUNALE NĖ PRIZREN
Nė kuadėr tė gamės sė veprimtarive tė saj dhe perspektivės
zhvillimore, Biblioteka Ndėrkomunale nė Prizren organizon edhe kėto
aktivitete:
1. I ofron librin popullatės duke filluar nga tė gjitha
strukturat dhe grupmoshat
2. Shėrben si qendėr informative (jo vetėm pėr librin)
3. Mbahen seminare dhe kurse te ndryshme kulturore dhe shkencore
4. Bėn kėshillime tė ndryshme nė lėmin e bibliotekarisė
5. Hap ekspozita (tė librit, tė piktorėve tė vegjėl, ekspozita
nė ēdo fundvit) etj
6. Themelon grupe dhe zhvillon aktivitete pėr grupmosha tė
ndryshme
7. Mban takime me shkrimtarė
8. Nė aspektin profesional mbikėqyr bibliotekat komunale nė
Sharr, Therandė, Malishevė si dhe bibliotekat e shkollave tė kėtyre qyteteve
pėrkatėse.
9. Inkurajon veprimtarinė botuese tė librave tė rinj, qoftė nga
autorėt lexues tė bibliotekės, apo edhe nga libra tė pėrbashkėt, kryesisht
letrarė.
SEKTORĖT E BIBLIOTEKĖS
Me gjithė kushtet e pafavorshme qė posedon Biblioteka e
Prizrenit, pėrveē aktiviteteve tė cekura mė lartė, fryma dhe veprimtaria e
kėsaj biblioteke ėshtė e organizuar nė disa sektorė punues siē janė:
1. SEKTORI I FĖMIJĖVE
2. SEKTORI I RRITURVE
3. SALLA E LEXIMIT DHE E KOMPJUTERĖVE DHE
4. LIBĖRBUSI.
SYNIMET PĖR TĖ ARDHMEN
Gjatė arritjeve Biblioteka Ndėrkomunale e Prizrenit, para stafit
punues dhe menaxhues tė saj, i ka parashtruar njė sėrė synimesh nė tė
ardhmen e afėrt, ku ndėr kėto synime ky institucion i ka si prioritete
kryesore dhe ato janė:
1. Shtimi i kualitetit tė shėrbimeve ndaj lexuesve, pa dallim
moshe, gjinie, strukturės sociale, etnitetit etj.
2. Angazhimi permanent pėr ngritjen e shkallės kualifikuese dhe
trajnuese tė kuadrit tė Bibliotekės.
3. Kultivimi tek lexuesit i ndjenjės pėr kulturėn dhe respektin
ndaj Bibliotekės-Librit.
4. Begatimi i fondeve bibliotekare me tituj tė ndryshėm te
aktualitetit.
5. Realizimi i planifikimit tė kėsaj biblioteke, pėr ti ofruar
shėrbime edhe kategorive tė veēanta tė lexuesve, siē janė personat Hendikep
dhe tė Verbėritė.
6. Angazhimi pėr sigurimin dhe arkivimin e materialit jolibėr
pranė kėsaj biblioteke.
REZYMEA
Qėllimi i kėtij hulumtimi ėshtė qė individi tė njihet me
historinė dhe etapat nėpėr tė cilat ka vėrshuar dhe vėrshon njė institucion
i dijes, kulturės, dhe i vlerave edukativo-arsimore siē ėshtė Biblioteka. Ky
hulumtim nxjerrė nė pah historinė dhe rėndėsinė qė kishte dikur ky
institucion nė tė kaluarėn, qė do ta ketė edhe nė tė tashmen, ku sė bashku
kėto dy kohė janė njė urė lidhėse edhe pėr edukimin, arsimimin dhe
emancipimin e brezave tė rinj nė tė ardhmen. Prizreni, pėrveē qė ishte
qendra mė e madhe nė trojet shqiptare nė fusha tė ndryshme ekonomike,
politike dhe sociale, ky qytet njihej si njė ndėr qendrat kryesore pėr
edukimin dhe arsimimin njeriut. Faktet dhe kushtet historike tregojnė se
qyteti i Prizrenit ishte dhe mbetet njė ndėr vendet mė me renome pėr
ruajtjen e traditave, kulturave tė ndryshme, gjuhės, pothuajse e kanė
pėrcjellė nga krijimi, deri nė ditėt e sotme. Luftėrat e ndryshme dhe
shkeljet e tė drejtave tė popullit shqiptarė, Prizrenin pothuajse e bėnė tė
palėkundur pozitėn e tij pėrballė armiqve qė kishim, pasi qė ky qytet
krenohej me djemtė dhe vajzat qė dhanė jetėn pėr ēlirimin e trojeve tona. Po
nga ky vend kanė dalė edhe shumė emra tė njohur tė politikės, gjuhės, artit,
kulturės, religjionit, qė sot qyteti i Prizrenit ndjehet krenarė me veprat
e krijuesve tė pashoqė tė tyre. Ndėrsa sot, zhvillimi i shkencės dhe i
teknologjisė mundėson njė jetė mė tė mirė pėr marrjen e informacioneve pėr
njerėzit e civilizuar, duke mos harruar asnjėherė edhe tė kaluarėn tonė
shumė tė begatė.
|